Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA mbështet prodhimin e mikroprocesorëve brenda vendit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA mbështet prodhimin e mikroprocesorëve brenda vendit
AktualitetBote

SHBA mbështet prodhimin e mikroprocesorëve brenda vendit

Published: December 7, 2022
Shpërndaje

Presidenti amerikan Joe Biden ishte në Arizona dje për të mbështetur investimet për prodhimin e gjysmëpërçuesve në Amerikë.

Atij iu bashkuan zyrtarë nga gjigandi tajvanez i gjysmëpërçuesve ‘TSMC’, i cili thotë se po trefishon investimin e tij në Arizona. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Michelle Quinn sjell materialin në vijim.

Administrata e presidentit Biden po nxit prodhimin vendor të mikroprocesorëve duke dhënë më shumë se 50 miliardë dollarë subvencione përmes një ligji të ri, të sapo miratuar në këtë fushë.

Vizita e presidentit në fabrikën që po ndërtohet nga gjigandi tajvanez ‘TSMC’ u bë pasi u njoftua se kompania do të trefishonte investimin e saj në Phoenix.

“Këta janë mikroprocesorët më të avancuar në planet që do të fuqizojnë telefonat ‘iPhone’ dhe kompjuterat ‘MacBook’. Aktualisht ‘Apple’ duhet t’i blejë të gjithë mikroprocesorët nga jashtë. Kjo do të bëjë një ndryshim të madh”, tha presidenti amerikan, Joe Biden.

Firmat amerikane ka kohë që i sigurojnë mikroprocesorët nga firma jashtë shtetit, veçanërisht me ‘TSMC-në’, prodhuesin më të madh në botë.

Thirrjet për ndryshim u rritën kur SHBA-ja u përball me mungesë mikroprocesorësh gjatë pandemisë së “COVID-19”.

Kina e sheh Tajvanin si pjesë të territorit të saj dhe SHBA është e shqetësuar për mundësinë e sigurimit të mikroprocesorëve të nevojshëm për kompjutera, telefona, makina, avionët luftarakë dhe përdorime të tjera.

Përpara vizitës së zotit Biden, ‘TSMC’ njoftoi se deri në vitin 2026 do të fillonte prodhimin e teknologjisë së mikroprocesorëve të avancuar, që ofrojnë shpejtësi më të madhe dhe përdorin më pak energji.

“Kjo fabrikë e prodhimit të teknologjisë së fundit është dëshmi se ‘TSMC’ po bën një hap gjigant para për të ndihmuar në ndërtimin e një sistemi energjik të mikroprocesorëve në Shtetet e Bashkuara”, tha presidenti i kompanisë tajvaneze, “TSMC”.

Kjo kompani thotë se do e shtojë numrin e punëtorëve nga 2000 sa ishte në 4500./VOA

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Garancia” dhe përgjegjësia
  • Shkarkimi i Hysenit, Begaj takim me ministrin e Brendshëm, drejtorin e Policisë dhe kreun e komanduar të SHISH
  • Situatë e tensionuar edhe përpara Kuvendit, policia arreston disa protestues
  • Trazira brenda Kuvendit për Vlora Hysenin, PD bllokon foltoren: “Harrojeni normalitetin, kreu i narkos të vij këtu”
  • E pyeti për Agasin, ish-drejtuesja e SHISH kapet me gazetaren: “Klodi, si po ia kalon ti me ata agjentët serbë në dhomat e Rognerit”

Komentet e Fundit

  1. per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?
  2. Celia on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?
  3. Zdromsi on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?
  4. Albis on Gazetari shqiptaro-zviceran: Rasti Hyseni, goditje e rëndë, këtu nuk bëjnë punë kravatat e Ramës
  5. Abc on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?