Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kjo është pilula e parë e miratuar zyrtarisht për depresionin pas lindjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kjo është pilula e parë e miratuar zyrtarisht për depresionin pas lindjes
AktualitetShendetesi

Kjo është pilula e parë e miratuar zyrtarisht për depresionin pas lindjes

Published: August 5, 2023
Shpërndaje
S

Zyrtarët federalë të shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara kanë miratuar pilulën e parë për trajtimin e depresionit të rëndë pas lindjes, i cili prek mijëra nëna të reja në SHBA çdo vit.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi të premten ilaçin Zurzuvae, për gratë që përjetojnë depresion të rëndë për shkak të lindjes ose gjatë shtatzanisë.
Pilula merret një herë në ditë për 14 ditë.

“Qasja tek një ilaç i tillë do të ndihmojë shumë nga këto gra që përballen me luhatje të skajshme emocionesh që ndonjëherë janë kërcënuese për jetën,” tha përmes një deklarate Dr. Tiffany Farchione, drejtoresha e FDA-së për barnat psikiatrike.

- Publicitet -

Depresioni pas lindjes prek rreth 400,000 gra në vit, dhe megjithëse ai mund të largohet shpesh vetë brenda disa javësh, ai edhe mund të vazhdojë për muaj apo edhe vite me radhë.

Trajtimi standard përfshin terapi ose ilaçe kundër depresionit, të cilat mund të duan javë të tëra për dhënë efekt dhe nuk i ndihmojnë të gjithë. Pilula e re prodhohet nga Sage Therapeutics, një kompani që ofron një ilaç të ngjashëm që jepet me injeksion për tre ditë në institucione mjekësore.

FDA e miratoi atë kurë në vitin 2019, megjithëse nuk përdoret gjerësisht për shkak të çmimit prej 34,000 dollarësh dhe vështirësive për t’u përdorur.

Miratimi i pilulës nga FDA bazohet në dy studime të kompanisë që treguan se gratë që përdorën ilaçin Zurzuvae kishin më pak shenja depresioni gjatë një periudhe prej katër deri në gjashtë javësh, krahasuar me ato që morën një placebo.

Efekti u shfaq brenda tre ditëve për shumë paciente.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përpjekja për ta shtypur protestën e ka shtuar zemërimin
  • Kush është 28 vjeçari që u plagos rëndë në sy gjatë protestës së sotme
  • VIDEO: Efektivi i policisë merr zjarr gjatë protestës (Pamje të rënda)
  • VIDEO: Pamje të rënda, momenti kur vajza rrëzohet në tokë nga uji me presion, plagoset në kokë
  • Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta pas

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem
  2. demo on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem
  3. !!? on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem
  4. Anonymous on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem
  5. ¿? on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?