Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA, pensionistët amerikanë preferojnë Floridan për të jetuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA, pensionistët amerikanë preferojnë Floridan për të jetuar
AktualitetBote

SHBA, pensionistët amerikanë preferojnë Floridan për të jetuar

Published: April 16, 2023
Shpërndaje

Shteti i Floridës po bëhet përherë e më tërheqës për pensionistët amerikanë. Florida ka një popullsi prej 22 milionë banorësh. Një ndër pesë prej tyre, është mbi moshën 65 vjeç.

Siç njofton nga Orlando korrespondentja e Zërit të Amerikës Dora Mekoua, pensionistët shpesh tërhiqen nga moti i ngrohtë dhe kostoja relativisht e ulët e jetesës si dhe stili i jetesës që ofrohet në disa komunitete pensionistësh.

Amerikanët që jetojnë në komunitetin për pensionistë “The Villages” në Floridan qendrore nuk kanë ndër mend ta ngadalësojnë ritmin e jetës.

- Publicitet -

“Më pëlqen të kërcej dhe pashë se këtu kishte argëtim çdo natë. Kjo më tërhoqi. Për më tepër, mund të marrësh pjesë sa të kesh dëshirë”, thotë Michael Roche që ka ardhur në Florida nga Nju Xhersi.

“Vij këtu. Takohem me miq. Bëj pak vallëzim. Marr ndonjë pije. Shkoj për të ngrënë në një nga restorantet e mrekullueshme dhe të nesërmen filloj nga e para”, thotë Ray Henry që ka ardhur nga Pitsburgu i Pensilavnisë.

“Çdo gjë bëhet për kënaqësinë e pensionistëve, për t’i bërë të ndihen mirë, çfarë i bën ata të lumtur, çfarë lloj muzike na pëlqen, cilat janë interesat tona”, thotë Denise Molina e ardhur nga Teksasi.

Rreth 80 mijë vetë jetojnë në qendrën “The Villages”, një nga komunitetet më të mëdha të pensionistëve në botë. Ka golf, dhjetëra klube dhe aktivitete, dhe në qendra të qytetit ofrohet argëtim i drejtpërdrejtë.

“Njerëzit e quajnë Disney për të moshuarit. Dhe kështu është. Janë persona të caktuar që dëshirojnë të jetojë në këtë lloj ambjenti. Ka të tjerë, për të cilët familjet janë përparësia numër një, dhe ata duan të qëndrojnë pranë nipërve e mbesave”, thotë ish-gazetarja e gazetës “Orlando Sentinel”.

Të moshuarit që duan diçka më të qetë kanë qindra komunitete të tjera pensionistësh në shtet për të zgjedhur.

“Kemi kaq shumë alternativa saqë gjithkush do të gjejë një komunitet që i përshtatet. Një komunitet mund të mos funksionojë për një person, por mund të funksionojë për një tjetër“, thotë agjentja imobliare, Sharon Wooten.

Barbara Weese e gjeti vendin e përshtatshëm në komunitetin e pensionistëve Hawthorne në Leesburg. Ajo e zgjodhi për atmsoferën, shoqërinë dhe mundësinë për të bërë diçka ndryshe.

“Ka mbi 100 aktivitete — nga sportet, artet e bukura, artet e interpretimit dhe lojërat me letra. Në këto komunitete të moshuarit kanë mundësi të bëjnë gjëra që zakonisht janë për të rinjtë”, thotë ajo.

Siguria është gjithashtu një avantazh në këtë komunitet të rrethuar.

“Kemi butona në shtëpi. Nëse kemi një urgjencë në mes të natës, shtypim butonin dhe dikush vjen dhe të kontrollon”, thotë zonja Weese.

Por këtij kapitulli po i vjen fundi. Pas 30 vitesh pension në Florida, Barbara Weese dhe bashkëshorti i saj 90-vjeçar po kthehen në Maine për të qenë pranë fëmijëve.

“Të jemi të sinqertë, nuk do të jemi të shëndetshëm përgjithmonë. Kur të jemi të dobët, kemi familjen .”

Zonja Weese jo vetëm që nuk ndjehet keq për lëvizjen, por është entuziaste për mundësinë për të filluar një kapitull të ri në moshën 87-vjeçare.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  • Pezullohen dy policë për publikimin e fotove të Agasit dhe Shpatarakut pas arrestimit
  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së
  • Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  • Ergys Agasi del para GJKKO-së, gjykata lë në fuqi masën e “arrestit me burg”

Komentet e Fundit

  1. xxx on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?