Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA propozon draft-rezolutën për armëpushim të menjëhershëm në Gaza
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA propozon draft-rezolutën për armëpushim të menjëhershëm në Gaza
AktualitetBote

SHBA propozon draft-rezolutën për armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Published: March 21, 2024
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara kanë qarkulluar një draft-rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që bën thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm të lidhur me lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Diplomati amerikan e bëri këtë njoftim gjatë turneut në Lindjen e Mesme, që do të përfshijë edhe një vizitë në Izrael. SHBA-ja, aleate kyçe e Izraelit, më herët kishte vendosur veto në Këshillin e Sigurimit për rezolutat lidhur me Gazën. Rasti i fundit ishte në shkurt, kur Uashingtoni kundërshtoi përdorimin e fjalës “menjëhershëm” në draftin e dorëzuar nga Algjeria.

Javët e fundit, megjithatë Uashingtoni ka rritur presionin ndaj Izraelit, përderisa insiston që Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, duhet të lirojë menjëherë pengjet e marra gjatë sulmit në jug të Izraelit më 7 tetor.

- Publicitet -

“Në fakt, ne kemi një rezolutë që e kemi dërguar para Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm të lidhur me lirimin e pengjeve dhe shpresojmë që çdo shtet ta mbështetë atë”, tha Blinken gjatë vizitës në Arabinë Saduite.

“Mendoj se do të dërgonte një mesazh të fortë, një sinjal të fortë”, tha ai për median saudite Al Hadath.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do të shkatërrojë Hamasin në shenjë hakmarrjeje për sulmin e 7 tetorit.

“Sigurisht, ne qëndrojmë me Izraelin në të drejtën e tij për të mbrojtur veten… por, në të njëjtën kohë, është imperative që civilët që gjenden në zona të luftimeve dhe të cilët po vuajnë në mënyrë të tmerrshme – të përqendrohemi te ta, le t’i bëjmë ata prioritet, pra mbrojtjen e civilëve dhe dërgimin e ndihmës humanitare”, tha Blinken.

Zyrtarët amerikanë kanë negociuar për një tekst alternativ të rezolutës që kur bllokuan draft-rezolutën algjeriane që bënte thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm në Gazë”. Ajo alternativë, që përqendrohej në mbështetjen e një armëpushimi gjashtëjavor në këmbim të lirimit të pengjeve, kishte pak shanse të kalonte, thanë burimet diplomatike, sipas AFP-së. Kjo agjenci e lajmeve ka parë një version të ri të tekstit ku theksohet “nevoja për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm për të mbrojtur civilët, lejimi i ndihmës thelbësore për të lehtësuar vuajtjen… në lidhje me lirimin e pengjeve që po mbahen”.

Ende nuk është caktuar ndonjë seancë ku do të mund të votohej ky tekst. Një ditë më herët, Blinken në Arabinë Saudite u takua me krerët shtetërorë, ndërkaq të enjten do të qëndrojë në Egjipt dhe të premten në Izrael. Turneu i Blinkenit, që është i gjashti në rajon që kur nisi lufta, zhvillohet paralelisht me bisedimet që mbahen në Katar, ku ndërmjetësit për të tretën ditë me radhë u takuan të mërkurën në përpjekje për të arritur një armëpushim. Megjithatë, ka pak tregues se ata mund të arrijnë shpejt një marrëveshje. Plani që po diskutohet në Katar do të mundësonte ndaljen e përkohshme të luftimeve në këmbim të lirimit të pengjeve dhe të burgosurve palestinezë. Gjatë kësaj periudhe, po ashtu do të rriteshin dërgesat me ndihmë humanitare në Rripin e Gazës.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?