Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA propozon menaxherin Ajay Banga, drejtues të Bankës Botërore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA propozon menaxherin Ajay Banga, drejtues të Bankës Botërore
AktualitetBote

SHBA propozon menaxherin Ajay Banga, drejtues të Bankës Botërore

Published: February 25, 2023
Shpërndaje

SHBA dëshiron që Presidenti i ri i Bankës Botërore të bëhet ish-shefi i Mastercard, Ajay Banga. 63-vjeçari ka një “perspektivë unike” për mundësitë dhe sfidat e vendeve në zhvillim dhe për mënyrën se si Banka Botërore mund të zbatojë agjendën e saj ambicioze për të ulur varfërinë dhe për të rritur mirëqënien, tha Biden.

Banga ka gjithashtu përvojë të rëndësishme në mobilizimin e fondeve për të trajtuar çështjet më të ngutshme – duke përfshirë ndryshimin e klimës. Ministri gjerman i Financave Christian Lindner shprehu mbështetjen e Gjermanisë për këtë propozim të bërë nga Presidenti i SHBA Joe Biden.

Ky propozim është “shumë domethënës dhe ia vlen të merret në konsideratë”, tha politikani liberal në kuadrin e një takimi të ministrave të Financave të G20 në Bengaluru, në Indi.

- Publicitet -

Një person nga sektori privat të bën të shpresosh se në të ardhmen do të mobilizohenmë shumë investime private, tha Lindner.  Përveç kësaj nisur nga biografia e tij Banga është simbol i solidaritetit midis vendeve të zhvilluara industriale dhe vendeve në zhvillim.

Edhe ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, u shpreh i impresionuar: “Unë mendoj se ai është një kandidat i mirë,” i tha ai agjencisë së lajmeve Reuters. “Më duhet ta takoj për të mësuar pak më shumë për të”.

Ministri francez i Financave tha se do të dijë se cilat do të jenë ambiciet e Ajay Bangas për Bankën Botërore, e cila luan një rol të rëndësishëm për vendet në zhvillim.

Kreu i Bankës Botërore është tradicionalisht nga SHBA-ja

Banga është nënshtetas i SHBA-së me origjinë nga India. Aktualisht ai është nënkryetar i kompanisë aksionere General Atlantic. Ai gjithashtu punon ngushtë me zëvendëspresidenten e SHBA-së Kamala Harris si bashkëkryetar i grupit Partneritet për Amerikën Qendrore.

Banga ka deri tani shanset më të mira për të marrë postin e presidentit të Bankës Botërore. Shtetet anëtare mund të propozojnë deri më 29 mars edhe kandidatë të tjerë si pasues të presidentit aktual, David Malpass. Megjithatë kreu i Bankës Botërore tradicionalisht është nga SHBA-ja.

Malpass ka njoftuar se do të japë dorëheqjen në fund të qershorit, shumë përpara përfundimit të mandatit të tij në prill 2024. Ai u emërua nga ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe konsiderohet skeptik kundrejt institucioneve shumëpalëshe.

Ngozi Okonjo-Iweala, kreu aktual i Organizatës Botërore të Tregtisë OBT, ishte gjithashtu në diskutim si kandidate. Ajo ka qenë dikur punonjëse e Bankës Botërore dhe ka nënshtetësi amerikane dhe nigeriane.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet
  • Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  • Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH

Komentet e Fundit

  1. Otto on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  2. Dudumi on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  3. Zgjohuni or mij kenetash. on Dy botë në një shesh
  4. Patriot on Një ndëshkim historik dhe mësimet që dalin prej tij: Çfarë pritet të ndodhë tani në SHBA
  5. ¿? on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?