Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe Presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik në mbarë botën, sipas një zyrtari të lartë amerikan.
Sipas zyrtarit që foli me median, ky është përfundimi në të cilin arrin një raport i komunitetit amerikan të zbulimit i cili ka analizuar financimet e Rusisë “në mbi 24 vende gjatë viteve të fundit në një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda”.
Sipas një burimi me njohuri mbi raportin amerikan të zbulimit, Shqipëria është një nga këto vende.
“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, tha burimi i qeverisë amerikane.
Burimi nuk dha hollësi të mëtejshme për rastin e Shqipërisë.
Por viti 2017, emri i Partisë Demokratike dhe shifra e përmendur prej 500 mijë dollarësh përkojnë me hetimet që janë hapur në Shqipëri në atë kohë, bazuar në deklarimet që firma lobuese ‘Muzin Capitol Partners’ ka raportuar lidhur me PD.
Firma ka dekaruar në vitin 2018 në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017.
Pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera, sipas deklararimit janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.
Në një artikull të gjatë hulumtues rreth këtyre pagesave për Muzin Capitol, revista amerikane Mother Jones raportoi se pagesat për PD-në drejt lobuesit amerikan janë bërë nga kompania “Biniatta Trade LP” me bazë në Skoci, pas së cilës qëndrojnë shtetas rusë.
Në deklarimet e firmës Muzin për Departamentin e Drejtësisë thuhet se pagesa ishte bërë nga Partia Demokratike. Megjithatë shifra prej 500 mijë dollarësh figuron në kontratën me Biniattën dhe jo me PD-në, sipas Mother Jones.
Autoritet shqiptare hapën hetime lidhur me këto pagesa, pasi paratë janë paguar nga një kompani offshore dhe Partia Demokratike nuk i ka raportuar ato sipas ligjit pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, duke iu shmangur kështu nenit për parandalimin e pastrimit të parave.
Më pas prokuroria u tërhoq nga akuza për pastrim parash dhe Gjykata pushoi çështjen e ngritur për falsifikim dokumentash ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishajt.
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë shpjegime të ndryshme për pagesën 500 mijë dollarëshe, duke u shprehur në fillim se ajo u dha nga shqiptaro-amerikanët, por më pas është shprehur se “çfarë ka bërë lobuesi dhe si e ka bërë lobuesi e di ai. Janë marrëdhënie të firmës Muzin me palë të treta”.
Veç Shqipërisë, sipas burimit të administratës amerikane, në raport përmenden edhe Bosnja dhe Mali i Zi, respektivisht për financimin e fushatës së udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorak Dodik për zgjedhjet e vitit 2018 dhe fonde për partinë pro-ruse Fronti Demokratik.
Zyrtari amerikan tha për median se Shtetet e Bashkuara janë angazhuar me aleatë dhe partnerët për të mbledhur më shumë informacion për rrezikun e financimit rus për partitë politike.
“Ajo që është më tronditëse për këtë studim është se shohim praninë e financimit të fshehtë rus në mbarë botën… I paralajmërojmë këto parti të huaja dhe kandidatët e tyre se nëse pranojnë fshehurazi paratë e Rusisë. Ne kemi mundësinë t’i ekspozojmë dhe do t’i ekspozojmë”, shtoi ai.
Marrë nga Zëri i Amerikës

Partine Socialiste te Rames Rusia nuk ka pse e financon fare – Rama ashtu gratis rri poshte tavolines se Open Ballkan per te cilen vete ministri jashtem Rus Sergei Lavrov ka deklaruar se eshte investin rus. Nuk ka ku do ta gjente nje kryeminister me te mire Beogradi (e rrjedhimisht Moska) se sa galolofin e Surrelit!
Degjeneratat anti Americanë në shqipëri janë të njohur. Meta, berisha, burimi, lubonja dhe ca zagare tjere. Lehin kundër Shba për të justifikuar paratë që kanë marrë .
K e ke emrin dhe k.. je,por edhe ti po s’u paguajte nga Rusi paguhesh nga Rama se nuk besoj se komenton falas ne favor te qeverise. Je nje me komentuesin “komentuesit” e gazetes Tema dhe Shqiptarja qe boton ne nje minute 5-10 komente ne nje minute por me emra te ndryshe , 90% emer femre.
Pro sllavi çenefi Salih fletë gjoja kundës serbosllavit shqiptarët edhe mundet me i ble për vota dhe protesta të rregullta por Departmentin e USA falë zotit jo
E ca jane 500 mij per lulin e familjen berisha qe denoi nexhin per kafe.
Kaq i do cim peka me lubonjen e bushatin e shkullaka uturaka
Po çfarë është tuj bërë Avokati i Berishësh në në Parisë ai vend se ti ndalon akuzat nga Amerika kurse ato vetëm i shtohen
Ky fakt nuk eshte sensasion , lajm i madh . Makina e numerimit te lekeve ne zyren e Bashes eshte lajm sensacional qe lihet ne heshtje e nuk permendet 100 here ne dite qe te pergjigjet Bankjeri Bashe se sa leke numeronte ne dite . Ky eshte fakt e jo theniet se Rusia ka investuar kaq e aq . Rusia deri ne zgjedhjet e Donaldit u perzie e Ballkani per te eshte nje kafshate qe kaperdihet . Shqetesuese eshte miljonat qe qarkullojne ne partite , shitblerja e votave. Ketu fillon e keqja e vazhdon me emigrimin e rinise . Po kush t”a kuptoje kete problem ???
Po çështë kjo propagandë që na serviret si properëndimore dhe antiberishiste. E mohoni dot që ata kanë vjedhur nga buxheti dhe arka e shtetit. Po likefloriri që tani është zogu 2(bëri të njëjtin veprim si Zogu 1). Ju thoni i financoi Rusia. Të poshtër. Vetëm të gënjeni. Dhe pse smi lejoni komentet. Shumë skutha kta të ditës. Mendoja se ishit 1% më tmir
Ndjese se kaloi ne teme tjeter por per “xy” gabon ne emertimin zogu 2 .Dhe shume madje . Like floriri imitoi babain e tij R .Aline kur ne vitin 1990 pa asnje ndrojtje me avione private transporton 10 ton flori ne Zvicer . Lajm i dhene nga RAI 1 e Italise shoqeruar me vidio qe detyroi hajdutin e “ndershem ” Alia te jipte nje shpjegim per kete transfere se i coi per te blere buken e gojes per popullin e uritur , e jo ne fakt per familjet e bllokmeneve e per luften e “shenjte ” te ardhjes se plurarizmit te bute , qesharak , katastrofik . Vec ajo qe duhej e pritej te mos ndodhte . Ndeshkimi real i diktatoreve e te persekutoreve . Pra “xy” mos genje shume ,kjo eshte historia e vertete 10 TONE vodhi R :Alia , 115 apo 118 KILOGRAM Zogu i 1 diferencen e shikon e kupton . Dhe asaj historise se vjeter qe na serviren per dekada shtoji dhe historine e re , te faktuar qe te dukesh si nje njeri qe din e meson nga jeta.
Kaq shume jane budallepsur politikanet e organet ligjvense sa qe per me shume 8 vjet ne Medjat TV degjon nje idjot qe na thoshte Gavarit Moska. Kaq hapur behesh kjo prapagand sa budallenjte neper studjo qeshnin dhe se kuptonin pse nga nje kanal TV degjohet Gavarit Moska. Beri mire qe u hodh nga pallati se lam koqet e namit. Ne nje shtet, ku 96% e popullsise pro perendimore, flet rusisht.