Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA: Rusia mund të jetë duke ndihmuar Iranin për të shuar protestat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA: Rusia mund të jetë duke ndihmuar Iranin për të shuar protestat
AktualitetBote

SHBA: Rusia mund të jetë duke ndihmuar Iranin për të shuar protestat

Published: October 28, 2022
Shpërndaje

Shtëpia e Bardhë thotë se administrata e presidentit Biden mbështet popullin e Iranit dhe të drejtën e tyre për protesta paqësore. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, SHBA gjithashtu vlerëson Irani dhe Rusia mund të jenë duke bashkëpunuar për të shtypur protestuesit iranianë.

Kanë kaluar më shumë se 40 ditë që nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, që humbi jetën në spital pasi u ndalua nga “policia e moralit” e Teheranit me akuzën se nuk e mbante si duhet hixhabin.

Pas vdekjes, Amini është bërë simboli i protestave antiqeveritare në të gjithë Iranin dhe protesta solidariteti në mbarë botën, si kjo në Berlin dhe kjo në Saqez të Iranit, tek vendi ku ajo është varrosur.

- Publicitet -

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha se ka mundësi që Rusia po ndihmon Iranin për të shtypur protestat.

“Ne jemi të shqetësuar se Moska mund të këshillojë Iranin për praktikat më të mira për të menaxhuar protestat, duke u mbështetur në përvojën e Rusisë në shtypjen e demonstratave”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Këtë shqetësim e ka edhe eksperti i Institutit të Lindjes së Mesme, Alex Vatanka.

“Është e lehtë të thuash, ‘regjimi iranian ka vetë përvojë prej disa dekadash në shtypjen e protestave. Ata me siguri nuk kanë nevojë për ndihmën e Rusisë’. Por, ka gjëra të tjera, me të cilat rusët mund të ndihmojnë regjimin iranian, veçanërisht kur është fjala në sabotimin e qasjes së publikut iranian në internet dhe mjete të tjera komunikimi”, vlerësoi zoti Vatanka.

Vatanka thotë se presidenti rus Vladimir Putin ka histori të gjatë me udhëheqësit e Iranit.

“Vladimir Putini e njeh Ali Khamenein, udhëheqësin suprem të Iranit, për rreth 22 vjet. Ka një nivel besimi që zoti Khamenei ndoshta nuk e ka me ndonjë udhëheqës tjetër të huaj. Ai gjithashtu beson se mbijetesa e Republikës Islamike ka më shumë gjasa të ndodhë nëse Rusia e mbështet këtë regjim sesa nëse nuk e mbështet ose nëse do të ishte neutrale”, thotë zoti Vatanka.

Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe Izraeli kanë konfirmuar se Rusia ka përdorur dronët iranianë Shahed-136, për të sulmuar shtëpitë e civilëve dhe infrastrukturën kritike në Ukrainë. Moska e ka hedhur poshtë këtë akuzë./VOA

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Arben says:
    October 28, 2022 at 2:58 pm

    Shba mbeshtesin protestat ne iran dhe pastaj e bejn iranin si shqiperia han pa Porta kjo eshte politika amerikane rrezoj ata qe nuk e degjojn dhe te vine te degjushmit qe te shesin pasurit e vendit per 1€ si ne shqiperi prandaj nuk duhet tju besosh amerikanve vete liri dhe drejtat e njeriut nuk egzistoj sic thot amerika ato jan iluzjone te humbura dhe kaq amerikanet me perkrahjen e njerzve te infiltruar gjasme per demokraci por eshte kret e kunderta humbjs e lirive te popujve nga politika amerikan percaj e sundo edhe ne ukrain nje shtet deri ne fyt i korruptuar si para lufte dhe tani ai popull po mashtrohet se kujtojn se kan me vete ameriken por shpejt dote zhgenjehen me keq se shqiptaret qe kan 30vjet nen sundimin amerikan me bandat shqipfolse qe e kan grabitur ate vend dhe e kan ba te pa banushem per shqiptaret.

    Reply
  • Arben.T says:
    October 28, 2022 at 4:22 pm

    Nje shprehje e lashte;

    Pirdh cjap, pirdh, ne deren e të madhit mbret:

    1. Fituan luften e ftohte kundra sistemit komunist.

    2. Hoqen kufijt me gjemba ku aplikohej nje tensjon te larte.

    3. Shpetuan Shqiperine nga katastrofa ekonomike, nga urija,
    Qe do bente kerdine, po te mbeteshim nje vend i izoluar,
    me vete “saksjonet anti-ekonmike” te Hoxhes.

    4. Dy milion Shqiptareve ju plotesua endera,
    per te shkuar ne vendet perendimore.

    5. Kur e pyten nje komok te famshem te asaj kohe,
    Çdo besh ti kur te vije dita te hapen kufijt?

    6. Pergjigja ishte: Do hypi ne maje te nje peme.

    I thane, PSE?

    Pergjigja ishte: Do turren te gjithe te ikin,
    do behet nje lemsh i vertete,
    njerizit do shkelin,
    mbi njeri tjetrin.

    7. Me sa kuptohet, ju ne ate kohe nuk kishit lindur,
    dhe tani po lexon veprat e zgjedhura te Hoxhes,
    qe i ke ne bibloteken e babajt.

    Reply
  • ?+ says:
    October 28, 2022 at 6:11 pm

    o karben trapi spiun shiku 32vjeçar po nuk u lodhe duke mallkuar 32 vjet enver hoxhën.
    si the ti?
    shpëtuan shqipërinë nga katastrofa ekonomike?
    po mir po a e di ti që borxhi i buxhetit tonë është më i lartë se 100% do me thën që e kemi lakun në fut dhe jemi peng.
    ti na thua shpëtuam nga katastrofa ekonomike.

    epo të jetë toka plot me ullinj e të kalbet ulliri në pemë ky është realiteti shqiptar që ska mjaftueshëm njerëz saqë një.ditë atdheu sdo ket këmb robi dhe shqiprin do e marrë greku serbi falas

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  • Debate në Konferencën e Kryetarëve, PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat mbi protestën
  • K.E – BELA MAFIA
  • Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
  • Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA

Komentet e Fundit

  1. hila on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. Lil Toronto on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  3. Anonymous on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  4. Tur Shehu me shok shume! on K.E – BELA MAFIA
  5. demo on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?