Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA, takimi i jashtëzakonshëm me 800 gjeneralët: Detyra jonë është të përgatitemi për luftë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > SHBA, takimi i jashtëzakonshëm me 800 gjeneralët: Detyra jonë është të përgatitemi për luftë
BoteLajmi i fundit

SHBA, takimi i jashtëzakonshëm me 800 gjeneralët: Detyra jonë është të përgatitemi për luftë

Published: September 30, 2025
Shpërndaje

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka mbajtur takimin e shumëpërfolur me afro 800 drejtues të ushtrisë amerikane.

Hegseth, deklaroi publikisht se “Departamenti i Mbrojtjes” nuk ekziston më, zëvendësuar zyrtarisht me “Departamentin e Luftës”, pas një urdhri ekzekutiv të Presidentit Donald Trump në fillim të shtatorit.

“Detyra jonë është të përgatitemi për luftë dhe ta fitojmë atë”, deklaroi Hegseth, duke theksuar se epoka e “mbrojtjes” ka përfunduar dhe ushtria amerikane duhet të rikthejë fokusin e saj ofensiv. Ai e quajti momentin “krucial” dhe paralajmëroi reforma të menjëhershme dhe të pakthyeshme në strukturën dhe kulturën e brendshme ushtarake.

- Publicitet -

Një ndër masat më të diskutueshme të shpallura ishte vendosja e standardeve fizike të unifikuara dhe të “neutrës gjinore”: testet fizike dhe përgatitja luftarake do të maten sipas niveleve të meshkujve, pa përjashtim.

“Nëse gratë mund të përmbushin këto standarde, aq më mirë. Nëse jo, nuk është qëllimi ynë, por mund të ndodhë. Kjo vlen edhe për burrat e dobët. Ne nuk po luajmë. Këtu flitet për jetë a vdekje”, theksoi ai.

Hegseth hodhi akuza të rënda ndaj administratave të mëparshme, duke thënë se udhëheqës të papërgjegjshëm politikë kishin shndërruar ushtrinë në një institucion “woke”, të udhëhequr nga kritere racore, gjinore dhe ideologjike.

“Kemi promovuar njerëz për arsye të gabuara. Tani do të pastrojmë rrënojat”, u shpreh ai. Ai bëri të qartë se nuk do të ketë më zyra të diversitetit, përfshirjes apo muaj të “identitetit kulturor”. “Kemi mbaruar me këtë m*t”, deklaroi në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Ndryshimet do të prekin gjithashtu edhe pamjen e jashtme dhe disiplinën: nuk do të lejohet më mbajtja e mjekrës, flokëve të gjatë apo “shprehje individuale të kota”, ndërsa për gjeneralët mbipeshë tha se janë “një turp kombëtar”.

Për të gjithë ata që nuk pajtohen me këtë linjë, Hegseth dha një mesazh të qartë: “Nëse nuk jeni dakord, bëni aktin më të ndershëm, dorëhiquni.”

Donald Trump, i pranishëm në takim, mbajti një qëndrim edhe më të prerë: “Nëse takoj ndonjë gjeneral që nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë.” Ai theksoi se SHBA është “25 vite përpara çdo vendi tjetër” në teknologji ushtarake dhe përmendi përdorimin e një nëndetëseje bërthamore si mjet për të zmbrapsur një kërcënim të shkurtër nga Rusia: “Ishte e padukshme, vdekjeprurëse, dhe mjaftoi që kërcënimi të zhdukej.”

Ky takim, i pari i këtij lloji në dekada, ka ngritur shqetësime serioze në qarqet ushtarake dhe diplomatike, pasi mund të paralajmërojë një transformim rrënjësor të politikës së jashtme dhe të sigurisë të SHBA-së.

Disa burime brenda Pentagonit shprehën shqetësimin se takimi mund të jetë prelud i prerjeve të mëdha në radhët e gjeneralëve dhe admiraleve, me objektiv të reduktohet numri i tyre me të paktën 20%.

Hegseth po përgatit gjithashtu një strategji të re kombëtare mbrojtjeje, ku prioritet do të jetë “siguria dhe mbrojtja e brendshme”, përfshirë edhe angazhimin e trupave në kufirin me Meksikën – një sinjal i qartë se fokusi po largohet nga përballja globale me Kinën për t’iu kthyer mureve të brendshme të Amerikës.

Ky është një mesazh i qartë për të gjithë aleatët dhe kundërshtarët: Amerika e Trumpit nuk do të luajë më rolin e moderatores ndërkombëtare. Ajo është duke u rikthyer si një fuqi e papërmbajtur ushtarake – dhe kjo herë, me urdhrin për të fituar.

Nga “Corriere Della Sera”

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Trapajane hesapi says:
    October 1, 2025 at 3:33 am

    “Heil Trap, te pergatitemi per lufte”. Dhe pas pak vitesh lufta filloi. Konference e munihut u mbajte ne 1938.Lifta filloi pas nje viti. Dhe HIstoria perseritet, por nje shkallen me lart, me armati e me moderne.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Mijëra protestues përpara Kryeministrisë, flamuri shqiptar hapet te Piramida
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Komentet e Fundit

  1. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Rexha on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?