Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA: I dërguam Iranit planin me 15 pika, Teherani mohon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA: I dërguam Iranit planin me 15 pika, Teherani mohon
AktualitetBote

SHBA: I dërguam Iranit planin me 15 pika, Teherani mohon

Published: March 25, 2026
Shpërndaje

Fund i luftës apo trupa tokësore? Njoftimet janë kontradiktore:  Sipas raportimeve të medias, SHBA-të i kanë dërguar Iranit një plan me 15 pika për t’i dhënë fund luftës. Ishte gazeta amerikane The New York Times që njoftoi, duke cituar dy burime të brendshme, dhe transmetuesi izraelit Channel 12, i cili citoi tre individë të paidentifikuar.

Nga ana tjetër, sipas gazetës Washington Post, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes me gjasë ka urdhëruar vendosjen e afërsisht 3,000 ushtarëve nga Divizioni i 82-të Ajror në Lindjen e Mesme. New York Times raportoi një shifër prej rreth 2,000 ushtarësh. Këto forca speciale amerikane janë të afta të hidhen me parashutë në territorin armik dhe potencialisht mund të shërbejnë si maja e një operacioni tokësor.

Lidhur me propozimin për fundin e luftës nga SHBA: sipas njoftimit të Channel 12 kërkohet mbyllje e objekteve bërthamore të Natanzit, Isfahanit dhe Fordovit. Gjithashtu kërkohet që të garantohet lundrimi i lirë në Ngushticën e Hormuzit dhe se nuk mund të bëhet pasurimi i uraniumit në tokën iraniane. SHBA-të thuhet se po propozojnë një armëpushim njëmujor për të diskutuar planin. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte deklaruar më parë se ata po flisnin me “njerëzit e duhur” në Iran.

- Publicitet -

Mohim nga Irani

Të mërkurën në mëngjes njoftohet, se një zëdhënës ushtarak iranian u shpreh me ironi mbi përpjekjet e SHBA-së për të ndërmjetësuar një armëpushim, duke deklaruar se amerikanët thjesht po negociojnë me veten e tyre. Ebrahim Solfaghari, zëdhënës i selisë Khatam al-Anbiya, që merr komandën e Shtabit të Përgjithshëm gjatë kohës së luftës, i bëri këto komente në një video të regjistruar paraprakisht të transmetuar në televizionin shtetëror.

“A janë përshkallëzuar konfliktet tuaja të brendshme deri në atë pikë sa po negocioni me veten tuaj?”, pyeti ai me sarkazëm. Komentet e Solfaghari erdhën menjëherë pasi administrata Trump, nëpërmjet Pakistanit, thuhet se i dërgoi Iranit një plan armëpushimi prej 15 pikash, sipas burimeve të AP. “Fjala jonë e parë dhe e fundit ka qenë e njëjtë që nga fillimi dhe do të mbetet e tillë: Askush nga ne nuk do të bjerë dakord me dikë si ju”, tha Solfaghari. “Jo tani, kurrë.”

Shpresat për një armëpushim të mundshëm në Lindjen e Mesme lehtësuan disi shqetësimet e furnizimit midis investitorëve në tregun e naftës. Çmimet ranë përkohësisht.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, mes tyre 11 gra dhe 1 fëmijë
  • Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre
  • Mega-dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  • FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  • Goditje ndaj ndërtimeve pa leje në Sarandë, 12 masa sigurimi për policë, zyrtarë dhe biznesmenë

Komentet e Fundit

  1. demo on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  2. demo on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  3. Koha on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  4. demo on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  5. xhaxhi moderatori on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?