Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shefi i misionit: OSBE / ODIHR ka 240 vëzhgues në terren, të hënën raporti paraprak
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Shefi i misionit: OSBE / ODIHR ka 240 vëzhgues në terren, të hënën raporti paraprak
Lajmi i funditPolitike

Shefi i misionit: OSBE / ODIHR ka 240 vëzhgues në terren, të hënën raporti paraprak

Published: May 11, 2025
Shpërndaje

Shefi i misionit të vëzhguesve të OSBE/ ODIHR, Lamberto Zannier ndoqi nga afër procesin zgjedhor për zgjedhjet parlamentare në një qendër në njësinë numër 10 në Tiranë, aty ku votimi kryhet në mënyrë elektronike.

Në një prononcim për mediat Zanier tha se pas vëzhgimit të këtij procesi, misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë do të japë vlerësimin të hënën me anë të një raporti paraprak mbi ecurinë e zgjedhjeve.

“Ne jemi këtu për të vëzhguar procesin zgjedhor dhe për të vëzhguar se këto zgjedhje janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me angazhimin e Shqipërisë drejt BE-së. Si OSBE-ODIHR, ne kemi 240 vëzhgues, por gjithashtu ka edhe të tjerë që janë nga vendet anëtare të BE dhe nga Këshilli i Evropës, Parlamenti Evropian. Dita e zgjedhjeve është e dukshme e vëzhgimit, por ne jemi këtu që nga fundi i Marsit. Sigurisht ne kemi vëzhguar edhe fushatën zgjedhore dhe sot është pika e fundit edhe nesër do të kemi një konferencë për shtyp mbi raportin paraprak mbi procesin zgjedhor”, u shpreh Lamberto Zannier, kreu i Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR.

- Publicitet -

Procesi zgjedhor nuk u la jashtë vëmendjes as nga ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato. Nga Durrësi, ku ndoqi ecurinë e votimit në qendrën e votimit, Gonzato tha se këto janë zgjedhjet e para pas hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Ecuria e zgjedhjeve ka të bëjë me shtetin e së drejtës dhe standardet demokratike dhe që respektimi dhe plotësimi i tyre të jetë i plotë. Dilni dhe votoni sepse vota juaj është e shumë e rëndësishme për demokracinë, por edhe për ecurinë e Shqipërisë drejt anëtarësimit të saj drejt Bashkimit Evropian”, u shpreh Silvio Gonzato, ambasador i BE-së në Shqipëri.

Gonzato bëri të ditur se edhe ambasadorë të tjerë të shteteve anëtare të BE-së kanë dalë për të vëzhguar procesin zgjedhore, jo vetëm në Tiranë, por edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Ppp says:
    May 11, 2025 at 6:59 pm

    240 vezhgues per te certifikuar vjedhjen e votes

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kur Parisi i paqes korrigjonte Versajën e luftës!
  • Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor
  • Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale
  • Dyshime se është “rekrutuar” nga Rusia, Presidentja sllovene në qendër të një skandali spiunazhi
  • Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  2. Patriot on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  3. Keqardhje totale on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  4. Ethem Lalaj on “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  5. Vlora on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?