Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shefja e BE-së: Përparimi i Ukrainës drejt anëtarësimit është “në rrugën e duhur”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shefja e BE-së: Përparimi i Ukrainës drejt anëtarësimit është “në rrugën e duhur”
AktualitetBote

Shefja e BE-së: Përparimi i Ukrainës drejt anëtarësimit është “në rrugën e duhur”

Published: September 15, 2022
Shpërndaje

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha gjatë vizitës së saj në Kiev, më 15 shtator, se përparimi i Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është “në rrugën e duhur”.

Kjo është hera e tretë që Von der Leyen viziton Kievin, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Ajo tha se është e impresionuar me shpejtësinë me të cilën Ukraina po vazhdon përpjekjet e saj për t’iu bashkuar BE-së.

- Publicitet -

“Procesi i pranimit është në rrugën e duhur. Është mbresëlënëse të shohësh shpejtësinë, vendosmërinë, saktësinë me të cilën po përparoni”, tha von der Leyen gjatë konferencës së përbashkët për media me presidentin, Volodymyr Zelensky.

Presidenti ukrainas tha se është “i sigurt se [anëtarësimi] do të ndodh dhe kjo do të jetë një nga fitoret më të rëndësishme të vendit tonë”.

Ai tha se Ukraina dëshiron t’i bashkohet tregut të përbashkët evropian.

Ukraina është bërë kandidate për anëtarësim në BE, në muajin qershor, hap që Moska beson se ka qenë përpjekje e Perëndimit për të izoluar Rusinë në nivel botëror, pas nisjes së sulmit të paprovuar në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Shumica e vendeve të BE-së kanë mbështetur Ukrainën prej nisjes së luftës, si dhe e kanë goditur Rusinë me disa valë të sanksioneve ekonomike.

Shumë vende anëtare të bllokut evropian i kanë dhënë Kievit armë të avancuara, të cilat i kanë ndihmuar ushtrisë ukrainase që të rikthejë kontrollin mbi territoret që i ka pushtuar Rusia pak pas nisjes së luftës.

Zelensky, i cili më 14 shtator ka vizituar zonat e rikthyera nga ushtria ukrainase, ka thënë se rajonet që ka parë, janë shkatërruar rëndë nga forcat ruse.

Në fillim të muajit shtator, ushtria ukrainase ka nisur një kundërofensivë për të rikthyer kontrollin e territoreve të pushtuara nga forcat ruse, prej nisjes së luftës në fund të muajit shkurt.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ushtria ukrainase kontrollon mbi 6.000 kilometra katrorë në rajonin e Harkivit dhe tani fokusi është te rajonet lindore.

Autoritetet ruse kanë thënë se forcat e tyre janë tërhequr nga rajonet e Harkivit për t’u përforcuar në rajonin e Donbasit.

Mirëpo ekspertët besojnë se Rusia ka dhënë arsyetim të ngjashëm edhe kur është tërhequr nga rajonet e Kievit në muajin mars.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Apokalips says:
    September 15, 2022 at 7:29 pm

    Po moj shoqe ne rrugen e duhur eshte, shtet qe nuk ka ne kontroll territorin e tij, i kane ikur per lesh c…. 20% e saj dhe ka mbushur Evropen me 5 milion emigrande dhe ne bordello filitet vetem rusish me thekw ukrainas.
    Na trego cfare kushtesh ka plotesuar dhe ploteson qe eshte ne rrugen e duhur apo te mjafton vetem kushti qe jane mish per top, keni fur ne lufte dy vende sllave me mire me thene popullin rus qe jeton ne keto dy shtete.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shkencëtarët paralajmërojnë për një “Super El Nino” në fillim të dimrit
  • Ndërruan jetë pas aksidentit në Durrës, publikohet foto e dy prej viktimave
  • Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?
  • Zjarret në vend: 25 vatra në 24 orë, 4 ende aktive, vijon beteja në Dajt, Priskë, Mirditë eTërbun
  • “Në shënjestër bazat amerikane në Bullgari dhe Qipro”, FT: Irani kërcënon zgjerimin e luftës në Evropë

Komentet e Fundit

  1. Analiza on Anatomi e një rendi të rënë
  2. ? on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  3. demo on Sa duhet t’i qëndrojë besnik filmi një kryevepre letrare?
  4. Dashi on Politika britanike ndaj Ballkanit me kryeministrin e ri dhe sekretet nga balta e Danubit
  5. xxx on Turisti 20-vjeçar gjendet i vrarë në një shezlong në Ksamil

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?