Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shehaj: Rama i fali plazhin Xhaçkës. Spiropali: Nuk është favor statusi ‘investitor publik’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shehaj: Rama i fali plazhin Xhaçkës. Spiropali: Nuk është favor statusi ‘investitor publik’
AktualitetPolitike

Shehaj: Rama i fali plazhin Xhaçkës. Spiropali: Nuk është favor statusi ‘investitor publik’

Published: June 23, 2022
Shpërndaje

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka folur në Kuvend, pasi kishte kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama dhe ka shprehur shqetësimin e tij për vendimin e qeverisë që sipas tij i ka falur pronën publike në Himarë, familjes së ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Sipas, Shehajt kompania e krijuar rishtazi me emrin AGTCC Management është në pronësi të një shtetase amerikane, e cila rezulton të jetë bashkëjetuesja e vëllait të ministres Xhaçka dhe nuk posedon asnjë kapital financiar përveç këtij raporti familjar.

Debati në Kuvend

- Publicitet -

Agron Shehaj: Të bësh interpelancë për një vjedhje në këtë Parlament me këtë qeveri mund të tingëllojë absurde. Ky Parlament është përdorur për disa nga vjedhjet më të mëdha në vend. Çdo tender një grabitje dhe çdo ligj një favor.

Pse mendoni ju se Rama dhe Xhaçka nuk marrin as mundimin më të vogël të fshehin vjedhjen? Sepse ato pak metër katrorë për ata nuk janë asgjë në krahasim me 400 mln euro e inceneratorëve. Ndaj afera për të cilën flasim sot tregon një qeveri që mblidhet për t’i dhënë përfitime nga fondet publike një anëtari të kabinetit. Më 2 mars Komiteti për Investimet Strategjike vendosi miratimin për Drimadhes Luxury Suite. Me firmë të kryeministrit.

A e dinte kryeministri se me këtë firmë i dha ministres së jashtme statusin e investitorit strategjik? I fali plazhin publik për 30 vjet ministres. A e dinte se përmes këtij vendimi po i falte taksat ministres së Jashtme? E dinte shumë mirë se kompania AGTÇ Shpk është në pronësi të zotit Gaçi, bashkëshortit të ministres. Ishin të vetëdijshëm se kishin bërë një krim. Familja Xhaçka e dinte se përfitimet ishin në shkelje të Kushtetutës. Dhe për të mashtruar ligjin familja ministrore krijon një kompani me emër shumë të ngjashëm me të parën, por jo në emër të bashkëshortit por në emër të një personi të afërt. Tre javë pas ndryshimit të emrit të kësaj kompanie, Edi Rama ndryshoi vendimin. Pronarja e kësaj kompanie të re është një shtetase amerikane, zonja Saton që bashkëjeton me vëllain e ministres së jashtme dhe s’ka asnjë kapital dhe asnjë eksperiencë në menaxhim hotelerie. Ajo bashkëjeton në të njëjtën adresë me vëllain e ministres. Edi Rama mblodhi qeverinë dhe i dha kompanisë AGTCC Mengament për 30 vjet pronën publike në Himarë. Kushtetua e Shqipërisë thotë se deputetët nuk duhet të kryejnë asnjë veprimtari që përfiton nga pronat publike.

Ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, Elisa Spiropali i është kundërpërgjigjur akuzave të Shehajt, ndërsa theksoi se po tenton që të bëjë furtunë me gotën e dollisë kundër bizneseve. Sipas saj, statusi investitor strategjik nuk është favor, por e drejte ligjore. Mes të tjerash ajo nuk e kurseu ironinë dhe për Gazmend Bardhin.

Elisa Spiropali: I nderuar zoti Shehaj, faleminderit për pyetjet tuaja. Ekziston një bindje që shkon përtej kësaj salle, që pretendon se s’ka pyetje të gabuara, por përgjigje. Edhe pse nuk është rasti. Jeni ju vetë personi i gabuar për ti ngritur këto pikëpyetje. Sipas asaj sindromës së famshme; po të isha unë aty, kushedi çdo bëja. Ata mendojnë jo me logjikë, por i nënshtrohen arsyes. Ju zoti Shehaj, po tentoni të bëni të njëjtën gjë në politikë, si në biznes, por ju po dëshmoni moskuptim. Bashkë me të tjetër, në rastin e një kërkese absurde për ngritjen e një gjyqi popullor. Po tentoni që të cënoni reputacionin e investitorëve.

Mos qesh Gaz, se shumë gaz të papërmbajtur ke këto kohë. meqë ju jeni një bletë e artë e biznesit, më lejoni se furtuna që ngrini në gotat e dollisë suaj, është më shumë se një zukatje grenze të zemëruar. Mos fol nga vendi. Ju e dini mirë se ç’po bëni. Statusi i investimeve strategjike nuk është favor, por e drejtë ligjore që iu jepet investitorëve. Kundrejt një të mire publike që këta investitorët i sjellin vendin. Xhaçka nuk është anëtare e Komitetit të Investimeve Strategjike, nuk është pjesë e vendimmarrjes. Kjo përjashton përfshirjen e saj në konflikt interesi. Sa i takon mbledhjes së Këshillit të Ministrave përpara mbledhjes Xhaçka ka njoftuar të mos marrë pjesë për të garantuar paanshmërinë e vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave.

Agron Shehaj: Është e paimagjinueshme që qeveria të mblidhet dhe ti kalojë pronën shtetërore një privati. Ministres nuk i takonte kjo prandaj është vjedhje. Ju thoni ka edhe 1400 të tjerë që e kanë marrë, po dhe atyre u takonte. Kur e merr Xhaçka është vjedhje, kur nuk e marrin të tjerët nuk është vjedhje. Morën një zonjë, e shitën e si investiture strategjike, kur në fakt ishte kunata e ministres Xhaçka. Unë e kuptoj që ju nuk i trembeni as Kushtetueses nëse ju heqin mandatin, po turp nuk u vjen të vidhni në këtë farë mënyre.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Kimetja says:
    June 23, 2022 at 10:06 am

    Moj Elisa, meqe nuk qenka « privilège » ma jepni dhe mua statusin e « investitorit strategjik ». Te bej ndonje lek, sepse mbeta troke gjithe jeten.

    Reply
  • !!? says:
    June 23, 2022 at 3:37 pm

    Ore ça pune bën çdo ditë kjo minstre përveç se mban shpatën cermoniale të Skënderbeut të saj? Mos është ministre sa për të mar rrogën e majme dhe për të zbrazur kova me fekale mbushur nga haleja kapic e korrupsionit, krimit dhe kusarisë së politikanëve shqipëtarë dhe tja hedh në surrat kundërshtarëve të Skëndebeut të saj? Kushedi sa kova me m….t i ka hedhur në seanca Sali Berishës, por edhe Saliu përvesh mëngët dhe mbush edhe ai kovat nga haleja plot e përplot e Edi Ramës dhe , me gjithëse plak, u a përplas me vrull në fytyrë Edi Ramës, edhe Spiropalit dhe

    me këtë lojë seancat e kuvëndit bëhen më interesnte dhe unë them që të mos kursehen, haletë e krimit, korrupsionit dhe kusarisë të të dy palëve janë plotë, mbushni kovat dhe surratit njeri tjetrit , për këtë është kuvëndi dhe aktivizohuni të gjithë, të 140 deputetët, për këtë u kan caktuar deputet kryetarët.

    PS:
    Thuhet që në Ukrainë, kur u takuan me presidentin Zelenski, pas emocioneve të udhëtimit me tren, Spiropalit i kishte hypur një goxha nur sa që Zelenskit ju prish mëndja dhe u ngatrrua, e mori shokun Edi si kryeministër të Malit të Zi dhe Abazin viç kryeministër të Shqipërisë, madje

    i tha ministrit të tij të jashtëm që “Zoti Rama qënka me shumë kërkesa për stafin e tij ministror , paska gjetur si ministre një dërro…..” dhe u habit që Edi Rama paska edhe ministre që lidh qeverinë me parlamentin që nuk ekziston në asnjë kabinet qeveritar në botë përveç se dikur në qeverin e Kadafit të ndjerë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?