Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sheikët e PSG i vënë kusht Mbape: Shko ku të duash, por vetëm te Reali nuk të shesim!!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sheikët e PSG i vënë kusht Mbape: Shko ku të duash, por vetëm te Reali nuk të shesim!!
AktualitetKryesoreSoftSport

Sheikët e PSG i vënë kusht Mbape: Shko ku të duash, por vetëm te Reali nuk të shesim!!

Published: June 13, 2023
Shpërndaje

Mediat raportuan se Mbape nuk do rinovojë vitin shtesë me PSG, duke lënë të kuptohet se sezonin e ardhshëm mund të ikë me kosto zero. Sheikët e Katarit s’e kanë pritur mirë sjelljen e “Bondyt”, teksa i shtruan tapetin e kuq në rinovimin e vjetshëm, duke i plotësuar të gjitha tekat. Tani, për të mos e humbur me kosto zero, ata kanë vënë vetëm një kusht për francezin: Jo shitje tek Real Madridi! Çdo klub tjetër përveç tij, gjë që shkon kundër dëshirës së Mbape, që e ka klubin e fëmijërisë dhe ëndrave “Los Blancos”.

Pas publikimit t% lajmit dje, vetë Kylian Mbappé i dërgoi një deklaratë agjencisë AFP në të cilën ai garanton se ai kurrë nuk ka negociuar rinovimin e kontratës me PSG-në dhe se ka informuar klubin për qëllimet e tij që në korrik 2022.

“L’Équipe” raportoi të hënën se Mbappé nuk dëshironte të zgjaste marrëdhënien e tij me klubin deri në vitin 2025 dhe sot lojtari donte të shpjegonte atë që ka ndodhur. Ai kurrë nuk ka pasur për qëllim të rinovonte dhe ia shpjegoi këtë klubit verën e kaluar.

- Publicitet -

Lojtari përmend se më 15 korrik 2022 (dy muaj pas rinovimit) ai i komunikoi PSG-së se nuk do ta aplikonte sezonin shtesë (deri në 2025) të përfshirë në rinovimin e fundit të kontratës së tij. Letra e dërguar të hënën dhe e cituar nga “L’Équipe”, ishte vetëm një mjet për të “kujtuar” atë që ishte thënë tashmë gojarisht.

“Drejtuesit e klubit janë informuar që nga 15 korriku 2022 për vendimin dhe letra kishte për qëllim të vetëm të konfirmonte atë që tashmë ishte sqaruar gojarisht më parë”, thuhet në deklaratën e lojtarit.

Kylian Mbappé dhe ekipi i tij pretendojnë se nuk e kanë diskutuar kurrë këtë pikë me klubin gjatë vitit. Gjithashtu, nuk është diskutuar për rinovim të mundshëm”, thuhet në deklaratë.

“Pasi ka deklaruar publikisht javët e fundit se do të jetë lojtar i PSG-së sezonin e ardhshëm, Kylian Mbappé nuk ka kërkuar largimin e tij këtë verë, por vetëm i ka konfirmuar klubit mosaktivizimin e vitit shtesë”, shpjegohet në deklaratën e bërë publike:

“Na vjen keq që marrja e kësaj letre është transmetuar në shtyp dhe që këto biseda janë bërë publike me qëllimin e vetëm për të dëmtuar imazhin e tij dhe mbarëvajtjen e negociatave me klubin.

Dërgimi i letrës së Mbappesë drejtuar drejtuesve të PSG-së vjen pak më shumë se një vit pas rinovimit befasues më 21 maj (u përfshi edhe presidenti francez, Emmanuel Macron) kur të gjithë prisnin që ai t’i bashkohej Realit. Ai rinovoi deri në vitin 2024, me mundësinë e aktivizimit të një opsioni për një vit tjetër.

AFP citon gjithashtu një burim nga klubi, duke vënë në dukje se PSG, megjithatë, nuk ka ndërmend ta lërë lojtarin të largohet me kosto zero në vitin 2024, duke hapur dyert për një transferim këtë verë, në rast dështimi të negociatave që mund të zhvillohen deri më 31 korrik.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Miratohet pr.ligji për Bankën e Shqipërisë, Rama voton dhe largohet, voton pro edhe Balluku me Spiropalin
  • Opozita ndez flakadanë dhe i bie bilbilit, Peleshi përjashton katër deputetë demokratë
  • “The Times”: Vuçiç tentoi një grusht shteti kur mësoi humbjen
  • Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  • “Plumbat e gomës i meritojnë këta”, Peleshi i heq fjalën për gjithë ditën Berishës, ndërpret seancën

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?