Kompania hollandeze Shell ka vendosur të tërhiqet nga Blloku 4 i kërkimeve në Jug të vendit, ndërsa ka pezulluar të gjitha operacionet e tjera të nxjerrjes së naftës në Shqipëri dhe po konsideron ndërprerjen përfundimtare aktivitetit në vendin tonë.
Në pasqyrat e audituara për vitin financiar 2023, të publikuara me vonesë vetëm në fillim të këtij viti, kompania Shell Albania Block 4 B.V.- Dega Shqipëri shprehet se “gjatë muajve të parë të vitit 2024 …drejtimi i Degës ka vlerësuar situatën e operacioneve në Shqipëri. Bazuar në vendimin e marrë nga menaxhimi, nuk ka asnjë synim për të vazhduar aktivitetin e saj të biznesit për një të ardhme të parashikueshme. Drejtimi vlerëson se likuidimi i Degës do të fillojë përgjatë vitit 2025,” thuhet në shënimet e pasqyrave financiare të kompanisë.
Shell Albania Block 4 B.V. është kompania që menaxhon kërkimet në Bllokun 4 të kërkimeve të naftës në Shqipëri, Bllok që shtrihet në zonën Jugore dhe Juglindore të vendit. Kompania i përfitoi të drejtat e kërkimit në këtë zonë me Vendimin e Këshillit të Ministrave të qershorit 2018.
Kontrata parashikonte tre periudha eksplorimi, të cilat në total parashikoheshin të zgjasnin për shtatë vite. Duke marrë parasysh ndërprerjet e shkaktuara nga përhapja mbarëbotërore e pandemisë Covid-19 dhe paqëndrueshmërinë e tregut të energjisë, në vitin 2022 Shell vendosi të pezullonte kërkimet në Bllokun 4, për një afat kohor prej jo më shumë se dy vjetësh.
Por, vitin e kaluar drejtuesit e kompanisë kanë arritur në vendimin që kompania do të zgjedhë të mos hyjë në Periudhën e Dytë të Kërkimit dhe të ndërpresë përfundimisht operacionet në Bllokun 4.
Deri në fund të 2023, Shell Albania Block 4 B.V. raportonte në bilanc humbje të akumuluara për rreth 25 milionë euro, kryesisht shpenzime të kryera për kërkim nafte.
Shell Upstream, drejt largimit me 1.1 miliardë euro humbje
Në një situatë të ngjashme ndodhet edhe kompania më e madhe, Shell Upstream Albania B.V.- Dega Shqipëri, që menaxhon operacionet kryesore të kërkimit të naftës në Shqipëri dhe kryesisht puset e zonës së Shpiragut.
Në pasqyrat financiare të vitit 2023, menaxhimi ka vendosur të mos e konsiderojë më degën në Shqipëri si një aktivitet në vijimësi.
Gjithashtu, kompania ka vendosur të zhvlerësojë puset e kërkimit të naftës për një vlerë totale prej më shumë se 500 milionë eurosh. Zhvlerësimi i një aktivi me fjalë të thjeshta nënkupton njohjen e tij si humbje. Në rastin konkret, zhvlerësimi i puseve tregon se Shell Upstream Albania nuk ka pritshmëri që do të mund të nxjerrë dhe të tregtojë naftë prej këtyre puseve, për të përfituar një vlerë ekonomike prej tyre.
Zhvlerësimi i këtyre aktiveve ka sjellë një humbje para tatimit në vlerën rekord të 54.8 miliardë lekëve për vitin 2023. Në total, Shell Upstream Albania raportonte në bilanc rreth 108.6 miliardë lekë humbje të akumuluara, që me kursin e sotëm përkthehen në afërsisht 1.1 miliardë euro.
“Në fillim të vitit 2024, testet në Shpirag-5 përfunduan me një rezultat që këshillonte kundër vazhdimit të vlerësimit. Duke ndjekur vendimin e drejtimit të Shell Upstream Albania për të përfunduar testin e pusit Shpirag-5 dhe për të mos nisur menjëherë aktivitetin e radhës, kompania aktualisht po vlerëson opsionet e ndryshme për të ardhmen e aktiveve të Bllokut 2-3. Zhvlerësimi i aktiveve në llogaritë e kompanisë u shkaktua nga vendimi i lartpërmendur, pasi deri më sot opsionet për të siguruar vijimësinë nuk janë maturuar për të provuar tregtueshmërinë dhe/ose rikuperimin e vlerës së aktivit… Në këtë këndvështrim, drejtimi nuk e konsideron më Degën si një aktivitet në vijimësi dhe për këtë arsye i ka përgatitur pasqyrat jo në bazë të parimit të vijimësisë”, thuhet në shënimet e pasqyrave financiare të Shell Upstream Albania.
Madje, në fund të pasqyrave financiare kompania shprehet se “drejtimi ka pritshmëri të arsyeshme që financimet për përmbushjen e provizionit për çmontim dhe restaurim si dhe për detyrime tregtare dhe të tjera do të sigurohen në të ardhmen nga Shell Treasury në Londër, bazuar në politikën e brendshme të Grupit Shell.”
Kjo lë të kuptohet pritshmërinë për ndërprerjen përfundimtare të operacioneve të Shell në Shqipëri.
Monitor
NJE MILIARD E KUSUR EURO HUMBJE NGA SHPIRAGU FAMOZ SHQYPTAR I EDI RAMES DHE BELINDA BALLUKUT, KJO ESHTE TURP DHE REZIL PER NJE KOMPANI PRESTIGJOZE SI KONGLOMERATI “SHELL”
Kjo eshte nje katastrofe me e madhe financiare ne histori per “SHELL-PLC” ose “Royal Dutch Shell” kur Josif Stalini konfiskoi asetet e kompanise prestigjoze ne Abzerbaxhan perpara L2B qe e detyrpoi kompanine “SHELL” te financonte Hitlerin per te sulmuar me planin “Barbarosa” Bashkimin Sovjetik pasi kishte nenshkruar me pare mareveshjen Molotov-Ribbentrop per ndarjen e Evropes si “byreku ne tepsi”, degjoni o shqyptare te paditur historine e “SHELL” qe te mos genjeheeni dhe mashtroheni here tjeter nga llogjet e Edi Rames dhe Belinda Ballukut per naften shqyptare sic enderronte Enver Hoxha me Lipe Nacen ne Kohen e Qepes te Partise se Punes dhe qe perfunduan njesoj si llogjet e Rilindjes Enveriste te Edi Rames tani:
NJE SHKRIM COPY-PASTE NGA: INTELEKTUALI
“Royal Dutch Shell Group u krijua në prill 1907 nëpërmjet bashkimit të dy kompanive rivale: Royal Dutch Petroleum Company të Holandës dhe Shell Transport and Trading Company Limited të Mbretërisë së Bashkuar- UK. Ishte një lëvizje e nxitur kryesisht nga nevoja për të konkurruar globalisht me gjigandin kulceder te Rockefeller “Standard Oil”. Për arsye të ndryshme, firma e re operoi si një kompani me listim të dyfishtë, ku kompanitë e bashkuara ruajtën ekzistencën e tyre ligjore, por vepronin si një partneritet i vetëm për qëllime biznesi. Kushtet e bashkimit i dhanë 60 për qind të pronësisë së aksioneve të grupit të ri Royal Dutch dhe 40 për qind Shell. Kompania holandeze në Hagë, ishte përgjegjëse për prodhimin dhe prodhimin. Kompania Britanike Anglo-Saksone e Naftës ishte me bazë në Londër, për të drejtuar transportin dhe ruajtjen e produkteve hidrokarbure. Në vitin 1912, Royal Dutch Shell bleu asetet e naftës ruse të Bankes hebre “Rothschilds” në një marrëveshje aksionesh. Portofoli i prodhimit të Grupit atëherë përbëhej nga 53 përqind nga Inditë Lindore, 29 përqind nga Perandoria Ruse dhe 17 përqind nga Rumania. Gjatë Luftës së Parë Botërore, Shell ishte furnizuesi kryesor i karburantit për Ushtrinë Britanike. Ajo ishte gjithashtu furnizuesi i vetëm i karburantit të aviacionit britanik. Pushtimi gjerman i Rumanisë në vitin 1916 zvogeloi me 17% të prodhimit mbarëbotëror të “SHELL” të shkatërruar. Gjatë Konferencës së Gjenovës të vitit 1922, Royal Dutch Shell ishte në negociata me Rusine Bolshevike te Leninit për një monopol mbi fushat e naftës sovjetike në Baku dhe Grozny, por mosmareveshjet me qeverine sovjetike çuan në prishjen e bisedimeve qe ishte nje katastrofe financiare per “SHELL” qe kishte investuar shuma te papara deri atehere ne fushat e naftes ne Azerbaxhan dhe Gjerogji. Por “SHELL” ne shenje hakmarrje financoi sulmin Barbarosa te Hitlerit ndaj Bashkimit Sovjetik dhe u shperblye me bujari nga Partia Nacional-Socialiste. Me pare gjatë Luftës Civile Spanjolle, kompania i shiste naftë me cmime te ulura palës nacionalisto-fashiste të Francisco Frankos.
1932 Poster reklamues i Shell nga piktori surrealist britanik Paul Nash
Në vitet 1930, asetet e Shell u sekuestruan nga Stalini pasuan edhe nga sekuestrimi i aseteve mexikane. Në vitin 1945, selia daneze e Shell-it në Kopenhagë, në atë kohë që përdorej nga Gestapo, u bombardua nga Forcat Ajrore Aleate. Në vitin 1989, Shell ridizajnoi një platformë gazi natyror prej 3 miliardë dollarësh në Detin e Veriut, duke e ngritur lartësinë e saj një deri në dy metra, për të akomoduar një rritje të parashikuar të nivelit të detit për shkak të ngrohjes globale qe terrhoqi vemendjen e shkencetareve te Botes. Në vitet 1990, protestuesit kritikuan të dhënat mjedisore të kompanisë, veçanërisht ndotjen e mundshme të shkaktuar nga hedhja e propozuar e platformës Brent Spar në Detin e Veriut. Pavarësisht mbështetjes nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Shell e anuloi vendimin nën presionin e publikut, Shell u kritikua më pas nga Komisioni Evropian dhe pesë anëtarë të Bashkimit Evropian pasi vendosi të linte një pjesë të platformave të saj të naftës të çmontuara në Detin e Veriut. Shell argumentoi se heqja e tyre do të ishte shumë e kushtueshme dhe e rrezikshme. Gjermania tha se rreth 11,000 ton naftë të papërpunuar dhe toksina të mbetura në platforma do të depërtonin përfundimisht në det dhe e quajti atë një “bombë me sahat”. Më 15 janar 1999, pranë qytetit argjentinas Magdalena, Buenos Aires, cisterna Shell Estrella u përplas me një anije mallrash gjermane, duke e zbrazur përmbajtjen e saj në liqen, duke ndotur mjedisin, ujin e pijshëm, bimët dhe kafshët. Mbi një dekadë pas derdhjes, një referendum i mbajtur në Magdalena përcaktoi pranimin e një pagese kompensuese prej 9.5 milionë dollarësh nga Shell. Shell mohoi përgjegjësinë për derdhjen, por një gjykatë argjentinase vendosi në 2002 se korporata ishte përgjegjëse.
Te gjithe ketu shkruajne pa fund, paragrafe. Vetem sharje, urrejtje.
Une do thoshja dy fjale, lergimi i SHELL nga Shpiragu tregoi qe Qeveria jone beri nje kontrate shume te studjuar per te mbrojtur interesat tona.
Kjo gje e beri SHELL te largohet, ata duan njerez te korruptuar, si ne rastin e kontrates Bankersit 20 e kusur vjet me pare nga Saliu per Marinzen, dhe me vone Visoka, gorishti…..
Kushtet e kontrates e bene SHEll te hiqte dore. Investuan qindra Miljon dollare per studimin, hapjen e 3 puseve. Tani Shteti jone ka nje studim te plote pa harxhuar asnje lek.
Shfrytezimi i puseve do behet nga shteti jone.
Po Sovranistet do te Largohen bashke me SHEL ?Ata qe krijuan FONDIN SOVRAN me naften e Shpiragut.
Ky eshte ai pusi i famshem qe do nxirte Shqiperine nga sikletet.Kjo ne fakt ishte carja e asaj tullumbaces se rradhes qe shpik ai
pronari i sateliteve…………humor i rradhes…..te na rrojne sa malet dhe te thyejne qafen sa me pare.
KU ESHTE AI BOLJA @DASHI ME KEMBORE DHE BRIRE QE I BEN GJITHE KUNDERSHTARET E EDVIN MASHTRUESIT SI BYTHQIRE?
sepse:
Eshte futur ne brimen e miut nga depresioni i SHELL ne Shpiragun e Lipe Naces te Enver Bytharit dhe nuk po e hap fare HALEN erotike me kar dhe pidh qe e hapte te kubetonte kur donte te asgjesoje Armikun e Kllases te Rilindjes Enveriste qe ne
ZANAFILLE
Jo more hale e intelektualëve , unë nuk i bëj bythqirë kundërshtarët e Ramës , por i bëj bythqirë burgaxhinjtë si puna jote dhe ti e di shumë mirë që kam të drejtë , se e ke provuar vite të tëra bythqirjen . Po nejse , Rama , kur deklaroi për rezervat e Shpiragut ishte sëbashku me përfaqësuesin kryesor të kompanisë Shell dhe i pari që foli për naftën e Shpiragut , ishte përfaqësuesi , dhe këtë e pamë të filmuar në lajme . Sidoqoftë , ajo që më bën përshtypje , është gëzimi e entuziazmi yt prej maskarai , që Shpiragu nuk do të shfrytëzohet . Të gëzohesh si puna jote , demua , e ndonjë tjetër që , në Shqipërinë tonë (në Shpirag) nuk paska naftë , vetëm e vetëm se nuk e doni Ramën , kjo është jo vetëm poshtërsi , por ju klasifikon si antishqiptarë . Ti , more psikopat e schisophren , me atë logorenë tënde të pa ndalëshme , rastin pret që të zbrazësh copy past çarçafë të tërë me historira të sajuara apo të kopjuara në internet , që të thonë lexuesit “sa i ditur na qënka ky burgaxhiu bythqirë” . Që të të shuaj kënaqësinë dhe entuziazmin tënd , të demos e të gjithë këlyshëve e shpellarëve antiramë për naftën e Shpiragut , po të jap një të dhënë keqardhëse për ju . Ditën e djeshme u botuan në masmedjat shqiptare rezultatet e sondazhit të barometrit Evropa news , në lidhje me tendencat elektorale në zgjedhjet e 11 Majit , nëqoftëse votohet sot . I lexove rezultatet zoti antinjeri e hale e intelektualëve ? Rama dhe PS-ja fiton lehtësisht 84 deputetë , ndërsa PD-ja 24% , dmth 32 deputetë , kusurin partitë e vogla . Dhe në mbyllje , çfarë të të them e të të uroj thetër ? Përveçse , hani ju hani m.t , se ka sa të doni .
Duke pare keto pamje kaq te bukura, mu kujtua histori qe tregonte gjyshja ime ndjes past. Shkon nje fakir tek rrobaqepsi “me i mire” i qytetit per te kthyer xhaketen. E shikon xhaketen rrobaqepsi, dhe si i rrjedhur nga nga trute qe ishte, i thote fakirit “te nxjerr nje pale pantallona me kete copen ” Dhe une ta bej si rrobaqepsi ndertohen ca kulla ketu per bukuri.
Tani te behemi pak serioz, nuk ka ikur akoma, i duhet te hedhi ca para te kthej mjedisin aty ku ka qene. Per kete duhet te kete hequr ca $ ne escrow account qe nga fillimi qe duhet te perdoren per mjedisin ne fund te kontrates. Jam kurioz te di cfare do i mbetet pronesi shtetit shqiptar sipas kontrates.
Nuk ka gje per tu merzitur, gjera qe ndodhin ne keto raste, kane ndodhur dhe me kerkimet ne det. Problem eshte se i doli bllof kumandarit gjithe ai show me kombinoshe.