Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shembja e skelës i mori jetën 5 shqiptarëve, DW: Kantieri kishte defekte, ishte konstatuar më herët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Shembja e skelës i mori jetën 5 shqiptarëve, DW: Kantieri kishte defekte, ishte konstatuar më herët
KronikeLajmi i fundit

Shembja e skelës i mori jetën 5 shqiptarëve, DW: Kantieri kishte defekte, ishte konstatuar më herët

Published: November 14, 2023
Shpërndaje

Në fund të tetorit, një skelë u shemb në Hafencity të Hamburgut, duke vrarë pesë persona me origjinë shqiptare. Autoritetet e kishin ekzaminuar nga afër vendin vetëm disa ditë më parë – dhe patën konstatuar defekte.

Sipas një informacioni të televizionit publik NDR, në disa pjesë të kantierit të madh të ndërtimit në vendin e quajtur Überseequartier, mungonte mbrojtja nga rënia. Pajisjet mbrojtëse personale të disa punëtorëve nuk ishin kontrolluar. Dhe kantieri nuk ishte i sigurt kudo, që të mos dëmtohej askush në rast të rënies së objekteve.

Këto janë vetëm disa nga defektet e vërejtura në kantierin e dëmtuar të ndërtimit në Überseequartier nga Zyra e Rregulloreve të Ndërtimit dhe Inxhinjerisë Strukturore e Hamburgut. Dhe këto qenë konstatuar saktësisht dhjetë ditë para se një skelë e madhe të rrëzohej në një pus ashensori. Kjo del nga përgjigja e Senatit për një pyetje të kreut i grupit të CDU-së, Dennis Thering.

 

Pasojat nuk janë ende të qarta

 

Senati nuk thotë nëse – dhe nëse po, çfarë përfundimesh nxorrën autoritetet nga defektet në kantierin e ndërtimit. Thering shpjegon se siguria në kantieret e ndërtimit në Hamburg duhet të jetë një përparësi kryesore. Procedura penale në vazhdim duhet ta sqarojë çështjen sa më shpejt që të jetë e mundur.

 

Skela me punëtorë ra në boshllëk

 

Aksidenti, i cili u kushtoi jetën pesë punëtorëve të ndërtimit nga Shqipëria ndodhi mëngjesin e 30 tetorit në kantierin e madh të ndërtimit në Überseequartier. Një skelë që mbante disa punëtorë ndërtimi ra nga kati i tetë brenda një boshllëku ashensori. Rreth 150 vetë nga ekipet e shpëtimit u mobilizuan për t’i shpëtuar punëtorët. Sipas informacioneve të siguruara, puna e shpëtimit ishte e ndërlikuar. Nuk është ende e qartë pse u shemb skela.

 

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ministri kërkon pezullimin e efektivit që qëlloi me plumb gome deputetin e PD
  • FOTO: Tensionet në protestë, deputeti demokrat qëllohet me plumb gome
  • Arrestohet Fatime Paja, artistja e simboleve të “Revolucionit të Flamingove”, policia e akuzon për protestën e 28 nëntorit
  • Tensione edhe sot para Kryeministrisë, policia përdor gaz lotsjellës
  • “Mos heshtni, Brikeni po lufton me jetën”, apeli i bashkëshortes së 34-vjeçarit të plagosur në protestë

Komentet e Fundit

  1. Gjergj on Dëshmorët tanë, të harruar me varre të shkatërruar dhe pa emër. Pushtuesve të huaj, u shkëlqejnë
  2. Morri blu on Çlirimi sipas dy dëshmitarëve okularë, i pari prift, i dyti partizan, njëri “humbës”, tjetri “fitimtar”
  3. ¿? on Çlirimi sipas dy dëshmitarëve okularë, i pari prift, i dyti partizan, njëri “humbës”, tjetri “fitimtar”
  4. unkrillion on Publikimi i e-maileve, eksperti i IT: Është hakeruar serveri i gov.al
  5. nastradini on Sot, Dita e Çlirimit: Çfarë thonë arkivat gjermane për debatin tonë mbi 29 nëntorin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?