Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shembulli që Shqipëria i dha SHBA-ve dhe botës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Shembulli që Shqipëria i dha SHBA-ve dhe botës
Kryesore

Shembulli që Shqipëria i dha SHBA-ve dhe botës

Published: September 15, 2022
Shpërndaje

Shqipëria mund të jetë një ndër anëtaret më të reja të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), por ajo ka dhënë një shembull që duhet ta ndjekin të gjithë.

Vendimi i fundit i Qeverisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pas një sulmi masiv kibernetik ndaj Tiranës zyrtare tregoi shumë për botën.

Kështu, të paktën, mendon James L. Jones, një ish-komandant i Trupave Detare Amerikane, ish-komandant suprem i aleatëve të Evropës dhe ish-këshilltar i presidentit për sigurinë kombëtare.

- Publicitet -

Lones, i cili tani është kryetar ekzekutiv i Këshillit Atlantik shprehet se nga vendi ballkanik ka shumë për t’u mësuar.

“Mësimet nga veprimet e Iranit dhe reagimi i guximshëm i Shqipërisë duhet të vihen re nga Shtetet e Bashkuara dhe komunitetin global”, thotë ai në një editorialin të tijin.

Ish-komandanti sjell në vëmendje goditjen fillestare të Iranit ndaj sistemeve qeveritare shqiptare.

“Pasi autorësia iraniane u vërtetua, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë përpjekjet e praktikuara mirë të Iranit për të mohuar dhe shmangur përgjegjësinë”.

Për Lones, Rama ndërmori një veprim vendimtar për të shkëputur marrëdhëniet me qeverinë e iranit dhe për të dëbuar diplomatët nga Shqipëria.

“Ky veprim i guximshëm nuk mund të ishte një vendim i lehtë për një komb paqedashës. Por ishte historik”.

Sipas tij, përgjigja e Ramës dërgoi një mesazh të rëndësishëm për regjimin iranian: se brutalitetet e tij nuk do të tolerohen.

“Për më tepër, është një shembull për vendet e tjera në rajon – dhe në mbarë botën – të kërcënuara nga hakerimi iranian. Mbi të gjitha, ajo i tregoi komunitetit global vendosmërinë e nevojshme në trajtimin e sundimtarëve të Iranit dhe litanisë së tij të zemërimeve ndërkombëtare”.

Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dëboi diplomatët e tij pasi e akuzoi për një sulm kibernetik.

Ajo mori mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por jo vetëm.

Sulmi i parë kibernetik ndodhi më 15 korrik, duke mbyllur përkohësisht shumë shërbime dhe faqe interneti digjitale të qeverisë shqiptare dhe ai i dyti më 9 shtator, kur u prek sistemi TIMS.

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në fillim të këtij muaji se vendi i tij vendosi nëpërmjet “provave të pamohueshme” se ishte një “agresion shtetëror” nga katër grupe të orkestruara nga Irani.

Qeveria shqiptare i dha zyrtarisht stafit të ambasadës iraniane në Tiranë, përfshirë personelin diplomatik dhe të sigurisë, 24 orë për t’u larguar nga vendi.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 15, 2022 at 5:28 pm

    Ca shembulli!

    Reply
  • mali says:
    September 15, 2022 at 5:40 pm

    llustri me boje! Rradha.nuk e shikoni qe tallet?

    Reply
  • Mos e beso po deshe, por eshte e vertete. says:
    September 15, 2022 at 6:00 pm

    “mali” i ke rene pikes.
    “Hajde llustri boja gati”, porosi e dhene nga DASH shoqes Kimete qe e dergoj ce fesht tek brekushexhiu Ed.

    Reply
  • demo says:
    September 16, 2022 at 2:51 am

    Shejtani me boje. Zagari i pare qe nuhat hasmin e Padronit eshte zagari shqiptar.Enver Hoxha perzuri Konsullaten Amerikane qe ne 46.Ky perzuri ambasaden e Iranit si zagar n-1 i Amerikes.Tani vidh rehat o edvin rama,se non grata per ty nuk ka.

    Reply
  • Ethem Lalaj( jo anonim) says:
    September 16, 2022 at 6:31 am

    Bravo Edi Rama,je njësh në Shqipëri në 32 vite.Çordhëtalet e Saliut jan SI SALIU SPIUN I SHUMFISHT QË NË 67-70-80.
    -LOBIMI RUS U NXIU ME BOI PËRVEÇ NON GRATËS.PAS TË GJITHA KRIMEVE QËNDRON SALIMILËOSHEVIÇI NR.2.

    Reply
  • MUÇUA I TANES says:
    September 16, 2022 at 1:21 pm

    mali, demo dhe mos i beso po deshe jane te njejte d.m.th. eshte i njejti person {bojen e ka permendur ne te tre shkrimet], eshte i njejti autodidakt, …ja keto Jane sulmet kibernetike.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Menduam se mund të ishte një mision mbi Ballkan, por…”, plani i Brukselit për monitorimin UFO-ve
  • Takimi i Kushner me Netanjahun, Izraeli kundërshton planet e “Këshillit të Paqes” për Rripin e Gazës
  • BB: Projekti i shëndetësisë humbi objektivat, kapacitetet e FSDKSH mes pengesave të reformës
  • Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar, vetëm 2 mijë të rregullta
  • Turisti 20-vjeçar nga Franca gjendet i vrarë në një shezlong në Ksamil, kush është autori i dënuar më parë në Angli

Komentet e Fundit

  1. Precizim on Politika britanike ndaj Ballkanit me kryeministrin e ri dhe sekretet nga balta e Danubit
  2. demo on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  3. Kohë on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  4. K R on Tkurrja e Bujqësisë
  5. K R on Kokalari: Korrupsion i madh për momentin, por ka zgjedhje në nëntor, Zvërneci do hapë probleme edhe në SHBA

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?