Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shën Votuesi!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Shën Votuesi!
Lajmi i fundit

Shën Votuesi!

Published: November 6, 2026
Shpërndaje

Nga Artan Xh. DUKA

Nga 2008 e kёtej tё flasёsh pёr sistemin mazhoritar ngjason si thirrje nё shkretёtirё. Propaganda politike e media e kapur i pёrvidhen ose e pёrflasin si argument se nuk u leverdis; abuzimi lyp vijimёsi dhe kjo garantohet vetёm nga ujdia e listave 2008 me “deshёt” qё prijnё kopetё!

Sot vendimmarrja zgjedhore ёshtё njё ekuacion mё i ndёrlikuar se kurrё. Jo vetёm se ka inflacion partish, kakofoni pafund mediatike, rrjete sociale tashmё edhe me I.A. nёpёrkёmbё etj por edhe se vetё sistemi zgjedhor ёshtё “qepur” enkas pёr “shtatin” e zullumit politik.

- Publicitet -

Ja sheshi, ja mejdani!

Rama mund tё mburret se ёshtё kryeministri mё jetёgjatё nё demokraci por nё fund tё fundit mbetet njё kryeministёr “tavoline” sepse asnjёherё nuk bёri garё zgjedhore “ja sheshi, ja mejdani” (sikundёr dikur nё Bashki) por u struk listave njёlloj si tё tjerёt rrotull dhe Berisha e Co. pёrballё.

Variabli i sё “keqes mё tё vogёl” e ka degraduar misionin e votёs; boll qё e keqja e madhe tё mos vijё nё pushtet paҫka se sistemi i listave i mundёson edhe asaj vijimёsinё e mbijetesёn teksa hyn nga “penxherja”. Statukuoja e abuzimit politik nuk trazohet dhe “elita” vijon e tund nё ajёr “mandatet” si alibi pёr zullum mё tej.

Ndёrkohё mazhoritari, qё BeRama i trёmben si “djalli nga temjani”, nuk pyet pёr “mustaqe” e nuk tё bёn pёr burrё nё politikё; edhe Ramiz Alia humbi dikur pёrballё njё qytetari tek Shtёpia e Partisё. Ai nuk garanton pёrzgjedhjen ideale por garanton mundёsinё pёr t’a rishikuar atё dhe shmang futjen nga “penxherja” pёrmes listave si sot nё Kuvёnd. Me tё, edhe njё pa parti mund t’ia dalё e bёhet deputet.

Nuk ёshtё se nuk kemi pёrvojё. Qartazi ajo ёshtё pёrvojё negative e pasiguri pёr politikanёt e zullumit por ndёrkohё ёshtё pamёdyshje pёrvojё pozitive pёr qytetarin e demokracinё. Lehtёson rrotacionin, rifreskimin e politikёs, llogaridhёnien efektive tё deputetit dhe mbi tё gjitha e bёn votuesin tё ndjehet zot i fatit tё tij dhe kjo ёshtё premisё pёr besim e shpresё edhe tek politika dhe e ardhmja nё vёnd.

Duke nёpёrkёmbur votёn, BeRama nёpёrkёmbi besimin e shpresёn qytetare tek e nesёrmja me qytetarin tё detyruar ose tё pёrzjehej me “krundet”, ose mbijetesёn e vёshtirё nё dinjitet ose emigrimin pakthim.

Mazhoritari ёshtё nё “genin” e demokracisë anglosaksone si mё e pёrparuara nё perёndim. Ai respekton votuesin, pёrmbys varёsinё nё politikё – parёsor ёshtё votuesi dhe jo drejtuesi i partisё, ofron “gurin e arrёn” tek votuesi, zhbёn merakun e votёs – deputeti abuzues largohet kollaj nё rastin mё tё parё, vota shkon pёr mё tё mirin dhe jo pёr tё shmangur mё tё keqen, nëse me 2 raunde nxit kompromisin e kohezionin etj.

Sa pёr “merakun” e futjes së tё “fortёve” nё Kuvёnd qё u servir nga propaganda e kohёs kundёr sistemit mazhoritar, mё tё “fortё” se partitё e sotme nё Kuvёnd pa kurrfarё kontrolli e meraku ndaj votuesit teksa nuk firmosin ndonjё “kontratё” detyruese me të, nuk ka!

Sot kemi “legjendarё” e tё “fortё” pa hesap nё Kuvёnd dhe parti qё etiketohen “organizata” pёr kujdesin brёnda “llojit” ndaj dhe teza e tё “fortёve” tё mazhoritarit nuk pi ujё aq mё tepёr kur kemi edhe ligj dekriminalizimi qё ia del dhe i “peshkon” mё kollaj tё “fortёt” nёse ata i bёjnё karshillёk ligjit me deklarimet e financave e shpenzimet e tyre e bien nё sy shesheve nё fushatё. Sa pёr paratё, qindra-miliona hodhёn miliarderёt nё Amerikё pёr tё garantuar vijimёsinё Trump nё Kongres, por falё mazhorit, u vanë dёm!

Mazhoritari ёshtё “leva” e fundit pёr t’ia dalё politikёs sё mbrapshtё. Kjo sepse: (a) drejtёsia ёshtё ende e mekur ose thjesht bёn “koka turku” nё lufta klanesh, (b) bota, nga e cila kёta tanёt mёsuan shpejt hiletё, nuk bёzan sepse ose i vuri vetё ose preferon qёndrueshmёrinё gjeopolitike dhe (c) vetё politika nuk mundet dot tё “vetpastrohet” – edhe kur hahen si “qёntё nё kasaphanё” prapё nё finale “korbi korbit nuk ia nxjerr sytё”.

Ka mbetur vetёm largimi i BeRamёs me votё por kjo ёshtё e pamundur sa kohё votohet me sistem listash qё mbyllin “rrethin” në çdo rast. Ndaj mazhoritari ёshtё jetik pёr demokracinё, shtetin ligjor dhe besimin e shpresёn tek e ardhmja.

Votën atyre që premtojnë mazhoritar!

Njё herё tё vetme nё jetё, është thelbësore tё votohet jo pёr ideologjira, mllefe e pёrfitime afatshkurtёra por pёr tё kthyer “rregullat” e lojёs qё fusin demokracinё nё binarё e mundёsojnё pёrfitime afatgjata pёr tё gjithё, pёrfshi edhe kohezionin e cёnuar rёndё social. Boll uruam pёr burra tё “mirё” e vumё dorёn nё zjarr pёr ta; një Kuvёndi ideal me burra tё mirё, do tё ishte pothuajse bosh!

Rёndёsi ka qё deputetёt t’i zgjedhim e t’i heqim kollaj se vetёm kёshtu bёhen vetvetiu edhe burra tё “mirё”. Se sa burra tё mirë në gen, boll tё sillen si tё tillё e mazhoritari e mundёson kёtё gjё.

Sistemi i listave e ka degraduar qytetarin nё “noter” ndёrkohё qё mazhoritari e kurorёzon atё “gjykatёs” suprem. Deputeti paskёsaj nuk i falet mё sikundёr sot “Shёn Ramёs” e “Shёn Berishёs” por “Shёn Votuesit” se ai ia zgjat apo ia shkurton kontratёn nё politikё.

Sado e ngatёrruar rrjeta e zullumit dhe e arrogancёs politike, ajo e ka njё “nyje” tё fillimit qё shkokoleps gjithshka. “Veza e Kolombit” ёshtё mazhoritari; fut politikёn nё hudut dhe e bёn tё plotfuqishёm qytetarin ndaj saj.

Ajo parti, koalicion, politikan qё premton e zotohet pёr rikthimin e mazhoritarit dhe lehtёsimin e sё drejtёs referendare, ajo meriton tё mbёshtetet pa rezerva nga qytetari pa dallim pёr tё ardhur nё pushtet. Mazhoritari nuk ёshtё as i majtё dhe as i djathtё por “themeli” pёr ngrehinёn e votёs qё i jep qytetarin ҫelsin e fatit nё dorё. Sa pёr majtas apo djathtas, kjo nё njё kohё tё dytё. Sa kohё qytetari dikton realisht me votё, tё fituar janё tё gjithё çdo 4 vjet.

Ne brezat e tranzicionit do tё kujtohemi gjatё pёr mefshtёsinё e pazotёsinё pёr tё mos e nxjerrё me dekada “gomarin nga balta” me pasoja katastrofike pёr vetë ne pa dallim. Ndaj, qё tё kujtohemi edhe pёr mirё, duhet qё tё mbёshtesim futjen e gjёrave nё binarё duke ngulmuar pёr rregulla loje qё favorizojnё demokracinё e shtetin ligjor nё dobi tё brezave tё ardhshёm qё nuk na kanё ndonjë borxh t’u lëmë litarin jashtë!

Sfida ёshtё e politikёs dhe e qytetarit nё shesh, pёrfshi edhe lёvizjet flamingo e studentore sot. Do tё dёgjojmё akoma tё pёrralliset pёr lista proporcionale kombёtare – tё hapura apo mbyllura qofshin ato, qё janё i njёjti avaz BeRama që e katandis zgjedhjen mes “kopjes” e “origjinalit”, apo do tё vihet si pikё e parë dhe kusht i panegociueshëm pёr tё ardhmen rikthimi i sistemit mazhoritar!

Ata qё vetdeklarohen politikё e re, nё mos pёr ideal apo pёr qytetarin, t’a bёjnё kёtё gjё pёr vetveten se vetёm duke futur argumentin e mazhoritarit nё debat, vetёm kёshtu do tё mund tё bien realisht nё sy tek qytetari pёr t’u besuar (nuk i ndruhen votës e nuk synojnë privilegje alla listash), votuar e ardhur njё ditё nё pushtet. Ndryshe, qorri nuk dashka sy!

DITA

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shën Votuesi!
  • Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten
  • “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision
  • Kombëtarja shqiptare, Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League
  • Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali

Komentet e Fundit

  1. Arbeni on BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  2. Ganua on Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate
  3. Kreshnik Martini on Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950
  4. Saliu. on “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision
  5. Ethem Lalaj on “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?