Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHËNIM: Dashuri e vjetër e spiunazhit rus për Shqipërinë? Incidenti i Gramshit dhe një pjesë nga libri “Rusët po vijnë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > SHËNIM: Dashuri e vjetër e spiunazhit rus për Shqipërinë? Incidenti i Gramshit dhe një pjesë nga libri “Rusët po vijnë”
KomunitetKryesore

SHËNIM: Dashuri e vjetër e spiunazhit rus për Shqipërinë? Incidenti i Gramshit dhe një pjesë nga libri “Rusët po vijnë”

Published: August 23, 2022
Shpërndaje

 

“….Ka dalë një lidhje direkte e emrit të Shqipërisë me përpjekjen për grusht shteti në Mal të Zi. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se institucionet e specializuara ruse dhe serbe, që kanë organizuar operacionin e grushtit të shtetit në Mal të Zi, kanë përfshirë në hartat e tyre operative edhe emrin dhe territorin e Shqipërisë.

Prokurori i Malit të Zi, Milivoje Katniç, deklaroi në datën 21 tetor 2016 se një nga grupet kriminale, që do të merrte pjesë në grushtin e shtetit, kishte planifikuar të hynte në Mal të Zi nga territori i Shqipërisë.

- Publicitet -

Profesori i njohur amerikan i çështjeve ballkanike, Daniel Server, shkruante në 27 tetor 2016 se një pikë hyrje e njërit nga grupet kriminale, që do të merrte pjesë në grushtin e shtetit në Mal të Zi, do të ishte kufiri me Shqipërinë.

Pyetja më e thjeshtë, që mund të bëjë lexuesi i zakonshëm, është se përse institucionet e specializuara ruse dhe serbe kishin planifikuar  futje nga territori i Shqipërisë, kur atyre do t’u duhej ta kalonin dy herë kufirin shqiptar, edhe kur të hynin në Shqipëri, edhe kur të dilnin për në Mal të Zi?

Përse duhet t’i dilnin nga Shqipëria forcat diversioniste, që niseshin nga Serbia, kur për ta kufiri malazez është më miqësor se kufiri shqiptar? Çfarë sigurie kishin ata në territorin shqiptar, që e quanin më të përshtatshme Shqipërinë, se sa hyrjen nga Serbia dhe nga Kroacia?

A duhet të përjashtohen supozimet se në mesin e këtyre grupeve kriminale dhe paraushtarake me preferenca të habitshme për kufirin shqiptar, mund të kishte edhe shtetas të Shqipërisë dhe të Kosovës, si forca mercenare të paguara nga Rusia dhe Serbia?

Është e kuptueshme se pyetjet, që duhet t’i bëjnë vetes me këtë rast zyrat shtetërore dhe organet e specializuara shqiptare, duhet të jenë më të thella dhe më zhbiruese.

Heshtja, që u mbajt në Shqipëri për ngjarjet në shtetin fqinj të Malit të Zi dhe për grushtin e dështuar të shtetit atje, vjen era sponsorizim. Implikimi i konfirmuar i shtetasve serbë dhe rusë e dëshmon grushtin e shtetit si operacion i përbashkët ruso-serb, gjë që të bën mendosh më gjerësisht për implikimet dhe pasojat, që mund të ketë strategjia ruse e ndryshimit të regjimeve në Ballkan për të arritur ndryshimin dhe devijimin e politikave atlantike dhe properëndimore

Shqipëria nuk është jashtë kësaj strategjie dhe as është e imunizuar. Nuk e theksova rastësisht më sipër se heshtja, që u mbajt dhe po mbahet për zhvillimet negative rreth Malit të Zi, është e sponsorizuar nga shtetet antiatlantike, që kërkojnë trazira dhe tensione në Ballkan, dhe në radhë të parë nga Rusia.

Faktorët prorusë në Shqipëri, në politikë, në media, në shoqatat joqeveritare fitimprurëse, në qarqet akademike dhe fetare, shënojnë një fuqizim të pazakontë në dy vitet e fundit. Ka një strategji të qartë ruse për krijimin e një klime filoruse në opinionin publik shqiptar nëpërmjet glorifikimit të përditshëm të forcës ushtarake dhe të lavdisë ruse dhe të presidentit rus…”

31.10.2016 / Shaban Murati, “Rusët po vijnë”, 2022, fq.122

 

 

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protesta e studentëve, Ministria e Shëndetësisë për të plagosurit: 6 persona vijojnë të marrin trajtim te Trauma
  • PS i vendos ultimatum opozitës për reformën zgjedhore, ekspertët kërkojnë konsensus
  • Protesta 8-orëshe para Ministrisë së Arsimit, 16 persona të arrestuar nga Policia
  • Rama anulon mbledhjen e grupit të PS që do mbahej sot
  • Parashikimi i horoskopit 14 Tetor 2026, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Ytt patronazhist muti on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  2. Mut ti, mut kush te ka bere on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  3. K R on VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  4. Skypion on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. Poshte patronazhistet si anonymous on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?