Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një studim që tregon se në krye ngjiten llomotitësit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Një studim që tregon se në krye ngjiten llomotitësit
AnalizaKomunitetKryesore

Një studim që tregon se në krye ngjiten llomotitësit

Published: October 16, 2022
Shpërndaje

 

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

- Publicitet -

“Babble hypothesis”, që mund të përkthehet në shqip si “hipoteza e llomotitjes” bazohet në përfundimet e një studimi interesant dhe relativisht të ri, mbi kriteret përcaktuese të krijimit të liderit.

Sipas studimit, saktësia e gjetjeve të të cilit ka filluar të pranohet gjerësisht, lideri i një grupi nuk përcaktohet as nga inteligjenca, as nga përvoja, as edhe nga ndonjë veçori tjetër shtesë që mund ta bënte më të përshtashëm për këtë rol. Lider i grupit bëhet ose zgjidhet “fjalamani” më i zellshëm, pavarësisht nëse ato që thotë kanë ndonjë vlerë ose jo. Pra, kush flet dhe, kështu evidentohet, fiton.

Duke treguar mënyrën më të volitshme për të ngjitur shkallët e pushtetit, studimi, jo drejtpërdrejt, hedh dritë edhe mbi shfaqjet fjalëshumë të liderve politikë, sidomos të “llomotitsëve të klasit” që kemi ne.

-1-

I rreshkur për t u rikthyer në pushtet, ish-kryeministri Berisha orvatet pa pushim të bindë se udhëheqja e tij potenciale do jetë fort ndryshe nga ajo që shqiptarët mbajnë mend në sa herë ai ka qenë vetë pushtetmbajtësi. Që të mos dyshojmë se e ka seriozisht dhe se frerët e Partisë Demokratike, me hir a me pahir, i mban ai në dorë, z.Berisha po e implementon hipotezën në fjalë me mjaft rigorozitet.

Ai po tenton që të jetë kudo dhe në çdo mënyrë që të komunikojë e të evidentohet. Përtej hapjes së një llogarie në një tjetër rrjet social (TikTok) jo fiks për moshën e tij, çfarë mund të lexohet edhe si mohim i peshës së dekadave mbi supe, z. Berisha ka kohë që ka shtuar edhe dozën e shfaqjes së tij në mediat tradicionale.

Por ndonëse flet shumë, fatkeqësisht, pak thotë. Për shembull, në një program të javës së shkuar, mbajti për të paktën dy orë me muhabet gazetarë e shikues. Por nuk tha asgjë konkrete, fjala bie, për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, kaq të rëndësishme për të e forcën politike që drejton. Asgjë e qartë për protestat masive, që do ndryshokan rrjedhën e gjërave, por u harrua të organizoheshin muajsh të shkuar. As përse prurjet kinse të reja në parti sikur po i devijojnë linjës së tij. As nuk u përgjigj se pse e kanë inat atë dhe vetëm atë ambasadorët e ShBA dhe MB në Shqipëri. Asgjë, thjesht foli gjatë, shumë gjatë.

-2-

Dëshira, ndoshta disi utopike, e kryeministrit Rama për t’u bërë lider i kalibrit ndërkombëtar ishte e qartë edhe në fjalimin e tij në Asamblenë e Këshillit Europian. Fjalimi ishte, padyshim, mbresëlënës dhe i nevojshëm. Historik për të vërtetat që thonte, po të mos kishte ngelur disa vjet vonë.

Por, mbi të gjitha, fjalimi ishte tejet i gjatë. E ndonëse të vërtetat që ai dëshmoi mund të thuheshin po aq shkoqur e po aq fuqishëm brenda limiteve kohore, fakti që z. Rama kishte nevojë të thoshte aq shumë mund të shpjegohet me hipotezën në fjalë.

Prandaj, nëse fjalimi pasionant nuk vlen për tjetër gjë, të paktën asambleja e KiE do e mbajë mend gjatë burrin 2 metrosh si liderin e vendit të vogël me halle shumë dhe kjo do i shërbejë aspiratave ndërkombëtare të z.Rama.
Në po këtë kontekst, mund të shpjegohen edhe çapkënlliqet e tij në ditët në vijim, me lojra me mbyllje sysh me kryeministrine Kosovës apo kritikat që përsëriti në Berlin për bashkëpunim e suport të munguar në mesin e së majtëve europianë.

Se çfarë mund të ndryshojë për ne gjithë kjo përpjekje, që lë në hije edhe ngjyrat e kollares së tij, diskutohet. Por një gjë është e sigurt, kryeministri Rama fjalët e veta i tha, vëmendjen e europianëve e tërhoqi.
Kështu edhe ndonëse këtë dimër, që pritet të jetë i egër, do detyrohemi të kënaqemi me kotheret dhe mbrojtjen e Turqisë, të ofruara kushedi me çfarë cmimi, të paktën në sytë e botës, Ramën parimor e kemi të konfirmuar si lideri i shqiptarëve.

Në fund të fundit, studime të reja, një ditë, mund edhe ta hedhin poshtë “babble hypothesis”, por që politikanët tanë janë aty ku janë veç prej llomotitjes efektive, çfarë as nuk prodhon strategji as nuk ka të bëjë me udhëheqjen e mirë, s’ka dyshim.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • Paku says:
    October 16, 2022 at 1:46 pm

    Sh e vërtetë.
    Nuk gjen më burra shteti, këta të sotmit janë filologë kokbosh, drejtues rrjetesh sociale, snoba dhe gomerë

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    October 16, 2022 at 1:53 pm

    Po lekun e di ti Edona kush e komandon?

    Reply
  • Ethem Lalaj(MallaKASTËR) says:
    October 16, 2022 at 2:46 pm

    Po si nuk shkrove për LijeFloririn moj EDONA.!? Apo duke qimtuar gabimet e E.Ramës i bën qejfin LikeSpiunit 100 % që nga bankat e shkollës.
    -Jue keni mendimin tuaja-Ne tonat:
    1.E.Rama mbrojti Kosovën,UÇK,KOMBIN.. që Europa historikisht është rrekur me Shqipëtarët..!
    2.E.Rama ua plasi “bombën” në prehër Atyre që nuk e njohin Kosovën si Shtet- Rumanisë,Greqisë,Spanjës,etj të cilëve dhimbja e madhe i detyroi të bojkotojnë darkën..
    3.Rama u tregoi KIE se i kan rënë në gjunjë RUSISË me varri ekonomike prej saj.Po kështu,Europi po e lë të shkatërrohet si Shtet-Ukrainën..
    4.KukaFshehti me Albin Kurtin ishte “thelë” mbi bisht,pasi A.K ju fsheh nga fajet e rënda ndaj Ramës..Pasi krijoi L/VV në Tiranë për të rrëzuar ER me urdhër të SaliaMillosheviçit..
    5.E.Rma duhet të godiste më ashpër Sali Karaxhiçin që me 3 deputetët e tij votoi raportin e Dik Martyt që u bë shkas për arrestimin e krerve të UÇK dhe për pasoi injorimin e NATO-s.
    6.E.Rama tregoi se edhe një vënd i vogël si Shqipëria mund të prodhoi një lider të madh..!
    7.Nuk është rastësi E. Rama drejtoi për të parën herë në histori-OSBE dhe është i dyti në botë në KS OKB.
    8.Këto e shumë të tjera..E.Rama meriton mandatin e 4,5..me një opozitë të bër copash nga non grata dhe LikeVilëshumti i pa ngopur me pushtet..për turpin e tij.
    -Kaq për sot nga penëshumi komentues i DITËS.FLM.

    Reply
  • . says:
    October 16, 2022 at 4:00 pm

    Kshl si kaluat publikoje pak te lutem cfare po ndodhe ne atdhe po shkatrohet gjithcka.
    Cfare po ndodhe ne 🇦🇱 o Kryeminister Edi Rama? Mendjen e ke te EU por ne Shqiperi po vriten me shume njerez se lufta ne 🇺🇦 Ukraine.
    2 vrasje te tjera sot. Ku eshte Policia? Degjojme kane vajtur vrasjet nga 200 mije euro, dhe disa te tjetra nga 150 mije euro sikur eshte ankand me vra njerez. Ne ameriken latine te heqin qafe me 500 dolare kurse ne Albania 200 mije euro. Ku i gjejne leket shqipet?!

    Reply
  • Ujku qmen e nderron por zakonin nuk e harron. says:
    October 16, 2022 at 4:02 pm

    Kapja ne menyre te deklaruar e PD per nje muaj, vjet nga Berisha, vertetoi ate qe ne e mendonim, se Berisha ne te vertete KURRE nuk i kishte leshuar freret e drejtimit te PD-se.

    Reply
  • Buda says:
    October 16, 2022 at 4:38 pm

    “Babble hypothesis”, që mund të përkthehet në shqip si “hipoteza e llomotitjes” ka lindur qysh me mbledhjet demokratike te Greqise se Lashte dhe llafolloget, si demokrate dhe diktatore, e kane sunduar dhe do ta sundojne shoqerine mendjelehte njerezore.

    Reply
  • intelektuali says:
    October 16, 2022 at 4:43 pm

    Une per vete do te thoja se Edona nga Dodona ka publikuar nje:

    DACIBAO FILLOZOFIKO-PATRIOTIKE LLAFOQYLI TIPIKE PREJ SHQYPNIE

    qe:

    Bota e Civilizuar i cileson si:

    LLAFE SHUME PER TE MOS THENE KURGJE

    Reply
  • Jimi says:
    October 16, 2022 at 7:38 pm

    Qe nga lashtesia dhe ne gjithe boten, perandoret, prijesit ushtarak, udheheqes popujsh, turmash, me nje fjale te gjithe ata qe me termin e sotem quhen “Lider” edhe pse kane lene gjurme te thella ne zhvillimet historike, shoqerore ne bote, asnjeri prej tyre nuk ka qene figure e perkryer. madje shum prej tyre kane qene plote dritehije ! Per ke te flasesh, per Xhingis Khanin, per Aleksandrin e madh, per Cezarin, Ciceronin, Napoleonin, Zhan d’Arken Robespierin, apo Hitlerin ? Tani ne kohet moderne dhe per nje vend te vogel, ne nje cep te botes, pse ky “Lider” u dashka me patjeter qe te jete nje figure e perkryer? E rendesishme eshte, qe ky “Lider” i ketij vendi te vogel, me gjithe mangesite, e rendesishme eshte qe te kontriboje ne menyre pozitive ne zhvillimet shoqerore te ketij vendi. Dhe duket se ky po mundohet ta kryej kete mision. Per momentin ky Lider nuk ka konkurent. Shpresojme qe kjo shoqeri te nxjerri nga gjiri i saj lider qe jo vetem te konkurojne me kete egzistusin, por te jene ashtu sic edhe ne i deshirojme.

    Reply
  • Lasgushi says:
    October 17, 2022 at 5:18 am

    Edona!
    Je e sakte.Por mundet me shkurt.
    Kryeministri i qeverise shqiptare nga 90 e ketej,eshte shprehja e koncentruar e drejtimit te vendit.
    NANO,MEKSI,MAJKO,META.DHE BERISHA jo vetem nuk kane drejtuar per mire,por përkundrazi.Ata me ligësinë,paaftesine,hajdutllekun dhe spiunllekun (sherbimin ndaj te huajve),jane munduar dhe e kane shkatërruar Shqiperine,duke vene edhe pasuri
    marramendëse. Pjesa me e madhe e tyre meritojne burg,aktualisht.
    Ne krahasim me tablonë e zeze te tyre,Edi Rama ka katranosur dicka me mire.
    Po te nisesh vetem nga fjalët dhe llapa,Ai e meriton postin e KM. tek ne.
    Shqiperia asnjëherë ne histori nuk ka patur drejtues qe te fliste kaq shume,ne krahasim me punën.
    Por,Ai te mos harroje.Qe produkti i punës se ti dhe atyre qe e rethojne( disa hajdute,disa budallenj e budallacka ) eshte aq minimal,ne krahasim me ato qe shpenzon populli,per mbajtjen e tyre,jane mikroskopike.Sidomos ai i votuesit te majte.
    Aq sa,nje dite mundet ta cojne para gjykatës qofte dhe shpërdorim,apo moskryerje detyre,qe nga Kryeministri e deri tek drejtori i ujësjellësit apo OSE ne nje qytet te kategorise se trete.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    October 17, 2022 at 7:56 am

    Edhe nje fjale tjeter shume e njohur latine qe shpjegohet me gjuhen shqipe shume sakte:

    seria – së ri – së rish – nje gje e bere prap ose e perseritur – seria, gjuha shqipe e ka fjalen “ri” edhe fjalen “së” kurse latinishtja nuk i ka keto fjale edhe prandaj nuk mundet dot latinishtja qe ta shpjegoje fjalen e vet seria, por shqipja i ka te dyja keto fjale edhe e shpjegon shume sakte kuptimin e fjales seria

    Reply
  • Ilirjan says:
    October 17, 2022 at 5:18 pm

    Znj. Edona ,
    Keni harruar Kampionin : “The best of Llomotites”, Erionin e kryebashkise-kompjuterin mbi te gjithe kompjuterat e Shqiperise.
    Llomototitesit e duan nje mesim te “mire”, dhe kete mesim duhet ta marrin sa me shpejt nga shumica e qytetareve te Shqiperise.

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    October 17, 2022 at 8:08 pm

    Pirdh moj Edona, pirdh!

    Reply
  • Moisi K@ri says:
    October 17, 2022 at 8:17 pm

    Pirdh moj Eona , pirdh se u kenaqem me ere te mire.

    Reply
  • Kunder llomotitjeve gazetareske... says:
    October 17, 2022 at 9:07 pm

    Edhe kur ligjeron kryeministri i Shqiperise per poshtersite, qe na ka bere Evropi me pa te drejte permes Dick Marty-t, per qymyrin dhe balten mbi fytyren e çdo shqiptari, na qenka llomotitje?! I ke trute ne vend, apo te kane shkare, E dona, i dona, s’e dona? Kjo, qe i servir publikut ti eshte llomotitje, me te cilen na mbushe ”mendjen”! Broçkullat e tua filo-xof-ike tregojne se je gazetare llomotitese.

    Reply
  • ramazani says:
    October 20, 2022 at 12:18 pm

    SHIKONI ambasadorin OKB dhe e kuptoni

    Reply
  • PRoShi says:
    October 21, 2022 at 7:33 pm

    Të vjen keq kur sheh që i miri, i ligu dhe i shëmtuari ju vihet një barazim , a thua se kështu gazetari mban asnjanësinë.
    Kjo quhet patologjia e medias vizive, të shkruar dhe asaj onlin.

    Reply
  • Andis says:
    October 26, 2022 at 3:13 am

    Ne kohet e sotme ku dituria ja ka lene vendin pertacise dhe thashethemeve eshte me te vertete per te ardhur keq.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?