Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHËNIM: Korrupsioni, pranga dhe shpresë! Kur ka vullnet dhe ndershmëri, “bëhet SPAK” i gjithë sistemi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > SHËNIM: Korrupsioni, pranga dhe shpresë! Kur ka vullnet dhe ndershmëri, “bëhet SPAK” i gjithë sistemi
AnalizaKryesore

SHËNIM: Korrupsioni, pranga dhe shpresë! Kur ka vullnet dhe ndershmëri, “bëhet SPAK” i gjithë sistemi

Published: January 11, 2023
Shpërndaje

 

Hetimet dhe arrestimet për korrupsion kanë një rritje të dukshme kohët e fundit. Për disa kjo tregon nivelin e lartë të korrupsionit, por ky nuk është lajm i ri në Shqipëri. Korrupsioni në administratë nuk lindi sot; ata që ulërijnë sot kundër tij, janë të korruptuarit e djeshëm. Dhe çfarë korrupsioni! Nga ai që hidhte në erë fshatra të tërë me gra e fëmijë.

Pra, njëri problem i madh i trajtimit të fenomenit sot është mungesa e plotë e moralit tek ata që kanë politikisht flamurin e antikorrupsionit. Morali nuk është freskore që mund ta hapësh apo mbyllësh sipas diellit politik. Për disa mund të jetë, por për shumicën, veprat e hajdutërisë janë aty, hajdutët e djeshëm dihen, me emër e me prova.

- Publicitet -

Atëherë, çfarë ka ndryshuar sot?

Korrupsioni ka vijuar, por ajo që opinioni publik duhet ta veçojë me shpresë dhe ta gjykojë me durim dhe maturi është forcimi i institucioneve të Drejtësisë. Kjo e fundit, pavarësisht se nuk ka arritur ende tek pritshmëritë e Reformës, ka shenja të qarta të ndryshimit.

Dihet botërisht se krahas Gjykatave një nga institucionet më të rrënuara profesionalisht, ka qenë Prokuroria. Veçanërisht vitet e fundit kur u drejtua nga A.Llalla, ky institucion shënoi një nga pikat më kritike të rënies në tre dekadat e fundit.

Në të gjithë vitet e ushtrimit të detyrës së tij ish-kryeprokurori, më tepër si njeriu i ligjit, u njoh si tabori rezervë i politikës, mbështetësi i verbër i betejave të humbura, deri sa kaloi në grotesk, duke hapur luftë në fund edhe me Departamentin e Shtetit.

Asnjë drejtues prokurorie nuk ka qenë kaq i lidhur me shefat e tij politikë, dhe asnjë kaq verbërisht nuk i ka mbështetur ato në një luftë të pafund politike, duke përdorur të gjithë mekanizmat e sistemit të drejtësisë për të ruajtur të paprekur një kupolë mafioze në kreun e shtetit dhe të qeverisë.

Reforma solli SPAK-un dhe gjithë prozhektorët u drejtuan aty. Por disa arrestime të kohëve të fundit dëshmojnë se Prokuroria e Përgjithshme dhe ajo e Tiranës, kanë rigjetur shinat e seriozitetit profesional, nga të cilat kishin dalë rrëmujshëm gjatë katrahurës së llallizmit.

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela dhe ai i Prokurorisë së Tiranës, Arens Çela

Veçanërisht hetimi i fundit dhe arrestimi i djeshëm në kupolën e financave (lexo KËTU) dëshmojnë se kur ka vullnet dhe ndershmeri, bëhet “SPAK” i gjithë sistemi.

Ky është një lajm i mirë dhe i mezipritur.

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela dhe ai i Prokurorisë së Tiranës, Arenc Çela meritojnë mbështetjen e plotë të publikut në këtë përpjekje për ta rikthyer te interesat e qytetarit këtë institucion kyç të drejtësisë së re.

Vonesa? Më mirë vonesa sot dhe institucione të forta nesër, se drejtësi e shitur, si dje.

Dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Është zbuluar vilë tjetër në Sardenja dhe 15 apartamente e lokale në Tiranë?! Ish-zyrtari i Policisë, detaje të reja nga hetimi për Ballukun
  • 02 tetor 2026
  • Mburojë e re për zyrtarët e lartë
  • Rishikimi që prek 106 nenet, cilat janë ndërhyrjet kyçe që vështirësojnë hetimet kundër korrupsionit
  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Si gënjeu kompozitori mikun e tij të zhveshur që vuri re kamerën e fshehur
  2. 1thundrak on “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Si gënjeu kompozitori mikun e tij të zhveshur që vuri re kamerën e fshehur
  3. Aldrin on “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Si gënjeu kompozitori mikun e tij të zhveshur që vuri re kamerën e fshehur
  4. Aldrin on “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Si gënjeu kompozitori mikun e tij të zhveshur që vuri re kamerën e fshehur
  5. abdiaga on “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Si gënjeu kompozitori mikun e tij të zhveshur që vuri re kamerën e fshehur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?