Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokuta, drejtori i shërbimeve mbështetëse në këtë institucion, Fatmir Hoxha dhe përmbaruesi gjyqësor privat, Alban Ruli u arrestuan me urdhër të gjykatës të mërkurën, nën akuzën e krijimit të një skeme për të vjedhur nga buxheti i shtetit një vlerë prej 145.8 milionë lekësh, që deri tani ka sjellë një dëm real në masën e 48 milionë lekëve.
Sipas njoftimit të prokurorisë, me kërkesë të prokurorit Ndini Tavani u caktua masa e sigurimit “arrest në burg” për Gjokutën, Hoxhën dhe Rulin, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Sipas prokurorisë, dy zyrtarët e Ministrisë së Financave dhe përmbaruesi privat kanë pranuar të dëmshpërblejnë shtetasin Ilir Thana në vlerën e 145.8 milionë lekëve, duke e trajtuar si pronar të një objekti pa e pasur këtë status.
Thana dëmshpërblehej kësisoj për herë të dytë për një vendim gjyqësor të ekzekutuar nga Ministria e Financave edhe në vitin 2015. Nga shuma totale prej 145.8 milionë lekësh, 48 milionë lekë kanë kaluar në llogarinë e tij.
Nga hetimi ka rezultuar se Thana ka blerë në vitin 1992 për 103 mijë lekë një objekt + truall nga Drejtoria e Shërbimit Qeveritar dhe A.K e Privatizimit, por në vijim pas një procesi gjyqësor civil, Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme. Gjykata ka vendosur që Thanës t’i kthehet pagesa e kryer, e konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve në kohën e ekzekutimit të vendimit.
Nga burime të akuzës mësohet se e gjithë skema e mashtrimit është zbuluar pas verifikimit të kallëzimit të kryer nga një bankë e nivelit të dytë ndaj Thanës, i cili ishte kreditor dhe nuk shlyente detyrimin. Nga hetimet ka rezultuar se Thana e ka shitur objektin në fjalë në vitin 2005 tek një shtetas tjetër, kur me vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë të vitit 2000 ishte zhveshur nga pronësia.
Në shkurt të vitit 2015, Ministria e Financave dhe e Ekonomisë, ka ekzekutuar vendimin e formës së prerë për shpërblimin e Thanës, duke i paguar atij vlerën 284 mijë lekë, sipas indeksit të rritjes së çmimit.
Megjithatë, ai nuk është mjaftuar me kaq, por ka kërkuar të shpërblehet në cilësinë e ish-pronarit të magazinës dhe truallit, megjithëse nuk e ka pasur asnjëherë këtë status. Ai i është drejtuar në vijim një zyre përmbarimore, e cila e ka vlerësuar magazinën në vlerën rreth 70 milionë lekë, por pa arritur ta realizojë ekzekutimin. Edhe një tjetër përmbarues gjyqësor që ka kryer vlerësimin e objektit në masën 82 milionë lekë nuk ka mundur ta ekzekutojë, ndërsa përmbaruesi i tretë e ka vlerësuar atë 145.8 milionë lekë dhe ka filluar ekzekutimin e kësaj vlere në favor të Thanës, në cilësinë e ish-pronarit të pasurive.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokuta ka mbajtur më parë funksione të larta në administratën shtetërore, si drejtor i Doganave apo i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Gjokuta akuzohet se ka nënshkruar urdhrin e xhirimit të vlerës së kërkuar nga përmbaruesi i tretë, ndonëse një zyrtare e ministrisë e kishte informuar përmes një memoje se vendimi i Apelit në favor të Thanës ishte ekzekutuar në vitin 2015 dhe se ai nuk mund të paguhej me 145.8 milionë lekë të tjera.
Pak ditë më vonë, kjo nëpunëse mësohet se është dorëhequr nga detyra, ndërkohë që në tavolinën e Gjokutës ka mbërritur një memo e dytë, e nënshkruar nga drejtori i shërbimeve, Fatmir Hoxha, i cili ndryshe nga kolegia, kërkonte pagesën e vlerës 145.8 milionë lekë në favor të Thanës. Kanë qenë këto memo provat që kanë vënë nën akuzë Gjokutën dhe Hoxhën.
Në njoftimin e prokurorisë evidentohet se vlera e përcaktuar për t’iu dhënë Thanës në vitin 2022 si shpërblim për magazinën dhe truallin, duke e trajtuar atë si ish pronar ndërkohë që nuk e ka pasur asnjëherë një status të tillë, cenon buxhetin e shtetit në rreth 1.2 milionë euro.
Nga verifikimet e kryera nga organi i akuzës, ka rezultuar se Ministria e Financave ka kaluar në favor të Ilir Thanës vlerën 48 milionë lekë. Nga kjo vlerë, 25 milionë lekë janë kaluar në favor të shtetases Sh.P., që sipas burimeve të prokurorisë është familjare e Thanës.
“Organi procedues konstaton dhe çmon se ka dyshime se veprimet e përmbaruesit, të Ministrisë së Financave dhe persona të tjerë, kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga Buxheti i Shtetit deri në këtë fazë shumën 48.118.366 lekë dhe tentuar për të vjedhur pjesën e mbetur,” – citohet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.
Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e shumës që i është kaluar Thanës, prej nga është arritur të gjenden dhe sekuestrohen 22 milionë lekë.
Ilir Thana u arrestua në dhjetor të vitit të shkuar, i akuzuar për veprën penale të përvetësimit të pasurisë publike nëpërmjet paraqitjes së fakteve të rreme dhe pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës.

Ky ka qene drejtori i antikorrupsionit te Kryeministrit
Rilindasit ekonomistet e ndershem i pushuan masivisht nga puna .Per te mos u dhene parate “reforman” gjykatat e apelit.Parate ne dysheqe i vjedhin pastruset !?.Mjere ky vend se kush e drejton!?
jANE PERFITUES HYBRIDE 2-3 PARTIAKE.jANE LOJTARE,,cdo hajdut qe vjen ne pushtet,keta i blen.
dardha nen dardhe bie, i ati super hajdut, i biri krye hajdut. Edhe te doganat per vjedhje dhe shkelje te ligjit e hoqen pas 6 muajsh, i dhane shanc te dyte, sek. te pergjithshem ne MF, alament vendi ske ca thu. Ta bej kete na nje rob i thjeshte ja marin frymen, por keta i lene. Ja pra kjo eshte rilindja, dopio dhe tripel standard. (Per te atin interesohuni ne KQZ, vazhdon te rruj akoma edhe pse ka dal ne pension, keshilltar personal i Celibashit qe e shaktarun ate institucion) Normal, Celibashi kunati Mediut, etj, etj,etj. Vidh, mashtro, shantazho ka qene dhe eshte moto e grupit “tarafi”. Gjith te mirat
Ky ka qene drejtori i Njesise Speciale Antikorrupsion dhe antievazion i Kryeministrise 🤣🤣🤣🤣
Nese shteti shqiptar e ka seriozisht luften kunder korrupsionit, duhet te ngreje nje Prokurori te Posacme ne dikasterin e Kontrollit te Larte te Shtetit
Pse i ngateroni socialiste me hajdutet dhe kurvat që mban prane Edi Rama.
Po të ishte minister Shkelqim Cani shumica e ketyre skandaleve do ishin parandaluar.Mbase edhe ai I incenereratoreve.Le tu pije lengun Edi dhe tu ruaje mjekren dhe….ketyre hajduteve dhe baxhellave.
Mos na merzise duke u hequr di Dgzboru.
ESHTE PER TE VENE DUART NE KOKE
VENDIN E KA MBULU .MUTI
QEVERI TE LUMTE SUMA
NE FRON HORRI E HAJDUTI
Lasgush, Edvini s’ka perse t’ju pije lengun, ate leng te tharet e pi vetem populli DELE. Edvini, thith euro e dollare sic beri edhe paraardhesi i tij Saliu, s’ka pasur kurre as PD e as PS, por dy ndyresira qe ndane pushtetet ne vitet 90-te per t’i bere gjemen atij vendi!
Kr.. i Shqiperise nuk e ka idene e kontrollit dhe besueshmerise se administrates se tij qe eshte institucioni me i rendesishem i shtetit qe ka ne dore miliona miliona miliona dollare euro lek ect!
Shqiperia eshte vendi i pare mes Ballkanit qe ka ministra zv ministra me shume te korruptuar(HAJDUTE) dhe …administratore te shteti qe vjedhin para publike mashtrues ect! Skane turp! kjo dhe administra e Berishes dhe e te gjithe kryeministrave te pas 90 tes kane lene njolla te zeza ne sitorine post komuniste! Ky ministri i financave nuk eshte asi i pari as i vetmi nje ushtri e madhe si qendron prapa tij ndoshta nje dite do tu vije radhja ose jo! Nuk ka rendesi po besueshmeria e Shtetit tek qytetaret eshte zere!
Ne zyrat e shtetit duhet urgjent te hiqet foto e themeluesit te Shtetit Shqiptar, Ismail Bej Vlora ku ne “prezence” te tij behen mega vjedhje.
Te bekofte Perendia Edi Rama! Arlind Sumcja, nje cope horri, injorant, halabak, delirant e mashtrus. Perfundoi fix aty ku meriton. Te shtroj sumen, bej gati vazelinen te ferkoj shpirtin dhe mprehi shpejt dhembet te kapi si zagar sapunin duru ne burgjet e sigurise se larte. Fort aty Arlind shtrengo sumatricen. Pertej humorit, bravo Edi Rama! Rob Zoti qe i ka lene drejtesis doren e lire te prangos cili do qe fut duart tek xhepat e buxhetit. Ne kohen e Salih bin ladenit keta ishin te paprekshem. Sot kemi politike me duar te pastra dhe reformen me te sukseshme ne drejtesi. Te bekofte Perendia Edi Rama! Vetem ti bere drejtesi me keta halabak. Ti i vjen hakut kujtdo, te lumte.
O endri
Je nje koqe gomari, meqe i ati punon tek kqz- eshte hajdut, ik pi ilacet se nuk te fuksionon truri. Lere prokurorine te flasi.
Te “shenimi”……….Nuk kane lene hapesire
per komente dhe behet jo paqellim : gazeta
e nderuar “DITA” kerkon te evitoje komentet
e hidhura te disa komentuesve qe s’jane dakort me te tille artikullshkrues oportu-
niste dhe te nje anshem……!
KY zoteria “shenim”…….! Merr si shembull te
fundit “Drejtorin e Pergjithshem…! Po ashtu
i referohet edhe Llalles, ish- Prokuror i Per-
gjitheshem qe ka kohe qe ka “vdekur” por
nuk permend ate qe deri dje drejtoi SPAK-un
duke mbrojtur nen rrogoz (underground) bino-
min e urrejtur mbarepopullor shqiptar A.KRAJEN
qe edhe sot vazhdon te zere kolltukun e SPAKU-ut
qe endrra e tij kimerike eshte qe neser te ulet per-
seri ne po ate kolltuk qe kishte, por te rinovuar me
cohe te re ! Ky do te ishte gabim fatal per Drejtesine !
Ne vend qe ky Kraja-ni te shkonte drejtpersedrejti
pa humbur para Drejtesise qe e sabotoi me dy duart
shkon e ulet ne kolltukun bosh te A-SPAK-Ut ! Mjere
Shqiperia …..!
Per cdo shqiptar te zakonshem sikur SPAK-ASPAK-u
t’i rrase brenda te gjithe qeveritaret duke perjashtuar
4-5 Peshkaqenet e Medhenj :Si fillim dyshjen Berisha-
Meta, te tjeret si Rama- Basha, SPAK (ASPAK-u) nuk
ka bere asgje vecse nje vrime ne uje ! Zoterinj te SPAK-ut
Mjaft e mashtruat me dredhite tuaja te felliqur, aspak ne
traditat,zakonet e doket shqiptare, zonjen e nderuar J.KIM,
ambasadoren e mikut tone te pazevendesueshem, SHBA !
Ne fund edhe nje propozim qe bejne shqiotaret e zakonshem:
SPAK-u le te riformohet perseri permes nje vetingu riguroz ku
te jete I pranishem ne te gjitha seancat e vettingut Zoti JOBSON
gijotinisti I dallaverexhinjeve te ia hodhen ketij vetingu me marifete !
Se dyti: Qe vertete te trunfoje Drejtesia mbi AntiDrejretesine, morali
mbi antimoralin, shtetin mbi antishtetin, Krishti mbi antikrishtin, e
mira mbi te keqen, e bukura mbi te shemtuaren, antimafia mbi ma-
fian Berisha-Meta…….duhet per nje kohe relativisht te gjate te kom-
pozohet SPAK-u me fifty-fifty nderkombetare dhe shqiptare ku ne
krye te jete nje JOBSON derisa fryma berishiste e shkatwrrimit dhe
c’kombetarizimit te shqiptareve te vihet ne rrugen e perparimit dhe
te clirimit nga kjo Murtaje e Zeze nuk i ka lene gje pa bere ketij vendi
Kombi ne te gjitha trevat ku jetojne e banojne shqiotaret ne trojet e
tyre denbabaden …..
Me sa duket KY koketuli i dhjamosur qe nese atje nga katuni I tij
shkembor ku ha pula strall do t’a benin “PACE” do hante gjithe
katuni dhe do te telronte ! I perdora gjithe keto epitete se ky
Avokat Muti nuk le studio pa perdhosur, hapur ne mbrojtje te
njeriu tashme te urryer nga mbare dhqiptaret me perjashtim
horrave, krimineleve e huliganeve qe enderrijne nje dite ta sje-
llin ne pushtetQoftelargun dhe Non Graten e Vicidolit me qellim
qe te perseritin nje 97-te te Dyte ! Harrojne keta themelues te
Krimit te Organizuar ne Shqiperi se sot jemi ne vitin 2023 dhe
kohet kane ndryshuar radikalisht drejt progresit dhe jo regresit !
Por horrat e Monstres se Vicidolit duan qe te shndrrohen ne
Donkishote te shek 21 ku “Boten mbrapsht t’a kthejne dhe me
ushte t’a mberthejne” ! Por, “zoterinj” qe ne fakt duhet thene
qe keta horra,halabake, vrases, hajna koha juaj ka vdekur nje
here e pergjithemone dhe SaliSerb Vicidoli nje dite jo te larget
do te perballet me Drejtesine ! A una e tij e shpetimit cdo dite
e me teper po fundoset nga uji dhe mijet si Ju do t’a Lini Saliut
per te shpetuar by… tuaj …..!!
Shenim anona e tij e shpetimit……
Keta nuk i gjen gje jo! Jane te siguruar nga te gjitha anet dhe parate i kane pa fund qe ti ndajne me njeri-tjetrin. Ne rrime dhe thurrim llogje, llogje qe askujt nuk i bejne dem. Fara e keqe duhet shkulur me rrenje, po hajde dhe shkule ne nje vend ku edhe po nuk ishe vete hajdut dhe mashtrues, hajdutet dhe mashtruesit i ke me shumice ne fis, si gjitone apo deri edhe ne familje, te llojit te vogel apo edhe te madh. Kultura e ndershmerise eshte ilaci i vetem i kesaj semundjeje, por ajo nuk eshte tipar i ketij populli dhe nuk ka per te qene kurre. Mbetet per fat te keq vetem diktatura, si ajo qe kishim, qe megjithe te keqijat e pafundme qe kishte, kete fare te keqe e zhdukte me gjithe rrenje.
DPPP eshte drejtoria e mbulimit te pastrimit te parave, ekpserience personale, e thote Moneyval, FATF, Banka Boterore etj etj, DASH, doni me?
https://idmalbania.org/sq/raporte-informuese-mbi-parandalimin-e-pastrimit-te-parave/
1 – nepermjet emerimit te personave me konflikt interesi qe kane sherbyer ne ose per kompanite e medhate oligarkeve.
Kerkoni ne google Elvin Koçi ose Ervis Koçi ose Iris Ago dhe emrat e oligarkete dhe ko kenaqeni.
2 – nepermjet moshetimit ose hetimit selektiv
3 – nepermjet sekretimit abuziv te shkresave per arsye te cenimit te sigurise kombetare, ne shkelje totale te ligjit perkates.
https://idmalbania.org/wp-content/uploads/2021/11/Policy-Brief-Finding-the-Right-Balance-ALB.pdf
Ndryshimi eshtra se dikur vidhej e hajdutit si hynte ferr ne kam . Sot kush vjedh shkon ne burg