Gazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Lajmi i fundit
Alarmi i gjeofizikantëve: Afrika po ndahet në dy kontinente dhe një oqean i ri po lind!
Aktualitet Kuriozitete Lifestyle Soft
Avokati i Bllakos: Akuza për korrupsion nuk ekziston, çështja penale ndaj tij duhet pushuar!
Aktualitet Kronike
Messi feston Botërorin me golin e 800-të personal, Laporta e josh: Derën e Barcelonës e ka të hapur
Aktualitet Sport
Vrasja në Belgjikë/ Kush është spiuni “Fati”, që sipas të penduarit Nuredin Dumani, shiti “Arjanin e vogël” te Çopjat
Aktualitet Kronike
Skema e Sylvinho/ Shqipëria pritet të luajë me tre sulmues kundër Polonisë
Aktualitet Sport
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Jeta në cift
  • Kopertina
  • Arkiva
Duke lexuar: SHËNIM: Kur shqiptari, akademik apo bari qoftë, do të shohë se nuk i nevojiten më, as “miq” dhe as ryshfet…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Jeta në cift
  • Kopertina
  • Arkiva
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > SHËNIM: Kur shqiptari, akademik apo bari qoftë, do të shohë se nuk i nevojiten më, as “miq” dhe as ryshfet…
Kryesoreopinion

SHËNIM: Kur shqiptari, akademik apo bari qoftë, do të shohë se nuk i nevojiten më, as “miq” dhe as ryshfet…

Published 4 Mars, 2023
Shpërndaje
Shpërndaje

 

Nga Viktor Malaj

Botuar në DITA

Nuk do shumë mend për të kuptuar se një nga shkaqet kryesore të shkurajimit dhe pakënaqësive mbarëpopullore ka qenë dhe mbetet niveli mjerisht i ulët profesional dhe, sidomos, moral i drejtësisë në vendin tonë. Ato që kanë ndodhur dhe nuk duhej të ndodhnin tash tridhjetë vjet në Shqipëri janë bërë të mundura, kryesisht, për shkak të aleancës së turpshme dhe kriminale midis politikës dhe drejtësisë.

Në heshtje dhe me veprime të dukshme dhe të nëndukshme, secila palë ka shpërdoruar e vjedhur dhe pastaj i janë gjendur njëra-tjetrës me forma dhe mjete të ndryshme sa herë janë ndodhur në hall dhe kur iu duhej të jepnin llogari.

Kur erdhi puna që mullarët e të keqes mund të merrnin zjarr nga zemërimi popullor dhe t’i digjnin të dy palët njëherësh, edhe me nismën e huaj, u mendua të bëhej Reforma në Drejtësi.

Unë jam nga ata individë që e kam mbështetur dhe e mbështes Reformën, jo pse besoj se do të kemi “drejtësi të kulluar”, që as ka pasur dhe as do të ketë ndokund mbi rruzull, por sepse kam besuar dhe besoj se, sidoqoftë, do të bëhet më mirë se ç’ka qenë.

Përveç disa arritjeve të dukshme formale që nuk mund të mohohen, janë bërë qartësisht të dukshme edhe, të paktën, dy mangësi të kësaj reforme: ngadalësia e papranueshme dhe cilësia e punës në përzgjedhjen dhe klasifikimin e personave që i janë nënshtruar procesit të Vetingut.

Një brez i tërë po kalon nën vuajtjet e padrejtësisë dhe duket se edhe një brez tjetër do të vuaj ngadalësinë dhe cilësinë jo sa duhet të lartë të “drejtësisë së re”.

Vetingu ka larguar nga sistemi gjithfarë banditësh që s’kishin lënë gjë pa bërë, por ka larguar, çuditërisht dhe mendjelehtësisht, edhe pak individë me integritet profesional e moral, duke iu quajtur të rëndësishme mospërputhje apo mosdeklarime pasurishë të papërfillshme.

Me vlerësime të tilla, në Shqipërinë e informalitetit shumëvjeçar, zor se do të lejohej të punonte ndonjë zyrtar i administratës shtetërore, qendrore e vendore, i cilitdo pushtet qoftë. Nga ana tjetër, filtrit të Vetingut ka arritur t’i shpëtojë edhe ndonjë rrufjan i pavlerë i cili ka mundur të fshehë ose justifikojë produktet e sjelljes së tij të paligjshme.

Shqiptari i thjeshtë nuk ka as mundësi dhe as nevojë të bëjë vëzhgime dhe analiza në këtë fushë. Këtij i mjafton realiteti që prek vetë. Kur shqiptari, akademik apo bari qoftë, do të shohë se për të fituar të drejtat e tij nuk i nevojiten as “miq” dhe as ryshfet, kur të shohë se në burg do të përfundojë cilido që ka bërë apo vazhdon të bëjë zullume, atëherë do të bindet se punët kanë marrë drejtimin e duhur, do t’i pakësohet dëshpërimi dhe do t’i shtohet besimi në të ardhmen vetjake, familjare dhe kombëtare.

Një numër pambarimisht i madh prokurorësh e gjyqtarësh kanë qenë, dhe ndonjë është akoma, tregtarë të së drejtës dhe, rrjedhimisht, edhe bashkëpunëtorë të botës së krimit. Ata janë pasuruar, janë larguar nga funksionet zyrtare por as kanë dhënë llogari ligjore për pasuritë e vëna nëpërmjet shpërdorimit të posteve zyrtare dhe as iu është hequr e drejta të shërbejnë në drejtësi në role dytësore si avokatë apo noterë, pra në role ku mund të vazhdojnë të dëmtojnë drejtësinë dhe interesat e qytetarëve.

Dhjetëra prokurorë dhe gjykatës, që nuk arritën të justifikojnë para Vetingut pasuri të mëdha, pse nuk ndiqen penalisht dhe pse nuk dënohen?! Po qindra zyrtarë shtetërorë, të djeshëm dhe të sotëm, që i kanë shkaktuar shtetit dhe popullit qindra milionë euro dëme ekonomike gjatë ushtrimit të detyrës, përse nuk shkojnë në burg?!

Nga Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatohen çdo vit dhjetëra milionë euro dëme financiare, të shkaktuar kryesisht nëpërmjet tenderave dhe konçesioneve të parregullt. Pse nuk ndiqen penalisht dhe pse nuk dënohen autorët e tyre?!

Mosdënimi i autorëve të 21 janarit, vjedhjeve, shpërdorimeve dhe krimeve të djeshme dhe të sotme,  shkakton çudi, pakënaqësi dhe mosbesim.

Në Shqipëri, fatkeqësisht, janë kryer dhe vazhdojnë të kryhen aq shumë krime sa nuk do të mjaftonin edhe pesë herë më shumë burgje për fajtorët. Pir e quajtura “drejtësi e re” duhet ta provojë dhe dëshmojë veten. Prova janë ndjekja e shpejtë, cilësore dhe pa kompromis ndaj cilitdo, por në radhë të parë ndaj atyre që kanë qenë apo janë në krye të pushteteve, sepse rrezikshmëria e tyre shoqërore është më e lartë.

Në të kundërt do të na duhet të besojmë se po ndryshojmë formën, por jo përmbajtjen. Nuk ia vlen kaq shumë kohë, mundime dhe burime financiare për të ndryshuar vetëm formën. Le të shpresojmë se nuk do të presim gjatë për të parë në “ekranin shoqëror” ndryshimin e thellë të përmbajtjes!

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

thano 4 Mars, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook TwitterEmail Printo
17 Komente
  • no censure o te bekuar thotë:
    5 Mars, 2023 te 12:12 am

    I Nderuar artikullshkrues.
    .
    Cmoj sinqeritetin dhe perpjekjet tuaja ne kritiken e forte ndaj fenomeneve tejet negative qe kane ndodhur keto 30 vite por per fat keq jeni shume larg te se vertetes..
    .
    Ne menyre figurative nese e shohim drejtesine si nje mullar bari ( I keq) ju merreni me barin por harroni jo vetem Hurin qe e mban te mbledhur barin e keq por dhe “mullar-beresin” qe ne rastin tone eshte dipllomacia euro-atllantike qe komandon 5 pushtet klasike ne ate vend prej 3 dekadash ne kete Republike ambasadoriale..
    .
    Le te japim 2 shembuj per Hurin Berishe dhe mullar- bersit perendimore qe e mbajne akoma ne kembe me ca Non Grata te Peshtirosura.
    .
    Pas super krimit te 14 shtatorit 1998 Sali Satanait ju kopsiten letrat per PRANGA nga drejtesia e asaj kohe per arrestimin e tij te merituar POR (pak vemendje ju lutem) ambasdori amerikan-gjerman Italian bene presion &shantazh mbi organet ligjzbatuese qe te mos arrestohej Berisha I tyre….Me fal o artikullshkrues por a ka gjyqtar pas kesaj te denoje Sali Kriminelin kur Euro-amerika eshte ne mbrojtje hapur te ketij serial killer I ?
    .
    E dyta:
    .
    Neser do festojne 5 Vjetorin e deklarates se Serial Killerit Salelez Biberishaj I cili per here te pare pranoi ndershmerisht krimin e 21 janarit. duke thene tekstualisht” PO UNE VRAVA NE 21 JANAR 2011 DHE DO VRISJA DHE EDI RAMEN ME DOREN TIME SIPAS KANUNIT TE LEK DUKAGJINIT..BILES DHE PER TE DERGUARIN PERSONAL TE OBAMES NUK E CAVA TRAPIN…
    ..
    Kush e mban mend 21 janarin 2012 kur fix ne 1 vjetorin e masakres bulevardit EFBIAJ-sat e Biberishisteve te Amerikes prune ekspertizat e tyre te leshit per te gjetur fajtoret dhe mjere ai qe kapej…
    .
    Pra erdhi 6 marsi 2018 dhe Salih Berishaj thote POOOOO.. une urdherova vrasjet dhe Familjaret e Viktimave..PS-isat e Edwin Ramadanit dhe dekriminalizuesit e Kimes Bidenit te marrin briskun e rrojes…
    .
    Pra zoti artikullshkrues:
    Megjithe mend kujton se mullari me barin e helmuar te drejtesise do te rregullohet nese mullar-beresit euro-perendimore nuk heqin Hurin e Tyre te Viqidolit
    qe po tall lesht me Spakun apo Non Graten e Kimes Bidenit ?

    .

    Përgjigjiuni
  • Drejtësia fillon me Berishën! thotë:
    5 Mars, 2023 te 1:07 am

    Drejtësia në Shqipëri ka krijuar një postulat: Nuk do të quhet drejtësi po nuk dërgoi pas hekurave autorët kryesorë të padrejtësisë të këtyre viteve, që janë Berisha, Meta, etj.

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    5 Mars, 2023 te 5:45 am

    Antifashizmi i Zeqos,eshte Jevgjerimi i Zeqos..Ay heroizmi i madh,i papare ne XXX shekuj,deri ne Vishegrad,,eshte Turpi me i madh kombetar ne XXX shekuj.Roberimi i Trojeve Kombetare te Kosoves dhe Malesise,te cliruara,te bashkuara me trungun Ame.Ky eshte turpi kombetar i ushtrise partizane sllavo serbe te Toskerise.
    Kete nuk e ka bere asnje komb ne bote.
    Te pushtosh trojet Amtare dhe t`ja falesh si dhurate antifashiste Serbise.
    KJO ESHTE LUFTA NACIONAL CLIRIMTARE.
    MBURRUNI TANI.

    Përgjigjiuni
  • RADIKA thotë:
    5 Mars, 2023 te 6:49 am

    Rri Demo perkoken tende
    Boll me pordhe se na dende
    Ne nje vrime i bie kavallit
    Tani qe i rane patkojte kalit

    O Viktor katran me boje
    Si stu lodh ajo goje
    Nje refren te gjithe keni
    Ne nje furre buken e bleni

    Mos u lodh te na mesosh
    Ate qe di dhe femia
    Jeni ju neme e ketij vendi
    Prandaj shin qeveria

    Po te ishit ju pa hile
    Do te strukej drejtesia
    Do te futej ne binare
    Ju baltosi babezia

    Sa te jete lala GJoni
    Hani pini e kendoni
    Vec kujdes se shkon behari
    Dimri vjen ju pret samari

    Përgjigjiuni
  • Ali baba me 40 hajdutet thotë:
    5 Mars, 2023 te 7:34 am

    Viktor,njerezit me te pasur ne fakt jeni bere ju te shtypit duke mashtruar popullin dhe duke i sherbyer politikes. Nje nga ta je dhe ti qe me shkrimet e tua i sherben qeverise duke sulmuar gjithmone opoziten bashke me Meron,Bedriun etj, eshte dhe Cim Peka qe nuk din te shkruaje asgje kunder Berishes dhe kesaj opozite qe po degradon por sulmon gjithmone qeverine sikur opozita apo Berisha jane te kulluar. Ne fakt ju jeni nje ,o qeveritare ku paguheni per punen qe beni ose opozitare qe paguheni nga partia vetem per te sulmuar pushtetin por kurre opoziten.Asnjera nga te dyja palet nuk e mer mundimin te kritikoje ate qe e paguan.

    Përgjigjiuni
  • Mandi thotë:
    5 Mars, 2023 te 3:57 pm

    Reforma ne Drejtesi ishte e domosdoshme. Gjykatat jane i vetmi indstitucion qe punojne pa rregulla proceduriale ne lidhje me afatet, i shtyjne gjyqet dhe vendimet sa te duan. Duhet edhe ato te kene afate dhe dhe norme.

    Përgjigjiuni
  • Fatmir Xhamallati thotë:
    6 Mars, 2023 te 3:40 pm

    Ju beni ket pyetje ,Viktor Malaj,per shqiptaret.akademik apo barinj dhe pyetja mbetet pa pergjigje kose me sakt pergjigja dihet nga te gjothe perfshire edhe ju me kete sistem nuk mund te ndodhe kjo “mrekulli” Edhe Socializmi, qe jetoi brezi yne,nuk e kishte keshtu si e thoni ju ,kete mrekulli!Keshtu mbetet ai sistemi, qe ne ja dime emrin ,por nuk e kemi pare akoma si eshte,megjithse “demokratet”epaskan pare dhe jetuar kete “tmerr te vertete”me emrin Komunizem!Une mendoj ,se vetem ne Komunizem shqiptaret do ta jetojne ate
    “mrekulline ” qe thoni ju !

    Përgjigjiuni
  • Aldrin thotë:
    6 Mars, 2023 te 5:21 pm

    demo kellira, antikomunizmi juaj nuk ka te beje me fisnikerine e feudaleve koketrashe dhe tradhetare, po me deshtimin historik te klases se ndyre ballisto zogiste per te bere shtet shqiptar, dhe tani 30 vjet pas renies se komunizmit, dhe 70 vjet pas LANCL.
    Copa funderinash antishqiptare

    Përgjigjiuni
  • Aldrin thotë:
    6 Mars, 2023 te 8:57 pm

    Nuk e di pse radika
    Emer i dhjere
    Te rafte pika

    Përgjigjiuni
  • mentealternativa1.blogspot com edhe whale.to thotë:
    6 Mars, 2023 te 9:41 pm

    Lexoni:

    Lexoni kete artikull ne internet me kete link:

    ikvi.at/?p=348457

    Artikulli:

    Në kohën e luftës së UÇK-së shqiptarët e Kosovës ishin 3,4 milionë kurse serbët e Serbisë ishin vetëm 2,7 milionë

    Kosova ka 3.250.000 shqiptarë edhe me emigrantët ka gjithsej 4.800.000 shqiptarë

    Numri i shqiptarëve në Kosovë u deklarua në regjistrimin e popullsisë në 2011 qellimisht vetëm 1,6 milionë dhe duket qartë që është një mashtrim i qellimshëm sepse ky numër është i njëjtë me numrin që deklaroi Serbia me Millosheviçin në regjistrimin e 1991 në Kosovë. Në fakt në 1991 në Kosovë banonin afërsisht 2.200.000 shqiptarë dhe afërsisht 350.000 shqiptarë ishin emigrantë. Kjo domethënë që shqiptarët e Kosovës në 1991 ishin gjithsej afërsisht 2.550.000. Në të vërtetë në 2011 ishin rreth 2.750.000 shqiptarë banorë rezidentë në Kosovë.

    Edhe qeveritë e Kosovës tani pas 2011 ashtu po vazhdojnë të deklarojnë vetëm 1,6 milionë shqiptarë sa deklaroi edhe Millosheviçi në 1991. Kjo është shumë qesharake. Ky mashtrim u bë që numri i shqiptarëve në Kosovë të duket sa më i ulët dhe Kosova të duket sa më multietnike. Me këtë mashtrim kërkohet të arrihet që shqiptarët të mos dinë se sa shumë që janë edhe t’i konsiderojnë shqiptarët e Kosovës numerikisht të pakët në krahasim me serbët e Serbisë e të Vojvodinës. Kjo është mënyra që influencon që shqiptarët e Kosovës të mos kënë iniciativë për veprime politike kombëtare shqiptare.

    Numri i lindjeve të shqiptarëve në Kosovë është afërsisht 60.000 në vit. Lindshmëria është 2% e popullsisë dhe shtimi natyral i popullsisë është 1,6%. Në 2002 në Kosovë banonin 2,4 milionë shqiptarë. Dihet që në kohën e pushtimit serb në të gjitha regjistrimet e popullsisë në 1921, 1931, 1948, 1953, 1961, 1971, 1981 e 1991 numri i shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi është deklaruar shumë më i ulët se sa ka qënë në të vërtetë.

    Aktualisht në Kosovë banojnë 3.250.000 shqiptarë. Në Kosovë qeveritë gjithmonë kanë gënjyer për numrin e lindjeve dhe numrin e nxënësve. Në të gjitha shkollat 9-vjeçare në Kosovë janë 510.000 nxënës shqiptarë edhe numri i nxënësve vërteton që në Kosovë banojnë 3.250.000 shqiptarë. Numri i emigrantëve shqiptarë nga Kosova është rreth 1.550.000 në vendet e Europës, SHBA, Kanada dhe Australi. Kosova ka me emigrantët shqiptarë gjithsej afërsisht 4.800.000 shqiptarë.

    Shqiptarët e Kosovës e kanë pasur numrin mesatar të lindjeve për grua pra fertilitetin 5,6 fëmijë në 1981, 4,4 fëmijë në 1991, 3,8 fëmijë në 2001 edhe 2,6 fëmijë në 2011. Nga 2011 deri në 2021 numri mesatar i lindjeve për grua ka qënë i qendrueshëm me 2,6 fëmijë. Lindshmëria ishte 3,8 % e popullsisë në 1981, 3,2 % në 1991, 2,8 % në 2001 edhe 2,0 % në 2011. Nga 2011 deri në 2021 lindshmëria ka qënë e qendrueshme me 2,0 % në vit.

    Në Kosovë janë vetëm 50 mijë serbë edhe jo 100 mijë serbë si gënjehet me deklaratat zyrtare. Kurse para 1999 në Kosovë ishin vetëm 100 mijë serbë edhe jo 200 mijë serbë si deklarohej nga Serbia. Gjithëmonë Serbia e ka deklaruar 2-fish më të madh numrin e serbëve në Kosovë. Shqiptarët para 1999 ishin shumica e popullsisë në Veriun e Kosovës.

    Shqiptarët përbëjnë me 3,25 milionë gjithsej 97 % të të gjithë popullsisë së Kosovës. Kurse minoritetet janë gjithsej vetëm 100 mijë. Minoritetet përbëhen nga 50 mijë serbë, 25 mijë boshnjakë edhe 25 mijë romë. Vetëm 1,5 % e të gjithë popullsisë së Kosovës janë serbët edhe jo 6 % si gënjehet me deklaratat zyrtare.

    Shqiptarët në Kosovë janë 3.25 milionë edhe në Luginën e Preshevës janë 180 mijë. Shqiptarët e Kosovës edhe të Preshevës janë më shumë se sa serbët e Serbisë edhe të Vojvodinës bashkë. Kurse me emigrantët janë akoma më shumë se Kosova ka 1,55 milionë emigrantë pra gjithsej Kosova ka 4,8 milionë shqiptarë edhe Lugina e Preshevës ka 250 mijë shqiptarë me emigrantët. Pra gjithsej Kosova e Lugina kanë 5.050.000 shqiptarë kurse Serbia me Vojvodinën kanë vetëm 2.700.000 serbë me emigrantët. Pa emigrantët Serbia e Vojvodina kanë vetëm 2.300.000 serbë sepse kanë 400 mijë emigrantë serbë.

    Në kohën e luftës së UÇK-së në 1998 e 1999 ishin 2,2 milionë shqiptarë në Kosovë edhe 1 milionë shqiptarë nga Kosova ishin emigrantë. Kurse Lugina e Preshevës ka pasur 120 mijë shqiparë edhe 50 mijë emigrantë shqiptarë pra gjithsej Lugina e Preshevës ka pasur 170 mijë shqiparë. Prandaj Kosova e Lugina kishin atëherë 3,4 milionë shqiptarë me emigrantët. Kurse serbët e Serbisë e të Vojvodinës 2,7 milionë ishin atëherë me emigrantët sepse serbët kanë që në vitet 1980-ta që nuk shtohen më se e kanë numrin e lindjeve për grua mesatarisht 1,6 edhe kjo është e pamjaftueshme për shtim të popullsisë.

    Kjo domethënë që shqiptarët e Kosovës e Luginës ishin numerikisht 700 mijë më shumë se sa serbët e Serbisë e të Vojvodinës. Pra shqiptarët ishin 3,4 milionë kurse serbët ishin 2,7 milionë. Nëse shqiptarët do e kishin ditur këtë të vërtetë të madhe do i ishin bashkuar më shumë shqiptarë UÇK-së edhe jo vetëm 20 mijë por më shumë se 150 mijë. Do kishte qënë e lehtë që UÇK të kishte madje edhe më shumë ushtarë se sa ushtria serbe dhe paramilitarët serbë. Me aq shumë ushtarë UÇK do e kishte çliruar shumë shpejt vet Kosovën edhe madje pa ndihmën e NATOs. Ashtu do ishte arritur që shqiptarët të vazhdonin të qendronin në Veri të Kosovës edhe komunat e Veriut do drejtoheshin nga shqiptarët sepse shqiptarët do vazhdonin të ishin shumica e popullsisë në komunat e Veriut.

    Përgjigjiuni
  • mentealternativa1.blogspot com edhe whale.to thotë:
    6 Mars, 2023 te 9:44 pm

    E verteta e madhe:

    Shqiptarët janë popull më i madh se sa spanjollët

    Shqiptarët janë sa 2-fishi i grekëve edhe sa 4-fishi i serbëve edhe kjo është e rëndësishme për ta ditur.

    Shqiptarët janë popull numerikisht më i madh se sa spanjollët edhe 32 popuj të tjerë të Europës. Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës edhe Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë bashkë me emigrantët shqiptarë në BE, Britani, Zvicër, SHBA, Kanada e Australi.

    Kurse serbët janë gjithsej vetëm 3,7 milionë. Pra shqiptarë janë afërsisht sa 4-fishi i serbëve.

    Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë popujt e tjerë të rajonit:

    grekët: 6,5 milionë
    (por grekët janë popull artificial i përbërë nga shqiptarë, arumunë edhe sllavë)
    serbët: 3,7 milionë
    boshnjakët: 4,1 milionë
    sllavo-maqedonasit: 0,85 milionë
    malazezët: 0,25 milionë
    kroatët: 2,3 milionë
    sllovenët: 0,9 milionë
    bullgarët: 7 milionë

    Duket shumë qartë që popujt e tjerë të rajonit janë numerikisht shumë të vegjel para shqiptarëve.

    Madje mund të thuhet që popujt fqinj të rajonit duken si popuj-xhuxhash në krahasim me shqiptarët.

    Vlen shumë të theksohet që shqiptarët janë sa 2-fishi i grekëve pra të gjithë banorëve me shtetësi greke të Greqisë.

    Shqiptarët janë sa 2-fishi i grekëve edhe sa 4-fishi i serbëve. Kjo është e rëndësishme për ta ditur.

    Popujt e tjerë në Europë që janë numerikisht më pak se sa shqiptarët:

    spanjollët: 12 milionë
    hungarezët: 11 milionë
    katalanët në Spanjë: 5,5 milionë
    galicët në Spanjë: 1,5 milionë
    baskët në Spanjë: 1 milionë
    portugezët: 5 milionë
    suedezët: 8,5 milionë
    norvegjezët: 4,5 milionë
    finlandezët: 5 milionë
    danezët: 4,5 milionë
    islandezët: 0,3 milionë
    estonezët: 1 milion
    letonezët: 1,4 milionë
    lituanezët: 3 milionë
    bjellorusët: 8 milionë
    çekët: 10 milionë
    sllovakët: 5 milionë
    austriakët: 3,5 milionë
    zviceranët: 3 milionë
    hollandezët: 3,4 milionë
    belgët: 3,5 milionë
    luksemburgasit: 0,25 milionë
    irlandezët: 2,5 milionë
    skocezët në Britani: 5 milionë
    valisët në Britani (Wales): 3 milionë

    Këta janë 8 popuj në rajonin e Gadishullit Ilirik edhe 25 popuj të tjerë në Europë.

    Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë këta popuj. Shqiptarët janë madje numerikisht më shumë edhe se sa spanjollët se në Spanjë kanë ngelur vetëm 12 milionë spanjollë. 40 milionë spanjollë kanë ikur në vendet e Amerikës Latine.

    Në gati të gjitha vendet e Europës Perëndimore numrat e popullsisë manipulohen duke i deklaruar 2-fish se sa janë në të vërtetë. Vetëm Italia edhe Franca nuk e bëjnë këtë mashtrim me numrin e popullsisë. Vendi me më shumë banorë në BE është Franca me 68 milionë banorë edhe pastaj vjen Italia me 60 milionë banorë.

    Spanja ka vetëm 20 milionë banorë pa emigrantët e huaj edhe jo 40 milionë si mashtron me këtë manipulim Spanja. Këtë manipulim të numrit të popullsisë së Spanjës e vërtetojnë të gjitha qytetet e Spanjës si Madridi, Valencia, Barcelona, Sevilla etj. Edhe nga banorët e Spanjës janë 12 milionë spanjollë, 5,5 milionë katalanë, 1,5 milionë galicë edhe 1 milionë baskë.

    Prandaj 12,8 milionë shqiptarët janë më shumë se sa 12 milionë spanjollët.

    Shqiptarët duhet ta dinë që janë një popull kaq i madh.

    Përgjigjiuni
  • !!? thotë:
    13 Mars, 2023 te 6:40 am

    Vetëm WC Haleja e ka kuptuar artikullin e Viktor Malajt dhe shkruan komentin e duhur. Ju të tjerët grini sallat kot. Për të mbështetur idetë shpëtimtare për kombin të WC Hales, në fshatin tim para 1990 kishte rreth 1000 banorë dhe kishte vazhdimisht pothuaj 40 fëmijë nën moshën 1 vjeç për të cilat kujdeseshin me përkushtim mamitë. Sot, besoni apo nuk besoni, janë rreth 150 banorë dhe……… tmerr ……..është vetëm një fëmij nën moshën 1 vjeç që justifikon që të punësohet një mami që mer rrogën kot.

    Vetëm po të hetonte krimin e spastrimit etnik që nuk ka arritur ta bëj asnjë pushtues por arritën ta bënin 30 vjetë rresht pa u ndalur antishqipëtarët më të përbetuar gjer më sot, Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe sa të tre bashkë nga sofistikimi djallëzor i antishqipëtarizmit, përbindshi Edi Rama, prokuroria , po të kishte vërtet drejtësi, do të kishte arrestuar urgjentisht të katër këta kriminelë kombngrënës që i kanë bër popullit dhe vëndit për 30 vjetë poshtërsitë që nuk ja kanë bër të gjithë pushtuesit së bashku për 3000 vjetë histori që nga lashtësia, prandaj

    mos flisni e mos shkruani për prokurorë dhe drejtësi, joooooo…… nuk ka as prokurorë as drejtësi, janë thjeshtë kriminelë të mjerë njëlloj ndoshta më të rrezikshëm se ata që përgjakin pothuaj përditë rrugët e Shqipërisë, janë jo prokurorë por pjesë integrale të bandës antikombëtare të katërshes Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe Edi Rama dhe

    kombi shqipëtar është vetdënuar që të shpërbëhet në kope emigrantësh që deri në 2050 do të jenë asimiluar nga popujt ku kan emigruar , proces që ka filluar me shpejtësi të frikshme ashtu sikurse ka filluar pa u ndalur dhe i mirëorganizuar nga krimineli horror, shëmtira antinjeri Edi Rama dhe spiunë patronazhistët e tij biznesmenë ripopullimi i vëndit me indianë, filipinas, afrikanë………dhe

    kombi shqipëtar do të jetë 12 miljon vetëm në mëndjet e çakërdisura si kjo e WC Hales dhe nuk shpëtohet kurr me artikuj mediatik shterpë edhe nga 1000 Viktor Malaj së bashku.

    Përgjigjiuni
  • Aldrin thotë:
    13 Mars, 2023 te 12:00 pm

    Haleja eshte psikopat

    Përgjigjiuni
  • Shqiptari thotë:
    13 Mars, 2023 te 2:28 pm

    Shqiptarët janë popull i madh

    Përgjigjiuni
  • LEON thotë:
    13 Mars, 2023 te 3:42 pm

    SPAK te beje gati prangat per hajduten e Pronave te Ushtrise ne bregdet.
    Vodhi Firmat Piramidale,vodhi me strategji,investitore Stratagjema,ku ishin toikat me te mira buze Jonit,,Vodhi Repartet ushtarake te Bregdetit ,vodhi Portet ushtarake te Bregdetit,,por car qenka kjo?Edhe gopin prej floriri ,cmimi Oskar,ta kishte,nuk do i kushtonte aq ketij populli fukara,qe fle mbi flori,por ja vjedhin kurvat.

    Përgjigjiuni
  • Shqiptari tjeter thotë:
    13 Mars, 2023 te 3:43 pm

    Shqiptaret jane popull idiot.

    Përgjigjiuni
  • Tani thotë:
    13 Mars, 2023 te 4:31 pm

    Pa KULTURE

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Alarmi i gjeofizikantëve: Afrika po ndahet në dy kontinente dhe një oqean i ri po lind!
  • Avokati i Bllakos: Akuza për korrupsion nuk ekziston, çështja penale ndaj tij duhet pushuar!
  • Messi feston Botërorin me golin e 800-të personal, Laporta e josh: Derën e Barcelonës e ka të hapur
  • Vrasja në Belgjikë/ Kush është spiuni “Fati”, që sipas të penduarit Nuredin Dumani, shiti “Arjanin e vogël” te Çopjat
  • Skema e Sylvinho/ Shqipëria pritet të luajë me tre sulmues kundër Polonisë

Komentet e Fundit

  1. intelektuali në NJË MARRËVESHJE “PAR EXCELLENCE”
  2. intelektuali në Rama për BBC: T’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim
  3. Tironci në Rama për BBC: T’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim
  4. Tironci në NJË MARRËVESHJE “PAR EXCELLENCE”
  5. intelektuali në Rama për BBC: T’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim
Gazeta DitaGazeta Dita

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Hiq
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?