Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prorusizmi i shëmtuar i artistëve të njohur serbë nuk është art
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Prorusizmi i shëmtuar i artistëve të njohur serbë nuk është art
KryesoreKulture

Prorusizmi i shëmtuar i artistëve të njohur serbë nuk është art

Published: August 21, 2023
Shpërndaje

Nga Shaban Murati

Botuar në DITA

Në 20 gusht 2023 në aeroportin e Kishinaut autoritetet moldave i ndaluan muzikantit serb Goran Bregoviç hyrjen në Moldavi.

- Publicitet -

Arsyeja është se këngëtari serb është një adhurues i flaktë i Rusisë dhe i presidentit Putin dhe ka përkrahur agresionin e tanishëm ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Bregoviç përkrahu edhe pushtimin dhe aneksimin e dhunshëm të Krimesë ukrainase nga Rusia në 2014 dhe për t’i dëshmuar Kremlinit prorusizmin e tij dha koncert në Krimenë e pushtuar në vitin 2015.

Autoritetet e Moldavisë, siç njofton media moldave “moldova1.md”, kishin deklaruar më parë se “personat publikë, që bëjnë thirrje për luftë dhe për urrejtje janë të padëshirueshëm në territorin e Republikës së Moldavisë”.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i zhvillimit ekonomik të Moldavisë, Dimitri Alajba, deklaroi me këtë rast se “Të vallzosh sot me muzikën e Bregoviçit është njësoj si të vallzosh mbi varret e ukrainasve të vrarë nga agresioni rus”.

Media ruse “eadaily.ru” njoftonte në 21 gusht se “autoritetet e Moldavisë i refuzuan Bregoviçit hyrjen për shkak të qendrimit të tij për konfliktin në Ukrainë”.

MPJ e Serbisë dhe ministri i jashtëm, Ivica Daçiç, një filorus patologjik, bënë një protestë të ashpër, duke i kërkuar shpjegime Moldavisë për këtë ndalim, dhe Daçiç kërcënoi se “ndalimi i Bregoviçit ka shkaktuar reagime ekstremisht negative në Serbi”.

Bregoviçin e ka ndaluar më parë të hyjë edhe Polonia, për të njejtat arsye.

Shtetet, që kanë dinjitet, e ruajnë atë duke mbrojtur interesat e veta dhe të aleatëve të tyre. Moldavia e ka dënuar ashpër agresionin rus në Ukrainë, sepse dhe vetë ndodhet nën kërcënimin ushtarak rus dhe një pjesë të territorit të saj e ka pushtuar Rusia.

Sa për levantinët shqiptarë, që papagallojne parimin e tyre qiellor se “arti është vetëm art”, që nuk ka lidhje me politikën, do të mjaftonin vetëm artistët zyrtarë serbë për të dëshmuar se arti bëhet politikë dhe instrument i politikave më kriminale.

Prorusizmi i shëmtuar i artistëve të njohur serbë nuk është art. Emra të tillë si regjisori Emir Kusturica, këngëtarët Goran Bregoviç apo Ivana, e kanë njësuar artin e tyre me politikat kriminale të Serbisë dhe të Rusisë.

E di se në Tiranë, ku Bregoviç ka miq të vjetër në qeveri dhe në biznes, do t’u vijë keq. Por mund të ngushëllohen se me këtë rast ndajnë të njejtën ndjenjë si Daçiçi, Vuçiçi, Putini, etj.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO / Berisha konfirmon Ramën: Pas protestës jam unë
  • Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit do të vazhdojë pa avokatë
  • Dy gazetarë të Reuters janë goditur me plumba gome nga policia
  • Deutsche Welle: Nga Greqia shkoi te Irani dhe Rusia, tani është Antifa. Kush po ia “lëviz” fijet Ramës?
  • Zbulohet për herë të parë te njeriu virusi Shamonda në Francë, pacienti ndërron jetë

Komentet e Fundit

  1. Hana on VIDEO / Berisha konfirmon Ramën: Pas protestës jam unë
  2. 1thundrak on VIDEO: “Edi, je treguar i butë me protestuesit”, Vuçiç: Rama, nga asetet më të mëdha të Shqipërisë
  3. 2@ on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  4. Socialisti on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  5. RnB & BnB on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?