Nga Leart Kola
Botuar në DITA
Politikës në Shqipëri i mungon kultura, ose me saktë jo kultura, se kjo e fundit sidoqoftë është një “pasojë” e aktivitetit intelektual e kjo do ishte shumë për t’u kërkuar, por në fakt i mungon tërësisht edukata ajo e thjeshta “qytetarja” që mësohet në librat e fillores. Fenomen që ndodh prej kohësh, por kam frikë që sot po bëhet e padurueshme, ja pse e mendoj këtë…
Këtë vit ne “festojmë” 30-vjetorin e pluralizmit, fakt është që vetëm emrin e ka të tillë, se në gjithë këto vite kanë qenë të njëjtët persona që kanë zëvendësuar njëri-tjetrin, njoh vende diktatoriale që kanë më shumë qarkullim dhe larmishmëri emrash, thënë kjo besoj se flas për shumicën ne nuk kemi si të besojmë verbërisht te pluralizmi aq me pak, kur ata që pritet të zëvendësojnë Ramën (24 vjet në pushtet), Saliu (30 vjet) dhe Meta (23 vjet).
Sidoqoftë ajo që na shpëton, është që ne, shqiptarët dmth, nuk kemi pritur asgjë nga qeveritë, as tani, as në diktaturë, as në mbretëri, as në sulltanat dhe i kemi provuar të gjitha. Qeveria për ne ka qënë gjithmonë gogoli që të kufizon të bësh atë që ta pret mendja në atë çast (shqiptarët janë të famshëm për të jetuar çastin, skanë as të shkuar dhe as të ardhme) dhe kryesisht këto “qeveri” kanë ekzistuar jashtë nesh jo vetëm metaforikisht por dhe fizikisht, qoftë ky Sulltani në Stamboll, Mbreti në Sauk apo Enveri ne Bllok, sjellja e tyre ka qenë e njëjtë po ashtu dhe ushtrimi i pushtetit.
Foucault thotë: “pushteti kalon nëpërmjet individeve, por nuk i përket atyre”, dhe ne shqiptarët këtë e kemi kuptuar të parët, ne nuk i besojmë ëndrrës liberale “që pushtetarët janë shërbëtorët tanë sepse i kemi dhënë votën etj”, ne e kuptojmë që shteti ekziston por më i rendësishëm është pushteti, i cili dhe ai nuk varet gjithmonë nga shteti, sepse pushteti është një zbulim i magjishëm i forcave, energjive, dinamikave historike, dëshirave, këmbënguljes.
Për këtë tek ne, zgjedhjet janë vetëm një datë për t’u hequr qafe, menjëherë pas tyre fillon beteja e vërtetë nën parimin “kush njeh kë dhe kush të mbaron punë ku”, këtu qëndron në fakt thelbi i pushtetit, për këtë arsye mosbesimi ynë te shteti është tërësisht i përligjur.
Thënë këtë shqiptari është prova e gjallë (mbase duhet mbrojtur nga UNESCO, por këtë vendoseni ju) që nuk beson për asnjë sekondë tek demokracia përfaqësuese dhe ne e përqeshim atë. Por dhe këtu ka një por të madhe, që gjithë kjo skenë të mbahet në këmbë (të paktën deri sa të ndërtohet Teatri i Ri) duhet që aktorët që e udheheqin atë (lexo qeveria), të luajë këtë teatër sepse është shumë e rendësishme që në një vend pa rregulla të kemi një komunikim normal, pikërisht për të ruajtur këtë balancë, dhe këtu kthehemi tek fenomeni dhe problematika e ngritur në fillimin e shkrimit, komunikimi i pushtetarëve me publikun.
Shteti dhe përfaqësuesit e saj, duhet të flasin për arsye pune në tre tonalitete, i pari ai zyrtari qe flitet nëpërmjet mjeteve të komunikimit në masë siç e sygjeron fjala me masën, i dyti me partinë administratën etj dhe i treti me persona privat nëpër dreka/darka, të cilët zakonisht janë ish-gangësterë sot sipërmarrës strategjikë kryesisht të armatosur se nuk i dihet asnjëherë.
Tani që teatri të funksionojë duhet që koha të ndahet në mënyrë proporcionale, nëpërmjet të trejave, por duke parë së fundmi komunikimin publik të shtetit, shoh që shteti ka kaluar shumë kohë me këtë grupin e tretë sepse nuk ka asnjë po asnje komunikim publik, që nuk është kërcënim, fyerje, bullizëm, sharje, ligjëratë rruge për t’u dukur sikur e flasim dhe gjuhën e rrugës… pse?!? Nuk e kuptoj ça kompleksi kanë që duan t’i tregojnë të fortëve që janë si ata…
Nga ana tjetër të fortët që siç e thamë më lart janë në fakt biznesmenë që çfarë nuk i kanë parë sytë në rrugët e Europës, nuk e kanë lexuar Foucault, dhe nuk mund ta dinë që “pushteti nuk është në vetëvete një relacion ekonomik, por është pikë së pari një relacion force”, pikërisht këtu gabojnë që shoqërohen me shtetar, sepse sado e sinqertë të jetë marrëdhenia financiare me të, prapë ai mbetet një aparat dhunë, dhe pikërisht është ky aparat dhune i dizajnuar që dashje apo pa dashje t’i marrë në qafe dhe ata, por ky është një problem tjetër, le të themi është problem i Foucault.
Populli që nuk gabon kurrë thotë që ndryshimi mes PS dhe PD është që këta të të majtës janë më të butë, Susan Sontag thotë: “mes dy duarve preferoj gjithmonë të majtën, sepse e djathta është dora e agresivitetit ose masturbimit, ndërsa e majta është varianti sentimental dhe romantik i saj”, pikërisht për këtë publiku pret që kjo e majtë në pushtet të sillet si e tillë, si një soft power.
Kjo është e vetmja diferencë, këta të PS, thotë populli, sidoqoftë janë më qytetarë, askush nuk i kërkon që të bëjne ndonjë gjë, nuk po pret njeri që këtu të zhvillohet ekonomia, të ketë barazi mundësish për të gjithë apo investime serioze e vetmja gjë që po kërkohet është që t’i rrini besnik të vetmes diference që këni me të djathtën dhe të flisni në publik me edukatë… kaq! A është kaq e veshtirë?
Sepse ka disa raste, ka disa dreq rastesh si kjo vrasja e 7-vjeçares në Himarë, që duhet vetëm ta ndjesh dhimbjen, duhet vetëm të goditesh plotësisht përfundimisht nga dhimbja, janë pikërisht ato rastet kur komunikimi “non grata… plaku i vdekur, i pakallur, mortja etj” nuk funksionojnë, janë jashtë konteksti dhe ju bëjnë të dukeni sikur realisht e keni humbur çdo receptor për të ndjerë diçka, nëse vërtet nuk ndjeni asgjë, atëherë bëni diçka të thjeshtë dhe konkrete si për shembull, të vesh atë mut litari që të mos futen skafet dhe motorrat e ujit në vendet ku lahen njerëzit.
Mund ta jepeni me PPP apo ta financoj BE-ja nuk e di po litari duhet vënë, nuk mundet që të iki dhe një jetë, e mos bëhet shembull për të shpëtuar jetë të tjera, nëse vërtet as nuk ndjeni asgjë, as nuk ju bëhet të bëni diçka, të paktën na kurseni këtë të folurën prej rrugaçësh dhe heshtni.
“pse ne shqiptaret bla bla ..” shqiptaret nuk jane njesoj, pse ti Laert i fut te gjithe shqiptaret ne nje thes duke perfshire edhe veten ?!!!!
More ti kryeKari i shoqates se zagareve bastarde te races FEV ZI!
A arrin pakeze ta imagjinosh,pa le kuptosh se :
Tragjedia,e tragjedise,prej tragjedise ,o tragjedi e ketij populli e ketij vendi dikur5 Shqiperi eshte pikerisht se per TRE dekada ska as informacion as inteligjence e zevendesuar nga raca e hajdareve FEV Zinjve dhe ti!?
Ne emer te kujt ‘SHQIPTAREVE’ pellet si 30 vjet si SS-Serbi Sali,EDvin Integralist bojaxhi e mulla omar alias Like flori dhe mbi 200 bandite ne krye te mbi 200 bandave ‘parti’ kur tere gAmoret e Peqinit tash zevendesuar me FEV ZI do ta kuptonin se ky vend ka 30 vjet pa shtet e pa ‘Perendi’ dhe shqiptaret shumica ne ARRATI ndersa pakices ‘kok palare’ ju eshte privuar jo vetem Liria-Pavarsia po edhe Sovraniteti,koloni xhihad-kalifat-ISIS dhe 30 vjet NUK-PËRFAQESOHET…Si i vetemi vend ne Ballkan!?
Ne emer te kultures kontemporane, qofte zyrtaret, qofte zedhenesit apo korespondentet e lajmeve qe gabimisht quhen gazetare, perdoret rendom (dhe random) fjala”qytetar”. S’quhemi me nenshtetas, por “qytetare”. Qytetari x me banim ne fshatin y, apo x deklarate(?!) beri qytetarja shtepiake arixheshka y ne lagjen e arrixhinjve buze lumit per spiunllekun e ish-presidentit, “qytetarit” shtangist i.m.sipas midese se qytetarit kryeminister me banim ne fshatin Saurrel. Gjithe kjo tjerrje fjalesh si tjerrje leshi me furke, ne emer te demokracise apo liberizmit “qytetar”. “Qe njeri – thote Dino Risi – qe kur pa se budallenjte ishin shumice, formoi partine e budallejve. Asnjeri s’iu afrua te anetaresohej. Ndenji Ca kohe dhe ia ndryshoi emrin, e quajti partia e te zgjuarve; te gjithe budallejte nxituan te anetaresohen”. Sikur te gjithe mencurine e botes te kishte Rama, megjithe ato fjalet e gjata si kercenjte qe s’nxjerrin lule por kapen edhe ne mur, asnjehere s’do behej zyrtar po te kishte formuar parti te re, qofte edhe partine e “qytetareve”. Fati i tij ishte, biles ta puthe ne balle kush i dha mendje, qe iu lidh lastar (apo kercell) PS. Tani ai mund ta lere, me gjerat e duhura apo traplleqet qe e shoqerojne. Por kjo”kulture”perfitimi beri shkolle. S’ka me kufij ideologjite, “parcela” ideore ku perplasen interesat kolektive te perparesive qe ndikojne mbi gjeneratat. Futu, bej Ca furca, pervish menget e kemishes sikur je cun punetor dhe hipi shkallet dy e nga dy apo tre a kater njeheresh. Fito e ngjitu lart, se pastaj e shkruan vete historine. S’i le shteg qe te te shkruaje ajo. Me shekullinvqe shkoi mori fund epoka e ideologjite. Pronaret e konservave te peshkut dhe kryeministrat garojne ne fejsbuk se kush e vizaton fjalen “Pune” me lapsin me te trashe. U lumte! Se i vetmi shqiptar qe kur te kapte duke tallur bythen me popullin te conte te punoje ne miniere per riedukim i mbushi 37 vjet qe Ka vdekur. Keshtuqe u doli frika.
24 vjet , 30 ,23 vjete , pason me nje titull jo vetem hipokrit por dhe talles. Per ke popull flet ? Per at popull qe ka nje histori te dhimbshme e te turpshme qe duroi , e gaboi ne masen qe asnje popull nuk do te duronte ne rregjimin diktatorjal te komunisteve . Vitet post komuniste i duken si nje zbavitje e rolet e aktoreve politike si Berisha , Meta , Rama , etj. i vezhgojne here me vemendje e here me mendjefregizmin se cdo gje eshte e caktuar e vendodur e ne vec jemi spektatore . Titull teoritik pa asnje llogjike . Populli eshte spektator dhe po u ngrit per te ndryshuar dicka perseri eshte e komanduar dhe nuk arrihet tek qellimi dhe ideja e tij por te nje pakice njerezish , qe flasin ne emer te tij ,,por sa larg tij jane !!
Rita,moj Rita!
Me shume ‘ìafsh’ si ne menopauze e perdor kete fjalen ‘kAmunist’ì!
Mesigui e ngaterron me fjalet ‘trangull’,’kastravec’,’presh’ qe i mban 30 vjet brenda nen regjimin ‘kAmunist’ te iush ‘çunave tre bllokut’ e dinastive krriminale antishqiptare minoritare Nano,Pollo,Lubonja,Ngjela po mbi te gjitha KAPO-Hisni ku sherbente QIUresi i dhive SALI!
Autori duhet te kete perdorur ironi, therese madje, kur shprehet se ne shqipot, e kemi nuhatur te paret qe nuk ka demokraci perfaqesuese. Qe nuk ka jam plotesisht dakort dhe kjo po shihet ne derexhene ku po shkon i gjithe ky planet, por qe kete ta kemi nuhatur ne shqipot…. Ne shqipot po, Zoti Kola nuk dime te bejme shtet, dhe nese deri diku ne qenkemi te ndergjegjeshem se qeverine qe e zgjedhim
vete me vote, e kemi sa per shfaqje se keshtu funksionon bota, te pakten nuk do e linim veten te na tallte deri ne kete mase, te na zhvaste deri ne palce, dhe ti themi dhe faleminderit me kenge e me valle.
Per tjetren pastaj qe duhet te na ruaje Unesco si specie e rralle, per kete po te jap plotesisht te drejte.
Relarti apo Learti ( e kam vështirë ta shqiptoj këtë emër ) e gjeti vetë përgjigjen e Pse-së së tij retorike : mjafton të shtrihet një litar në det !
Bukur fort , sa e thjeshtë paska qënë , edhe këtu, si Arkimedi duhet thënë EUREKA !
Unë s’di frengjisht dhe harxhova kohë për të gjetur se , filozofi Foucault qënka francezi Fuko . Na paska qënë dhe pederast , dreqi e mori…
Kam shumë respekt për ekonomistët , inxhinjeret , mjekët , bujqit , elektrićistet , hidrauliket e me radhë , kurse keta sociologet apo filozofet tanë vuajnë nga narcizmi, e kanë merak të shkëlqejnë , cito këtë e cito atë të shkruar jo shqip, të mbytin me llafe !
Banditet , gangsterret që drejtojnë vëndin tonë këto 30 vjet të nxjerrin gjuhën kur ti u përmënd Fukonë .
Këta tallen me ne , vetem Çe Guevarët shqipëtarë i bëjnë të mbushin brekët .
Ku janë , shumë u vonuan !
Këta jemi ne,këta janë njerëzit tanë,me këta do të ndërmytemi se nuk marrim dot hua të huaj.Jeta është provë,koha gjykatësi më i mirë.Dhe koha provoi që bohemi Edvin Rama është politikani më negativ në historinë shqiptare,më negativ se Esat Toptani.As pushtuesit nuk kan varfëruar dhe shthurur moralisht popullin shqiptarë deri në këtë derexhe.Rilindasit apo patronazhistët e PS-s janë drogaxhij,antishqiptarë dhe persona pa integritet moral,ashtu si Kryeministri Rama që ka si qëllim final shpopullimin e Shqipërisë,një strategji e hershme e Shtetit serb kjo.Shqipëria një bythë vend,Rama e përçan!Atë që mbolli para 150 Vitesh Pashko Vasa,po çrrënjos sot Edi Rama.Fatos Nano dhe Edvin Rama janë plehra në krahasim me Ilir Metën dhe Sali Berishën,dhe këtë e provoi koha.
A u rrasët DEMOKRCI?
U bëftë mirë!
Gjithçka shembët,u bëtë spiuj të dreqit dhe të birit për t’u këthyer rrogëtar te agaj….
Sikur nuk i dalin 30 vjet ne pushtet Saliut!!!!! 5 vjet president plus 8 vjet kryeminister bejne 13 vjet ne pushtet. Ndoshta gabim shtypi 30 ne vend te 13
Z.Leart ka bere nje “perpjekje serioze” per te kapur “thelbin e problemit” dhe “mendimet e tija personale” i ka shprehur”qarte në mënyrë bindëse. Ai, parashtron disa “ide themelore” qe duhet te “meren ne konsiderate”. Duke shfrytezuar platformen, idete e tija, po shtoj, apo plotesoj disa situata:
I. Mungon “Edukata elementare” që duhet të mesohet ne “shkollen fillore”:
1. “Principet me fundamentale” te jetes, moralit, “te maredhenieve ndernjerezore” duhet te mesohen, e te pervetesohen, qe ne shkollen fillore
2. Nepermjet mjedisit te “tregimeve, e perallave klasike” qe i kane rezistuar kohes” mijra vjet” krijohet mundesia te instalojme ne mendjen e studenteve koncepte themelore qe nuk lidhen me politiken, qe kane vlera te medha per te qene objektiv.
3. Kerkohet që mesusit t’i interpretojne dhe kerkojne nga nxenesit t’i thone ato qe kane kuptuar, me “fjalet e tyre” dhe jo “permenç”, ne “menyre mekanike”, sepse ato sot mësohen dhe nesër harrohen.
II. Shteti dhe Pushteti:
1. “Shteti” i takon te gjithe popullit.
2. Shtrohet pytja kujt i perket “Pushteti”?
3. Rezulton se “Liderat, Drejtusët e Shtetit Shqipetar, dhe ne shume vende te botes”, shpesh vene ne radhe te pare, interaesat e partise qe perfaqesojne, e cila do i mbroje interesat e tyre , dhe do jene më të mbrojtur nga “sulmet e egera te Konkurenteve”, që si prioritet kane të ruajnë pushtetitn dhe te privilegjeve përkatëse.
4. Ne kete lufte te eger per pushtet, ka raste që secila pale, ” nuk i respekton, i modifikon apo i interpreton” ligjet sipas interesave te tyre.
5. Ato e “qetesojne apo e mashtrojne” vehten me besimin se:
a) Ne “kemi te drejtë”, ne do e çojme “Shqiperine perpara”, ne e “duam shume popullin” tone.
b) Pra ne, po e bejme kete, “shkelje te ligjit”, “per te miren e Shqiperise”, sepse “partia opozitare” do
i “vërë zjarrin Shqipërisë”.
c) Më tej, pas “zgjedhjeve dhe ndryshimit te pushtetareve”, vazhdon i njejti havaz, dhe secili beson ne menyre absolute se ka te drejte.
d) Por, po te vendosej diktatura e nje partie te vetme, “gabimet do akumuloheshin me kalimin e kohes” deri
sa te arrinin te krijonin nje situate, “tragjike por edhe komike” sić ndodhi në “BS” deri sa sistemi te shembej, falimentonte totalisht.
III. Arësyja qe autori i ketij artikulli thote se:
1. Individet e dine se pushtetaret në nje “mase jo te vogel” jane te korruptuar dhe se per te zgjidhur të gjitha “hallet qe kane”, kerkohet:
a) Te njohesh individet ne pyshtet qe e kane ne “doren e tyre” zgjidhjen e problemi, qe te intereson.
b) Por, siç dihet, per “nje vend pune” ka shume kerkesa.
d) Të disa nga “konkurentet” vendosin te perdorin rryfshetin.
e) Kjo eshte forma me elementare e ryfshetit.
c) Ne Perandorin Osmane, me tej, deri ne kohen e HOXHES, Korrupsini ka qene nje fenomen i zakoneshem.
e) Pra individet e gjysh stergjyshi kane qene te trajnuar per kete pune.
2. Unë kam arritur në konkluzionin se dhe kur pushtetaret jane te ndershem, shume individe i korruptojne ato, dhe siç thote nje shprehje popullore, po e “mësoi rrugën miu” nuk e harron kurrë.
3. Konkluzioni perfundimtare eshte se fajin e kane “Si shtetasit” ashtu dhe pushtetaret”
Nuk po vazhdoj me tej qe te mos bëhem i bezdishëm.
Nuk është hera e parë që e vërej, por fatkeqësisht është shumë e shpeshtë kjo situatë. Cila? Situata, kur një gazetar shkruan një tekst, hedh në letër një mendim, një analizë të tijën dhe Shqiptarët, bashkëkombësit tonë të dashur, në vend të analizojnë shkrimin, të reflektojnë mbi mendimin e të komentojnë analizën, çfarë bëjnë? kapen me gazetarin e shkretë dhe bëhen personal! Ç’punë keni me gazetarin? Apo nuk i bini dot gomarit, dhe i bini samarit?
Janë po këta bashkëkombës që flasin për popullin e vuajtur nga mbrapa një ekrani në kompjuter e kur vjen puna të dalin në protestë, shkojnë më mirë në kafe. Kur vjen puna të revoltohen për çmimet e larta, shkojnë dhe e paguajnë çmimin e lartë, kur vjen puna të gjejnë një punë, më kollaj e kanë të kërkojnë “mikun” dhe “qylin” se sa të mendojnë realisht: “ore, e meritoj unë këtë?”
Janë po ato bashkëkombës, qytetarë e fshatarë që bëhen si ujqër në rrjet për historinë e gjuhën tonë Shqipe dhe nuk dinë akoma ku ta gjejnë “ë”-në dhe “ç”-në në tastierë. Injorancë dhe hipokrizi! Nëse çdokush nga ne nuk hedh sytë në pasqyrë të kundrojë një herë të vetme me realizëm shëmbëlltyrën e vet e pastaj të mendoj jo vetëm për veten e vet, por të mendoj një herë për kombin, për ujin, ajrin, pemët, tokën, atëhere fati i Shqiptarëve dhe i Shqipërisë është i shkruar; Jo vetëm Shqipëria nuk bëhet me Shqiptarë, por Shqipëria po shkatërrohet nga Shqiptarët, Shqiptarët injorantë dhe ato indiferentë!
Ketu ne shqiperi rimon me bukur fjalia CDO POPULL MERITON QEVERIN QE KA.
Treshen Braziliane, nuk e kane vendosur Shqiptaret ne Politike. Kjo treshe eshte nje parti e vetme me ustallare te padukshem, pavaresisht se ne publik paraqiten me ngjyra te ndryshme, programe dhe emra Partish shumellojesh. Duhet patjeter qe te jepet iluzioni i Demokracise dhe i zgjedhjeve te lira 1-here ne kater vite, te delet popullore. Ku ka skllever me te bindur e te mire, se ata qe mendojne se jane te lire?
Zonja e Zoterinj, une propozoj per kryetar kete filanin ketu. Kush eshte pro te ngreje doren, kush nuk eshte te dale pak jashte, deri sa te perfundoje selektimi..
MOS LUANI me ME SHQIPERINE-MEME-Gjeni te *TRETIN te VERTETIN* te beje Shqiperine-SHQIPERI !
Dhimbia e madhe POPULL !
“The Roots of Violence: Wealth without work, Pleasure without conscience, Knowledge without character, Commerce without morality, Science without humanity, Worship without sacrifice, Politics without principles.” (Mahatma Gandhi)
“Politics is not a game. It is an earnest business.” (Winston Churchill)
“Politics has become so expensive that it takes a lot of money even to be defeated.” (Will Rogers)
Shënim: Ish komunisto-spiunat morrën pushtetin pas ’90 dhe u quajtën demokratë, ndërkohë PS (ish PKSH) dihej ça kishte.
PS-PD-LSI do na bënin demokracinë? Liderët e këtyre partive e konsideruan partinë pronë e biznes dhe u pasuruan aq shumë në 30 vite sa është e vështirë që populli t’i mposhte, edhe sepse ato kanë funksionuar gjithmonë si banda politiko-sunduese që donin pushtet për të vjedhur shtetit, e për të kontrolluar çdo aspekt të jetës sl popullit.
Kështu ata që s’mundën t’i përshtateshin kësaj mënyre qeverisje me korrupsion, nepotizëm, ikën jashtë shtetit për një jetë më të mirë. Të tjerët e pamundur mbijetojnë akoma në Shqipëri derisa t’i vejë thika në palcë. Sigurisht që është një pjesë e vogël popullsisë që është e kënaqur, sepse tërë kohës janë shpërblyer me pabarazi, me favorizime, vende pune pa meritë etj.
Treshja ish komuniste e ka detyruar popullin që rri në Shqipëri që ose të mësohen me këtë lloj jetese të korruptuar e sahan lëpirëse, ose të emigrojmë apo të vdesin urie.
Pra, ska lidhje demokracia përfaqësuese kur përherë kanë qeverisur bandat. Pëballja me bandat ka kosto, papunësi, përndjekje, të prishin shtëpinë etj. Prandaj edhe populli për të hequr Saliun votoi edhe Ramën që morri pastaj Metën si patericë edhe pse bëri 21janarin për të. Prandaj edhe Saliu thotë se vetëm unë bashkë me Metën mund ta mund Ramën. Sepse në tregun politik nuk ka bandë politike më të madhe sesa PD-LSI që mund t’i kundërvihet Ramës. Pra është çështje bandash, jo se Saliu është më i mirë.
Ku pyet Rama se nesër mund të dalë një parti me intelektualë? Ai detyron e kërcënon administratën që ta votojë, dhe ka rritur nr pafund. E po ashtu ble votat me paratë e shtetit dhe të krimit të organizuar.
Kur tre banda kanë të njëjtin mentalitet, po të dalë një partie e re duhet të mundë tre banda, jo vetëm Ramën. Prandaj populli i bie shkurt. Zgjedh një nga bandat, se nuk ks alternativë reale. Të tre bandat janë bashkë më një farë kuptimi, për mos të lënë vende bosh për parti të tjeta që mos të kenë firo votash. Pra, populli të jetë aq i dëshpëruar, saqë o të zgjedhë një nga tre bandat e të vazhdojë loja e vjetër e korrupsionit dhe favoreve, ose të emigrojë.
Filozofira mund të bëjmë sa të duam Leart, por e vërteta është e thjeshtë.
Populli gabon qe c’ke me te! Shembujt me te mire jan Gjermania, Rusia,Serbia,Shqipria po e po! Shqipove i mungon ajo qe quhet inteligjence kolektive komplet! Kur i japin fjalen udheqsit, nuk lekunden me deri sa te han bar!
Sa te jete e gjithe bota
Edhe yjt e rruzullimit
Hajdut si edvin rama
Nuk ka pare rraca njerzimit.
Vellazeria e fshehte e Masoneve ne Politike, qe ne publik paraqiten si gjoja kundershtare. Keta jane pjese e shoqerive sekrete te kultit Global dhe punpjne 100% kunder interesave te vendit e Shqiptareve.
Ilir Meta, Sali Berisha, Edi Rama e shume te tjere, jane Masone te nje grade te larte, qe marin urdhera ne fshehtesi per krijimin e kushteve ne Shqiperi, ne favor te Rendit te ri dhe Diktatures Globale. Ky fenomen ndodh ne te gjithe Boten. Pothuajse te gjithe politikanet ne Bote jane te tille. Per te konfuzuar publikun, ca bejne poziten e ca bejne opoziten,por prapa skenave jane nje.
Kjo eshte dhe menyra se si kulti Global kontrollon Boten ne hije. Mos i ngaterroni me Masonet te grades se ulet. Ata nuk e kane fare haberin se c’fare ndodhe siper tyre te gradat e larte, sepse i gjithe sistemi eshte i izoluar nga larte poshte ne sekreci.
Gjithashtu Masonet jane kudo. Ne Media, ne krye te kompanive private, ne institucione shteterore, ne banka Polici dhe Ushtri. Jane te lidhur me fije te padukshme interesi e bashkepunimi.
Kjo eshte e verteta, po doni ta besoni. Te tjerat jane thjesht pallavra per konsum publik.
Qe te shtoj dhe dicka tjeter per sa i perket votimeve dhe votes. Me degjoni me vemendje.
VOTA NUK NDRYSHON ABSOLUTISHT AS EDHE NJE GJE, SEPSE SI DO QE TE VOTONI, THJESHT KONFIRMONI PJESETARE SEKRETE TE PARA-SELEKTUAR, TE NJE ORGANIZATE ME TE NJEJTAT INTERESA. THJESHT JU JEPNI TE DREJTEN QE TE JUSTIFIKOHEN ME MOTON E NJOHUR, NEVE NA KA ZGJEDHUR POPULLI.
Loja eshte komplet e shitur te dashur miq. E vetmja gje qe mund te beni, eshte ti bojkotoni dhe te mos shkoni te votoni fare.
Leart ! A mund te m’i pranosh dy keshilla miqesore ? Se pari, perpiqu ta shkruash me mire gjuhen shqipe pasi edhe mendimet, edhe idete dalin me te qarta dhe ngrihet vleresimi intelektual per autorin. Se dyti, a mund te beni kujdes me datat dhe me historine, te pakten kete me te aferten qe e kemi jetuar shumica jone ? Kete vit nuk mund te jete 30 vjetori i pluralizmit, por 32 vjetori sepse pluralizmi politik ne Shqiperi eshte lejuar ne dhjetor 1990 dhe PD-ja eshte krijuar ne 12 dhjetor 1990. Mos bini viktima te marrezive PD-ste qe shpallin se pluralizmi filloi kur erdhen ata ne pushtet dhe se Presidenti i pare i pluralizmit politik ishte Sali Berisha ( kur, ne fakt ka qene Ramiz Alia )!
Phoenix po përpiqem të të,”Me degjoni me vemendje.”,dëgjoj,por është e pamundur!
pas tre ditësh vendosa të lexoja këto që ke shkruar!!
një gomarllëk me bisht,një konstatim prej idioti,i njëjti idiot që voton atë që ka shkruar!!
koqeeeee,dhe zvicra e suedia bëjnë të njëjtën gjë,por nuk kanë një popull idiot që pasi është masakruar disaherë nga të njëjtët kriminelë të vazhdojë e ti votojë!!
koqe budalla,të votosh ramën nga frika e lukunisë që i shkon pas kryekriminelit sali!?
është e njëjtë si të votosh saliun!!
rama ka sigurinë e fitores,prandaj është bërë më keq se saliu!!
Saliu ne pushtet 30 vjet??? Laert, do zoti nuk ti lexon Rama keto brrockulla se do te heqe emrin nga borderoja e qeverise! Or budall por edhe keta 9 vite te Rames kryeminister, Saliu paska qene ne pushtet?