Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse pedagogët e meritojnë mungesën e solidaritetit dhe heshtjen rreth protestës së tyre
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Pse pedagogët e meritojnë mungesën e solidaritetit dhe heshtjen rreth protestës së tyre
AnalizaKomunitetKryesore

Pse pedagogët e meritojnë mungesën e solidaritetit dhe heshtjen rreth protestës së tyre

Published: November 6, 2022
Shpërndaje

 

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

- Publicitet -

Ndonëse protesta e pedagogëve vijon dhe kërkesat e tyre janë mjaft të arsyeshme, vëmendja që po merr është relativisht e paktë. Gjithsesi, kjo nuk është rrjedhojë e cilësimit të pabukur “tradhtarë atdheu”, se kërkuan rritje më të madhe se 7%-i mjeran për pagat dhe standarte bashkëkohore.

Është pasoja e pashmangshme shpërfytyrimit të figurës së pedagogut nga disa individë në mesin e tyre, përballë të cilëve ata që e merituan këtë titull heshtën fort gjatë.

Personalisht refuzoj të besoj se rradhët e pedagogëve protestues janë të ndotura me plagjiarista e ryshfetçinj. Por jam e bindur se si ata si kolegët e tyre më të tërhequr, kanë bërë “një sy qorr e një vesh shurdh” kur ndonjë shok zyre a anëtar departamenti ka grabitur pronën intelektuale të tjetërkujt dhe ia ka “shitur” bordeve për tituj e pozicione pune të pamerituar.

Po ashtu, kanë heshtur bezdisshëm edhe kur ndonjë gradë e merituar është shtyrë pafundësisht në kohë, se aplikuesi që përmbushte kriteret pandehte se do e merrte në bazë të tyre. Prandaj nuk e kishte bërë adetin e dorovitjes. Ose e drejta e fituar me mund thjesht i cënohej, se përbënte kërcënim për të paaftin e kolltukut.

Pedagogët kanë pranuar pazë, si një keqe që nuk i përket, t’iu përbaltet emri e detyra edhe kur kanë dëshmuar se ndonjë koleg i babëzitur i nxirrte notat në pazar. Të larta sa trashësia e zarfave të servirur si fshehurazi, por jo aq sa mos të dihej haptazi sa e kishte çmimin një provim i caktuar.

Nuk folën as kur partitë mbushën universitetet me militantë dijepak, çfarë duhet t’ia ketë ofenduar inteligjencën e përkushtimin.

Nuk guxuan të shpreheshin as kur ndonjë pedagog është bërë politikan e medemek i ka përfaqesuar, duke mbrojtur e kaluar ligje absurde arsimi për hesap të kahut që i përkiste. Pak u shprehën, për shembull, edhe së fundmi kur të drejtën për t’u bërë mësues për studentët që do studiojnë në degët e përshtatshme për këtë profesion e garanton mesatarja e maturës (studimeve parauniversitare) dhe jo mesatarja e studimeve universitare.

Paçka se lëmshi që urdhërohej i prekte ata dhe breza të tërë studentësh në vetë të parë. Paçka se u fyen sërish duke iu vënë në diskutim notën e integritetin, ata sërish nuk u ngritën në këmbë.

Nuk u doli zëri as kur pseudo-projekte zhvillimore për arsim që mbushnin xhepat e tjetërkujt i cënuan haptazi aftësitë intelektuale, duke i sjellë turlisoj individësh, gjoja t’i trajnonin e t’iu jepnin mend.

As kur iu kërkohej të mos bënin punën e vet, si shmangia e pashkruar e lëvrimit të çfarë ishte trashëguar nga sistemi i shkuar. Në mënyrë ironike, krejt ashtu si sistemi diktatorial pati detyruar hulumtuesit e kohës të bënin me pasurinë intelektuale e kulturore të sistemeve të mëprashme.

Pedagogët nguruan të mbështesnin protestën e drejtë të studentëve të rropatur, ndonëse ata e dinin më mirë se kushdo si po ishte lënë pasdore e ardhmja e vendit. Nuk u solidarizuan të unifiikuar me sa a sa probleme që prekën shoqërinë ndër vite, madje as kur u mbyllën shkolla.

Prandaj protesta tyre e drejtë, fatkeqësisht, nuk ka peshën që duhej të kishte. E do deligjitimohet më fort, nëse heshtja, që mjerisht, është kthyer në sëmundje profesionale do jetë edhe përgjigjia ndaj atyre politikanëve që duan t’ua “vjedhin” protestën, si pronën intelektuale plagjiaristët.

Do deligjitimohet plotësisht, nëse disa syresh ua “shesin” protestën e drejtë të pedagogëve, si nota provimesh të pakaluara, kaheve të dëshpëruara politike. Nëse lejojnë të bëhen sërish “mish për top” në interes të atyre që për arsimin pak kanë bërë, por iu duhen shifra protestuesish.

Vërtet, nëse protesta e pedagogëve kthehet në plaçkë për pazare bulevardesh dhe kërkesat e tyre këmbehen me premtime boshe, atëherë pedagogët më mirë të heshtin. Si ngahera…

 

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
28 Comments
  • Fatmir Lohja says:
    November 6, 2022 at 12:21 pm

    Pedagoget e kaluan masen ne kerkesat e tyre.E para,kercenimi me greve urije.E dyta,kerkojne nga presidenti t’u sigurohet jeta ne greven e urise!?Pse nuk kerkojne takim me presidentin,per te zgjidhur shqetesiet e tyre,qe kane me qeverine!?

    Reply
  • ku eshte ai pedagogu mberheckave says:
    November 6, 2022 at 12:34 pm

    keta pedagoget e mbertheckave,nuk meritojne perkrahje sepse po nxjerin kuadro kunguj analfabete…
    dhe prindetit bashke me studentet e dine se sa marin per cdo provim,sidomos per ata kungujt qe rrine gjithe diten neper kafene

    Reply
  • Shqiptari says:
    November 6, 2022 at 1:09 pm

    O llalluka mos e menderos gjuhen shqipe , mos shpik fjal te reja , nuk thuhet pabukur por e shemtuar, naj shpifet me deformimin e gjuhes shqipe , gazetave i duhen korrektor te gjuhes shqipe se po marin me qaf brezin e ri.

    Reply
  • Xen Bolja says:
    November 6, 2022 at 1:26 pm

    Po ti mberthecke kungull analfabet je? Cfare universiteti ke mbaruar? Apo vjen nga Harwardi?

    Reply
  • Aldrin says:
    November 6, 2022 at 1:54 pm

    kjo Edona me mire te shkoj ne shkolle te mesme te mesoj gjuhen shqipe qe aty. Pastaj te flasi, se lexon dhe nuk merr vesh ca behet

    Reply
  • Aldrin says:
    November 6, 2022 at 1:58 pm

    Nje pyetje kam per kete synetlleshen e Ramutit, qe dashka ti beje pedagoget synet dhe tjua prese greven,
    Kush i katandisi Pedagoget ne kete derexhe qe te marrin leke?
    Pedagoget vete u bene harbuter te tille qe te sfidojne sistemin, me gjase ai sistem eshte ne rregull, po na paskan luajtur mendsh pedagoget..
    Apo eshte sistemi i kellirave idiote qe e detyron pedagogun te behet lamash
    Kur e ke bere shkollen ti Edona?
    Besoj keto vitet e dhjerokracise, se ne ate kohe nuk do gjeje gazetar te fliste keshtu. Tani po, prodhohen idiote me shumice. qe pervecse jane injorante e kane per krenari mos ta fshehin dhe te bejne analiza te tilla qe vetem dhiareve te Dules u vine per mbare

    Reply
  • Policia Rilindjes says:
    November 6, 2022 at 2:50 pm

    I drejte shkrimi por me kete mendesi na kane percare e sunduar qelbesirat me vite.
    Eshte koha te bashkohemi per te miren e te gjitheve.

    Reply
  • Doni says:
    November 6, 2022 at 3:08 pm

    Sepse nje pjese e tyre pethagogeve jane pa nivel .
    Sepse marin para me shume se e meritojne duke shkruar emrin ne Cdo universitet thua jane zogj e fluturojne nga nje ore ne tjetren
    Sepse ju marin leke studenteve per provime.
    Sepse disa prej tyre abuzojne me studentet……

    Reply
  • Andis says:
    November 6, 2022 at 3:40 pm

    Vetem per politike behet cdo veprim qe ka lidhje me greva urie.

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    November 6, 2022 at 4:58 pm

    Keta petagoge qe pjesa me e madhe e tyre jen qe nga koha e ardhjes se Demokracise nuk e meritojn Perkrahjen e opinionit edhe per nje fakt tjeter qe eshte shum me i rendesishem se rritja e pagave te tyre.
    Kur vandalisti Berisha shkatrroi ter Shqiperin, dhe kure vandalistet tropojan vershyen dhe pushtuan Universitetet (shtepite e ketyre pedagogeve dhe clirimi i tyre u be vetem kur erdhi Edi Rama ne pushtet) perse keta tima kaqe te “fuqishem” nuk organizuan proteste per ndalimin e ketij vandalizmi ?
    Pra Vandalizmi Berishian shkatrroi ter Shqiperin e nder to edhe Universitetet qendren kulmore te diturise ne vendin tone.
    Asnje ze nuk u degjua , asnje protest nuk u be pore vazhduan mesimet ashtu neperkembet e vandalistev deri sa erdhi Edi Rama dhe beri clirimin e Universitetev.
    Prandaj keta nuk e meritojn perkrahjen e opinioni ton.!

    Reply
  • Patrioti Verior says:
    November 6, 2022 at 5:25 pm

    nuk ia vlen të harxhosh asnjë sekond kohë me këta sharlatanë, kobure të ndryshkura në dorën e kryekriminelit të kombit tonë, Sali Shpellar Berisha.

    Reply
  • mali says:
    November 6, 2022 at 5:52 pm

    Protesta jo,greva jo,manifestime te grave kunder kancerit jo,protesta lokale jo.Pra eshte nje popull i vdekur ose nje diktature Staliniste.Patriot ,ata nuk jane sharlatane por ajka e kombit.Ne se ti i quan sharlatane pedagoget atehere si do ta quash veten tende qe fle mbi mut?

    Reply
  • Ilirjan says:
    November 6, 2022 at 6:41 pm

    Edona, e vleresoj analizen tuaj . Me te drejte ju jepni arsyet pse nuk po gjejne mbeshtetje pedagoget brenda dhe pertej oborrit te Universiteteve. Ju me te drejte shkruani, per disa prej tyre, se marrin para ne kembim te kalimit apo te nje note te larte te pamerituar. Por me poshte ju jepni arsye te tjera per te cilat pedagoget nuk kane reaguar ne momentin e duhur.
    Mos valle ne te gjithe Armaten e Pedagogeve nuk gjenden pedagoge qe e justifikojne me merite vendin e punes si edukatore te nivelit me te larte te Arsimit ne Shqiperi ? Pikerisht per keta a nuk duhet te mendohet te jetojne me dinjitet, per te mos u ndotur nga cdo lloj ryshfeti qe i ofrojne “studentet” ? Rritja e pages se tyre mendoj se eshte nje nga arsyet qe te nise vleresimi i munguar per Ta. Aq me teper kerkohet vleresimi kur degjon kryeministrin gjitholog te Shqiperise, qe i fyen dhe i etiketon perbuzshem pedagoget. Se c’ka bere ky kryeminister per Pedagoget , e kthen pergjigjen vete Ai : me epitetet dhe fyerjet qe dergon cdo dite ne adrese te tyre.
    znj. Edona , ju me te drejte i vini ne seder Pedagoget per mosveprimet e tyre ne momente te rendesishme te vete Universiteteve , ne ndotjet qe politika e Shqiperise i ka bere Arsimit te Larte te Shqiperise, ne mungesen e solidaritetit te tyre me studentet qe si askush tjeter e gjynjezuan gjithologun K/minister, duke humbur nje rast ideal qe te beheshin bashke per nje reformim te pritshem te Arsimit te Larte ne nivele konkuruese me Universitetet e tjera .
    Por mendoj se jane pikerisht keto pas -“mos”-et e Tyre qe duhet te ishin paresore ne kerkesat drejtuar Parlamentit, Qeverise dhe Presidentit. Ata nuk jane vone, asnjehere nuk eshte vone, qe te kerkojne reformimin mbeshtetur ne analizat brenda Armates se Tyre, dhe ne pervojat e Universiteteve te tjera . Shperblimi i tyre vjen natyrshem pas ketij kontributi.
    Me fal per kete,
    V.O. : Nje pyetje per ata pedagoge qe bojkotuan protesten e kolegeve te tyre :
    A do ta marrin pagen me rritje 15%, pasoje e protestes ?

    Reply
  • Gjoba 110 milion euro që do ti paguajn shqiptarët Françesko Beketit për faj të hajdutit Rama është baraz me 2258 kg ar → 658 kg më shumë se rezervat e arit që ka vendi ynë. says:
    November 6, 2022 at 7:00 pm

    Sepse nuk ka solidarizim në Shqipëri kemi diktatorë.Turp,kështu nuk rreagon një popull europian.

    Reply
  • Nje shqiptar says:
    November 6, 2022 at 7:31 pm

    Edona, shumica e pedagogeve kane ulur kryet, po durojne dhe jetojne me shume sakrifica me pagat e tyre te ulta qe nuk mjaftojne te perballojne koston e larte te jeteses qe ka sot vendin yne. Enver Hoxha paguante me shume se kedo “pedagoget e universiteteve” si dhe mesuesit, dhe si rezultat, Shqiperia ndertoi nje sistem arsimor te nje niveli shume te larte. Edona, si kudo edhe ne arsimin e larte sot ka te meta disa prej te cilave i ke rreshtuar ne shkrimin tend por dihet se nje page e ulte qe nuk i pergjigjet vendit te punes dhe kostos te jetes sjell emigracionin. Uroj qe vendi yne te mos braktiset edhe nga mendjet me te mira qe kemi akoma ne Shqiperi.

    Reply
  • vlonjati says:
    November 6, 2022 at 7:50 pm

    E kush ta kerkoi perkrahjen ty o Ali. ty perkrahjen ta kerkon vetem Rama i cili te paguan per ndihmen qe i jep megjithese shkruan gjithe gabime. Duhet te dish nje gje Ali se ajo Edona paguhet me shume seti sepse e ben me mire punen e Rames.

    Reply
  • kërkoje ta gjeshe says:
    November 6, 2022 at 8:01 pm

    Ky Aldrin qenka fantastik, eshte ngizur ne vaginen e buçes Sheqere.

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    November 6, 2022 at 11:44 pm

    Ti o Vlonjati gjithnje mbeshtet me te keqen. Une ase qe e njoh Ramen nga afer dhe ase qe marre kurr rroge nga ai. Pore ne se je ne gjendje me kundershto faktet qe une te kem dhen e lere ti shkrimin tim. Kundershto po qe i zoti argumente e mia qe une ti kem dhen.

    Reply
  • dyshuesi says:
    November 7, 2022 at 5:53 am

    Ore desha te di, keta pedagoget, rrogen e marrin nga buxheti i shtetit apo……. Se edhe keta qe japin mesim ne universitetet private pedagoge jane , apo jo? Nëse do te benin greve keta te privatit do i mbeshtesja . Por te mbrshtesesh keta te shteterorit do te thote t’ia fusesh vetes . Rrogat e tyre dalin nga takasat . Ku do i gjeje shteti parate ? Do rrisi taksat se ku do i gjeje tjeter….!

    Reply
  • qeveria e zhytur ne llumin e deshtimit says:
    November 7, 2022 at 7:37 am

    Edona vesh perfundimisht pelerinen e sejmenit te qeverise (natyrisht jo ashtu, gratis). I dhimbset valle Edones financat e ketij shteti qe del kunder rritjes pagave per Pedagoget? JO, ne asnje menyre! Sikur Edona ta kishte kete hall do merrte penen e do shkruante se paku nje here te vetme per ate, Borxhin Publik me katastrofikun e 30 viteve, ose se paku, per qindra milion Euro “te avulluar” tek Inceneratoret.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    November 7, 2022 at 9:18 am

    Zonjë: A mos të ka shtyrë edhe Ty SaliGërdalla të shkruash kodra pas bregut. ?
    1.Protesta u shty nga SaliMillosheviçi për të përfituar politikisht si zakonisht në opozitë në 32 vite.Pasi po afron 12 maji..dhe banda e Sb do shqyej KM siç coptoi SHQUPIN në 6 janar..!
    2.Në krye të protestës ishte një SPIUN I SHIK TË B.GAZIDEDES që e pranoi vet në Rrëshen.Dhe kryesindikalisti SPIUN i bën karshillëk Amerikës dhe jo E.Ramës që u di dhëmbë e dhëmballë..se të tijat ja copëtuan në 1996,97,98,08,2011-tën.
    3.Protestat në këtë kohë lufte reale në Ukrainë dhe sociale-ekonomike në mbar botën,janë pro PUTINIT,VUÇIÇIT,KOMENEIT,SALIUT,LIKES dhe horrat e tyre që u shkojnë nga pas si qën stani.
    4.Pedagogët dhe drejtuesit e tyre janë më të pasurit në Shqipëri.Kujtoni Dhori Kulen e LikeFloririt me 11 bordero pagash nga Tirana deri në Vlorë.Apo ish rektorin e UT të PD të Sb me 13 bordero.
    5.Kujtoni mbi 20 UNIVERSITETE private që hapi SaliMortja për të graduar Juristët e plepave dhe profesorët me plagjiaturë..! Të cilët dihen por nuk merret asnjë masë nga vet drejtuesit e AL.
    6.Kujtoni bisneset e ndërtuara nga PD-istët në konviktet..Më kujtohet djali Azem Hajdarit..!
    7.Ju nuk shkruani për nivelin e dies së studentëve TAP-TOPI po merreni me milionat që kërkojnë “profesorët” në krahasim me qindarkat e pensionistëve në mbar vëndin.
    8.Me këtë shkrim shko zëvëndëse e Vjollca Vokshit të SaliNon gratës që i fshin këpucët SaliSërbit.
    DITA:Lutem,lini hapsir për koment të artikujve kryesor në DITA:sot të “Minnistrit të Jashtëm” të Ditës-Shaban Murati.
    FLM.

    Reply
  • Asd says:
    November 7, 2022 at 11:00 am

    Pedagoget, nuk meritojne akoma te flitet per ta.

    Reply
  • info analitike says:
    November 7, 2022 at 12:27 pm

    Sistemi arsimor i degraduar eshte produkt i kesaj klase politike ndaj kriekaqoli nuk ka asnje te drejte te beje moral. Nuk lexova ne artikull nje sygjerim se si te dilet nga ky batak po vec kritika. E pra pedagoget me integritet e qe kane ngritur zerin nuk mungojne ndonese e kane paguar edhe me largime nga puna e denigrime profesionale. Per keta te fundit cfare parashikon Edona?
    Shume nga keta qe kritikojne kane votuar per kete politike e keta politikane! Po keta votues a duhet te mbajne pergjegjesi apo le te vazhdojne te kritikojne se ashtu jane mesuar. A jemi mesuar ne shqiptaret me ndenjen e pergjegjshmerise per veprimet tona? Prej ketu du duhet te fillojme nese duam qe gjerat te vene mbare.

    Reply
  • fteri says:
    November 8, 2022 at 6:25 am

    Kur lulëzon arsimi i tërë vendi shëndrrohet në kopsht me lule,pedagogët ,arsimtarët dhe gjithë trupa pedagogjike të punojnë kurdoherë me logjikë të shëndoshë ,dhe me laps në dorë të balancoi edhe pensionistët me 100 mij lek me zi kalojnë një javë buk .Kujdes kan edhe situatat që ndodhemi aktualisht rinia po edukohet shumë keq.Respekt për komentin e Ethem Lalës te pika 7. vazhdimisht dallohet si njeri i emocioneve ,i mandimeve dhe veprimeve të mëdha revulicionare në komentet e tij. kur i drejtohet “Ju nuk shkruani për nivelin e dies së studentëve TAP-TOPI po merreni me milionat që kërkojnë “profesorët” në krahasim me qindarkat e pensionistëve në mbar vëndin “.

    Reply
  • demo says:
    November 8, 2022 at 7:20 am

    Vetem me 1% te hedhura tek Zoto dhe Gogollja e Inceneratoreve,plotesohen kerkesat e Pedagogeve.
    Vetem me 3% te hedhura tek Rrapaj i Skenderaj te Kucit Macit,gersheret e kirurgjise,plotesohen kerkesat e Pedagogeve.
    Vetem me 10% te Chek-Upit shurres Vilma Nushit plotesohen kerkesat e Pedagogeve.
    Vetem me 1% te vleres se Laboratoreve te Spitaleve te dhuruara Kaqratharapanos plotsohen kerkesat e pedagogeve.
    Me 10% te vleres se kulles 40 kateshe qe po ngrihet ne qender te Tiranes,plotsohen kerkesat e pedagogeve.
    Vetem me 5% te taxes mbi ngjyrosjen e Hidrokarbureve plotsohen kerkesat e pedagogeve.
    Vetem me 1% te vleres se shtuar te naftes plotsohen kerkesat e pedagogeve.
    Vetem me vleren e shtuar nga koncesioni fillestar per Tunelin me difekte gjeologjike ne rrugen e Arbrit plotsohen kerkesat e Pedagogeve.

    Reply
  • LEON says:
    November 8, 2022 at 7:42 am

    O edi rama!Po te kishe qene i zoti ne matematike dhe ne lendet egzakte,nuk te conte ne shkollen e lajle luleve,bojatisjeve Kristaq Rama! Po ju qyleret e Akademise se palacove bete shkollen e shejtanit,,I bete mutin ekonomise,industrise,bujqesise dhe Ushtrise,,se do dali ndonje budalla si Fatos Nano,qe te marre me thonj paprere poshte urave te Parisit dhe te vere ty,nje barbon endacak te kampingjeve te refugjateve qe te vere ne krye te Qeverise.

    Reply
  • Kola says:
    November 9, 2022 at 5:47 pm

    Robt komunistave, ku ti kene, te gjalle e te dekun.

    Reply
  • njëri says:
    November 10, 2022 at 7:11 am

    na hëngsh karin me gjith bole o kola ta qi mamin ta bëj copa copa
    në dark tu pi koka
    me mamin tat shkok loka
    pim dhe nai çik hookah

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?