Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse ulërasin ulëritësit profesionistë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Pse ulërasin ulëritësit profesionistë?
Komunitetopinion

Pse ulërasin ulëritësit profesionistë?

Published: September 11, 2022
Shpërndaje

 

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

- Publicitet -

Situata e rënduar ekonomike në Shqipëri nuk është diçka që mund të fshihet me shoshën kryeministrore, duke thënë, ta zemë, se dhomat tregtare përkatëse nuk po vlerësojnë arritjet e qeverisë. Në të vërtetë, edhe nëse ka ndonjë arritje së fundmi në këtë aspekt, jehona e saj shurdhohet nga bum-i në çmimet e gjithçkaje dhe çdo gjëje.

Vështirësisë për ta përballuar këtë situatë me dinjitet nuk duhet t’i shtohet edhe qasja acaruese e pushtetarëve tanë. Tek e fundit po paguajmë pa bërë zë kusuret e paaftësisë së tyre për ndërmarrje lehtësuese. Duhet të dëgjojmë edhe udhëzimet e rastit, që janë minimalisht fyese ndaj inteligjencës mesatare të popullatës?

– Kur lufta në Ukrainë ende konsiderohej si një konflikt që do zgjaste pak ditë a javë dhe çmimet e naftës u ngritën befshëm, si zgjidhje, na u këshillua që të mos shkonim të blenim cigare me makinë dhe që të përdornim biçikletën.

Krijimi i mëvonshëm i një bordi, që nuk merret vesh se çfarë bën, nuk solli ndonjë lehtësim të prekshëm. Ndonëse çmimi i naftës në bursë krahasimisht ka rënë, litri i karburantit, në vend, nuk ka parë një zbritje të mirëfilltë.  Si duket, ky bord e paska pjesë të strategjisë transparente të mblidhet vetëm kur shigjeta e çmimit të fuçisë në bursë tregon lart.

E ndërsa shtohen zërat, se nafta në dimër do kapë shifrën e 300 lekëve për litër, shtohet edhe harbutëria e pronarëve dhe punonjësve në linjat urbane dhe ndërqytetase. Çdo lloj mungese dhe shkeljeje si dhe trajtimi i udhëtarëve si qytetarë të dorës së dytë, si duket, justifikohet me çmimin e parritur të biletës.

– Ndryshimi në faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në tetor, pra përllogaritja me çmim tregu i çdo kilovati mbi 800 kwh në muaj me ardhjen e vjeshtës e ftohjen e motit, u miratua javën e shkuar. Publikimi shoqërohej edhe me një tabelë, që në mënyrë të detajuar na orientonte se kur duhej të laheshim, sa shpesh të lanim rrobat e enët, kur të pastronim shtëpinë dhe me çfarë të gatuanim.

Pra, plani i masave që shqiptarët duhet të ndjekin për energjinë ishte bazuar në idenë: mbaje me të mira se ngel dhe pa të. Alternativa largpamëse “me laps në dorë” përballë krizës ishte nxitja e shqiptarëve të përdornin energji diellore. Ndonëse një mundësi e mirë për t’iu drejtuar energjisë së lirë e me pak ndotje, momenti kur ideja hidhet e nisma premtohet të mbështet nga shteti përkon me stinën e ftohtë, çka u duk si një ftesë shqiptarëve për tu ngrohur në diell dimri.

– Paketa e ndihmës për shtresat në nevojë nuk mungoi as kësaj here. Por, fakti se çdo disa muaj është e domosdoshme të miratohet një e tillë dhe rinovimi i saj me një tjetër emër kur paraprijëses i përfundon afati të bën të mendosh se, si ngahera, paketat janë veçse një mënyrë për t’i dhënë një kockë mbijetese mjerimit dhe për t’ia kujtuar periodikisht votuesit të dobët se kush ia ka jetën në dorë.

Ata që kjo shtrenjtësi i prek dhe i vjen e tepërt, po cilësohen me përçmim si “ulëritës profesionistë”. Në fakt, të tillë janë bërë se këtë vit do çojnë fëmijët në shkollë pa ia plotësuar si duhet kërkesat prej çmimive ulëritëse. Ulërasin se nuk ia dalin dot. Ulërasin se, në pak ditë, e dinë që pushtetarët punëshumë do bëhen edhe dietologë e do japin mësime krize duke u treguar sa feta bukë të hanë, si ta presin djathin hollë e sa lugë vaj t’i hedhin gjellës. Ulërasin sepse pabarazia thellohet stafetë nga qeverisja në qeverisje, dhe skamja po e bën të përpëlitet një popull të tërë.

Ulërasin sepse ulëritës është realiteti shqiptar!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • Mali says:
    September 11, 2022 at 7:30 pm

    ENDE SE KUPTONI
    SE KJO QEVERI
    E HENGRI TAGJINE
    E ME SKA PSE RRI

    EDI KAQ E PAT
    ME TE DHE PS ja
    NE UDHEKRYQ MBETUR
    ME MIRE PLja

    GJITHE QELBESIRAT
    U BEN BASHK DIKUR
    EDIN VUNE NE FRON
    DUKEJ GOXHA BURRE

    DOLI KASTRAVEC
    PA HABER FARE
    PER TE QEVERISUR
    VETEM NDERRON KOLLARE

    E TANI PERSE
    MOS MBLIDHEN SERISH
    QEBESIRAT PRAP
    E KETE DERVISH

    TA HEQIN NGA FRONI
    SE E MBYSHI KUPEN
    HENGRI SI ARIU
    TANI TE NGJALL KRUPEN

    UJI QE NUK RRJEDH
    KTHEHET NE KENETE
    IK RAMUSH TANI
    SE E KEME LEHTE

    SE PO U NXENE GJAKRAT
    E FILLON STUHIA
    QULL BEHESH I TERI
    KUR PIKON CATIA

    Reply
  • Soza says:
    September 11, 2022 at 7:39 pm

    As E.H. që dinte gjithçka, nuk prezantonte abetare.
    Ky që nuk di gjë, na shpjegon të gjitha.
    O tempora, o mores.

    Reply
  • demo says:
    September 11, 2022 at 9:03 pm

    Mos e nenvlehtesoni Ramem si EKONOMIST I TREGUT TE ZI.
    Qe diten kur sekuestroi ikonat e Thimjos e deri te vjedhjet mafioze tek inceneratoret,ka treguar talent.Vertet nuk eshte Vito Genovese,se i mungon melcia,pooor eshte capo i capove Lucky Luciano.Ka dhe Meier Lanskyn ,engjell agaci ne dispozicion.Qe te grabisin te gjithe kapot olligarke te Komisionit ka krijuar Bordin e Oligarkise,..
    Here quhet Bordi i Cmimeve,Here quhet Bordi i Emergjencave,por ne thelb eshte modeli i Cupoles 7 Familjeve te New Yorkut.Qe Organizaqtes ti vije era parfum ka punezuar femra si prezantuese,qe i quan ministresha.
    Ashtu si zoteronte Mafia indikatat,ky ka Ministrite,qe kujdesen per te punesuerit mos tu mungoje buka e gojes.Ja ka matur koken me pe punetoreve deri tek buka e gojes,,Mos teproje gje tjeter.Edhe ndonje udhetim kolektiv me autobuz,neper tunelet panoramike te capo drei capii,,ashtu si menzat popullore te Al Capones ne Cincinati.

    Reply
  • fteri says:
    September 12, 2022 at 6:30 am

    Po të ishte gjallë Atë Gjergj Fishta do tallej me demokracinë e shqiptarve 30 vjet mashtrim,zhgënjim ,vjedhje ,varfërim ,a nuk është aktuale vjesha e Fishtës .”Lum e lum ,se Shqiptaria .Ka marrë trokun kahë liria ,Por si pela nëpër zailë…..”

    Reply
  • bjeri drejt se ke lehtesira says:
    September 12, 2022 at 7:09 am

    Ka dy kategori njerezish moj ti Edona – Nje qe duron e paguan pa bere ze (sic thua vete) kusuret e paaftesise qeverise (ku je dhe zotrote) si dhe nje kategori shume here me e madhe qe ka duruar boll e nuk ja ka per borxh kesaj qeverie ti duroje me tej aftesine per ta varferuar kete vend deri ne palce.
    Sa per ato “paketat e ndihmes” per shtresat ne nevoje, as mos i ze ne goje fare. Ka 3 muaj qe ato 3 mije leke per pensionet minore qe u dhane vetem 3 muaj, nuk jepen me. A mos valle mbaroi kriza e u normalizuan cmimet oj Edona?

    Reply
  • Tirona says:
    September 12, 2022 at 5:58 pm

    Kur mer gishtin e shkuan mendou 5 minuta.
    Te roje Drita e Tema te japin mundesine e komentit shiko pacavuret e PD vetem propogande dhe asnje koment.

    Reply
  • Aldrin says:
    September 13, 2022 at 1:43 pm

    He, se pak nga pak Shqiperia do behet si Haiti e Venezuela, ku veza do duket gur i cmuar. Lere kermen te vjedhe sa i do qefi, dhe racioni do te dali i gjysmuar. Dhe ai racion me miell te helmuar serb.
    Hani, se ju ben mire

    Reply
  • !!? says:
    September 14, 2022 at 5:41 am

    Kusari veteran i fshatit tim, Nuni, tregon se si kur vodhi fqinjin e tij që kishte 4 gjela deti në kasolle, si kusar i ndershëm që ishte, i mori tre gjela dhe një ja la ta hante për vitin e ri me kalamanët dhe i vari në qafë gjelit një kartolinë ku i shkruajti me dashuri e dhimshurinë që e karakterizonte:

    “Tre unë dhe një ti,
    Gëzuar Vitin e Ri”

    More po ka njgjarë shoku Edi tëpkë si kusari Nuni, mbasi vjeth mir e mirë pensionistët që kan ngelur pa emigruar edhe pa vdekur akoma dhe tek tuk ndonjë në mosh pune që akoma nuk ka mar rrugën e kurbetiit, me vjedhjen më moderne të shekullit , duke ngritur çmimet me sebepin e luftës në Ukrainë, me dhëmshurin që e karakterizon u thot pensionistëve dhe atyre të paktë që nuk kan emigruar, nga ato që u vodha, po u ngre 9% pensionet dhe po bëj ca ngritje rrogash mediatike rrogash me paratë që u kam vjedhur me kriterin e gjelave të detit të hajdutit veteran të fshatit tim, “tre unë , një ti” që shqipëtarët që qeveris për ti vjedhur ti rezistojn vjedhjeve të tij dhe të mos ngordhin fare dhe të mos ketë kë të vjeth.

    Ka një ndryshim kusari Edi Rama me kolegun e tij veteran , kusarin e pulave të fshatit tim, që i linte një gjel fqinjit të shkret, ndërsa kusari Edi Rama edhe ato 3000 L e rezitencës që u jep pensionistëve, edhe atë ngritje pensionesh dhe rrogësh, prap ai do ti vjeth, nuk do ngelen në xhepin e shqipëtarëve për ti vën mënjanë për kohë më të këqija se më keq se nën kthetrat e zeza të përbindshit Edi Rama nuk do të ket kurr dhe matematika e Edi Ramës që e ka kthyer kusarin në shkencë kriminale kombçfarosëse nuk të fal, asgjë të mos ngelet në xhepin e shqipëtarëve , të gjitha në hejbet gjigande të tij të kusarisë që i ruan bodrumet e bunkerartit të Surelit ose në shpellat e thesarve of shore të Alibabave ndërkombëtar, koleg të tij.

    Po të krijohej tani ndonjë organizatë botërore kusarësh, ai, në Kongresin themelues të kusarëve do të zgjidhej unanimisht, pa asnjë vot kundër dhe abstenim, president i organizatës, nga Lypenët e globit, është fantastik, sepse ai është i paarritshëm në këtë specialitet, inatin tja kesh por hakun të mos ja hash, është i vetmi individ në botë që u bë kryeministër për asgjë tjetër vetëm për të vjedhur popullin e tij deri në shpërbërjen si komb, gjë që nuk ka arritur ta bëj as një kusar në historin e lavdishme të hajdutërisë që nga lashtësia.

    Nashi, shkrimet si ky i Elonës jan demaskues dhe bëjn analizë të thell gjëndjes së mjeruar që ndodhemi por janë thjesht konstatues të kësaj gjëndjeje dhe nuk janë të till që të ken frymën e militantizmit, që të ngren pesh mëndjen dhe zëmrën e njerëzve të ndershëm, opozitarë jo ndaj qeverisë si Sali Berisha dhe Ilir Meta me pasuesit e tyre por

    militantizmin opozitar ndaj të gjithë kusarëve që kan qeverisur dhe vjedhur këtë vënd e këtë popull, duke i nxitur të organizohen në një parti të re, pa ngjyrat përçarse të majtë apo të djathtë, por një parti kundër kuçedrave të kënetës së qelbur politike që kanë qeverisur vetëm për të na shqyer e shpërbër si komb dhe vënd.

    Mjaft me konstatime shterp për të kaluar kohën para kompjuterit dhe për të mbushur faqen e gazetave por meditime, analiza, artikuj që sjellin zgjidhje, që kthehen në vlerë reale për të bashkuar intelektualët e ndershëm në fillim dhe pastaj të gjithë shqipëtarët e ndershëm, të majtë dhe të djathtë, në një organizim politik që do të zhduk nga politika përbindshat antishqiptarë Sali Berisha, Ilr Meta dhe Edi Rama bashkë me gestapot e tyre zgjedhore PD, LSI dhe PS.

    Pse nuk analizohet e të punohet që të bëhet një konferencë, tryezë, takim i intelektualëve të ndershëm që të mblidhen e ti bëjnë gjyqin publik kësaj klase politike anti popull e komb dhe të ndalojnë regresin e frikshëm që po përjetojmë në çdo fushë apo vetëm do të ulërasim duke u zhdukur si komb i qytetruar shtet formues?

    Reply
  • ? says:
    September 14, 2022 at 7:31 am

    Hahahahahahahahahahahahahahah
    Ku e ke dëgjuar kët histori? Apo te Portokaĺlia. Megjithatë, shumë e bukur dhe reale.

    Reply
  • Hangry? says:
    September 14, 2022 at 12:43 pm

    Llukackë, meqë komenti i djeshëm nuk është publikuar akoma, kam përshtypjen se atë do e ketë përlarë ndonjë laraskë…

    Ej, mërdhifi ajo kohë kur censurohej pa një pa dy opinioni i lirë i qytetarit. Zotnia !!? ta hodhi pak me kunj muhabetin, që të të lërë të kuptosh, se dashur pa dashur, je duke përsëritur të njëjtat gjëra.

    Konstatimet janë pesë me hic nëse krahas tyre nuk propozohen alternativa për rrugëzgjidhje. Dhjetë vite rilindjotizëm kaluan. Në vend numro i kërcet thundrat dhe gamori.

    Reply
  • xy says:
    September 14, 2022 at 6:28 pm

    Ke shum të drejt. Gazeta dita te 1 faqe ka mbyll komentimin dhe ne sna lejon të komentojm. Provova 5 her për 1 koment. posht gazeta dita servile e ramutit. shan saliun tër kohën pra shifka qimen në syte e tjetrit por jo traun te syt e vet. Jan bër tellalli i ramës dhe PSpisave

    Reply
  • Ethem Lalaj( jo anonim) says:
    September 16, 2022 at 12:53 pm

    Mirë ANONIMËT e SaliKrimit Atë punë kanë ta bëjnë çdo gjë ZI..ZI.ZI..Por EDONA ku jeton në hënë që nxin edhe Ajo çdo gjë në këtë situatë që është TRONDITUR TËRË BOTA..!?
    -Edhe psikopati në rrugë në këtë situatë nuk bën zë se është pa poturre e nuk mban këtë qëndrim podhtërues për Qeverinë e cila po bën sa ka mundësi,pasi në 9 vite ka përballuar 2 tërmete,2 pandemi e tashmë L3B Putiniane.
    -Edhe unë jam pensionistët dhe kam shtrënguar rripin e kursimit për çdo gjë..dhe nuk ankohem ta marri vesh PUTINI,ÇINEZI,IRANKA..Por kam bërë zgjidhjet e mia:
    1.Atje ku kisha 3 llamba elektike tani kam 1.
    2.Dushin e vendos 1 herë në javë.
    3.Gatuaj me gaz,kur në shkall..me p/5 kate unë blej gaz.Se të tjerët ankohen se janë militant të PD,Pl si puna e këtyre më sipër.
    4.Nga 2 feta bukë ha 1.Se gruri vjen nga Ukraina..
    5.Nga 2 kafe në ditë pi vetëm 1.
    6.Ula në minimo kondicionerin dhe po paguaj më pakë.
    7.Natën heq TV nga priza.
    8.Në korridor kam vën llambushkë pa koment..
    -Kam dhe gjëra të tjera..
    -POR EDONA NUK NA THA GJË SE SI TË KURSEHET..Siç duket këtë herë shkrojti çfar shpifi SaliKrimineli shekullit 21.
    -Saliu ka kapur 800 TV e pordhëtale që në 2005, Ndërsa E.Rama edhe ZERIN E POPULLIN e mbylli.Por edhe Fb e mbylli.
    -Megjithatë ER do marri edhe mandatin e 4,5,6..pasi ka antar të PS,VOTUES dhe jo LUFTËTAR TË ARMATOSUR SIÇ THOT SALIU..!

    Reply
  • mali says:
    September 16, 2022 at 1:10 pm

    Ethem Lalaj !Edhe Nastradini si puna jote beri me gomarin qe te kursente dhe kur i ngordhi tha:Tani qe e mesova te mos hante ,ngordhi.

    Reply
  • Cerrila says:
    September 29, 2022 at 12:05 pm

    O Hetem,
    Mire fshatin qe e turperove me keto gomarlliqe qe shkruan por turperove tere Mallakastren o komleks rripash.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?