Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHËNIM: Edhe të huajt mund të jenë pseudoshkencëtarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > SHËNIM: Edhe të huajt mund të jenë pseudoshkencëtarë
KomunitetKryesoreopinion

SHËNIM: Edhe të huajt mund të jenë pseudoshkencëtarë

Published: April 20, 2023
Shpërndaje

 

Nga FATOS TARIFA

Botuar në Dita

- Publicitet -

Gjithnjë i kam çmuar ata autorë të huaj (historianë, arkeologë, gjuhëtarë, poetë, shkrimtarë, antropologë, diplomatë apo thjesht udhëtarë) që kanë vizituar Shqipërinë dhe kanë shkruar për të. Shumë prej veprave të tyre, sidomos atyre që janë shkruar e botuar para se studiuesit shqiptarë të nisnin hulumtimet e tyre serioze në këto fusha dhe të kishim institucionet tona të kërkimeve akademike, janë kontribute të vyera në fushën e studimeve për Shqipërinë—studimeve albanologjike.

Por nuk do të thoja të njëjtën gjë për botimet e disa autorëve të huaj në ditët tona, të cilët jo vetëm nuk kanë bërë ndonjë zbulim të ri, nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim të ri të fakteve, ose nuk kanë sjellë ndonjë gjë të re në asnjë prej disiplinave albanologjike me të cilat merren por, duke mos e njohur mirë historinë tonë kombëtare dhe realitetin kulturor shqiptar (përfshirë edhe kulturën politike), shpresh herë ofrojnë dhe diseminojnë pikëpamje të gabuara.

Shumë prej tyre mbeten në nivelin e një njohjeje sipërfaqësore dhe anekdotike të realitetit shqiptar dhe, duke marrë për të vërtetë çdo gjë që dëgjojnë, nga cilido njeri që u jepet rasti të “intervistojnë” gjatë qëndrimit të tyre të shkurtër në Tiranë ose jashtë saj, vijnë në përfundime krejt të gabuara. Për të ilustruar sa thashë më sipër, mjaftohem të përmend dy raste.

Antropologia britanike Stephanie Schwandner-Sievers, duke e marrë të mirëqenë thënien e njërit prej të intervistuarve të saj në Shqipëri se, “nëse ata vrasin një prej nesh, ne do të vrasim 10 prej tyre”, e konsideron këtë pohim si një “provë” që dëshmon se sa e pabalancuar mund të jetë gjakmarrja në Shqipëri edhe në ditët tona dhe si një “fakt” që shpjegon shkallën e lartë të kriminalitetit në zonat veriore të vendit.

Në të vërtetë, siç kam argumentuar edhe në librat e mi Vengeance is Mine: Justice Albanian Style (2007) dhe Hakmarrja është imja: Morfologjia sociale dhe gramatika morale e gjakmarrjes (2013), një “argument” i tillë dëshmon se sa i painformuar dhe i gabuar mund të jetë një studiues ose autor i huaj, që nuk e njeh realitetin shqiptar, nëse vrasjet që kryhen sot, në disa zona veriore të vendit (po në zona të tjera?!) i konsideron vrasje për gjakmarrje, pra si vrasje që motivohen nga forca e Kanunit, dhe jo si krime që s’kanë të bëjnë fare me këtë traditë të së shkuarës.

“Kanuni” i sotëm nuk është dhe s’mund të jetë aspak Kanuni i së shkuarës. Në kushtet e një sistemi politik, juridik, ekonomik e shoqëror krejt të ndryshëm nga rendi fisnor e patriarkal i së kaluarës, vrasjet “për gjakmarrje” sot nuk mund as të motivohen, as të justifikohen mbi bazën e një të drejte zakonore, kodi dhe procedurat penale të së cilës janë nxjerrë jashtë funksionit, madje, janë shpallur të paligjshme.

Unë e mbështes pikëpamjen e shprehur nga studiuesi Qemal Velia, i cili me të drejtë vë në dukje se, në ditët tona, dukuri të të tilla, si gjakmarrja dhe ngujimi, “të shkëputura nga një sistem juridik nuk identifikojnë dhe nuk mishërojnë më vetë sistemin…Një sistem ose vepron në mënyrë integrale, ose gjithçka tjetër është shpërfytyrim i tij”. Njëlloj si ai, unë mendoj se, sot, krimi i vrasjes, i justifikuar si gjakmarrje, s’është tjetër veçse “vetëgjyqësi në mungesë të veprimit të ligjit”.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për pikëpamjet e një historiani anglez, James Pettifer, lidhur me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe interesat e tyre. Me këtë “ekspert” më është dashur të polemizoj ashpër disa kohë më parë, pasi ai, anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ashtu si dhe anëtarësimin më parë të Shqipërisë në këtë organizatë, i konsideronte si një strategji të gabuar, që do të destabilizonte Ballkanin dhe do i vinte shqiptarët “nën varësinë e Shteteve të Bashkuara dhe të NATOs”.

Pettifer i këshillonte shqiptarët e Maqedonisë ta kundërshtonin ndryshimin e emrit kushtetues të republikës maqedonase dhe anëtarësimin e saj në NATO sepse kjo do të ishte “në dëm të interesave dhe aspiratave të shqiptarëve” në Maqedoni, në Shqipëri dhe në tërë Ballkanin. Edhe pse hiqet si një mik i shqiptarëve, pikëpamjet dhe gjuha e këtij historian tingëllojnë muzikë në veshët e qarqeve anti-shqiptare në Ballkan.

Me pikëpamjet e tij, Pettifer u kërkonte shqiptarëve të Maqedonisë që ta braktisin atë proces të gjatë e të vështirë emancipimi politik e kombëtar që kishin nisur dhe të rivendoseshin në transhetë e luftës ndëretnike.

Pikëpamjet e këtij autori janë, në fakt, krejt amatoreske. “Analizat” e tij mbështeten në argumene që nuk ngrihen përtej diletantizmit të një historiani, për të cilin, shqiptarët nuk janë veçse një subjekt “kërkimesh” për të bërë karrierë akademike në një vend, si Britania e Madhe, ku për shqiptarët ende dihet shumë pak. Pavarësisht se ky ekspert “për Shqiptarët dhe Ballkanin” e ka shkelur rajonin tonë disa herë, njohja e tij për shqiptarët duket se nuk shkon më larg sesa ato çfarë ai “sheh në lajme çdo natë, ose në Internet” (fjalët e tij). Kjo, mesa duket, është metoda e studimit të z. Pettifer si historian. Dhe kjo metodë e shpie atë në konkluzionin absurd se emri i ri i Maqedonisë, i pranuar përmes një marrëveshjeje si ajo e Prespës”, është kundër “interesave afatgjata të shqiptarëve”!

O tempora, o mores!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  • VIDEO: Protestuesi i veçantë, me dhi para Kryeministrisë
  • VIDEO: Presidenti i SHBA dhe Iranit nënshkruajnë marrëveshjen që synon t’i japë fund luftës
  • Anglia shkruan histori pas fitores ndaj Kroacisë, vendos rekord në ndeshjet hapëse të Botërorit
  • Shtrenjtohet më tej Shqipëria, çmimet e ushqimeve kalojnë për herë të parë mesataren e BE

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  2. qesh e ngjesh on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. prehistoriku on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  4. Gani USA on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  5. Protestusi on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?