Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rritja e pagave dhe pensioneve strategji elektorale? Me këtë opozitë e kandidatë, kush ka nevojë për strategji?!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Rritja e pagave dhe pensioneve strategji elektorale? Me këtë opozitë e kandidatë, kush ka nevojë për strategji?!
AnalizaKryesore

Rritja e pagave dhe pensioneve strategji elektorale? Me këtë opozitë e kandidatë, kush ka nevojë për strategji?!

Published: April 1, 2023
Shpërndaje

 

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

- Publicitet -

Që Shqipëria ka rroga të ulta nuk është sekret. Është një e vërtetë që rëndon mbi supet e çdokujt që përpiqet të jetojë me punë të ndershme në këtë vend.

Që pagat e shqiptarëve që kontribuojnë në sektorë të rëndësishëm, si administrata publike, mjekësia, e madje dhe arsimi janë më të ultat në rajon është e provuar edhe nga statistikat më të fundit.

Që pensionet janë qesharake dhe shumicës dërrmuese të moshës së tretë i mjaftojnë veçse për ilaçet e parimbursueshme ose të rimbursueshmet joefektive, për bukë dhe fatura të kursyera deri në keqtjajtim të vetes, gjithashtu, dihet gjerësisht.

Për këtë arsye, një 5 mijë lekësh mjeran në dorën e tyre – një farë lëmoshe deri nga tetori i rritjes me bazë inflacioni – nuk ka fort rëndësi nëse jepet para apo pas zgjedhjeve vendore.

Gjithsesi, vota e tyre e kalçifikuar nuk do ndikohet nga një dorovitje pranverore që, me gjasa, nuk ia shlyen as borxhin e muajit te marketi i lagjes.

Po ashtu, rritja e rrogave për sektorin publik e shtrirë në dy vite, nuk mund të konsiderohet si lëvizje për të bindur votuesit për 14 Majin. Si u shpreh vetë kryeministri, është premtim i vjetër rritja e pagave. Paçka se edhe qasja e tanishme është në stilin “prit gomar të mbijë bar”.

E si e tillë, shumë shumë mund të konsiderohet lëvizje mbushamendëse për zgjedhjet e përgjthshme të 2025-ës.
Por ndryshe nga sa na pëlqen ta pohojmë, administrata nuk është aq e pavarur sa ta ketë votën e larmishme dhe të lindë nevoja për të tilla ndërhyrje.

Në një vend ku ndërrimi i pushtetit shenjohet me ndryshime në masë në rradhët e nëpunsëve, me arsye a justifikime gjithfarësoj, e ku edhe sanitares të thjeshtë i duhet referenca partiake, nuk ndërmerren të tilla hapa për ato pak vota të mllefosurish kundër.

As rritja 7% për mjekë e mësues nuk mund të shpjegohet si strategji elektorale e shtrirë në kohë. Me gjithë politikat për t’i detyruar të diplomuarit e mjekësisë që të paktën të shërbejnë në vend për disa vite para se të ikin dhe mundësisë që i po jepet të diplomuarve të ndryshëm të shërbejnë si mësues me një semestër formim psiko-pedagogjik, numrat e profesionistëve që largohen nga vendi nuk bien.

Në fund të fundit, është e padinjitetshme për çdo të mirëarsimuar të rropatet por prap të mos i afrohet pagave në call-center, sidomos në ato që operojnë si gjysëm fshehtazi.

Prandaj rritja përfshirëse dhe e trumbetuar para kohe e rrogave dhe pensioneve nuk ka si të jetë strategji elektorale. Nuk ka si të binden shqiptarët që ëndërrojnë 40 mijë lekëshin minimal për janarin e 2025-ës me emrat e punonjësve shumëvjeçarë të kryeministrisë të cilëve iu deklaruan publikisht shuma fort të lakmueshme.

Strategji elektorale do ishte nëse diferenca mes dy skajeve nuk do ishte kaq e madhe. Jo vetëm elektorale, por strategji e mirëfilltë zhvillimi do ishte nëse paga minimale nuk do vazhdonte të njehsohej me pamjaftueshmëri.
Strategji mund të përbënte edhe zgjerimi i stafit të kryeministrisë më tej, se kush nuk do donte të punonte në të tilla kushte “me vrap, jo me hap”.

Por me këtë opozitë e kandidatë, kush ka nevojë për strategji.

 

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Alberti says:
    April 1, 2023 at 3:30 pm

    Edona ke nevoje te mesosh ca te verteta e pastaj masturbohu me qeverine Rama sa te ngopesh –
    E para – Kjo qeveri Rama ne 10 vite pushtet nuk ka artikuluar kurre termin “Rritje rrogash per Buxhetoret”! Ato pseudo-rritje te ndodhura kane qene te specifikuara shprehimisht ne “vetem per Mjeke e Arsimtare”.
    Sa per Buxhetoret, kjo qeveri ka bere ate qe asnje qeveri nuk e ka bere ne keto 30 vite – U ka mohuar Buxhetoreve ate qe eshte quajtur Paga 13 ose SHPERBLIMI I FUND-VITIT (qe eshte detyrim ligjor).
    Sa per pensionistet rritja e fundit e pensioneve te tyre ka qene 3oo leke te rinj apo nje pakete cigare ne muaj. Kurse kjo 5000leke te reja eshte vetem nje parapagese per voten e zgjedhjeve, besoj per kaq gje je dakort.
    Tani vazhdo elozhet per qeveri Rama aty ku i ke der sot, duke e lavderuar edhe kur nuk ka kurrfare strategjie pervec se blerjes votes me fukarallek.

    Reply
  • Andis says:
    April 9, 2023 at 12:50 am

    Rendesi nuk kane fjalet por numrat sepse edhe politika eshte e bazuar ne numra.

    Reply
  • edi says:
    April 9, 2023 at 6:25 am

    Ja Edona qe me kete opozite te perçare qe megjithmend mazhoranca nuk duhet te kishte nevoje per strategji ky Rama yt ( kjo nuk eshte strategji por poshtersi) nuk po len poshtersi pa bere ne kurriz te ketij populli ( nje me Enverin) per tapasur nen thunder.

    Reply
  • !!? says:
    April 9, 2023 at 7:10 am

    Ngritja e rrogave po bëhet vetëm për punonjësit e administratës, arsimtarët, policët, spiunët, ushtarakët dhe halli është se edhe këta, që janë votuesit kryesorë të individit Edi Rama (aspak votues të partisë socialiste që dihet nga të gjithë që ka ngordhur me kohë),

    nuk i besojnë më këtij kusari të marrosur kombçfarosës, që po realizon atë që nuk kanë arritur ta bëjnë ndër shekuj të gjithë armiqtë e përbetuar të shqipëtarëve , spastrimin etnik të vëndit që po thuaj në fshat po përfundon dhe,

    ai e di që sa do pak edhe këta që janë pjes të ngrehinës shtetërore nuk i besojnë dhe po e braktisin dhe

    për ti mbajtur lidhur pas vehtes ai i mashtron me premtime rritjesh rrogash, kur të piqen fiqtë, mbasi u hedh në tasin bosh prej lypsi të pensionistëve për ti mashtruar një 5000 lekshe të rinjë, që janë po paratë e tyre, paratë po të pensionistëve, vjedhur nga kusari horror Edi Rama me taksat dhe çmimet e marrosura dhe

    tallja groteske e 5000 lekshes qëndron se………të jeni të sigurtë përsëri do t’ja marë, madje për pakë ditë mbasi u a jep, po me taksat dhe çmimet që vetëm ngrihen, do tu vjeth jo vetëm 5000 lekshen “dhuratë” por edhe para të tjera që pensionistët e mjerë marin nga fëmijtë e tyre që tashma pothuaj të gjithë janë në emigracion.

    Një rritje rrogash mund të ndoth në një vënd ku kemi bum ekonomik, rritje të prodhimit, lulëzim të industrisë, bujqësisë dhe o njerëz,

    ku është kjo rritje ekonomike në vëndin ton ku ekonomia është në kolaps dhe qëndron në bombën kobzezë gati në shpërthim të shpopullimit të vëndit që e le ekonominë pa elementin kryesor të saj, krahun e lir të punës dhe pa konsumatorin e mallrave që do të prodhohen?

    Gomari lider global edhe në fushën e ekonomisë, para fëmrave të lumtura arsimtare deklaroj që ngritja e pagave për ju do të kontribuoj në rritjen ekonomike të vëndit dhe më thoni o ekonomistë

    a prodhojnë arsimtarët , policët, ushtarakët, spiunët e SHIK, zyrtarët e administratës të tejmbushur deri në marrëzi, presidenti ynë i nderuar që po u rritet rroga, mallra, produkte bujqësore e blegtorale, naftë, minerale….. prodhojnë vërtet rritje ekonomike rrogëtarët e shtetit që mund të sjell mirqënie për vëndin dhe popullin në përgjithësi. sikurse thotë gomari lider aventurier global në fushën ekonomike?

    Pyeteni individin që luan me talent gebelsian rolin e kryeministrit të munguar të Shqipërisë në shoun e tij të përsosur mediatik se çfarë rritje, bumi ekonomik kemi që mbështet bumin e rritjes së rrogave?

    Me siguri rritja e rrogave do të bëhet duke mar miljarrdat nga bankat e huaja dhe do tu dal prej hundësh sepse do të rriten zinxhirat e borxheve madje edhe brezave të ardhëm pas ardhës të arsimtarëve, policëve, zyrtarëve, patronazhistëve të SHIK, ushtarakëve, kolonelëve kampionë……të vetmit në moshë pune që nuk kan emigruar.

    Njerëz, mos i besoni strategjisë së premtimeve të ngritjeve të rrogave që rritin ekonominë (!!!?????) të kusarit të marrosur Edi Rama, është hapi i fundit i dëshpëruar i tij që ti mbaj lidhur mbas vehtes edhe rreth 500 000 rrogëtarët e shtetit të tij parazit që po e kuptojnë dhe po e braktisin këtë insan që është një përbindësh horror që majmet duke ngrën deri në çfarosje kombin e tij.

    Reply
  • Tironci says:
    April 9, 2023 at 7:27 am

    Shqiperia ka rrogat me te larta ne rajon

    Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Rumania, Serbia, Bullgaria edhe Maqedonia.

    Ne Shqiperi rroga bruto e mesuesve eshte 750 mije leke te vjetra ne muaj edhe ne vit eshte 9 milione leke pra 7.700 euro ne vit. Ne Rumani eshte 7.200 euro pra me pak se sa ne Shqiperi. Kurse akoma me pak eshte ne Serbi vetem 5.100 euro edhe ne Bullgari eshte vetem 6.130 euro. Keto i tregon ky artikull i nje gazete te Rumanise:

    romaniajournal.ro/societ…ies-in-europe/

    Ne Shqiperi rroga e mesuesve eshte rreth 750 mije leke edhe Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Maqedonia dhe kjo eshte shkruajtur ne fund te ketij artikulli:

    portalishkollor.al/news/…e-nga-1-janari

    Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Rumania, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi edhe Maqedonia.

    Nese e kuptoni kete jeni ne rregull edhe keni arritur te kuptoni shume.

    Reply
  • Tironci says:
    April 9, 2023 at 7:33 am

    Agron Dalipaj eshte shume inteligjent edhe me gjuhen shqipe shpjegon edhe zberthen fjalet e latinishtes edhe te greqishtes.

    Agron Dalipaj me librin “Greqishtja, bije e shqipes” shpjegon fjalet e greqishtes edhe ky eshte libri:

    bukinist.al/sq/studime-kritike/9188-greqishtja-bije-e-shqipes.html

    Me librin “Latinishtja dhe italishtja ne prizmin e shqipes 1” Agron Dalipaj shpjegon fjalet e latinishtes dhe italishtes edhe ky eshte libri:

    bukinist.al/sq/publicistike-ese/14881-latinishtja-dhe-italishtja-ne-prizmin-e-shqipes-1.html

    Edhe me kete liber Agron Dalipaj shpjegon fjalet e latinishtes dhe italishtes:

    bukinist.al/sq/publicistike-ese/14882-latinishtja-dhe-italishtja-ne-prizmin-e-shqipes-2.html

    “Mitet origjina dhe gjuha e tyre” eshte libri i Agron Dalipajt qe shpjegon emrat e mitologjise greke qe jane te gjitha emra shqip:

    bukinist.al/sq/publicistike-ese/14879-mitet-origjina-dhe-gjuha-e-tyre.html

    Prandaj Agron Dalipaj eshte nje Gjigand. Kurse Eqrem Cabej eshte nje zero.

    Reply
  • Tironci says:
    April 9, 2023 at 7:34 am

    Agron Dalipaj eshte nje nxenes i te madhit Aristidh Kola. Agron Dalipaj i ka marr gati ne fakt metodat edhe shume fjale te latinishtes, italishtes edhe greqishtes nga Elena Kocaqi edhe arvaniti i fameshem nacionalisti i madh shqiptar Aristidh Kola.

    Aristidh Kola ka shpjeguar me gjuhen shqipe te gjitha emrat e mitologjise greke ne kete liber:

    shtepiaelibrit.com/store/sq/historia-shqiptare/2503-gjuha-e-perendive-aristidh-kola.html

    Edhe libri tjeter i fameshem i Aristidh Koles eshte ky liber qe tregon qe greket e vjeter ishin pellazge pra shqiptare edhe qe sot greket jane arvanite shqiptare:

    albaniabook.com/books/Histori/Aristidh_P_Kola_Arvanitasit_dhe_prejardhja_e_grekeve_2401.php

    Reply
  • Tironci says:
    April 9, 2023 at 7:35 am

    Aristidh Kola ka shkruajtur shume sakte te verteten:

    Dëshmi, legjenda, tradita, fjalë, monumente për pellazgët kemi që nga Gadishulli Iberik deri në Indi, kurse jo për Indoevropianët. Teoria Indoevropiane është pjellë e fantazisë shkencore, që u mbështet në bashkësinë e rrënjëve gjuhësore që nga Evropa e gjer në Indi. Ndërkohë që kjo bashkësi shpjegohet fare mirë me teorinë pellazgjike.

    Reply
  • Elsa says:
    April 9, 2023 at 8:22 am

    Psiko

    Reply
  • Tironci says:
    April 9, 2023 at 8:39 am

    Lexoni:

    Shqiperia ka rrogat me te larta ne rajon

    Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Rumania, Serbia, Bullgaria edhe Maqedonia.

    Ne Shqiperi rroga bruto e mesuesve eshte 750 mije leke te vjetra ne muaj edhe ne vit eshte 9 milione leke pra 7.700 euro ne vit. Ne Rumani eshte 7.200 euro pra me pak se sa ne Shqiperi. Kurse akoma me pak eshte ne Serbi vetem 5.100 euro edhe ne Bullgari eshte vetem 6.130 euro. Keto i tregon ky artikull i nje gazete te Rumanise:

    romaniajournal.ro/societ…ies-in-europe/

    Ne Shqiperi rroga e mesuesve eshte rreth 750 mije leke edhe Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Maqedonia dhe kjo eshte shkruajtur ne fund te ketij artikulli:

    portalishkollor.al/news/…e-nga-1-janari

    Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Rumania, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi edhe Maqedonia.

    Nese e kuptoni kete jeni ne rregull edhe keni arritur te kuptoni shume.

    Reply
  • Tironci says:
    April 9, 2023 at 2:42 pm

    LEGJENDARI :

    Aristidh Kola eshte LEGJENDARI i historise edhe gjuhesise shqiptare. Aristidh Kola ka shkruajtur shume sakte te verteten:

    Dëshmi, legjenda, tradita, fjalë, monumente për pellazgët kemi që nga Gadishulli Iberik deri në Indi, kurse jo për Indoevropianët. Teoria Indoevropiane është pjellë e fantazisë shkencore, që u mbështet në bashkësinë e rrënjëve gjuhësore që nga Evropa e gjer në Indi. Ndërkohë që kjo bashkësi shpjegohet fare mirë me teorinë pellazgjike.

    Agron Dalipaj i ka marr gati ne fakt metodat edhe shume fjale te latinishtes, italishtes edhe greqishtes nga Elena Kocaqi edhe arvaniti i fameshem nacionalisti i madh shqiptar Aristidh Kola.

    Aristidh Kola ka shpjeguar me gjuhen shqipe te gjitha emrat e mitologjise greke ne kete liber:

    shtepiaelibrit.com/store/sq/historia-shqiptare/2503-gjuha-e-perendive-aristidh-kola.html

    Edhe libri tjeter i fameshem i Aristidh Koles eshte ky liber qe tregon qe greket e vjeter ishin pellazge pra shqiptare edhe qe sot greket jane arvanite shqiptare:

    albaniabook.com/books/Histori/Aristidh_P_Kola_Arvanitasit_dhe_prejardhja_e_grekeve_2401.php

    Agron Dalipaj eshte shume inteligjent edhe me gjuhen shqipe shpjegon edhe zberthen fjalet e latinishtes edhe te greqishtes.

    Agron Dalipaj me librin “Greqishtja, bije e shqipes” shpjegon fjalet e greqishtes edhe ky eshte libri:

    bukinist.al/sq/studime-kritike/9188-greqishtja-bije-e-shqipes.html

    Me librin “Latinishtja dhe italishtja ne prizmin e shqipes 1” Agron Dalipaj shpjegon fjalet e latinishtes dhe italishtes edhe ky eshte libri:

    bukinist.al/sq/publicistike-ese/14881-latinishtja-dhe-italishtja-ne-prizmin-e-shqipes-1.html

    Edhe me kete liber Agron Dalipaj shpjegon fjalet e latinishtes dhe italishtes:

    bukinist.al/sq/publicistike-ese/14882-latinishtja-dhe-italishtja-ne-prizmin-e-shqipes-2.html

    “Mitet origjina dhe gjuha e tyre” eshte libri i Agron Dalipajt qe shpjegon emrat e mitologjise greke qe jane te gjitha emra shqip:

    bukinist.al/sq/publicistike-ese/14879-mitet-origjina-dhe-gjuha-e-tyre.html

    Prandaj Agron Dalipaj eshte nje Gjigand. Kurse Eqrem Cabej eshte nje zero.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?