Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHËNIM: Si vdiq djali i Stalinit (pyetje mbi “vdekjet dinjitoze”)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > SHËNIM: Si vdiq djali i Stalinit (pyetje mbi “vdekjet dinjitoze”)
Kendi i KryeredaktoritLajmi i fundit

SHËNIM: Si vdiq djali i Stalinit (pyetje mbi “vdekjet dinjitoze”)

Published: August 2, 2025
Shpërndaje

Në vitin 1980 gazeta Sunday Times përshkruante si vdiq djali i Stalinit, Jakovi.

I kapur rob gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u izolua bashkë me disa oficerë anglezë në një.kamp gjerman. Kampi kishte nevojtore të përbashkëta. Artikulli shkruan që i biri i Stalinit e linte përherë të pistë nevojtoren.

Milan Kundera e tregon kështu këtë histori:

- Publicitet -

“Anglezët nuk donin t’i shihnin nevojtoret të qelbura me mut edhe sikur të ishte muti i djalit njeriut më të fuqishëm të botës. Ata i tërhoqën vërejtjen. Ai u fye. E qortuan përsëri dhe e detyruan të pastronte nevojtoret. Ai u nxeh, u zu dhe u rrah me ta. Më në fund kërkoi të dilte në raport para komandantit të kampit. Donte që konfliktin ta zgjidhte komandanti. Por gjermani ishte shumë i fryrë nga epërsia e vet dhe nuk mund të fliste për mutra. I biri i Stalinit nuk e duroi dot poshtërimin. U vërsul drekt telave me gjemba me rrymë elektrike që rrethonin kampin. Ai ra mbi tela. Trupi i tij nuk do të fëlliqte më nevojtoret angleze, mbeti i varur aty…”

Rrëfimi i Milan Kunderës në “Lehtësia e padurueshme e qenies” bazohet në një ngjarje reale, megjithëse ai e jep në formë letrare dhe me tone dramatike.

Djali i madh i Stalinit, Jakov Xhugashvili, u kap rob nga gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u mbajt në kampin e përqendrimit “Sachsenhausen”. Ai vdiq në vitin 1943, duke u hedhur mbi telat me rrymë elektrike, çka interpretohet si vetëvrasje.

Shkaqet nuk janë dokumentuar në mënyrë të plotë, por hipotezat përfshijnë:

– Turpi dhe presioni psikologjik, pasi Hitleri kishte ofruar këmbimin e tij me një gjeneral gjerman dhe Stalini kishte refuzuar me fjalët: “Një ushtar nuk ndërrohet me një gjeneral”.

– Mungesë trajtimi dinjitoz nga gjermanët, siç e përshkruan Kundera, pasuar nga izolim dhe degradim moral në kamp.

Pra, versioni i Kunderës është i mbështetur në të vërtetën, por është interpretuar letrarisht.

Pse?

Për të nxjerrë në pah absurditetin e dinjitetit, krenarisë dhe humbjes?

Apo absurdi i vërtetë nuk është vdekja e Jakovit, por mijëra viktimat e asaj lufte dhe secilës luftë të mëparshme e të mëpasme?

—-

Marrë nga “Këndi i Kryeredaktorit” që botohet në versionin print të gazetës DITA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    August 2, 2025 at 9:50 am

    Bej baba te te ngjaje! Ruset e quanin Stalinin:Maloku i Kaukazit.Maloket si gjithe maloket dhjesin pas gardhit,Nuk kane WC.
    Ne Shqiperi ne 67,ne kohen e Revolucionit kulturor,Enver Hoxha dergoi rinine punetore shkollare neper fshatra aksion PER HIGJENIZIMIN E FSHATIT.Keta i mesuan fshataret te ndertonin nje kolibe ne fund te kopshtit me derrasa me kallama,per te dhjere,se deriathere shtepite e fshatrave nga Laberia ne Vermosh nuk kishin hale. Ne halete e konvikteve kujdestaret vinin tabela:Mos fshini duart neper mure!
    Kete Jakovin e braktisi dhe i jati.Ky ishte i miri,se Vasili ishte me keq.Ishte pijanec i alkolizuar qe ne adoleshence.Stalini kur shkonte ne shkolle te merrte rezultatet,e rrihte ne sy te mesuesve,.Kur u be pilot Vasili rrihte komandantet e Aviacionit,qe nuk i besonin avionet e teknologjise moderne,por e lane me nje JAK me helike te kohes luftes.Sa vdiq Stalini Hrushovi u8rdheroi te arrestohej,se nuk mbante me.Perfundoi i degraduar,me 3-4 gra te ndara,vdiq si mos me keq.
    Nuk e mban maloku pushtetin.Do degradoje ne Tiran,ne xhelat,ne torture per njerezit qe e rrethojne.

    Reply
  • 3D says:
    August 2, 2025 at 11:08 am

    More vetë rusët dhe klani hebre në Moskvë si e trajtuan familjen e Stalinit pasi që ai kishte ,,vdekur” gjermanët dhe sidomos japanët dihet ça bënin me robët e kapur

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Riatdhesohen nga kampet e Sirisë dy gra e tre fëmijë, mes tyre 79-vjeçarja që shkoi për nipërit pasi i biri iu vra
  • Kë takoi? Misteri i vizitës së shefit të CIA-s në Moskë
  • “Mua vetë m’u desh 1 minutë e gjysëm të kuptoja që s’isha unë”! Historiani pranon se u mashtrua nga një deepfake i vetvetes
  • Media franceze: Ermal Beqiri është milioner, por u gjobit me vetëm 7 mijë euro
  • Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. L.H on Media franceze: Ermal Beqiri është milioner, por u gjobit me vetëm 7 mijë euro
  2. Anonymous on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  3. xxx on Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  4. Ilirjani on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  5. xxx on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?