Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shërbimet sekrete gjermane: Politikanët që kanë shkuar në Rusi, nuk janë kthyer duarbosh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shërbimet sekrete gjermane: Politikanët që kanë shkuar në Rusi, nuk janë kthyer duarbosh
AktualitetBote

Shërbimet sekrete gjermane: Politikanët që kanë shkuar në Rusi, nuk janë kthyer duarbosh

Published: October 18, 2022
Shpërndaje

Shërbimet Sekrete të Gjermanisë lëshojnë alarmin për rrezikun e “atentateve politike” në vend, të cilat mund të urdhërohen nga Moska. “Spiunët rusë të pranishëm në Gjermani mund të aktivizohen dhe të bëhen të rrezikshëm për disidentët dhe politikanët”, tha Thomas Haldenwang, kryetar i inteligjencës së brendshme.

Ai shtoi se “nga rivaliteti sistematik është kaluar në një konflikt të hapur”. Gjatë dëgjesës vjetore në Bundestag, Haldenwang nënvizoi dhe rolin kyç të fushatave të dezinformimit dhe propagandës: “Rusia nuk kursen asnjë mjet për këtë”, konfirmoi kreu i inteligjencës së brendshme gjermane.

Madje citoi media publike të Rusisë, duke i konsideruar fabrika të prodhimit të lajmeve të rreme. Gjithashtu, dha një detaj jo pak shqetësues. Politikanë gjermanë të partive të ndryshme që kanë shkuar në Moskë në të kaluarën, nuk janë kthyer duarbosh, konfirmoi numri një i inteligjencës së brendshme.

- Publicitet -

Ndërsa kryetarja e shërbimeve sekrete të ushtrisë, Martina Rosenberg, tha se rivalët e saj rusë janë tepër të interesuar për punët e Ministrisë gjermane të Mbrojtjes: më konkretisht për urdhrat që jepen, studimet ushtarake dhe të ardhmen e forcave të armatosura.

Kolegu i saj nga shërbimet sekrete të jashtme, Bruno Kahl, parashikoi një luftë të gjatë në Ukrainë dhe nuk përjashtoi mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore taktike nga ana e Putinit. Por shtoi se për momentin nuk ka informacione konkrete për të konfirmuar këtë. “Vladimir Putin i ka shpallur luftë të gjithë botës liberale dhe demokratike”, përfundon ai.

Ndërkohë, përgjatë viteve të fundit, Gjermania ka qenë vazhdimisht teatër i sulmeve nga Rusia, duke nisur me hakerimin e sistemit të brendshëm të parlamentit, vrasjen e një disidenti çeçen në Berlin nga një agjent i inteligjencës ushtarake ruse, e deri te sulmet e fundit ndaj gazsjellësve “Nord Stream” që mund të mbajnë vulën e Moskës, edhe pse hetimet janë ende në zhvillim e sipër./Tema

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve
  • Janë përmendur në dosjen “Balluku”, largohen nga detyra drejtuesja e KESH dhe kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil
  • “Urdhër nga lart”: Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
  • PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit
  • Hungaria e Orbánit dhe Shqipëria e Ramës: biznese qeveritare, dyshime për korrupsion dhe “miqtë” e huaj

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. anti25642654censurë on Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
  3. anti25642654censurë on Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
  4. aqif kapertoni on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. anti25642654censurë on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?