Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Sherri” për votat nga kandidatët e PS, zbulohet mesazhi i plotë i Ramës: Mos humbni fytyrën!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Sherri” për votat nga kandidatët e PS, zbulohet mesazhi i plotë i Ramës: Mos humbni fytyrën!
Lajmi i funditPolitike

“Sherri” për votat nga kandidatët e PS, zbulohet mesazhi i plotë i Ramës: Mos humbni fytyrën!

Published: May 20, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje kandidatëve të PS pas disa iniciativave personale të kërkimit të filmimeve të numërimit të votave nga KQZ, që të qëndrojnë si skuadër deri në fund dhe që “përveç humbjes së garës, mos të humbasin edhe fytyrën”.

Kryesocialisti Edi Rama apeloi kandidatët të mos ushqejnë qenërinë mediatike, që në fund mali i mbarsur të mos pjellë një mi.

Numërimi votave të diasporës po shkon drejt fundit edhe për kandidatët preferencialë dhe kur KQZ pritet të ‘vulosë’ rezultatin pasi të shqyrtojë edhe kontestimet, disa kandidatë, kanë kërkuar filmimet për të verifikuar procesin e numërimit.

- Publicitet -

“Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime, rinumërime e ku di unë çfarë tjetër për votën preferenciale!

Natyrisht që s’mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por, duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër – dhe unë dua që kështu të mbetemi – do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge. 

Sepse, së pari, humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans, zero, që me gjithë ata sy mbi ekrane, të ketë devijime vote në përmasa që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues – jo me 10 a 20, por me shumë më tepër vota diferencë nga pasuesit në klasifikim.

Së dyti, kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh. E së fundi, përfytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do t’i hyjë kësaj rruge, duke ushqyer qenerinë mediatike, kur në fund, mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi”-tha Rama.

Fillimisht ka ndërhyrë drejtuesi i diasporës, Taulant Balla, i cili i ka siguruar kandidatët se votat do numërohen me korrektësinë maksimale.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    May 20, 2025 at 10:51 am

    Per Ke ‘fytyre’ pellet ti mor i pa’ fytyre !?

    Reply
  • capi says:
    May 20, 2025 at 12:35 pm

    Thjesht ashtu per sport, sikur largqoft ta kerkoj ndonje deputet i ndonje partie tjeter, si do duket pastaj? Nese numerimi eshte bere i rregull nuk shikoj ndonje problem te rinumerohen.

    Reply
  • Pol says:
    May 20, 2025 at 12:59 pm

    Kontrolli dhe rinumurimi i votave të pëlqyeshmërisë është jo vetëm ii ligjshëm por dhe i drejtë. Ai forcon vlersimin për proçesin. Ndërhyrja e Ramës e kundraligjshme dhe bën pis proçesin pavarsisht çfarë qëllimi deklaron Rama. Ndërhyrja tregon se Rama e s’ka nderim as për ligjin as për kanditatët e tij para numuruesve e komisionereve. Në 2009 nuk imendonte se fyeshin numuruesit dhe komisioneret po të hapeshin kutitë. Deliri i Ramës shprehet kudo …

    Reply
  • Aldrinp says:
    May 20, 2025 at 2:49 pm

    Keshtu ne pergjithesi jane “skuader”, po qe ne kete skuader duhet te fitoje Xhacka, dhe kur fiton mandatin detyrimisht perfiton dhe privilegjet, dhe te drejten per te vjedhur dhe per te mos u denuar.
    Skuadra punon qe te vjedhi Rama dhe sarhoshet strategjike

    Reply
  • Socialpis i nershem... says:
    May 20, 2025 at 3:10 pm

    Te veprosh me koken tende si perfaqesues i nje pjese te elektoratit eshte kulture e demokracise.

    Askush, dhe aq me teper kryetari i nje partie, nuk mund te vere “veton”, e te parandaloje dike te kerkoje nje te drejte legjitime, sic eshte kerkesa per rinumerim votash nese pretendohet per paregullsira.

    Kjo “thirrje” synon te ndrydhe me metoda autokrati veprimet e pavarura te kandidateve, me qellim qe te dominoje vetem vullneti i hekurt i njeshit.

    Kush bie pre e kesaj metode dhe terhiqet nga e drejta e tij legjitime paste veten ne qafe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?