Efraim Diveroli, një prej pjesëmarrësve kryesorë në aferën e Shkëlzen e Sali Berishës me municionet, që shkaktoi masakrën e Gërdecit, është shfaqur sërish në publik.
Në një intervistë të shkurtër dhe në dukje “spontane” për një influencer në rrjetet sociale, Diveroli flet për tregtinë e armëve, dhe sa fitiprurëse ishte ajo për të, që në fillime.
Ndërsa këmbëngul se ka shitur dhe blerë armë konform ligjit, Diveroli tregon se kulmi i fitimeve të kësaj veprimtarie ka qenë 2 milion dollarë në javë.
Intervista e plotë e Efraim Diverolit:
Gazetari: Çfarë bën për të jetuar?
Efraim Diveroli: A e ke parë “Ëar Dogs”?
Gazetari: Po, sigurisht.
Efraim Diveroli: Ai jam unë.
Gazetari: Kush?
Efraim Diveroli: Jonah Hill më luan mua.
Gazetari: Vërtet?
Efraim Diveroli: Po.
Gazetari: Si e ke emrin?
Efraim Diveroli: Efraim Diveroli.
Gazetari: Uau. “Ëar Dogs” është në fakt një nga filmat e mi të preferuar. A të bezdis nëse të bëj disa pyetje për filmin? Për çfarë është e saktë dhe çfarë jo?
Efraim Diveroli: Vazhdo.
Gazetari: Çfarë mendon se kanë bërë saktë? Dhe ku mendon se gabuan?
Efraim Diveroli: Historia u tregua nga këndvështrimi i një personi me të cilin pata një prishje marrëdhëniesh, fatkeqësisht. Prandaj nuk mendoj se ishte një karakterizim i saktë. Sigurisht që gjithçka u ekzagjerua dhe ndodhën shumë gjëra të çmendura. Më portretizuan si një tip mashtrues, si dikush që kishte vetëm një hile. Por në realitet, unë kam bërë 150 kontrata me qeverinë. U auditova për gjashtë muaj para se të merrja atë kontratë.
Gazetari: Meqë ra fjala, a e padite “Ëar Dogs”?
Efraim Diveroli: Po.
Gazetari: Sa para fitove nga kjo?
Efraim Diveroli: Nuk mund ta zbuloj shumën, por ishte një shumë e konsiderueshme.
Gazetari: Në atë kohë, ti ishe trafikanti më i ri i armëve në histori, apo jo?
Efraim Diveroli: Gjoja.
Gazetari: Sa para fitove duke bërë atë punë?
Efraim Diveroli: Në një moment po fitonim 2 milionë dollarë në javë.
Gazetari: Çfarë të frymëzoi në atë biznes? Dhe çfarë pe ti që të tjerët nuk e panë?
Efraim Diveroli: Ishte një mundësi unike. Nuk kishte shumë njerëz në atë lojë në atë kohë, si të thuash.
Gazetari: Sepse kur isha 21 vjeç, gjithçka që më interesonte ishte basketbolli dhe të ndiqja vajzat. Kur ti ishe 21 vjeç, çfarë të shtyu të doje të bëheshe tregtar armësh?
Efraim Diveroli: Edhe unë bëja pak qejf. Xhaxhai im kishte diçka si dyqan armësh. Mua më pëlqenin shumë armët dhe kjo më tërhoqi. U lidha pas asaj bote. Dhe isha i zoti në atë që bëja.
Gazetari: Dhe më pas, fatkeqësisht, përfundove për pak kohë në burg për shkak të kësaj, apo jo?
Efraim Diveroli: Katër vite. Mendoj se gjithë ai miti për “club fed” dhe gjëra të tilla është komplet budallallëk.
Gazetari: Çfarë po bën tani? Dhe cili është hapi tjetër për ty?
Efraim Diveroli: “The Diveroli Investments Group”. Është kompania ime familjare e investimeve. Investojmë shumë në treg, veçanërisht në kompani më të vogla. Marrim edhe role të tipit aktivist në investime.
Gazetari: Dhe pse njerëzit duhet të të besojnë ty me paratë e tyre?
Efraim Diveroli: Askush nuk më ka akuzuar ndonjëherë se i kam humbur qoftë edhe një qindarkë të kuqe dikujt.
Efraim Diveroli ishte një trafikant armësh nga Florida. Ai ishte presidenti i kompanisë “AEY”, e cila blinte municione kineze në Shqipëri për llogari të një tenderi të dhënë nga SHBA në vlerën 298 milionë dollarë. Me këto para, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes kërkoi të furnizojë forcat afgane të sigurisë me municione, por Diveroli shkeli embargon e SHBA-ve ndaj municioneve dhe armëve kineze. Fishekët kinezë manipuloheshin me ambalazh tjetër në Gërdec.
Gjatë përgjimeve të Diverolit dhe Trebickës para shpërthimit të Gërdecit, Diveroli shprehet se në Gërdec janë implikuar Sali Berisha si kryeministër dhe Shkëlzeni, të cilët i konsideron si mafien më të fortë. Ndër të tjera, Efraim Diveroli shprehet se “…kjo gjë ka shkuar shumë lart, deri te Kryeministri dhe djali i tij. Kjo është. Kjo mafia është shumë e fortë për mua. Nuk mund ta luftoj këtë mafia. Është bërë shumë e madhe. Kafshët kanë dalë shumë jashtë kontrollit. Shumë lojtarë…”. Përgjimet janë pranuar nga Berisha dhe Shkëlzeni. Por, edhe Diveroli, ashtu si Luan Hoxha dhe Trebicka, më pas është tërhequr në mënyrë të dyshimtë, duke deklaruar se ka gënjyer.
View this post on Instagram
j.l./ dita

Mire o mire,per te qeshur eshte,.28 njerez vdiqen me lemeri per shkak te ketij djaloshi armedashes dhe Zenit peshkaqenit,qe vazhdon te fitoje kontrata karabinashe shume shume kaba ne mes te Tiranes,.
Po sikur ne vend te Trebickes,te heqin qafe Kete shakaxhiun qe fitonte 2 miljon ne jave dhe zenin peshkaqenin,qe fiton 2 miljarde ne vit.Keshtu ha hja ha e hu hu hu,ishim cuna me lek,tregojne barsaleta rrrugeve,po nje sepate kokes,nje plumb qorr ,nje bombe me sahat ke canta magjistare e Zenit,qe futi ne dhe prinder dhe foshnje edhe xhaxhin e Tezes,qe si vajti as ne varrim????????Shaka.
O demo ziu po ç’lidhje ka ky me Gërdecin mo?
Ky blinte fishekë kallashnikovi nga Shqipëria t’ia shiste Amerikës që të furnizonte Afganistanin.
Me atë rast shqipet bënin ca pislliqe të tjera me barutin, metalin e predhave etj.
Krimi i këtij ishte që i shiti Amerikës fishekë kinezë.
Aferim o efraim delijorgji
Sa mire do ishte te mos frymonin me.
Cili eshte filmi? Veshte e qenit?
Efraimi i aferes familjes Berisha? Jo, aspak. i perzgjedhur nga amerikanet atje ku afera ishte totalisht amerikane .
E di mire kete dhe ai ish-ambasadori xax Withersi qe jargavitej pas Ina Rames.
DIVEROLI AMERIKAN SHPJEGON NJË TË VËRTET TË HIDHUR PËR MAFJEN SHQIPËTARE ME NË KRYE KRYEKRIMINELIN E KOMBIT..NON GRATA NGA PERËNDIMI KAPITALIST.
FATKEQSIA E MADHE QËNDRON TE SPAK,GJKKO TË TREDHUR PREJ TIJ 1992..TË CILËT FUHEN KONSIDERUAR TË VDEKUR PËR 90 % TË POPULLIT.
DIVEROLI U DËNUA 4 VITE BURG NL AMERIKË,NDËRSA PËR ZEINI SEKSERIN E GËRDECIT U BË LIBËR DHE FILËM NË HOLLIVUDI DHE NUK PSOJ GJË NGA SPAK.DHE FATE MEDIU SI ALEAT I SALIUT SHKON NË AMERIKË PËR LOBIM ME LATIFIN PËR HEQJEN E NON GRATËS ME 6 MIL.$ DHE KQZ NUK FLET…DHE DIHET PSE.
NDAJ DASH E SHPALLI NON GRATA SALIUN,PASI KA BËRË SHUMË KORRUPSION MADHOR ME 60 BANESA NË EUROPË PËR DHËNDRIN DHE ABI MALLTEZI ZGËRDHIET ME POPULLIN,ANERIKËN,BE,BOTËN DEMOKRATIKE..QË NA OFROI KAPITALIZMIN E EGËR PËR POOULLIN E THJESHTË,DUKE E LËN VËNDIN MË TË FARFËR NË BOTË.!?
DREJTËSIA VDIQ,RROFTË MBRETI LAKURIQ.
EL News Albania
FLM DITA.
Ethem jam plotesisht me ju.
Vetem nje gje me beri pershtypje rrahja e shpatullave te sali mortjes nga sulltan qemal surreli! Disa thone se rrahja e shpatullave eshte me te futur disa si shenje dakortesie.