Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shfaqet në audiopërgjimin për Ramën: Kush është Anastasia, modelja e ndaluar me 28 milionë euro në kufi: “Duhet të lind”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Shfaqet në audiopërgjimin për Ramën: Kush është Anastasia, modelja e ndaluar me 28 milionë euro në kufi: “Duhet të lind”
AnalizaKronikeLajmi i fundit

Shfaqet në audiopërgjimin për Ramën: Kush është Anastasia, modelja e ndaluar me 28 milionë euro në kufi: “Duhet të lind”

Published: September 9, 2026
Shpërndaje

Anastasia Kotvitska mbërriti në kufi e futur mes refugjatëve nga Ukraina, por me një “ndryshim të vogël”. Në valixhe kishte 28.8 milionë dollarë dhe 1.3 milionë euro. Ndaj saj është ende i hapur një procedim penal, siç kanë konfirmuar autoritetet ukrainase.

Ngjarja është treguar nga e përditshmja Obozrebatel, e cila saktësom se Anastasia është bashkëshortja e ish-parlamentarit Igor Kotvitsky, përfaqësues i Frontit Popullor, ndër deputetët më të pasur të vendit.

Modelja ukrainase u ndalua 4 vite më parë në kufirin e Vilokut në bordin e një Opel-i. Rojet ukrainase e lanë të kalonte pa kontroll. Në Hungari, përkundrazi, ndodhi ndryshe. Kur iu kërkua të hapte bagazhet, doli në pah thesari. Valixhet ishin të mbushura plot me kartëmonedha, peshonin rreth 200 kilogramë. Fotografitë e bagazheve janë shpërndarë edhe online.

- Publicitet -

Lajmi bëri xhiron e botës. “Paratë më duhen për të lindur jashtë vendit”, u përpoq të shpjegonte gruaja. Shuma u sekuestrua.

Kotvitsky, sipas zërave të shtypit, ka patur marrëdhënie të mira me ish-ministrin e Brendshëm Arsen Avakov, i akuzuar në vitin 2012 për transferim të paligjshëm të tokave publike. Aktualisht është përfshirë në listën e personave të kërkuar ndërkombëtarisht nga Interpoli.

Lajmi hyri në rrjedhën e denoncimeve ndaj përfaqësuesve të elitës ukrainase të kapur në përpjekje për të çuar jashtë vendit kapitalet e tyre duke shmangur kontrollet në kufi.

Një raport i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara i vitit 2020 ka raportuar, siç citin Il Corriere della Sera, se pak përparime janë bërë nga autoritetet e Kievit në luftën kundër korrupsionit. Nuk ekziston një ligj kundër pastrimit të parave.

“Institucione shtetërore joefikase dhe një sistem drejtësie penale joefikas – lexohej në dokument – vazhdojnë të lejojnë që të ardhurat kriminale të mos zbulohen.

Megjithëse autoritetet janë të vetëdijshme për seriozitetin e problemit dhe po zbatojnë masa për ta përballuar atë, forcat e rendit rrallëherë marrin në shënjestër pastrimin e parave të lidhur me korrupsionin në shkallë të gjerë” – shkruan raporti amerikan.

Së fundmi të njëjtët persona shfaqen në audiopërgjimin e publikuar tre netë më parë nga ish-zv.kryeministri në arrati, i akuzuar gjithashtu për korrupsion, Arben Ahmetaj.

Ky raportim është mbështetur në një artikull të medias italiane me autor Vito Califano.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Patriot says:
    September 9, 2026 at 12:50 pm

    Dergoni leke Zelenskit se edhe gruaja e tije nuk ka ngelure prapa ne pervetesimin e parave. Si ka mundesi qe te gjithe hajdutet jsne ne krye te shteteve dhe jane bere grupe per ti qarkulluare ato jashte sistemit bankare

    Reply
    • Anonymous says:
      September 10, 2026 at 2:28 pm

      Jo mo jo, nuk eshte dashnorja e Zelenskit, eshte debilja, qe ka ardhur te kerkoje babane volejbollist? Ate qe vrau veten tek semafori, “per nje grusht valixhesh me dollare”!11 Po ke do lindi? serish babane e saj volejbollist?!
      _” Jo, Jo do te lindi babane e saj kamionist….!!
      Ehe e kuptova…

      Reply
  • Llogaritar says:
    September 9, 2026 at 1:09 pm

    …ne valixhe kishte 28.8 milionë dollarë … E dini se pesha e 28 milione dollareve ne kartmonedhe 100 eshte 288 kg ? Me peshen standarte normale te nje valixheje 23 kilograme, ajo duhet te kishte te pakten 12 valixhe me dollaro!!!…Me duket pak e veshtire “te fshihej mes refugjateve ukrainas” me 12 valixhe me dollaro. Si thoni ju ? A ta besojme ?

    Reply
    • K R says:
      September 9, 2026 at 2:14 pm

      Jo.mo cne
      Po t besojme ty 🙂
      E mire sumfllaqja e hajdutit me poture?

      Reply
      • Llogaritar jam akoma says:
        September 9, 2026 at 5:58 pm

        I dashur KaR. Une thjesht bera nje llogari logjike. Ajo qe shkruan pa u menduar fare, me jep te kuptoj qe ti nuk arrin dot te pranosh gjera logjike, po del direkt ne konkluzion se une qenkam “sufllaqe e EdZdromsit”. Ne kete situate une nuk kam zgjidhje tjeter veçse te kaloj ne nje nivel qe nuk e kam shume qejf, megjithate jam i detyruar: Te shkredhefsha robt e shpise dhe me tutje, ty, Saliut, Edi Rames dhe gjithe xhinsit tuaj…

        Reply
  • Linda R... says:
    September 9, 2026 at 1:14 pm

    ‘Qevrrrisja me e mire per nje artist eshte:
    Mospasja fare qeverri …!’ O.Wilde
    Po per nje psikoBojaxhi!?

    Reply
  • Levi says:
    September 9, 2026 at 2:20 pm

    Për komentuesin Llogaritari:

    Analiza juaj mbi logjikën e peshës dhe numrit të valixheve është plotësisht e saktë në aspektin fizik, por lajmi origjinal botuar në të gjitha mediat amerikane dhe europiane nuk pretendon se ajo udhëtonte në këmbë apo me një valixhe të vetme.

    Në fakt, detajet fizike, logjistike dhe fakti se si u kap kjo ngjarje e mbështesin pyetjen tuaj skeptike:
    ​
    1. Matematika e peshës: Saktësisht ~290 kg
    ​
    Një kartëmonedhë e re 100-dollarëshe peshon 1 gram.
    ​28.8 milionë dollarë \rightarrow 288,000 kartëmonedha \rightarrow 288 kg (pa përfshirë peshën e vetë valixheve).
    ​1.3 milionë euro (nëse ishin kartëmonedha 100/200/500 euro) shtonin edhe disa kilogramë të tjerë.
    ​Pesha totale e parave shkonte me të vërtetë rreth 300 kg.

    ​2. A “fshihej mes refugjatëve”? (Prapa togfjalëshit të medias)
    ​
    Fraza “u fut mes refugjatëve” në mediat ndërkombëtare (si Il Corriere della Sera apo Obozrevatel) nuk do të thoshte se ajo po ecej në këmbë apo me autobus me një çantë shpine.
    ​
    Ajo po udhëtonte me makinë (Opel) në mars të vitit 2022, kur në pikat kufitare të Ukrainës kishte radhë kilometrike me automjete të qytetarëve që largoheshin nga lufta:
    ​
    Bagazhi i automjetit: Paratë nuk ishin në 1 valixhe prej 23 kg, por në 6 deri në 12 valixhe e çanta të mëdha udhëtimi (fotot zyrtare të Doganës Hungareze shfaqnin disa valixhe të mëdha Samsonite të mbushura stivë me tufa prerjesh $100 dhe €500).
    ​
    Mënyra e kalimit: Ajo shfrytëzoi kaosin kufitar dhe mbrojtjen politike (me sa duket rojet ukrainase në pikën e Vylok-ut e kaluan pa kontroll). Plani funksionoi deri në pikën e kontrollit hungarez (Záhony), ku doganierët e BE-së kërkuan hapjen e plotë të bagazhit të makinës.
    ​
    3. A duhet ta besojmë?
    ​
    Ngjarja në vetvete është e vërtetë dhe e dokumentuar zyrtarisht, por lajmi shpesh keqkuptohet nga mënyra se si stilohet titulli:

    ​E vërtetë: Sekuestrimi u bë nga autoritetet hungareze, fotot u publikuan nga mediat ukrainase dhe hungareze, dhe Byroja Shtetërore e Hetimeve në Ukrainë (DBR) hap pas kësaj hetim penal ndaj rojeve kufitare ukrainase që e lanë të kalonte pa deklarim.

    ​Metafora e medias: Shprehja “u fsheh mes refugjatëve” ishte thjesht një përshkrim mediatik ironik për të treguar se si elita financiare po përdorte eksodin e njerëzve të zakonshëm që iknin nga bombardimet për të nxjerrë pasuritë e paligjshme nga vendi.

    ​Skepticizmi juaj për peshën është plotësisht i vendosur dhe provon se 300 kg para nuk mund t’i marrësh në krahë apo t’i fshcash lehtësisht — duhej domosdoshmërisht një mjet transporti i mbushur plot dhe bashkëpunim në kufi.

    Me të mira
    (Në rast se nuk je vërtetë sumfllaqexhi patronazhist që mbron kryehajdutët)

    Reply
    • Llogo says:
      September 9, 2026 at 6:04 pm

      Levi. Faleminderit per detajet. Vertet e lavderueshme koha qe ke marre per sqarim. Nuk i dija keto, sinqerisht. Thjesht bera llogarite…. Te vijme te “sufllaqja”, te siguroj qe nuk eshte orientimi im. Une dua qe hajdutet te jene ne burg (pavaresisht krahut politik), ata dhe oligarket qe mjelin Shqiperine si lopen e tyre. Por me shume dua qe t’u merren parate, tu merren deri ne lekun e fundit dhe te lihen te jetojne si qener, as asistence sociale mos tu jepet. Burgu eshte luks po te kesh miliona qe te presin kur te dalesh…TU GJENDEN DHE TU MERREN PARATE !!! Me te mira dhe ti !

      Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 9, 2026 at 3:13 pm

    ÇMËNURI:
    GRUAJA NGA UKRAINA ME GATI 29 MIL.$ E LIDHUR ME E.RAMËN.? PËR DOLLAR APO PËR GRUA TË 5-të E DO AI GRUAN E HUAJ.?
    KAQ BUDOLLA E PANDEHIN KËTA E.RAMËN.?
    AKOMA KËTA ME SPIUNIN,SHPIFSIN A.AHMETAJ.?
    SPAK PO E LË AHMETAJNË TË SHPIFI NGA B3RNA KUNDRA E.RAMËS SIPAS SALIUT QË TË VIJË NË PUDHTET BABI POLITIKË 92..!
    …SE PO TË DONTE E ATRRESTONTE DHE NUK E MUNDONIN ÇIMIN E TV ZENIT-SONILËS-ANDIT-AMBROZES-SALIUT PËR TA PËRDORUR SI BOMBË ATOMIKE ME HIDROGJEN KUNDËR E.RAMËS.
    DHE,SALIU NGA AMERIKA KA SHPALLUR “BERISHA 3” KUR TË SHOFI NËNA DHEQEREN(RAHMET PASTË) NË VALLE.!
    OR SHPIFS:NËSE RAMA DËRGON ARMË NË UKRAINË,BËN MIRË EDHE PO TË KIDHTE BOMBË ATOMIKE PËR TË SHKATËRRUAR KREMLININ E KRIMINELIT PUTIN..
    ..POR E.RAMA NUK VEPRON PA DIENI TË TRAMPIT,NATOS.!
    ..POR,KUPTOHET JU DONI TË PJEKUR NË HELL E.RAMËN SE DONI SALISËRBIN QË TU SHUAJ DHE COPTOI VËNDIN SI 354 KM DET GREQISË.
    FLM DITA

    Reply
  • Stilisti... says:
    September 9, 2026 at 9:10 pm

    Teater me regjizor shallvaren dhe ata qe e mbajne ne pushtet, ashtu si ajo puna e Flamingove, apo atyre Plumbave te Vasilit ne Vlore. Keto jane thjesht operacione psikologjike per te manipuluar opinionin drejt nje qellimi te caktuar, dhe ka shume qellime te mbrapshta kunder interesave te njerezve. Mediat natyrisht vetem raportojne, por nuk germojne prapa skenave. Nuk munden se pastaj ju fluturojne fondet financiare. Pra kemi media te kapura ne sherbim te xhepit, por kurre te se vertetes. Keshtu qe eshte e kote te mallengjeheni nga diharreja e perditshme e manipulimit qofte ai qeveritar e qofte ai mediatik.

    Reply
  • demo says:
    September 10, 2026 at 2:47 am

    Kreu i Organizates kriminale te cvatjes se Shqiperise,Edi Rama mori pjese ne Forumin e II te Inovacionit.(i pari ishte Forumi Ermal Beqirit,Ergys Agazit.Ky solli ne jete gufocken Diella,qe polli ca hajdute,te kapur nga Drejtesia.
    Programi i ri me IA parashikon te cvase thesin e shtetit dhe xhepat e qytetareve me Program CLOUD,fjala e fundit e shkences hajduterise,qe do te aplikohet ne Institucionet shteterore,,Sepse vjedhja me IA eshte ne shifra katastrofike.Vetem 9%.Programi i ri CLOUD do ta coje ne 14%.Do hapen qendra trajnimi hajdutesh me programin e ri te asistuar nga hajdeute me reputacion nderkombetar te paprekshem nga Drejtesia shqiptare.Ne krye te Programit do te jete kontrabandisti me fame boterore Ron Yeffet.Kriter baze per punesim ne administraten shteterore do te jete vjedhja me IA.Po nuk qe hajdut,nuk punesohesh ne shtet.

    Reply
  • Hasmi says:
    September 10, 2026 at 10:59 am

    Ukraina plotson kuwhtet per t’u bere pjese e BE!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Banka Qendrore e Skandaleve
  • 01 tetor 2026
  • Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  • FOTO: Terror në ajër, piloti tenton të rrëzojë avionin me pasagjerë izraelitë
  • Si u kthye një pyll në një zonë vdekjeprurëse

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  2. Gazetari on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  3. demo on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  4. demo on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  5. Mungesa e meritokracisë & e turpit on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?