Shqipëria do të mbizotërohet nga një mot me reshje shiu dhe temperature të ulëta.
Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se gjatë 24 orëve, territori i vendit tonë parashikohet të ketë herë pas herë vranësira. Reshjet e shiut do të jenë më të dendura në zonat malore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 16 / 21 °C
në vendet e ulëta: 15 / 20 °C
në vendet malore: 9 / 17 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
j.l./ dita