1461 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID në vendin tonë në 24 orët e fundit, nga 3190 testime të kryera në gjithë vendin. Sipas ministrisë së Shëndetësisë aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Ndërkohë janë 8,930 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Sakaq janë shëruar 419 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 281,470 që nga fillimi i epidemisë.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
1461 qytetarë pozitiv, në këto bashki:
562 në Tiranë, 111 në Durrës, 65 në Shkodër, 64 në Vlorë, 53 në Fier, 46 në Elbasan, 45 në Lushnje, 43 në Berat, 39 në Kamëz, 36 në Sarandë, 31 në Gjirokastër, 28 në Lezhë, nga 26 qytetarë në Vau i Dejës, Divjakë, 22 në Korçë, 21 në Kavajë, 19 në Krujë, 18 në Kurbin, 16 në Patos, 14 në Vorë, nga 12 qytetarë në Shijak, Himarë, Kuçovë, nga 11 qytetarë në Mallakastër, Gramsh, 10 në Dimal, nga 8 qytetarë në Dibër, Roskovec, nga 7 qytetarë në Pukë, Kukës, Tepelenë, nga 6 qytetarë në Kolonjë, Skrapar, Poliçan, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Mirditë, Rrogozhinë, Përmet, Devoll, Librazhd, nga 3 qytetarë në Tropojë, Mat, Selenicë, Delvinë, Memaliaj, Pograde

Nxirrni edhe nqs janë të vaksinuar , gjithashtu edhe sa përqind e këtyre janë të vaksinuar.
Të kuptojnë Shqiptarët se, I KANË KTHYER NË KAVJE LABORATORIKE EKSPERIMENTALE.
Të kuptojnë më në fund se, I TALLËN DUKE JU PREMTUAR IMUNITET ME VAKSINËN ,NDËRKOHË QË JO VETËM QË PO VAZHDOJNË TË INFEKTOHEN NGA 3-4 HERË ,POR EDHE PO VDESIN MASIVISHT
GJITHASHTU ,PËRQINDJET E TË INFEKTUARVE JANË, 76% E TYRE JANË KOMPLET TË VAKSINUAR ,NDËRKOHË QË 24% JANË TË PA VAKSINUAR (KËTU HYJNË EDHE ATA QË KANË 1 OSE 2 DOZA) , PRA NË THELB PO INFEKTOHEN POTHUAJSE EKSKLUZIVISHT VETËM ATA QË JANË VAKSINUAR….
PRA QEVERI VRAU SHQIPTARËT PËR HIR TË BIG PHARMAVE….