Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHIFRAT: 2019-2023, vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHIFRAT: 2019-2023, vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie
AktualitetEkonomi

SHIFRAT: 2019-2023, vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie

Published: November 14, 2025
Shpërndaje

Vitit pas viti aktiviteti ekonomik po përqendrohet në zonën metropolitanine, Tiranë -Durrës, teka pesha e qarqeve me periferike të vendit po vjen në rënie.Të dhënat Rajonale zyrtare nga INSTAT tregojnë se në vitin 2023 Tirana kontribuonte me 44 për qind të PBB-së kombëtare. Përgjatë 2029-2023 Tirana ka rritur peshën e saj me 1.2 pikë përqindje në PBB-në kombëtare, ndërsa Durrësi me 0.6 pikë përqindje.

Zhvillimet tregojnë zgjerimin e ekonomisë në zonat metropolitane dhe bregdetare, të mbështetura nga shërbimet, ndërtimin dhe turizmi. Edhe Vlora dhe Berati kanë shënuar rritje modeste, përkatësisht me 0.2 dhe 0.1 pikë përqindje, ndërsa Shkodra ka ruajtur të njëjtën peshë ekonomike përgjatë 2019-2023.

Në krahun tjetër, pjesa më e madhe e qarqeve të tjera ka humbur terren në kontributin ndaj ekonomisë kombëtare. Korça rezulton me rënien më të madhe, duke humbur 0.7 pikë përqindje në periudhën 2019–2023, e ndjekur nga Fieri, Gjirokastra dhe Lezha me rënie nga 0.3 pikë përqindje secila. Edhe Kukësi, Dibra dhe Elbasani kanë pësuar tkurrje më të lehtë në peshën e tyre në PBB kombëtare.

- Publicitet -

Kjo zhvendosje e aktivitetit ekonomik në zonën Tiranë -Durrës tregon për thellimin e pabarazive rajonale në zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa qarqet juglindore dhe veriore përballen me rënie të aktivitetit ekonomik dhe humbje të rolit të tyre në prodhimin kombëtar.

Të dy qarqet e Tiranës dhe Durrësit përfitojnë nga përqendrimi më i madh i investimeve publike dhe private, infrastrukturës më e zhvilluar, prania e institucioneve qendrore. Zgjerimi i sektorëve të shërbimeve, teknologjisë së informacionit, ndërtimit dhe turizmit në këto zona ka tërhequr gjithashtu bizneset dhe fuqinë punëtore nga qarqet e tjera. Durrësi përfiton nga logjistika për shkak të portit mw të madh të vendit dhe nga zhvillimet në turizmin bregdetar, ndërsa Tirana mbetet epiqendra e konsumit, arsimit dhe administratës publike.

Nga ana tjetër rënia e peshës ekonomike në qarqe si Korça, Gjirokastra, Lezha apo Kukësi reflekton mungesën e investimeve të reja publike dhe private, emigrimin e popullsisë drejt qendrave më të mëdha ose jashtë vendit dhe tkurrjen e sektorëve tradicionalë si bujqësia apo përpunimi. Shumë prej këtyre rajoneve kanë kapacitete të kufizuara për të gjeneruar vende pune me produktivitet të lartë, ndërkohë që infrastruktura dhe qasja në tregje mbeten të dobëta.

Përqendrimi i aktivitetit ekonomik në Tiranë dhe Durrës po ushtron presion mbi strehimin, trafikun dhe shërbimet publike. Ndërkohë, zonat periferike dhe malore rrezikojnë të mbeten pas në zhvillim,  duke thelluar më tej pabarazinë sociale dhe qëndrueshmërinë e tregut të punës.  Anëtarësimi në BE do të kushtëzojë vendin tonë me reforma dhe politika të zhvillimit rajonal si një formë për të shpërndarë zhvillimin ekonomik në mënyrë më të barabartë.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?