Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHIFRAT: 60% e shqiptarëve nuk bëjnë dot as edhe një javë pushime
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > SHIFRAT: 60% e shqiptarëve nuk bëjnë dot as edhe një javë pushime
EkonomiKomunitet

SHIFRAT: 60% e shqiptarëve nuk bëjnë dot as edhe një javë pushime

Published: June 27, 2022
Shpërndaje

Kush ka frekuentuar rezidencat e pushimeve në vendin tonë sidomos në bregdet, e ka vënë re se pushuesit janë në pjesën dërrmuese të tyre nga Kosova, emigrantë ose të huaj dhe vendasit në raporte me ulëta.

Barometri i Ballkanit për vitin 2022 tregoi se 60% e shqiptarëve të anketuar kanë pohuar se nuk mund të përballojnë shpenzimet për një javë pushime në vit. Kjo ishte përqindja më e lartë në Rajon.

Përqindja e popullsisë që nuk ka mundësi të pushojë pësoi rritje në vitin 2022, pasi në vitin 2021 vetëm 39 % e të anketuarve pohuan se nuk mund të përballonin pushime 7-ditore.

- Publicitet -

Barometri i Ballkanit gjeti se 44% e të anketuarve në Shqipëri u ankuan se familjet e tyre nuk ishin në gjendje ta mbanin shtëpinë e tyre të ngrohtë në mënyrë adekuate, ndërsa 27 % e tyre rrëfeu se kishte vështirësi për këto pagesa.

Ndërsa ushqimi dhe veshja ishin të papërballueshme (të paktën një herë) për 18% të popullsisë së Shqipërisë (nga 14% në 2020).

Ndryshe nga Shqipëria, qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës kishin më shumë aftësi financiare për të paguar shpenzimet bazë.

Vetëm 10% e të anketuarve në Bosnje dhe Hercegovinë pretendonin se kishin hasur vështirësi në pagesën e qirasë, 11% u ankuan për vështirësinë për të paguar për faturat e ngrohjes apo këstet e kredisë.

Ndërkohë, blerja e ushqimeve, veshmbathjeve dhe sendeve të tjera bazë nuk konsiderohet si problem madhor për 91% të të anketuarve.

58% e të anketuarve në këtë ekonomi thanë se ishin në gjendje të përballonin të paktën një javë pushime larg shtëpisë, në ndryshim nga 39% të cilët e kanë të pamundur.

Kosova në anën tjetër, shënoi një nivel relativisht të lartë të shqetësimit të qytetarëve për shpenzimet ditore. Fatura e qirasë u bë problem në një moment për 29% të qytetarëve, ndërsa 23% nuk mund të përballonin pagesën e këstit të kredisë.

21% kishin probleme për të mbajtur shtëpitë e tyre ngrohtë, ndërsa 18% i konsideruan furnizimet ushqimore të shtrenjta për buxhetin e tyre. Pushimi njëjavor ishte i papërballueshëm për 34% të të anketuarve në Kosovë, ndërsa 64% nuk e konsideronin është problem.

Një e pesta e qytetarëve nga Maqedonia e Veriut nuk kanë mundur të paguajnë qiranë e tyre. 13% e tyre kishin probleme me shpenzimet e ngrohjes, ndërsa 12% nuk mund të përballonin furnizimet bazë.  pothuajse gjysma e popullsisë pretendoi se ata nuk mund të rezervonin një pushim njëjavor pasi e tejkalonte buxhetin e tyre.

Nga ana tjetër shumica e të anketuarve në Mal të Zi (79%) ishin në gjendje të paguanin qiranë e tyre mujore, dhe 80% mund të përballojnë pagesën e këstit të kredisë së tyre.

Ngrohja e shtëpive të tyre nuk konsiderohej si problem financiar për 87% të popullsisë, ndërsa 12% e gjetën furnizimin me ushqim të papërballueshëm të paktën një herë në vit. 39% e të anketuarve në Mal të Zi nuk mund të përballonin pushimet e tyre.

Serbia ndan një prirje të ngjashme me ekonomitë e tjera në Rajon. Rreth 19% nuk mund të paguanin qiratë e tyre të paktën një herë në vit, ndërsa 15% e kishin të vështirë të paguanin këstin e kredisë së tyre.

83% mund të përballonin të paguanin faturat e ngrohjes, ndërsa shumica dërrmuese (88%) ishin në gjendje të përballonin shpenzimet e ushqimit.  Ngjashëm me fqinjët e saj, 44% e serbëve ka vështirësi me pushimet.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • fteri says:
    June 30, 2022 at 5:11 am

    Bravo gazetarit që ka pasyru saktësisht zhvatjen e të pa ngopurve ,dhe të babëziturve për lek ,kush të dojë ta lexoi situatën të degdiste nënë hijen e ndonjë peme dhe buk me vete ,ose ta mbledhë veten , të shkojë ti shkundë xhepat mirë e mirë në oazin e vilave të hajdutve qeveritar manjak ,kriminel , gjyqëtar ,prokuror ,politikan partiak , gazetar ,drejtor hipotekash e zyrash ,bythëlëpirsa ,që gëzojnë demokratoshkërdhatësinë ,ndërsa njerzit e thjeshtë të nderhsëm puntor ,murator ,hekuraxhi .fshatar ,pensionistë ,shegerta , të marr buk djathë domate ,me strajcë në krahë të kaloi afër barave e resorantve luksoze të shikojë me sy e të plasë me zemër ,pastaj të nxjerr shishen e ujt që valon nga të nxehti dhe ta pij ,Bravo kapitalizm mavria ,dhe një grup hajdutësh , i suksesëshëm për vete dhe ndëshkues për shumicën e popullit varfër më një pansion qesharak 100 dollar muaj ,një ditë plazhi në oazet prrallore të hajdutve .Kjo qënka kapitalizmi apo barazia për të gjithë ,turpi dyjasë ,ky kapitalizëm mos qoftë i past ditët të shkurtra .

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    June 30, 2022 at 1:16 pm

    Sivjet per shqiptaret nuk ka pushime, se do te ngrihen satelitet ne hava, e jo pagat, e pensionet.
    Vjet , përpara Krishlindjeve, vetë Sulltanpiktori e gëzoi populli shqiptar, se në muajin mars do të ngrihen dy satëlite në hava. Pensionistët ende nuk u kuptojnë , pse dy satelitë menjëherë. Nuk dolën në protesetë. Mos pelqimin e dhanë me zë pensionistësh, në kafenetë e lagjeve.
    IKu marsi, erdhi prilli,iku maji , erdhi qershori kur Sulltanpiktori doli të gezojë popullin shqiptar, natyrisht me temën e “bukur” satelitore. Ai qe nuk mbajti fjalën u sikteros nga puna, edhe nga rilindja. Ai që vjen pastij brënda vitit 2022 do të ngrejë satelitët në hava.
    Me këtë lajm përsëri pensionistët nuk u gëzuan. U ngriten çmimet, inflacioni,për pensionet e tyre minimale nuk u ra ndermend të ngrihen. Satelitët në hava, e tregon qartë se rilindasve nuk shqetesohen për pensionistët, se duhen para shumë për të ngritur në hava satelitët.Ku t’i gjejë i mjeri shtet paratë?
    – Skenderbeu ynë e ka mbajtur fjalën gjithmonë, – e vulosi një pensionist socialist, i konvertuar në rilindas për hatër të fëmijëve, nipërve, mbesave.
    – Si e mbajti fjalën për portin e jahtave në Spille, hekurudhën elektike Durrës- Tiranë, aeroportin e Sarandës ,Teatrin Kombetar,…..,të cilët i pamë në 3Hd në stacionet e shumtë televiziv , – u quku memorjen një pënsionist njëzetekatër karatesh demokrat.
    – Me falni. Kam vite që kam dalë në pension. Tërë jetën punova agronom . “Inspektimi I bujqesisë do të bëhet vetem nga qielli!” Këtë shprehje nuk e kuptoj ?- kërkoi ndihmë xha Bato me shumë emocione.
    – Satelitët do të kontrollojnë nëse traktorët punojnë në ara. Mbi bazën e këtij informacioni do të rimbursohet nafta,- shpjegoi socialisti i konvertuar në rilindas.
    – A janë njerëz ata qe do të veshtojnë filmimet satelitore?- pyet xha Bato me shpoti.
    – Po.
    – Nuk e kuptoj pse kjo qeveri u beson më shumë atyre që rrinë në krrike, se atyre që e shohin realitetin direkt.Te dy palët nënat shqiptare i kanë lindur, i kanë ushquer me qumështin e tyre. Duke u takuar me fermerët specialitët e bujqësisë u japin edhe ndonjë këshillë të vleshme për të rritur prodhimin bujqesor,- dhe xha Bato ndezi cigaren, në pritje të përgjigjes, që nuk i erdhi.
    – Si thoni ju rilindasit, satelitët me shumë u nevoitkan për blegtorinë,- u fut demokrati pas një heshtje të besdishme.
    – Pse po e devijon qëllimin e satelitëve?
    – Kryeministri me ishzëvendeskryeministrin e tij po zihen se ku janë zhdukur lopët, delet, dhitë. Njeri thotë se i hengri ujku, tjetri I zhduku kasapi, ministria e gjen gabimin se parardhësit i kanë shtuar numrat e bagëtive me qëllim perfitimi , – dhe qeshte me zë të lartë demokrati njëzetekatër karatësh.
    – Ju demokratët tërë jetën më dhëmbë jashtë mbetët. Si nuk u bëtë një herë seriozë, për të menduar për mëmëdhenë? – dhe rilindasi I merzitur u largua pa i përshendetur bashëmoshatarët.
    Me largimin e tij edhe ndenja u prish, pa u sqaruar nëse duhen apo nuk duhen satelitët në hava?

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    July 2, 2022 at 8:21 am

    Ashtu? Po pse kush komandon ekonomin? Ca mendoni? Keta palacot?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu i thirrjes për marshim drejt Rinasit: Na kritikuan me të drejtë, por na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur

Komentet e Fundit

  1. Niki on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. Realisti on Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  3. demo on Me “bukë me vete”? PO!
  4. bajg shurreliane on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. demo on Pankartat më pikante nga protesta e nëntë e qytetarëve (FOTO)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?