Termocentrali i Vlorës u ndërtua mbi një dekadë më parë, por nuk është vënë kurrë në punë për shkak të një defekti në sistemin e ftohjes. Ky sistem është projektuar të bëhet me ujë deti, kurse vetë Termocentrali duhet të punojë me naftë.
Sipas përllogaritjeve ky Termocentral mund të realizojë prodhim energjie me çmim dy herë më të lirë se sa çmimet aktuale të importit, të cilat po rriten përditë në shifra të jashtëzakonshme për shkak të gazit rus.
Prodhimi i energjisë nga ky impiant mundet të ndihmojë gjithashtu Korporatën Energjetike të menaxhojë më me efikasitet Kaskadën e Drinit.
Nëse arrihet të vihet në punë, kostoja e prodhimit të energjisë nga TEC Vlora nuk është e ulët. Një studim i Entit Rregullator të Energjisë [Link], del në konkluzionin se me çmimin e naftës 80 USD për fuçi, kostoja e prodhimit të energjisë elektrike në TEC është rreth 21 lekë, ndërsa nëse marrim parasysh se çmimi i naftës sot është 90-100 USD për fuçi, atëhere kostoja e energjisë elektrike mund të jetë 24-27 lekë për kWh.
Por kjo është gjithsesi një shifër shumë më e ulët se sa çmimi aktual i energjisë prej 400 apo 500 euro për MW/h, e cila në lekë i bie 47 deri 58 lekë për kWh.
Termocentrali ka një fuqi të instaluar prej 97 MW dhe është në gjendje të prodhojë deri në 700 milionë kWh në vit, gjë që do të thotë se mund të mbulojë pothuaje të gjithë deficitin vjetor të energjisë elektrike në vend.
Duke analizuar këtë mundësi gazetari i ekonomisë Gjergji Erebara shkruan se ndërsa termocentrali qëndron pa punë, shqiptarët paguajnë koston e pagave dhe shpenzimeve të tjera të mirëmbajtjes:
“Në vitin 2020, viti i fundit në të cilin është publikuar bilanci i kompanisë së termocentralit, shqiptarëve u kushtoi 893 milionë lekë mbajtja e një TEC-i jashtë funksioni, nga të cilat, rreth 143 milionë lekë ishin shpenzime për paga e shpenzime të tjera operative, ndërsa pjesa tjetër ishin kostoja e amortizimit dhe e shpenzimeve financiare.
Situata duket jo thjesht emergjente, ajo duket alarmante. Rezerva hidroenergjetike e vendit po shkon drejt zerimit, ndërsa çmimet në tregun rajonal po shkojnë në stratosferë.
Një vlerësim i situatës në termocentralin e Vlorës, nëse nuk do të sjellë vënien e tij në punë, së paku do t’i japë fund dilemave dhe do t’i hapë rrugë dekomisionimit të termocentralit që nuk funksionoi kurrë. Nëse termocentrali nuk punon, afërmendësh që ai duhet të çohet për skrap ndërsa zona e zënë prej tij duhet të rehabilitohet, në vend që të lihet si të gjitha gërmadhat e mbetura nga fabrikat e rrënuara të kohës së komunizmit.
Së paku, taksapaguesve do t’i kursehen miliona euro në vit kosto pagash dhe shpenzimesh të tjera të punëtorëve që mirëmbajnë një termocentral që nuk hyn në punë as për ditë të mira dhe as për ditë të këqija”.
i.b. / dita

Shifrat flasin vete, por mos kujtoni se i ben njeri keto zgjidhje ne shtetin tone te hajduteve.
Si do bejme prokurime e blerje emergjence nese do benim zgjidhje te tilla?
Leku i madh eshte te blerjet jashte, jo te zgjidhjet brenda.
Askush nuk mendon per popullin, te gjithe per xhepin e vet.
Ky popull ka gjith jeten qe genjehet
MENDONI VERTETE
SE KA MUNDESI
TE BEHET ME MIRE
ME KETO QEVERI
E KENI GABIM
ZGJOHI O TE MARRE
VEC GOMARI PRET
DIMRIT TE MBIJ BAR
Gazeta DITA:
Ky shkrim eshte deri diku nje mirenjohje per intelektualin qe ka vite qe shkruan per TEC-in e Vlores si nje germadhe e injorances ne drejtimin e shtetit nga Rilindja Enveriste e Edi Rames, por ne radhe te pare hiqeni dhe zhdukeni perfundimisht nga fjalori i gazetes njesine matese “…MW/h…” sepse nuk perfaqeson asgje dhe eshte turp per nje gazete serioze qe kerkon te preke tema delikate teknike ne dallim nga gjithe media jone amatore kombetare dru me pre qe hesht si peshku ne stere kur Edi Rama prenoton me qera ne shuma maramendase motore diesel me nafte D2 nga Bangladeshi me fuqi te instaluar mbi 110 MW dhe nuk gjendet asnje njeri qe ta pyese kryeministrin tone injorant dhe pa shkolle:
CFARE PO BEN O INJORANT BUDALLA?
sepse:
Vetem po te hapesh Wikipedian ne internet do te mesosh se motoret me djegie te brendeshme qe i patentoi Rudolf Dieseli shekuj me pare kane nje rendiment te shfrytezimit te energjise jo me shume se 30%, nderkohe qe TEC edhe me gaz edhe me nafte, por edhe me qymyr projektohen te kene nje rendiment termik te perdorimit te lendes djegese mbi 95%, keshtu nuk do te gjesh kurre ne permasa gjigande nje shtet dallkauk qe te perdore per prodhim energjie motora me djegie te brendeshme sic po vepron injoranti pa shkolle Edi Rama, i pari qe ngriti problemin ishte Sali Berisha por qe i meshoi kryesisht problemit ekologjik dhe mjedisor duke e mbushur deklaraten e tij me shume gabime teknike qe po keshtu do te jete nje problem qe do te helmoje totalisht Vloren, por po pranojme se shqyptaret jane kavje eksperimentesh dhe katunare dru me pre sic i trajtuan amerikanet e Obames dhe John Kerrit me Armet Kimike te Asadit kur donin t’i depozitonin ne Shqypni pa piken e meshires per kombin tone dhe ne nje mareveshje ne terrin e nates me po kete dallkauk qe qeveris sot duke kamufluar veprimin e tij antikombetar me propagande alla “Karamele bamiresie” nga SHBA per popullin shqyptar, prandaj edhe ne kete kendveshtrim dhe qe te dalim ne teme:
ME CILIN EKSPERT KONSULTOHET EDI RAMA KUR MER VENDIME PER FATIN E KOMBIT?
Gazeta DITA ben mire qe hap kete debat jetesor per shqyptaret, por ky debat duhej te ishte pluguar dekada me pare, kur u pa se vendi yne nuk mund te mbahej pre e motit dhe e tekave te Zotit, TEC-i i Vlores ishte nje nisme e mire ne kete drejtim, por pse duhej te perdorej nafta kur parashikohej te kalonte gazi i TAP-it te Azerbaxhanit, nje tubacion qe e ka taposur qe ne zanafille mafia jone kombetare me pushtet dhe askush nuk eshte gjetur fajtor nga drejtesia. Disa shtete fqinje jane duke u lidhur me TAP-in, vendi armik i Edi Rames, Bullgaria eshte ne perfundim te lidhjes per te perfituar gazin e Azerbaxhanit direkt nga TAP-i ne Komotini te Greqise, nderkohe qe Shqypnia i ka vene tapen dhe akoma me keq kur shteti dhe pushteti yne shikojne si indeferente qe ky gaz jetik per ekonomine tone kombetare kalon pikerisht prane Vlores qe na kujton Nolin:
PRANDE DETIT I PALARE
PRANE DRITES I PAPARE
Ne kete situate emergjente qe mund te ktheje mini-motoret gjeneratore ne rruget e qyteteve tona qeveria duhet te therrase sa me shpejte specialiste te mirefillte te termoteknikes, vendit i duhen jo vetem TEC-i i Vlores, por edhe 5-6 TEC-e te tjera pse jo te rikthehen TEC-et me qymyr sic po veprojne shume vende nga BE – ja, vendi yne eshte i pasur me qymyre cilesore, pellgu i Korces eshte plot, Tirana po keshtu per kete duhet nje qeveri teknike dhe jo debile dhe dallkauke qe hedhin parate badiava vetem per asfalt dhe beton si ne Kohen e Qepes te Enverit per bunkere dhe tynele idiote. TEC-i i vlores mund te vihet ne pune per nje kohe rekord, argumenti me ftohjen e avullit qe del nga turbina eshte palo gje, nje investim per ndertimin e nje Kulle Ftohje si varianti klasik ne termocentralet do t’i kushtonte shtetit sa nje kilometer rruge alla Bashkim Ulaj&Lukuni, por per keto zgjidhje duhen specialiste, Shqypnia i ka mundesite
CFARE PRESIM?
🍺 bravo
Sa te shara dhe ofendime prej nje pjese prej jush per Saliun per TEC-in e Vlores dhe HEC-et e vegjel. Sa u dashkan tani ne kohe krize.
Kryeministri ynë do të meret dhe me TEC e Vlorës, mbaroj punë me rafinerinë e naftës në Ballsh, ka ca punë që duhen mbaruar urgjentisht me Prestige Resort, do filloj me portin e mallrave në Durrës dhe me radhë edhe TEC i Vlorës që ka goxha hekur për skrap, nuk e harron , por me radhë.
Shoku i nderuar Rama i ka bër llogaritë mirë dhe nuk i inereson një TEC, sikurse nuk u interesonte funksionimi i ndjes pastë TEC të Fjerit për prodhimin e energjisë elektrike sepse i prishen të gjithë marifetet sekrete me eksportin dhe importin e energjiisë elektrike ku , pa u ndjer, vidhen miljarda., pastaj,
ku do të “punësohen” dhe do të paguhen ushtria e patronazhistëve të tërmeteve zgjedhore në Vlorë po të mos ishe sebepi i TEC që nuk punon por ama borderoja e pagave është mashalla, rreth 200 punonjës e më tepër.
Kjo është një temë e rëndësishme për krizën energjitike kombëtare dhe nderkombëtare. Kryeministri ose ministri/ja përgjegjëse për këtê sektor duhet tê japë shpjegime. Dhe duhet t’i jepet “dum” kësaj pune. Si ka mundësi qê mbahen gjithê ata njerëz në punë kur termocentrali as nuk punon, as nuk shkon për skrap?! Mos vallë kjo situatë ka tê bëjê me zgjedhjet e Të Gjatit?! “Unë kam më shumë ministresha në qeverinê time se kudo” – mburret Zullapi. Po a janë kompetente, specialiste të zonja këto ministresha, apo na duhen për sytë dhe flokët e bukur?! Kjo ështê çështja. Duket se kemi të bêjmë me paaftësi dhe papërgjegjësi totale. Ose me diversion nga ana e Erebarës, që nuk i ka për herë tê parê këto “babale”. Sidoqoftë qeveria duhet tê përgjigjet me gojë, me shkrim dhe para masmediave televizive. Dhe jo të heshtë siç e ka zakon kur diçka nuk i shkon pas midesë! Ka ardhur koha për të kërkuar llogari.
Gazeta duhet falenderuar per kete studim , shkrim e sugjerim qe ben , ne te mire te vendit , por une mendoj se duhet te jemi shume me te rrepte me burokratet shteterore , qe jane parazite te vertete , per te mos thene me shume . Cfar bejne dhe me se merren keta shushunja qe pine gjak te paster shqiptari dhe nuk i kushtojne as nje pore te vetme detyrave shteterore qe u jane besuar dhe paguhen ?! A janed specialiste , apo jane plehra qe kane shkuar atje vetem per rrogen dhe per te vjedhur ? Po k/ministri qe merret me politike te madhe , si nuk qenka ne gjendje te beje nje llogari te vogel ne kete situate krize boteterore ? Si e kupton dhe zbaton ai bashkeqeverisjen , kur nuk denjon t`iu hedhe nje sy shtypit dhe opinionit public ? Une jam i majte , kam votuar pa medyshje vazhdimisht vetem te majten por ndihem teper i shqetesuar per kete indiferentizem diabolik te burokracise shteterore ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! !
Akoma besoni se pas mbi 10 vite që ky i ashtuquajtur Tec qëndron pa punë, mund të punojë. Jam i sigurtë se sikur sot të ishin mundësitë e furnizimit me lëndë djegëse, ky tec me gjithë dëshirën tonë, nuk do vihej në punë mbasi korozioni ka bërë punën e vet. Duke u marrë me të Kesh humbet kohë. Investoni në panele diellore dhe eolike. Shfrytëzoni tokat e kripura që shtrihen nga Orikumi deri në Velipojë. Dëgjoni specialistët e fushës si edhe ata të mjedisit!!!…
Vë bast on llajn edhe me bastexhin Viktor se së shpejti SPAK do të arrestoj polikriminelët Ilir Meta, Sali Berishën dhe qershija mbi tortën e arrestimeve të SPAK, do të arrestoj Edi Ramën që krimin, korrupsionin dhe kusarinë i ka kthyer në shkencë të përsosur diabolike dhe mallkim për shqipëtarët duke konsumuar krimin e tradhtisë nëpërmjet spastrimit të programuar etnik të trojeve shqipëtare nga shqipëtarët dhe me projektin e transformimit kobzi të vëndit në New Dubain arapo turistik të Europës, populluar nga skllevrit bagladeshas, nën sundimin diktatorial të familjes së tij që do të shpallet, sipas projektit, dinasti mbretërore.
“hiqeni dhe zhdukeni perfundimisht nga fjalori i gazetes njesine matese “…MW/h…” sepse nuk perfaqeson asgje”
Natyrisht që megavat për orë nuk përfaqëson asgjë për intelektualë aktualë që i kanë marrë dijet shkencore në wikipedia duke përdorur Google Translate
Inxhinieri i vjeter dru me pre:
A e ke haberin o injorant debil se cfare perfaqeson nje TEC ne vetvete? Sepse 10 vjet konservim per nje TEC te ri qe i ka djegesit apo sprucatoret me nafte eshte nje kohe palo gje, eja tek intelektuali te tregoje TEC – e te ngjashme qe kane qendruar me dekada dhe tani jane vene ne pune serish te detyruar nga kriza energjetike, po Gjermania, Cekia, Sllovakia dhe Polonia qe po rihap TEC – et me qymyr te mbyllura dekada me pare o mavri me llogjike debili, po Bota po rikthen Centralet Atomike qe ka mbyllur dekada me pare o dudum qe hedh llogje budalli pa dogane ne kete forum te nerum te gazetes DITA, argumenti se TEC – it te Vlores i mungon sistemi i ftohjes se avullit qe del nga turbina per ta rikthyer ne kaldaje zgjidhet me nje investim fare te vogel palo gje me ane te ndertimit te nje kulle ftohese si ne te gjitha TEC – et e tjera, kaldajes dhe turbines se nje TEC – i qe jane zemra e tij nuk ka se cfare t’u ndryshket, mjafton te mos vidhet nga mafia per skrap sic u vodh TEC – i Fierit, pajisjet e tjera jane te gjitha te rikuperueshme me shume pak shpenzime, qe po t’i krahasojme me hajnine makaber tek inceneratoret do te dukeshin si pare xhepi per qeverine, nga ana tjeter nje TEC i ndertuar mund te rivihet ne pune per disa muaj pune, aq me shume kur prane i kalon gazi natyror i Azerbaxhanit, te cilin po e kollofisin shtetet e tjera te rajonit, por per te gjithe kete pune duhen njerez te pakorruptuar dhe spcialiste te mirefillte te fushes, jo inxhniere bedele te Edi Rames qe hedhin parate badiava ne projekte idiote si Enveri me bunkeret dhe tunelet qe ishin dhe jane turpi dhe rezili i Shqypnise Evropiane ne syte e Botes,
prandaj:
CILIN DO TE MASHTROSH TI O BEDEL I EDI RAMES?
Qe nga injoranca ne drejtimin e shtetit po sjell nga Bangladeshi motore diesel per te prodhuar energji elektrike me nje rendiment termik nen 30%, nderkohe qe nje TEC – et e kane kete rendiment mbi 95%? Me ke eshte konsultuar Edi Rama qe do te paguaje qera maramendase per ca gerdalla idiote nga Bangladeshi ne panik per te zgjidhur krizen e dritave qe e ka krijuar vete nga injoranca dhe mosnjohja dhe jo vetem kaq por do te helmoje mjedisin e Vlores si Armet Kimike te Asadit do kohe me pare?
PANELET DIELLORE JANE LODRA PROPAGANDE, SOT NE BOTE VETEM 3% E ENERGJISE PRODHOHET ME PANELE DIELLORE
Edhe sikur gjithe Shqypnia te mbulohet me panele diellore keto lodra kineze nuk do te mjaftonin per te furnizuar me drita Surrelin e Edi Rames, ti o BOLE inxhimierike vure panelin ne catine e pallatit tend dhe pastaj hiq dore nga KESH dhe pastaj vazhdo te hedhesh llogje budalli ne kete forum per t’i sherbyer propagandes idiote te Rilindjes Enveriste te cunit te Kristaqit.
Intelektuali fals:
megavat për orë ose shkurtimisht MW/h eshte njesoj sikur ta masesh energjine me meter linear ose me kilogram, prandaj nuk ka rendesi se nga e ka mesuar intelektuali njesine matese te energjise qe nuk e di as gazeta DITA, as drejtori injorant i KESH-it te Edi Rames, por dhe nga pushtetare shqyptare injorante kur deklarojne per energjine pa ditur njesine matese te saj qe i ben shqyptaret si nje fis prej Afrike Zulu,
NJESIA MATESE E ENERGJISE ELEKTRIKE NE BOTE ESHTE PRANUAR KILOVATORA DHE DERIVATET E SAJ
Si simboli i pranuar nga Bota per nder te inxhnierit anglez, James Watt shkurtimisht shenohet kWh qe ndiqet ne menyre rigoroze ne mareveshjet midis kompanive te fushes se energjise, me kujtohet nje minister shqyptar energjie qe kishte shkuar ne nje vend fqinj per te blere energji dhe nuk e kuptonte dot se energjia nuk blehet me kilovat apo me megavat sic shprehej ai, por me kilovatore apo me megavatore dhe verrejtjeve te kolegeve te huaj se me kilovat mund te blente vetem gjeneratore, por jo energji, ministri rezil shqyptar ja ktheu me arrogance: “Une kam lekat dhe mund ta blej kilovatin ku te dua!” Koleget i thane: “Epo ik dhe bleje kilovatin ku te duash atehere!” Perfundimi ishte se ministri injorant ne fund te fundit shkoi dhe e bleu energjine jo me kilovat, por me kilovatore 3 here me shtrenjte ne nje shtet tjeter dhe perseri nuk e kuptoi dot ndryshimin.
Lexoj ca njerëz shumë të ditur këtu në komente.Fatkeqësi që bota po vuan për energjinë elektrike!
Sa njeres tre trashge paskeni qene xhanem . . . ! ! ! Po e detyroni “Inteloleshin” t`iu shpejgoje serisht e serisht , por ju gjithenje ne tuajen . Ne nuk dime asgje se nga e ka gjenezen ky person , por e leme me nje ane ate dhe vleresojme ” gunen” , me falni , desha te them gjuhen , ai eshte shqipfoles dhe po sakrifikohet per kete vend !