Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHIFRAT: Çmimet e importit bien, por shqiptarët po paguajnë më shumë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > SHIFRAT: Çmimet e importit bien, por shqiptarët po paguajnë më shumë
Ekonomi

SHIFRAT: Çmimet e importit bien, por shqiptarët po paguajnë më shumë

Published: December 10, 2025
Shpërndaje

Importet e ushqimeve të importuara janë në rënie të vazhdueshme në tre vitet e fundit, por kjo tkurrje nuk po reflektohet në tregjet e pakicës, kur të njëjtët artikuj janë në rritje për të njëjtën periudhë krahasimi.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Doganat një kilogram nga grupi ”Ushqime dhe pije alkolike” kushtoi 116.7 lekë në tremujorin e tretë të vitit 2025. Kjo vlerë ishte 0.7 për qind më e ulët se në të njëjtën periudhe të vitit 2024 dhe 8 % më pak se në tremujorin e parë të vitit 2024.

Të dhënat mbi importet e ushqimeve tregojnë rritje të sasive në dy vitet e fundit, por edhe rënie të vlerës për kilogram. Rritja e vizitorëve të huaj ka krijuar kërkesë më të lartë, teksa po zëvendësohet edhe mungesa e prodhimit vendas.

- Publicitet -

Nga ana tjetër në tregjet e pakicës çmimet e ushqimeve, duke përfshitë edhe ato të importit janë rritur rreth 3% këtë vit, pak më tepër se inflacioni i përgjithshëm.

Teksa importuesit janë duke blerë më lirë për shkak të ofertës më të bollshme ose luhatjeve në tregjet ndërkombëtare, tregtarët në vend nuk e transmetojnë këtë ulje te konsumatori.

Marzhet tregtare në fushën e tregtisë janë të larta për shkak të përqendrimit të lartë çka u jep kompanive të mëdha më shumë fuqi për të ruajtur çmimet e larta edhe në kushtet kur kostoja e furnizimit ka rënë.

Vitet e fundit, kostot e brendshme janë rritur, nga pagat dhe shpenzimet më të larta të transportit të cilat amortizojnë një pjesë të uljes së çmimit të importit.

Sakaq, Shqipëria si një vend në zhvillim ka reagim të vonë ndaj ndryshimeve në tregjet ndërkombëtare edhe për ushqimet.

Ka ende një praktikë që në periudha të pikut të konsumit, si stinën e turizmit apo fund-viti, çmimet shpesh rriten edhe për shkak të kërkesës së fortë, pavarësisht se importet mund të jenë më të lira.

Për herë të parë në vitin 2024 çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 1% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, në një kohë që të ardhurat sipas metodës së fuqisë blerëse janë sa 41% e mesatares së BE-së.

Nga viti 2005 deri në 2018-n, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin mesatarisht sa 68-78% e mesatares së BE-së. Nga 2018-a filloi kërcimi i tyre, teksa në 2023-n, çmimet në Shqipëri ishin mesatarisht vetëm 7% më të lira se mesatarja e BE-së. Ndërsa në 2024-n çmimet u barazuan për herë të parë, madje e tejkaluan lehtë me 1%.

Produktet më të shtrenjta ushqimore për familjet shqiptare në raport me BE-në janë vezët, djathi dhe qumështi, që kanë kërcyer në 131% të mesatares së BE-së, nga 119.5% vitin e mëparshëm. Edhe ushqimet e tjera janë rreth 25% më shtrenjtë se në BE (124.8%). Pijet jo alkoolike janë 19% më shtrenjtë se në Europë. Më lirë shqiptarët blejnë cigaret që kushtojnë sa 47% e mesatares europiane.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Celia says:
    December 10, 2025 at 9:38 am

    Ore,këto fakte,a i bëjnë përshtypje Pikturistit?!

    Reply
  • xxx says:
    December 10, 2025 at 12:47 pm

    “Marzhet tregtare në fushën e tregtisë janë të larta për shkak të përqendrimit të lartë çka u jep kompanive të mëdha më shumë fuqi për të ruajtur çmimet e larta edhe në kushtet kur kostoja e furnizimit ka rënë’

    Mund ta thoje shkurt drejt qarte, per shkak te Monopolit mbi tregun, o lavire Monitor i shitur vete te keto oligarkira monopoliste. Ju 10fsha tregun “e lire” dhe taktiken e gjuhes me kacurrel. Cfare medie mund te jeni ju, jeni bashkepuntor me matrapazet kur mbuloni faktin.
    Po e coni popullin drejt perspektives ekonomike shelullit te shkuar, para LIIB.

    Reply
  • xxx says:
    December 10, 2025 at 1:00 pm

    “Nga viti 2005 deri në 2018-n, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin mesatarisht sa 68-78% e mesatares së BE-së. Nga 2018-a filloi kërcimi i tyre, teksa në 2023-n, çmimet në Shqipëri ishin mesatarisht vetëm 7% më të lira se mesatarja e BE-së. Ndërsa në 2024-n çmimet u barazuan për herë të parë, madje e tejkaluan lehtë me 1%.”

    Nanji korrelacion me fillimin e implementimit te ekonomise turizmit ne vitin 2018, si vit ku cmimet e konsumit kercyen, nuk mund ta sugjeroje… Apo sben vaki te aludosh politikat ekonomike te kryeballistit Edvinrama si shkaterruese e antipopullore kur e ekspozon brutalisht konsumatorin vendas te konkuroje me fuqise blerese te larte te huaj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?