Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shifrat e INSTAT: Të ardhurat për frymë në 2021 u rritën më pak se ekonomia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shifrat e INSTAT: Të ardhurat për frymë në 2021 u rritën më pak se ekonomia
EkonomiKryesore

Shifrat e INSTAT: Të ardhurat për frymë në 2021 u rritën më pak se ekonomia

Published: January 5, 2023
Shpërndaje

Në vitin 2021 ekonomia e vendit u zgjerua me 8.5 për qind nga rritja e kërkesës pas krizës pandemike, por të ardhurat e shqiptarëve në të njëjtin vit u rritën me vetëm 2.6% raportoi INSTAT.

Të ardhurat mesatare mujore për frymë arritën në 30,962 lekë në vitin 2021 sipas “Anketës se të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës”, nga 30,169 lekë që ishin në vitin 2020.

Ekonomia shqiptare vuan nga probleme strukturore, të cilat nuk sigurojnë një shpërndarje të drejtë të rritjes ekonomike. Përgjatë të gjithë periudhës së tranzicionit ekonomia u zgjerua me ritme shumë më të shpejta se sa të ardhurat duke reflektuar rritjen e pabarazisë në vend.

- Publicitet -

Modeli ekonomik i bazuar tek ndërtimi përqendron përfitimet e rritjes ekonomike, ndërsa mungojnë investimet në degë që nxisin inovacionin dhe të ardhurat për shumicën e popullsisë.

Në vitin 2020 kur ekonomia globale dhe ajo shqiptare pësuan rënie historike nga kriza ekonomike që krijoi pandemia Covid -19, ne të kundërt të ecurisë ekonomike të ardhurat për frymë të shqiptarëve pësuan rritje. PBB-ja e vendit tone ra me 4% me 2020, por në të njëjtin vit të ardhurat për frymë u rriten me 8%.

Ritmet e dobëta të rritjes se të ardhurave janë bërë shkak për një tranzicion të fortë demografik, ku forca e punës po emigron me synimin kryesor për të përmirësuar mirëqenien. Anketat kanë zbuluar se 80 për qind e popullatës zgjedh të lërë vendin kanë për arsye ekonomike.

Vala e vazhdueshme e emigracionit rrezikon të përkeqësojë më tej mundësitë për zhvillim, pasi ikja e moshave të reja ka ndryshuar strukturën e popullsisë banuese në vend ku dominon mosha e vjetër, e cila përveçse rrit kostot e mbrojtjes sociale dhe shëndetit publik nuk çon para inovacionin.

Institucionet financiare ndërkombëtare sugjerojnë se, modeli i rritjes ekonomike të Shqipërisë ka nevojë për investime më të mëdha në aftësimin e kapitalit njerëzor, produktivitetin e firmave, qëndrueshmërinë si dhe financat publike.

Banka Botërore ka analizuar se, PBB-ja për person të punësuar në Shqipëri do të rritej me 40% nëse bizneset shqiptare do të kishin të njëjtin nivel produktiviteti me atë të një firme mesatare në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për të rritur produktivitetin e firmave shqiptare, kërkohet përmirësim i mjedisit të biznesit, forcim i inovacionit dhe thellim i procesit të integrimit të shqiptarëve në ekonominë globale.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    January 5, 2023 at 2:14 pm

    Dolen te vertetat:

    Edi Rama eshte nje politikan kukulle i komanduar nga Sorosi i te tere politikanet.

    Kujt i duhen aeroportet ne Kukes e Vlore? Kujt i duhen stadiumet e reja ne Durres, Vlore edhe Korce?

    Keto behen vetem me urdhrat e Sorosit.

    Por shqiptaret nuk kane fare perfitime nga keto.

    Pse nuk ndertohen fabrika e uzina me gjithe ato miliarda dollare?

    Edhe nje gje te rendesishme duhet te dini: Shumica e Lekeve te Buxhetit te Shtetit vidhen nga Sorosi edhe i shkojne elites se Londres pra Illuminatit.

    Buxheti i Shtetit pa vjedhjet e Sorosit e te Londres do ishte shume me i madh edhe prandaj te mos vazhdojne me llap llap kot ata gazetaret e moderatoret neper televizionet nga Top Channel i PS deri te TV Klan i PD sepse problemet i ben vet Londra se taksat qe paguajne qytetaret shqiptare e kalojne 4-fish Buxhetin e Shtetit qe deklarohet zyrtarisht pasi kane vjedhur leket Sorosi edhe elita e Londres.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kryeministri ankohet për algoritmin, ndërsa dhjetëra llogari false shpërndanë fjalimin e sotëm të tij
  • Polici dhe Gardë pranë resorteve: KISH nxjerr në garë Dhërmiun dhe Palasën
  • Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës
  • E FUNDIT: Refit Buzi vret veten, disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën
  • Hodhën sende të forta në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë

Komentet e Fundit

  1. Indriti on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  2. tarasi on “Kam sjellë me vete dy dokumente…” Rama thotë se do bëjë kthesë dhe “do skanohet” ligji për Zonat e Mbrojtura
  3. Wrzzt on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  4. Anonymous on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  5. Arlinda Ymeraj on Ylli Manjani: Të isha në vendin e gardistëve, do t’ia fusja me shpullë turinjve Agron Shehajt

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?