Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHIFRAT: Ky është qarku me tkurrjen më të lartë të popullsisë pas Censit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > SHIFRAT: Ky është qarku me tkurrjen më të lartë të popullsisë pas Censit
EkonomiLajmi i fundit

SHIFRAT: Ky është qarku me tkurrjen më të lartë të popullsisë pas Censit

Published: 15 Qershor, 2025
Shpërndaje

Tkurrja e popullsisë së vendit është përshpejtuar gjatë tri viteve të fundit. Me përjashtim të Tiranës, e cila vijon të jetë qendra e gravitetit të emigrimit të brendshëm, në të gjitha qarqet e tjera popullsia ka rënë.

Censi i vitit 2023 regjistroi 2,4 milionë banorë. Një vit më pas më 2024 popullsia ra në 2,39 milionë persona, ndërsa parashikimi për 2025-n zbret në 2,36 milionë persona.

Humbja kumulative nga Censi 2023 në 2025 është rreth 38,800 banorë. Rënia nuk duket drastike në shifra absolute, por ritmi i tkurrjes është përshpejtuar me 1.2% më 2025, gati tre herë më shumë sesa në 2024 me -0.5%.

- Publicitet -

Nga 12 qarqet e vendit, Tirana është i vetmi qark me rritje të lehtë. Popullsia e saj nga 758 513 banorë në Cens 2023 arriti në 759,981 në 2025, një shtesë modeste prej rreth 1500 personash.

Kjo rritje simbolike mjafton për të konsoliduar kryeqytetin si strehë demografike, pasi e gjithë pjesa tjetër e vendit është në rënie.

Popullsia e Tiranës po rritet nga braktisja e zonave rurale dhe migrimi i brendshëm drejt Tiranës, që balancon edhe humbjen që vetë kryeqyteti ka nga emigracioni ndërkombëtar.

Në Veri, Shkodra u tkurr me gati 5000 banorë në dy vite, duke pësuar rënien relative më të madhe me mbi 3%.

Një panoramë e ngjashme shfaqet në Kukës, Dibër dhe Lezhë, ku reduktimi i popullsisë varion nga 2,4% në 3%.

Veriu i vendit po përjeton një cikël më të vonë emigracioni si rrjedhojë edhe e zhvillimit të pabarabartë rajonal.

Gjirokastra, Korça dhe Fieri pësuan rënie krahasueshme me 2,5-3%, të ndikuara nga emigracioni tradicional dhe plakja e popullsisë vendase.

Në qarqet si Elbasani dhe Vlora, ritmi i tkurrjes është disi më i butë, por sërish i pandalshëm.

Të dhënat tregojnë se në Tiranë rriten më tej presionet për shërbime publike dhe infrastrukturë, ndërsa qarqet po përballen me mbyllje shkollash dhe rritje të pabarazive.

Nëse nuk ndërmerren masa për të shpërndarë investimet jashtë kryeqytetit do të thellohet më tej hendeku social dhe ekonomik, duke bërë që shifrat e sotme të duken vetëm si faqja e parë e një cikli të zgjatur plakjeje dhe emigracioni.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Komente
  • Soza thotë:
    15 Qershor, 2025 te 6:59 am

    Tirana ka rritje të jashtëzakonshme të popullsisë dhe për këtë arsye do të shtohen edhe ndërtimet e banesave. Nxitoni të aplikoni për leje ndërtimi.

    Përgjigjiuni
  • Gim thotë:
    15 Qershor, 2025 te 7:18 am

    Ore pse te gjithe idiotet e shkruajne cens??? Censusi eshte fjale latine qe perdorej qe ne kohen e romakeve ska nevoje per shkencetaret e katuneve qe kane zaptuar tiranen qe shpikin idiotsira meqe jane idiote katunare…Censuuus jo Cens

    Përgjigjiuni
  • Qim pekara thotë:
    15 Qershor, 2025 te 8:37 am

    O soza, ti je sekseri i lejeve bre byrazer? Ka noi 3+1 te rruga ibrahim rugova?

    Përgjigjiuni
  • Gezim Kulufi thotë:
    15 Qershor, 2025 te 4:01 pm

    Per Tiranen duhet thene “mbushje’, besoj, dhe jo ‘rritje’, pasi kemi mbushje te qytetit me banore nga rrethet apo nga jashte. (Sot tek blloku im numerova dy femije te vegjel!) Kesaj panorame i duhet shtuar edhe marrja e pashaportes shqiptare nga rreth 500 mije kosovare prej 1991 e ketej, i duhet shtuar ardhja e rreth 25 mije turqeve deri ne fillim te viteve 2000, (sot ky numer mund te jete me i madh), e te cilet flasin shqip pa u dalluar nga vendasit, i duhet shtuar marrja e pashaportws shqiptare nga disa dhjetra mijra te huaj te tjere e te vendosur (shumica) ne Tirane, pa llogaritur pastaj iranianet, disa mijra arabe, etj-etj.! S.d.q., me statistikat e trenit duhet te jemi te kenaqur, biles te fleme gjume rehat se Shq. po lulezon!!!

    Përgjigjiuni
  • TRENI thotë:
    15 Qershor, 2025 te 4:10 pm

    KU E LEXOVE TI LLAPAQEN, QE EDHE PER EMER KE ZGJEDHUR ATE TE NJE EVGJITI, QE DUHET TE JEMI TE KENAQUR ??
    UNE NUK PO TRAJTOJ REGJIMIN ENVERIST. POR QEVERITE E SHQIPERISE KETO 35 VJET JANE QEVERI ANTISHQIPTARE.

    Përgjigjiuni
  • TRENI thotë:
    15 Qershor, 2025 te 4:24 pm

    KU E LEXOVE TI LLAPAQEN, QE PER EMER KE ZGJEDHUR ATE TE ENDACAKUT ROM, QE DUHET TE JEMI TE KENAQUR ??
    UNE NUK PO TRAJTOJ REGJIMIN ENVERIST. POR QEVERITE E SHQIPERISE KETO 35 VJET JANE QEVERI ANTISHQIPTARE.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • “Ajo që ndodhi në Theth, shqetësuese”, Rama për lirimin e hapësirave publike në vend: Jo më zaptime!
  • Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
  • Situata e zjarreve në vend: Katër vatra aktive, ja zonat me rrezik të lartë
  • “Ke menduar që të japësh dorëheqjen?” Ja si përgjigjet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
  • VIDEO: “Konferencë në orën pesë”, fjalët e para të Salianjit pas lirimit nga burgu

Komentet e Fundit

  1. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
  2. demo në VIDEO: “Konferencë në orën pesë”, fjalët e para të Salianjit pas lirimit nga burgu
  3. SPAK në “Ke menduar që të japësh dorëheqjen?” Ja si përgjigjet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
  4. Jugu në “Mos e përmend më emrin tim në publik”, Meta sulmon Kryemadhin: Kur të komandon halli, bëhesh ‘Zeqine’ e SPAK
  5. ¿? në Pëllumb Xhufi: Churchill ka qenë kasapi i Shqipërisë dhe i Çamërisë, i pati premtuar Greqisë jugun e vendit
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?