Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çdo njeri sot në planet “lind” me 268 dollarë armatim! Nga SHBA në Europë, bota po riarmatoset rëndë (SHIFRAT)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Europa/Analize > Çdo njeri sot në planet “lind” me 268 dollarë armatim! Nga SHBA në Europë, bota po riarmatoset rëndë (SHIFRAT)
Europa/AnalizeKryesore

Çdo njeri sot në planet “lind” me 268 dollarë armatim! Nga SHBA në Europë, bota po riarmatoset rëndë (SHIFRAT)

Published: July 18, 2022
Shpërndaje

 

Në ditët e para pas pushtimit rus të Ukrainës, disa vende njoftuan një rritje domethënëse të shpenzimeve të tyre ushtarake. Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara publikuan planet për shpenzime të reja ushtarake. Po kështu edhe Australia.

Deri tani, 29 shtete evropiane kanë premtuar të investojnë më shumë se 209 miliardë dollarë shtesë për mbrojtjen, një shifër që me siguri do të rritet. Komisioni Evropian ka deklaruar se “nevojiten investime për të rimbushur rezervat e varfëruara të pajisjeve ushtarake”.

- Publicitet -

Rritjet e muajve të fundit janë nxitur sigurisht nga lufta, por ato bazohen edhe tek një prirje ekzistuese. Duke nisur që nga viti 1999, shpenzimet ushtarake globale filluan të rriteshin, teksa bota nisi të lërë pas këndvështrimin optimist që karakterizoi vitet e para pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Për shembull, duke nisur që nga viti 2000, Rusia shpenzoi shumë në një përpjekje për të rifituar statusin e humbur si një fuqi ushtarake që e gëzonte dikur Bashkimit Sovjetik. Edhe Shtetet e Bashkuara i rritën gradualisht shpenzimet e mbrojtjes pas sulmeve të 11 shtatorit.

Shpenzimet ushtarake në Evropë, mbetën në nivele të ulëta për një kohë më të gjatë, por pasi Moska aneksoi Krimenë, shumë nga vendet e kontinentit nisën fushatat e modernizimit dhe zgjerimit të ushtrive të tyre.

Dhe gjatë 30 viteve të fundit, Kina i ka rritur shpenzimet ushtarake më shumë se sa çdo vend tjetër. Edhe para se Rusia të pushtonte Ukrainën, shpenzimet ushtarake globale kishin arritur tashmë në 2.1 trilion dollarë pas Luftës së Ftohtë.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, këto rritje shihen si të nevojshme. Por besimi se zgjerimi i buxheteve të mbrojtjes, do të ndihmojë domosdoshmërisht në mbrojtjen e botës, është i gabuar dhe i rrezikshëm. Në vend se të parandalojë dhunën, rritja e shpenzimeve ushtarake mund të kontribuojë në një sistem ndërkombëtar më të tensionuar dhe më shpërthyes.

Shtetet duhet të balancojnë më mirë krizën afatshkurtër të sigurisë ushtarake, me sfidat afatgjata të sigurisë njerëzore, nëse duam të kemi shpresë që të mos shkatërrojmë veten dhe planetin ku jetojmë.

Sot për sot është e qartë se një pjesë e konsiderueshme e pasurisë botërore po shkon për ushtritë. Në vitin 2021, 2.2 për qind e PBB-së së planetit shpenzohej për forcat e armatosura, ose 268 dollarë për frymë. Pra më shumë sesa dyfishi i 118 dollarëve për frymë në vitin 1999. Kjo kosto pritet të rritet edhe më shumë.

Rritjet janë aq të mëdha, sa që përfshijnë edhe vende që kanë qenë prej kohësh të kujdesshme ndaj fuqisë së tyre ushtarake. Më 27 shkurt, Gjermania shpalli planet për të krijuar një fond special me vlerë 104 miliardë dollarë për të forcuar ushtrinë e saj, të cilin do ta përdorë për të financuar disa projekte prokurimi në shkallë të gjerë (përfshirë blerjen e avionëve luftarakë F-35 nga Shtetet e Bashkuara).

Suedia ka qenë prej kohësh një vend neutral, por tani është gati t’i bashkohet NATO-s, dhe të rrisë shpenzimet ushtarake në nivelin 2 për qind të PBB-së së saj.

Më të dukshme janë shpenzimet e reja të SHBA-së në këtë sektor. Shpenzimet ushtarake atje janë rritur me rreth 40 për qind gjatë 2 dekadave të fundit.

“Duhet të jesh në gjendje të luftosh, në mënyrë që të mos kesh nevojë të luftosh”- deklaroi pak kohë më parë Christian Lindner, Ministër gjerman i Financave, dhe ideatori i projektit për modernizimin e ushtrisë.

Nuk ka asnjë dyshim, që qeveritë janë përgjegjëse për sigurimin e jetës së qytetarëve të tyre. Por parandalimi është një strategji e ndërlikuar, dhe mund të shkaktojë edhe ndonjë pasojë të paqëllimshme. Pasi kur një shtet riarmatoset, kjo i bën shtetet rivale të ndihen më pak të sigurta, dhe rezultati mund të jetë një spirale në rritje e shpenzimeve ushtarake, modernizimit dhe zgjerimit.

Me pak fjalë, një garë e re armatimesh.

*****

Marrë me shkurtime nga Foreign Afairs

 

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PËRGJIMET: “Do sjell dhe 20 milionë euro, futi në fuçi 50 litërshe e groposi…”
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • PS reagon pas deklaratës së Koçekut për Bajrat
  • Rasti Koçeku dhe Rama
  • Botërori 2026: Franca mposht Senegalin, Mbappe shkruan emrin në librat e artë të historisë

Komentet e Fundit

  1. Malsor on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave
  2. Protestues on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave
  3. Luan on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave
  4. Juristi on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave
  5. Phoenix on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?