Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHIFRAT: Numërohen rreth një e katërta e kutive, socialistët në avantazh në 54 bashki, opozita udhëheq në shtatë bashki të vogla
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > SHIFRAT: Numërohen rreth një e katërta e kutive, socialistët në avantazh në 54 bashki, opozita udhëheq në shtatë bashki të vogla
KryesorePolitike

SHIFRAT: Numërohen rreth një e katërta e kutive, socialistët në avantazh në 54 bashki, opozita udhëheq në shtatë bashki të vogla

Published: May 15, 2023
Shpërndaje

Bashkitë kryesore të vendit, përfshirë ish-bastionet e opozitës si Kamza, Shkodra, Dibra e Lezha janë duke anuar nga kandidatët e Partisë Socialiste në zgjedhjet e së dielës ndërsa numërimi vijoi gjatë orëve të natës.

Shkodra, bashkia që pati refuzuar kryebashkiak socialist edhe në zgjedhjet pa garë të vitit 2019, kur fituesi i PS rezultoi i dënuar për drogë, kësaj here duket se po zgjedh me një ortek votash kandidatin Benet Beci përkundrejt kryebashkiakut aktual Bardh Spahia.

Beci ka marrë mbi 60% të votave ndërsa janë numëruar 88 nga 247 kuti. Ndonëse kutitë e panumëruara përbëjnë ende dy të tretat, beteja duket e vështirë për opozitën.

- Publicitet -

Në Kuçovë, një zonë ku opozita nuk ka qeverisur kurrë më parë, kandidati i saj Lefter Maliqi gëzon një avantazh të lehtë kundrejt kryebashkiakut aktual Kreshnik Hajdari. Gara është ende e hapur për shkak se në këtë bashki janë numëruar vetëm 26 nga 65 qendra votimi.

Socialistët realizuan fitore me përqindje të stërmëdha në shumë bastione të tyre. Në Tepelenë, kryebashkiaku Tërmet Peçi merr një mandat të katërt, me 83% të votave të vlefshme.

Fitore të tilla PS realizoi edhe në Poliçan, ku Adriatik Zotkaj fitoi mandatin e gjashtë me 78% të votave.

Gëzim Topçiu mban rekord absolut për nga numri i mandateve po ashtu edhe nga rezultati. Ai ka filluar të qeverisë në vitin 2000 në qytezën e Maliqit dhe tani është rrugës drejt fitores së mandatit të shtatë. Në fund të këtij katërvjeçari, ai do të jetë 60 vjeç dhe do të ketë qeverisur njëzet e shtatë vjet.

Arif Tafani, i cili ka qeverisur Belshin me ndërprerje për pesë mandate, është duke luftuar votë për votë me Bedri Qypin, një ish-kryekomunar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Ndalni dhunën”, kongresmenia e njohur e së majtës kritikon qeverinë shqiptare për protestën
  • VIDEO: Kuvendi në kaos, Berisha shikon rrahjen e Ramës në 97-ën
  • SPAK sekuestron kompaninë “Check Taxi” në Tiranë, ja kujt i përket
  • “Edi është treguar i butë me protestuesit”, Vuçiç: Nëse do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste
  • Protesta e studentëve, pedagogët shembin gardhin metalik dhe përballen me FNSH-në

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on VIDEO: Sherr në Kuvend, deputetët e PD përplasen fizikisht me Ballën, Peleshi ndërpret seancën
  2. Anonymous on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  3. Vezhguesi on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  4. Otto on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  5. Maksi on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?