Punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të sistemit të Burgjeve do të kenë paga më të larta.
Qeveria ka vendosur që edhe ata të kenë rritje të rrogave që do të realizohet në dy etapa, në harkun e një viti, nga ku do të përfitojnë 12120 punonjës të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, si dhe 3566 punonjës të sistemit të Policisë së Burgjeve.
Rama renditi rritjen sipas pagave të nivelit duke thënë se merret parasysh edhe vjetërsia në punë.
“Pra, sot paga e drejtuesit madhor është 139 375 lekë dhe bëhet sot, me 48 125 shtesë mujore, shkon në 187 500 lekë. Për drejtuesin më poshtë drejtuesit madhor shtohet me 24 125 dhe bëhet 137 500, për komisarin shtohen 21 mijë lekë, gjithmonë me të reja, pra 211 mijë lekë në këtë rast dhe shkon 112 500. Për inspektorin e parë shtohet edhe këtu, me 20 445 dhe shkon në 97 500.
Ndërsa për Burgjet, drejtuesi madhor sot e ka 138 375, shkon në 187 500, drejtuesi më poshtë e ka 112 e shkon 137 mijë lekë. Komisari e ka 83 mijë lekë e shkon në 112 mijë lekë dhe inspektori i parë e ka 71 000 lekë e shkon në 97 500 lekë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se po futen në sistemin e krahasueshmërisë me Forcat e Armatosura, që praktikisht balancohet gjithë sistemi i sigurisë në Shqipëri në kushtet që flasim. Ndër të tjera, teksa shoqërohej nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në Akademinë e Sigurisë, njoftoi rritjen e pagave edhe për PMNZH (Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtim).
“Po ashtu, kemi dhe rritjen e pagës për gratë, për punonjësit e PMNZH-ve, nga ku do të përfitojnë 1181 punonjës. Edhe këtu, drejtuesi zjarrfikës shkon në 125 mijë, inspektori zjarrfikës shkon në 90 mijë, zjarrfikësi shkon në 80 mijë dhe asistent zjarrfikësi shkon në 75 mijë. Të gjitha këto rritje janë rritje mesatarisht prej 20 mijë lekësh të reja në muaj.
Pastaj vazhdojmë me vitin e dytë, pra, me hapin e dytë po themi, brenda një viti, për të gjitha kategoritë e mësipërme që kanë një rritje tjetër dhe në finale rritja në vlerë e pagës për të gjithë sistemin përsëri do jetë sipas kategorive, nga 49 125 deri në 16 500. Pra niveli i ulët do të rritet me 165 mijë lekë në muaj.
Pastaj vazhdojmë me vitin e dytë, pra, me hapin e dytë po themi, brenda një viti, për të gjitha kategoritë e mësipërme që kanë një rritje tjetër dhe në finale rritja në vlerë e pagës për të gjithë sistemin përsëri do jetë sipas kategorive, nga 49 125 deri në 16 500. Pra niveli i ulët do të rritet me 165 mijë lekë në muaj”, tha Rama.
Në përfundim, Rama dha një mesazh duke thënë se me paga dinjitoze synon që të motivohen më shumë, do kenë shumë më tepër mundësi.

Hahahahaaa
Keshtu ja premtoi dhe infermiereve para 3 vitesh dhe nje mut u rriti.
Nese mashtrohen perseri nga keto genjeshtra hallall ta kene ne kurriz dhe ca vite!
Premtoi mjeksi falas na la pa mjeksi fare.
Vetem ka vjedhur dhe ka bere propagande me parate e vjedhura dhe qoka bizneslesheve prane tij. Biznesleshe sepse nuk prodhojne absolutisht as edhe nje produkt apo sherbim thjesh rishesin dhe vjedhin.
Asnje biznes i huaj nuk ka ardhur ne Shqiperi prej vitesh dhe keta fusin si investime te huaja rishitjet e kompanive si One, Albtelekom , bankat etj. Por ne te vertete qe kur ka ardhe ky mavria tere bizneset jane larguar sa me larg Shqiperise mafioze!
Ky rrenë sa herë hap gojën,premto dhe bëj të kundën kur ia arrinë qëllimit,strategji e RILINDJES kur u përgatit për të ardhë në pushtett.Në fakt Kryeministri Rama duhet të arrestohet menjëherë për shpërdorimin e fondeve publike qe kapin shifra të frikëshme,miliarda Euro që “nuk dihet se në cila xhepa kan përfunduar”.
Po mjekesi alternative qe sheron kancerin dhe semundje te tjera pse nuk premton ti edi?
mentealternativa1.blogspot.com dhe whale.to
Une nuk e di se ku behen komentet ne kete gazete, vetem se shtypa nje koment qe shkrova ketu. Valle kaq sekrete ka?!
AFERIM MOJ DITE
NA E MBYLLE GOJEN
SIC DESHERON PIKTORI
PO E VAZHDON LOJEN
MBAJE MEND DICKA
STE FAL HISTORIA
KELLIRA SI JU
SI PJERDH SHQIPERIA
PSE EDI RAMA QEVERIS SI NJE INJORANT PA SHKOLLE
sepse:
Rritja e pagave ne tregun e lire te punes nuk behet me urdher diktatori trupeshk, por inenshtrohet ligjeve te kapitalizmit qe me fjale te tjera do te thote se niveli i pagave ne nje vend qe ka pranuar ekonomine e tregut percaktohet nga produktiviteti i prodhimit te mallrave dhe sherbimeve qe matet me shifra me GDP per fryme te popullsise dhe kjo shifer ka mbetur ne vend numero qe nga Koha e Qepes e Enverit perpara se Diktatori te hynte ne Dimrin e Vetmise se Madhe madje brutto pa llogaritur inflacionin. Kjo eshte nonsens dhe totalisht jashte llogjikes elementare ekonomike per sektorin privat te prodhimit, per administraten ngritja e pagave do te thote qe Edi Rama do te kerkoje borxh ose direkt ne sektorin bankar, ose me bono thesari (obligacione) per te perballuar rritjen e shpenzimeve ne buxhet, por cila banke dot’i jape borxh Shqypnise se falimentuar me deficit te papare buxhetor nga hajnia e PPP te Rilindjes dhe nga korrupsioni pushtetar qe ka kapluar shtetin ne tre mandate qeverisje enveriste, aq me shume kur kryeministri shqyptar deklaron se nuk do te njohe vendimin e Gjykates se Arbitrazhit dhe nuk do t’i paguaje Becchettit asnje kacidhe nga sanksioni prej 110 milione euro e kusur? Nga ana tjeter edhe ata pak investitore te huaj qe vijne ne Shqypni jane terrhequr nga pagat e ulta te fuqise puntore, rritja me detyrim e pagave do ta bente Shqypnine jo konkuruese ne rajon dhe do te largonte investitoret e huaj drejt vendeve te tjera me atraktive. Mesiguri bedelet hileqare te Edi Rames per ekonomine mendojne qe me rritjen e pages minimale te detyruar te mbledhin me shume te ardhura nga taksat ne buxhetin e zbrazur nga injoranca dhe korrupsioni, por kjo rritje do te gjeneroje rritje te re cmimesh dhe inflacion suplementar ne ekonomi qe edhe pa kete mase eshte shume e larte ne vendin tone ne krahasim me vendet e tjera te rajonit, keshtu qe Edi Rama me keto llogje budalli qe hedh ne publik kerkon te bleje vota elektorale qe eshte ne kundershtim ashiqare me ligjin.
Rama urdher Bardh Spahise ne emer te PS-es ( jo te qeverise ) qeti jape toka ne qytet qe ky te mbjelle ca peme per fushate kurse Edona ne shkrimin e saj thote qe me kete opozite nuk ka nevoje per strategji ! Vetem po qe idiot ky Bardhi te plotesoje tekat dhe deshirat e PS ( Rames ) per kete pune.
Edi Rama eshte i vetmi kryeminister nga 1991 qe nuk e thote kurre ligjeraten e drejte ‘ Rritje rrogash per Buxhetoret”!
Sorollatet ne Mjeke ne Arsimtare ne Police e Gardiane por se jane shume e shume punonjes ne sektoret e tjere qe marrin nga kjo qeveri te njejtat rroga si para 10 vitesh, kjo nuk i vjen ne Radaret e tij Rames.