Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHIFRAT: Rikthehet jetëgjatësia pas pandemisë, ja sa vite ishte për gratë dhe burrat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > SHIFRAT: Rikthehet jetëgjatësia pas pandemisë, ja sa vite ishte për gratë dhe burrat
KryesoreShoqëri

SHIFRAT: Rikthehet jetëgjatësia pas pandemisë, ja sa vite ishte për gratë dhe burrat

Published: October 10, 2023
Shpërndaje

Jetëgjatësia u rikthye me ritme më të larta se para pandemisë, si për burrat dhe për gratë gjatë vitit të kaluar, raportoi INSTAT. Më 2022, gratë në vendin tonë jetuan mesatarisht 80,9 vite, kurse burrat 77.3 vite.

Gratë jetuan 2.2 vite më shumë se në vitin 2021 dhe burrat 2.9 vite më shumë, duke kaluar edhe nivelet para pandemisë.

Jetëgjatësia shënoi rritje të shpejtë, nga efekti numerik që krijoi pandemia Covid-19 me mortalitet të lartë në vitet 2020 dhe 2021, sidomos tek burrat.

- Publicitet -

Për gjithë vitin 2021, në vend u shënuan gjithsej rreth 30.6 mijë humbje jete, duke regjistruar nivelin më të lartë rekord të arritur ndonjëherë në historinë e vendit. Në krahasim me mesataren e 2016-2019, kur ishte një periudhë normale, vdekjet në vitin 2021 janë rritur me 40%.

Mosha mediane (që ndan popullsinë në dy gjysma të barabarta) për burrat, në vitin 2022 është 38,1 vjeç, ndërsa për gratë, 39,7 vite. Mosha mediane më e lartë te gratë shpjegohet me jetëgjatësinë më të lartë të tyre. Në vitin 2022 gratë jetojnë 3,6 vite më shumë se burrat.

Jetëgjatësia është përmirësuar ndjeshëm që nga mesi i shekullit të kaluar deri më tani. Shqiptarët e viteve 1950 jetonin mesatarisht vetëm 54.4 vite sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndërsa që nga ajo kohë deri në vitin 2022, jetëgjatësia u rrit me 45%.

Të dhënat historike mbi jetëgjatësinë në 70 vitet e fundit, tregojnë nëse përmirësimi më i madh ndodhi në dy dekadat e 1950-1970, ky tregues u rrit me 18 vite ose 33%.

Nga 54.4 vjeç, më 1950 jetëgjatësia mesatare në vitin 1970 arriti në 72.3 vite. Që nga ajo kohë, treguesi i jetëgjatësisë në vendin tonë është rritur me ritme të ulëta.

Popullsia në Shqipëri ka ndryshuar gjatë 30 viteve të fundit.

Kjo vjen, veçanërisht, për shkak të ndryshimeve në sistemin ekonomik, duke kaluar nga ekonomia e centralizuar në një sistem të tregut të hapur i cili ka dhënë efektin e tij në lindje, vdekje, migracion, dhe sigurisht ka një ndikim në të ardhmen e popullsisë shqiptare.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, komandohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve
  • Aksident në Unazën e Madhe, përmbyset automjeti bashkë me një fadromë, një i plagosur
  • FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  • ​Ndahet nga jeta veterani i fundit i njësisë elitare që u përball me Rommelin në Luftën II Botërore

Komentet e Fundit

  1. Beu i Shurrelit on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  2. K R on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  3. Skënder Bole Ymeri on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  4. prehistoriku on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  5. Arnold on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?