Në dekadën e fundit, Shqipëria ka përjetuar më shumë largime sesa në periudhën e parë pas rënies së komunizmit, duke sjellë një përballje serioze me një fenomen të ri të “shpopullimit.”
Kjo temë është trajtuar në ciklin e emisioneve të UNFPA Albania “Shpopullimi,” që analizon ndryshimet demografike në Shqipëri dhe shkon përtej statistikave të censusit, pasi përpiqet të nxjerrë në pah faktorët që çojnë në emigracion, si edhe pasojat e tij të shumëfishta.
Kukësi, një nga qytetet i marrë në analizë për të interpretuar në mënyrë klasike se si boshatiset një qytet, është trajtuar i fokusuar në dokumentarin e transmetuar në Euronews Albania. Dokumentari ofron një pasqyrë të efekteve dramatike të emigracionit, ndërsa në studion e emisionit, ekspertët analizuan faktorët kryesorë dhe theksuan rolin e shtetit, sektorit privat dhe vetë shoqërisë për të frenuar këtë fenomen dhe për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme.
Dokumentari e solli realitetin përmes personazheve të moshave, mjediseve e konteksteve të ndryshme në Kukës, ku gjen të moshuar të vetmuar, që i shtyjnë ditët duke parë fotografitë e fëmijëve, nipërve dhe mbesave, apo sipërmarrës që nuk gjejnë as punëtorë e as klientë për të mbajtur në këmbë biznesin e tyre.
Sipas ekspertëve, emigracioni në masë po ndikon fuqimisht në çdo aspekt të jetës shqiptare, duke krijuar një ndikim të thellë social dhe ekonomik. Me nivelet e larta të largimit të popullsisë, e veçanërisht të të rinjve të arsimuar dhe profesionistëve, vendi po përballet me një dobësim të shtyllave të shoqërisë, ndërkohë që mungesa e investimeve në arsim dhe punësim është kthyer në një shqetësim kombëtar.
Emigracioni dhe arsimi
Një ndër faktorët kryesorë që çon në emigracion është mungesa e cilësisë dhe mundësive në arsim. Ndërkohë që dokumentari tregon rrethin vizioz të një sistemi arsimor që nuk investon dot atje ku nuk ka nxënës, por, nga ana tjetër, po humbin më shumë familje, sepse nuk kanë ku të arsimojnë fëmijët, sidomos në zona të braktisura. Demografi Arjan Gjonça vëren: “Ndërsa politikat arsimore janë thelbësore, çështja e emigracionit dhe dobësimi i shoqërisë shqiptare nuk mund të adresohen vetëm nga ky sektor. Duhet të ndërmerren politika të gjithanshme zhvillimore që përfshijnë krijimin e vendeve të punës, investime në industri dhe përmirësimin e standardeve ekonomike për të ndaluar largimin masiv.”.
Por kjo ndikon në ulje të cilësisë së arsimit, që, siç thotë eksperti ekonomik Dr. Enriko Ceko: “Rezulton në një alfabetizëm funksional, ku mësuesit dhe nxënësit dinë të lexojnë dhe shkruajnë, por nuk janë të përgatitur për të marrë vendime të ndërgjegjshme dhe komplekse. Me një buxhet të ulët prej 0.5% të PBB-së të alokuar për arsimin, pretendimet për përmirësime reale duken larg.”.
Arsimimi profesional si zgjidhje për zhvillimin ekonomik
Kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi, thekson “nevojën për të rikthyer fokusin te arsimi profesional si një strategji për të ofruar mundësi të qëndrueshme për punësim dhe zhvillim në vend.”. Duke propozuar subvencione dhe bursa për shkollat profesionale, Topuzi thekson se “Modelet e arsimimit profesional në vendet europiane kanë qenë të suksesshme në ndihmën që u japin të rinjve për të krijuar një jetë të qëndrueshme dhe të sigurt ekonomikisht.
Arsimi profesional duhet të kthehet në një emergjencë kombëtare për Shqipërinë. Propozimi i subvencioneve dhe bursave për shkollat profesionale mund të ndihmojë që të rinjtë të gjejnë një profesion që i siguron mirëqenie.”, – thotë Topuzi, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për modelet e suksesshme.
Çfarë duhet/mund të bëhet?
Në përballjen me këtë sfidë të ndërlikuar të emigracionit, Shqipëria sipas ekspertëve duhet të fokusohet në disa drejtime kryesore:
- Rritja e investimeve në arsimin e përgjithshëm dhe profesional, për të ofruar mundësi cilësore për të rinjtë dhe për të ndaluar largimin e tyre.
- Krijimi i mundësive për zhvillim ekonomik dhe industrial. Diversifikimi i sektorëve ekonomikë dhe krijimi i vendeve të punës që mbështeten nga zhvillimi teknologjik.
- Forcimi i politikave për të siguruar një shoqëri aktive dhe të qëndrueshme. Politikat duhet të kenë në fokus krijimin e një shoqërie që mbështet të rinjtë dhe i inkurajon ata të mbeten dhe të ndërtojnë një të ardhme në vendin e tyre.
- Përmirësimi i sistemit të remitancave dhe mundësive të investimit. Për të mbajtur një pjesë të ardhurash të qëndrueshme nga diaspora dhe për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik.
Për UNFPA, analizimi i popullsisë dhe dinamikave të saj duhet bërë me qëllim adresimin e arsyeve thelbësore të emigracionit. Migrimi duhet të jetë një zgjedhje dhe jo një nevojë jetike. Kjo do të thotë që arsyeja pse njerëzit qëndrojnë në vendin e tyre është se sigurohet barazi për të gjithë. Dhe kjo lidhet me qeverisjen e mirë, zbatimin e ligjit, aksesin në drejtësi, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe eliminimin e konflikteve dhe dhunës. Kjo do të thotë që arsimi, punësimi, paga dinjitoze, kujdes i përballueshëm shëndetësor dhe strehim i denjë duhen siguruar për të gjithë njerëzit që të mos tundohen të largohen për t’i gjetur këto diku tjetër. Politikat e migracionit duhet të bashkërendohen me nevojat e tregut, që dhe aftësitë e njerëzve t’i përshtaten mundësive për punësim brenda vendit.
Vetëm përmes një strategjie gjithëpërfshirëse që përfshin arsimimin, zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e të rinjve, Shqipëria mund të fillojë të frenojë valën e emigracionit dhe të ndërtojë një shoqëri më të qëndrueshme dhe me shpresë për të ardhmen.
Euronews
Shpopullimi i Shqiperise paralel me varferimin e shqiptareve jane dy arritjet me madhore te kesaj Rilindje Rama. Fale ketyre ky pushtet siguro mbajtjen e tij pasi te ikurit jane ne shumice gadi absolute ata qe nuk e durojne dot kete qeverisje, kurse sa per te varferuarve atyre voten ja ble me lire sa me shume kane varferi ne shtepi.
Eshte normale, cdo qeveri qe te jete, me pagat qe jane sndej ky fenomen vetem rritje do kete. Sa u hoqen vizat dhe iken 200 komunistet e pare kshu do jete
Si ka mundesi gjithe ato mijera xhami shkuan kot?
A keni te dhena sa afghane-turq-iraniane jetojne ne Albaniston? Dihet se kemi nje qytet te tere Iranian te tjeret jane shperndare ne gjithe territor.
Lidhja e emigrimit masiv me -vetwm- standartin material te jetesws wshtw nje shtremberim i realitetit! Edhe renia e nivelit arsimor ndikon fare pak ne kete emigrim! Nje aspekt i cili ndikon shume, por nuk permendet, eshte: 1. padrejtesite, qe vijne nga 2. mungesa e nje ligji te qarte dhe 3. mungesa e institucioneve shtetwrore. Keto te fundit funksionojne me se shumti nen parimin: te marr ate rroge dhe jam mire. Ligjet jane me disa fytyra. Keshtu padrejtesite (te shoqeruara nga ligji i me te fortit, me te pasurit, me arrogantit, atij mw me pozite shtetwrore) jane ne trendin e dites. Dhe keto padrejtesi kryhen nga mw shume se gjysma e popullsise shqiptare, (te ardhurit jane ne radhe), duke filluar qysh tek trafiku rrugor, vazhduar ne sherbime te ndryshme, dhe (mos)perfunduar tek akte qeveritare (kupto: kryministrore). Per te ardhur keq! Por ata qe e kane kapur veten nuk e shohin gjendjen, biles nuk shohin edhe kur kryejne perdite padrejtesira te ndryshme.
Allbania urupiane histori suksesi për drogaxhinjtë
Ne Shqiperi ka humbur shpresa.Kjo eshte merite e gjyshit,mamuthit te korruosionit, ,sulltanpiktirit,lulbraves ,me listat e mbyllura edhe ne keto zgjedhje me deputet te kooperatsve!?.
Ketu mire duket.Si ne bllok jetojne.Vetem une s`kam viture.
Cfare i them une Qeverrise?
Bej njehere nje experiment! 0 koncessione,,0 PPP,0 Tendera rrugesh,0 ngjyrim karburanti,Lere pa boje,se benxina,nafta digjet edhe pa boje,,edhe ca shpenzime te kota,boje flokesh,boje surrati.. Kontrollo nje vit Oligarket e ndertimit mos kete punetor poshte 1000 euro,Futja ketyre oligarkeve qe e marrin qumshin pluhur 1 euro kg dhe e shesin kilen e djathit 10 mije leke,,E marrin 1 pako spageti gjys euro dhe e shesin nje euroE marrin 1kg miel ne serbi me pak se gjys euro,e shesin 1 euro,Me parate qe kurseve nga koncesionet rriti rrogat 1000 euro dhe pensionet 500 euro dhe shif:Do hikin me shqiptaret jasht shtetit? Beje kete experimet.Kohe ke.Zgjedhjet i fiton prape.
Ketu mire duket.Si ne bllok jetojne.Vetem une s`kam viture.
Cfare i them une Qeverrise?
Bej njehere nje experiment! 0 koncessione,,0 PPP,0 Tendera rrugesh,0 ngjyrim karburanti,Lere pa boje,se benxina,nafta digjet edhe pa boje,,edhe ca shpenzime te kota,boje flokesh,boje surrati.. Kontrollo nje vit Oligarket e ndertimit mos kete punetor poshte 1000 euro,Futja ketyre oligarkeve qe e marrin qumshin pluhur 1 euro kg dhe e shesin kilen e djathit 10 mije leke,,E marrin 1 pako spageti gjys euro dhe e shesin nje euroE marrin 1kg miel ne serbi me pak se gjys euro,e shesin 1 euro,Me parate qe kurseve nga koncesionet rriti rrogat 1000 euro dhe pensionet 500 euro dhe shif:Do hikin me shqiptaret jasht shtetit? Beje kete experimet.Kohe ke.Zgjedhjet i fiton prape..
Plani gjithmone ka qene qe te shpopullohet Shqiperia, se dhe i gjati ka thene qe Shqiptaret jane llafazane, thashethemexhinj, dhe dembela qe rrinr gjithe diten ne kafene kerkojne rroga te larte e mbi te gjitha goxojne qe te flasin dhe Shqip.
Plani gjithmone ka qene qe te shpopullohet Shqiperia, se dhe i gjati ka thene qe Shqiptaret jane llafazane, thashethemexhinj, dhe dembela qe rrine gjithe diten ne kafene kerkojne rroga te larte e mbi te gjitha guxojne qe te flasin dhe Shqip.
Nga njëra anë kemi shpopullim të fshatrave dhe zonave të largëta, të pa zhvilluara ekonomikisht, me infrastrukturë të rënuar, dhe nga ana tjetër kemi mbipopullim të dy-tre qyteteve kryesore të vendit, që në kontekst do të thotë se jo të gjithë kanë marrë rrugën e kurbetit.
Dikur ka qënë një ligj që e bënte të pamundur shpërnguljen e pakontrolluar të popullsisë drejt qendrave më të zhvilluara.
Liberalizmi ka krahas anëve pozitive dhe ato negative. Kjo dukuri është njëra prej tyre.
Pashaportizimi është njëra nga temat e lëna enkas në harresë. S’do ishte keq sukur ndonjë nga “kokat e rënda” të gazetarisë ta trajtonte e ta hidhte për diskutim.
Futja pordhes edhe ju. Vetem ne 98 kam perfitu letra 800 mij shqiptar ne Greqi e 400 mij ne Itali
Shqiperia eshte thjesht nje aset me teper shfrytezimi, per mafien Globale Cifuto-Komuniste. Per njerezit as qe nuk ju a ndien fare. Veglat e tyre, qe i kane vendosur ne qeveri e Politike, thjesht jane te kenaqur me fitimet personale, dhe e hellin vallen sipas direktivave qe ju caktohen. Kur axhenda eshte Shqiperia behet pa Shqiptare, kete valle do te hedhin dhe te shiturit. Idealizmin, Politiken dhe Patriotizmin e kane thjesht si lluster, per te genjyer idiotet deri sa ata te mbarojne ate punen e tyre.
Phoenix-o ke ndonje sugjerim per ne qe nuk jemi idiote??? Please…!
Sygjerimi im do jete, qe te jemi te vetedijshem se ku jetojme, e se c’fare na rrethon. Kjo ka rendesi mendoj une, dhe kaq. Ne te pjerdhur e gjetem kete Bote kur lindem, dhe me sa tregojne bathet akoma me te pjerdhur do ta leme, kur te vije dita qe te largohemi. Nuk jam pesimist, por me kete milet qe popullon dhe rrethon, nuk jam as optimist.
Dhe qe ta perfundoj mendimin tim meqenese e nisa, populli thote se nuk vjen pranvera me nje lule. Ne thjesht llomotisim ketu, se njerezit ne pergjithesi shikojne xhepin, pavaresisht se ata qe i ofrpjne mbushjen e xhepit provizorisht, neser pasneser do ju presin dhe koken. Por njeriu mesatar ka llogjiken e kafshes dhe memorien e peshkut te arte. Nuk mendon shume, Thjesht leh aty ku ha, per momentin dhe masturbohet me ate, shyqyr jemi mire se shiko ca behet rreth e rrotull. Mentalitet kafsheror. Dhe keshtu ne duan dhe ata qe tallin trapin me njerezit qe kur ata lindin, nepermjet sistemit te uzurpuar shume kohe me pare.
Nje nga arsyet e shpopullimit te Shqiperise eshte qeverisja amatore e piktorit: ka Ministri te Rinise ( Bora Muzhaqi?!) dhe nuk ka nje Ministri te Sigurimeve Shoqerore, ose sic quhet ketej nga Amerika, Ministri Social Security, e cila nuk u siguron njerezve “Spitale falas”, por fonde ne emrin e tyre per t’u vizituar dhe shtruar kudo qe preferojne te shkojne; nuk u siguron pensionisteve “bonuse” per fundviti, por u jep 70% te rroges me te mire gjate karieres se tyre, si dhe u jep karta debiti falas per ilacet, per ushqimet etj. etj.
Të rinjtë në vendin tonë shohin se si prindit e tyre punuan, si sot shpërblehen? Pensionet mizerabël dhe jeta e tyre tashmë është një ferr i vërtetë. Prandaj duke bërë një bilanc të jetës së tyre, ata largohen, me mallin për prindërit por me pasigurinë e vendit të shkuar ku e ardhmja me vështirësi (nuk është atdheu yt) në fillim por më e qetë dhe e sigurt për të nesërmen. Atje shqiptarët tanë të 90 janë bërë gjyshër dhe janë shumë të lumtur. Shpëtuan nga këta politikanë shterp nga shpirti dhe mendja.
Shkrimi mashtron! Në vitet 90 janë larguar mbi 2 000 000 njerëz. Vetëm në greqi kanë shkuar mbi 700 000! E dkimë,që vazhdojnë emigrimet nga pasiguria në Shqipëri, por jop më shumë se në vitet 90!
Levizja e lire e krijòn kete situate.Diferenca ne zhvillim midis Shqiperise dhe vendeve europiane sigurisht eshte faktor.
Pse nuk ikin pensionistet qe jane te diskriminuar? Mundesite e tyre jane zero aty.Rinia 20,30,40 vjec shikon mundesite dhe largohet.Gjithashtu krijoni stil jetese me liberal ,jo mallkoni cdo vajze si te degjeneruar.Edhe nja 20 vjet kjo pune do vazhdoje sado perpjekje te behen,te mencurit e kurajozet e brezit te ri do levizin per mundesi te reja.Keshtu e ka jeta.Pordhet nacionaliste do shfryhen gjithnje e me shume.Pas 20 vitesh do kete shume me teper afro aziatike ne vendin e shqiponjave.