Kreu i sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama që foli për një “SHIK-s në krye të sindikatës”.
Në protestën e thirrur sot në Universitetin Politeknik, Kovaçi tha se Rama “mendon që ka të bëjë me injorantë këtu, kurse vetë është në majën e Olimpit, i ka arritur të gjitha, e ka gjithë dijen e botës dhe të tjerët janë në kulmin e injorancës”.
“Jam i kënaqur që më ka përmendur kryeministri e më ka dhënë paksa famë. Nuk e kisha të nevojshme famën, por po përgjigjem meqë ai e filloi këtë, duke thënë që kryetari i sindikatës nuk e meriton të jete ne krye. Së pari unë jam i zgjedhur nga këshilli drejtues që nga 2019 e deri në 2023. Derisa të mbyll mandatin do i përfaqësoj ata që më kanë zgjedhur. Të mos ketë merak stafi akademik për çfarë thotë kryeministri, se Sandër Kovaçin e njohin të gjithë që nga shkolla 8-vjeçare.
Nuk e kam nxjerë me mik notën mesatare 10 që nga klasa e parë. Nuk kam ardhur nga rruga këtu në universitet. Se ai mendon që ka të bëjë me injorantë këtu. Mendon se është vetë në majën e Olimpit i ka arritur të gjitha e ka gjithë dijen e botës e të tjerët janë në kulmin e injorancës. Tani do nxjerr injorant dhe profesoratin.
Të jeni të sigurt që përpara nuk keni personin që thotë kryeministri. Ai sheh ëndrra. Ishallah sheh edhe ndonjë ëndërr që të na rrisë pagat”, tha Kovaçi gjatë protestës.
Dje Rama sulmoi Kovaçin, duke e cilësuar si të padenjë për të kërkuar rritje rroge në emër të pedagogëve, pasi sipas tij, ai ka qenë në SHIK.
“Nuk mund të lësh pa mësim studentë dhe studente që prindërit paguajnë që të qëndrojnë atje, kur paga të është rritur. Si t’i themi zjarrfikësve dilni ju dhe vini ndonjë zjarr.
Pedagogët punojnë edhe në universitete private. Merrni më shumë se deklaroni dhe këto do i shikojmë. Jo për t’ju bërë vetting, por këtu dalin bërtasin ata që kanë më shumë.
Një figurë e SHIK-ut famëkeq nuk mund të japë orientim dhe nuk mund të imponohet dot bashkë me një zinxhir foltorexhinjsh që kanë ngatërruar punën në universitet me foltoren. Bëjnë protesta për të çuar ujë në mullirin e rublave, të spiunëve dhe non gratave.
Le të bëjnë protesta kundër meje. Por të bësh protesta si skuth dhe të bësh sikur po i shantazhojmë. Kush po i shantazhon këta?! Shantazh bëhet këtu nga mediat kundër qeverisë.
Asnjë pakt nuk ka me ta”, deklaroi Rama.
j.l./ dita

futi ne by,,,, legen
Fjalë pa kuptim z. Kovaçi! Rama nuk tha se notat nuk i ke patur 10, por tha se ke qenë pjesë e SHIK-ut të Gazidedes, që në vitin 1997, u vranë mbi 3 mijë veta dhe asnjëri nuk u dënua, sepse gjykatat nuk ekzistonin. Për këtë mund të flasësh, se çfarë përgjegjsie ke patur në këtë katraurë ku PD-ja e Berishës ndërseu veriun kundër jugut të Shqipërisë.
Kelyshi I saliut serbo-rus.
Z.Kovaci e kuptoj qe qenke nje njeri i sinqerte dhe paksa naiv.
Sa te gjykosh veten,,mendo cilin ke poerballe.Njeriu te cilit i flet u be pedagog pa mbaruar shkollen,pa pasur nje veper ne galerine e Arteve.U be perfaqesues i kombetares basketbollit,si nje trung qe kur i vune metrin doli trungu me i gjate, 1me 98 cm,por ishte trung i daja Spiros,i babi Kristaqit me atlete ADIDAS,kur te tjeret s`kishin as atlete kineze,,i qepshin ke,atletaxhiu sportit.Nuk hyri ne politike nga Kontributi ne Partine Socialiste.Nuk e dinte ku ishte Selia. Hyri ne politike nga sporteli Fatos Nanos,qe e mori nga nenurat e Senes me thonj paprere duke shitur ikonat e vjedhura te Thimios.(Shih fotografine me koshin e makaronave ne kamare)Ti tregosh 10-tat ketij eshte sikur ti thuash nje qeni kazanash:-Mos me kafsho mua,se jam me titull shkencor!
Nuk ka treguar zgjuarsi,qe ne proteste eshte marre me Belul Gjenomadhin.
Rrespekt Z.Kovaçi për qytetarinë,megjithëse bastardi drogaxhi e kërkonte ti përgjigjeshe po me të njejtën monedhë.
Ky kovaci qenka burr I lig. Ne vend we te shaje Ramen, merret me njerezit rreth tij. I quan injorante. Kjo tregon injorancen e tij.
Edhe në UNI duhet zbatu procesi i vetingut pastaj të shofim se si kovaqi i thurë vedit lavdata komplimente
Kryetaret e qeverive a mbajne ndonje pergjegjesi per politikat qe ndjekin? Per emertesat qe bejne dhe kontrollet e punes se emertesave?!! Pse per emertesat del qe kane bere pune te keqe sa here ata perballen dhe nxjerrin te palarat e drejtuesve te shtetit?!! Cfare meritokracie kane deputetet dhe qeveritaret tane, apo thjesht emertesa te kryeqeveritareve?!!! Faleminderit
Zoti Kovaci ! Ju prsh dhe ju inkurajoj ne misionin e pedagogeve per plotesimin e kerkesave te tyre te drejta. Po nje pyetje kam per Ju personalisht, ju pash ne nje bashkebisedim te Saliut me ithtaret e tij, ne krah te djathte te tij ishit Ju.Dua te di ne cfunksion ishit ne ate bashkebisedim, ne rolin e dashamirsit, ithtarit te tij apo te sindikalistit ?? Mendoj se sido qe te ishit duhet te hiqnit dore nga njera pjesemarrje. SHKURT O KRYETARE I SINDIKATAVE OSE ITHTARE I SALES ?? Mendoj se do ishte me e ndershme. Flm Rsp