Në raportin e publikuar së fundmi nga SHISH, thuhet se Shqipëria ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë çdo përpjekje ndërkombëtare në favor të paqes dhe sigurisë rajonale e globale.
Për më tepër, vendi ynë ndjek një politikë konstruktive rajonale, të mbështetur në parimet e bashkëpunimit, drejt proceseve integruese euroatlantike, fqinjësisë së mirë dhe respektimit të të drejtave të pakicave.
Gjithsesi, të qenurit e Shqipërisë pjesë e Aleancës, pozicionimi i qartë pro-perëndimor, roli aktiv që luan në rajon e më gjerë e kanë shndërruar në një objektiv të politikës së jashtme të aktorëve të tretë, të cilët synojnë destabilizimin e sigurisë rajonale, nëpërmjet cenimit të kohezionit social dhe etnik, instrumentalizimit të faktorëve nacionalistë në rajon, përdorimit të propagandës dhe dezinformacionit, rritjes së influencës malinje etj.
Mjedisi i sigurisë në Ballkanin Perëndimor vijon të karakterizohet nga zhvillime të brendshme politike të brishta, që tregojnë se rajoni mbetet i ekspozuar ndaj kërcënimeve dhe sfidave, që vijnë si për shkak të faktorëve të brendshëm (problemet social-ekonomike, tensionet ndëretnike e ndërfetare, korru-psioni, krimi i organizuar), ashtu dhe të ndikimit të aktorëve të jashtëm, të interesuar për ta mbajtur të pandryshuar ose për të përshkallëzuar gjendjen e sigurisë dhe politike në rajon.
Prirjet separatiste, të mbështetura e nxitura nga aktorë globalë e rajonalë, faktorizimi i subjekteve politike me agjenda nacionaliste ekstreme, tensionet në marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, kanë dominuar skenën e zhvillimeve politike gjatë 2021-shit, duke u kthyer në kërcënim serioz për stabilitetin rajonal, dhe duke favorizuar strategjinë gjeopolitike të aktorëve jo-perëndimorë, për rritjen e influencës dhe mbështetjen e aktorëve proxy në rajon.
Mbështetja diplomatike e aktorëve të tretë ndaj veprimeve destabilizuese të entiteteve dhe subjekteve ekstremiste e nacionaliste rajonale, demonstrimi i panevojshëm i forcës dhe i mjeteve ushtarake në kufijtë e shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe rritja e pranisë dhe aktiviteteve në terren të shërbimeve të inteligjencës së huaj, konfirmuan hapur bashkëpunimin dhe qëllimin e tyre të përbashkët për të destabilizuar rajonin. Për më tepër, këta aktorë kanë qenë dhe vijojnë të jenë shumë aktivë dhe të sinkronizuar në veprimet e tyre, për të bllokuar çdo përpjekje të shteteve të rajonit për t’u anëtarësuar në organizmat ndërkombëtare, apo për tu faktorizuar në arenën ndërkombëtare.
Gjithashtu, ndërhyrja e aktorëve të jashtëm dhe entiteteve proxy të tyre është bërë më e dukshme edhe në zhvillimet e brendshme dhe ndër-shtetërore politike në rajon, nëpërmjet mbështetjes dhe nxitjes hapur të retorikës nacionaliste dhe kërcënimeve për rindarje të shteteve mbi baza etnike, duke përbërë një rrezik potencial për gjithë rajonin e Ballkanit. Përveç përpjekjeve dhe agresivitetit për të shtuar influencën në rajon, aktorët e tretë dhe proxit e 5 SHËRBIMI INFORMATIV I SHTETIT tyre vijojnë gjithashtu bashkëpunimin ushtarak, si për blerjen dhe modernizimin e armatimeve e pajisjeve ashtu dhe për zhvillimin e stërvitjeve ushtarake të përbashkëta. Objektivi parësor i aktorëve jo-perëndimorë në rajon mbetet i njëjtë dhe i pandryshuar: ruajtja e status kuosë, pengimi i zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s dhe vonimi i proceseve euro-integruese. Prej vitesh, rajoni i Ballkanit është shndërruar në arenë të rivalitetit gjeopolitik Lindje-Perëndim për çështje të sigurisë ndërkombëtare, veçanërisht kur bëhet fjalë për proceset integruese euroatlantike.
Zhvillimet e viteve të fundit kanë treguar se rajoni ndikohet nga propaganda, aktivitetet influencuese, të inteligjencës dhe nga diplomacia agresive, sidomos në prag të vendimeve të mëdha gjeopolitike.
Aktivitetet influencuese zhvillohen sipas specifikave të vendeve të rajonit, duke ndërthurur përdorimin e aktiviteteve të inteligjencës me diplomacinë dhe median, por edhe organizma të tjerë proxy në rajon, me forma klasike dhe hibride, për ta paraqitur çdo problematikë ndërshtetërore apo të brendshme në vendet e rajonit si potencial për konflikt. Pas çdo zhvillimi të rëndësishëm politik në vendin tonë dhe rajon, ka deklarata të hapura nga diplomacia e vendeve jo-mike kundër rolit të faktorit perëndimor dhe organizmave euro-atlantike.
Në narrativën e tyre, zgjerimi i NATO-s në rajon pasqyrohet si “humbje e sovranitetit të vendeve” dhe se “anëtarësimi në NATO nuk ka sjellë sigurinë e pretenduar në rajon”.
Ndërsa, lidhur me zgjerimin e BEsë, propaganda dashakeqe e portretizon BE-në si organizatë të dobët, joefikase dhe të paaftë për të sjellë zhvillim në rajon. Narrativa të tilla amplifikojnë nacionalizmat dhe mbështesin aktorë dhe faktorë destabilizues rajonalë, ndikojnë në perceptimin e publikut, por edhe te vendet skeptike, për ecurinë e vendeve të rajonit në proceset euro-integruese./Abcnews
a.m/dita
Ekzistojne te dhena zyrtare mese te mjaftueshme, te pakundershtueshme, qe shtetas shqiptare (ose edhe te tjere me ose jo kombesi shqiptare) ne rolin e bashkepunetoreve te blere ne para.., permes faqebe online te disa gazetave shqiptare te Tiranes, sistematikisht perhapin ne anonimitet – per llogari te sherbimeve te fshehta (“civile” ose ushtarake) – opinione te gabuara, te paverteta historike, thirrje indirekte kunder kombit, etj etj. Keto menyra te veprimit te perseritur agjenturor synojne para se gjithash te lekundin duke minuar besimin dhe sigurine psiko-etiko-sociale te vetedijes individuale e koleltive ne nje pjese jo te vogel te opionionit publik shqiptar.., i cilo shfaq e mbart dobesi e mangesi shqetesuese ne formimin e vet kulturor…
Ne kete terren “pjellor”, keta “komentues” babaxhan (por te shitur tek sherbimet sekrete te huaja..), keta shpirt “dhimbsur” per fatet e popullit, per historine e identitetit te shqiptareve, te aktualitetit nderkombetar e rajonal, e te tjera,,, sistematiksht u ofrojne lexuesve te dobet kulturalisht, “te verteta” te rrejshme e te manipuluara plot helm me qellimin paresor: trullosjen, hutimin, mbjelljen e pavendosmerise ne koshiencen kombetare, krisjen e plasaritjen e thelle te vetedijes se te qenit te individit shqiptar!!!
Veprimtari e tille tejet komplekse eshte e mire organizuar dhe llogaritur mire prej eproreve ne qendra te huaja “miq” te betuar e te “sprovuar” te Shqiperise dhe Shqiptareve.
Kjo veprimtari online dizinformuese e opinionberese e te shitur/blereve perben ne llojin e vet, nje krim kunder Shtetit, kunder Kombit dhe vete individit shqiptar!
Nga zyra e shoqerise se hapur te Xhorxh Sorosit doje te thoshje ti qe komandohen keta gazetarucet.
Qe dhe Sorosi eshte nje moderator i elites globale kjo duhej sjaruar nga ju ne fakt.
E keni gabim: sherbimet e vendeve armiq ne Shqiperi veprojne hapur fare. Vete kreu i agjentures serbo-ruse ne Shqiperi ka qene President dhe Kryeminister i Shqiperise dhe me 7 korrik do ta hedhe ne ere perseri Shqiperine.
Hahaaaaa
Armiq pa emer dhe e gjithe ky anonamitet se ofendohet ballkani i dhjere
Dy gjera:
Ose nuk kupton gje ose hiqesh sikur nuk kupton gje.
I gjori “budalla” Papi, po ti, Ti ku e rreshton veten Tende..??..
…S’e besoj se e rreshton ne “armiqte” e hapur… Nga sa shkruan – duke bere si budalla – po tenton t’u hedhesh hi ayve lexuesve ketu me Open Ballan…
..I gjori budalla Papi i “sofistikuar”..,, Ti po na e hedh “vertet”…
Pavaresisht “suksesit” te Open Balkan..,, ti na perfytyroke qe SHISH fle me sy “hapur” o sy “mbyllur”…?!?…
Budalla i gjore e mjeran….
Thua ti “gazetarucet”… Lexo mire apo nuk din te lexish..?!…
Une e kam fjalen ne kete rast vetem per komentuesit e faqeve online te gazetave dhe ata ne rrjetet sociale…
Ka sigurisht edhe brenda gjirit te gazetareve qe jane te shitur/blere nga sherbime te fshehta te shteteve jo miqesore me Shqiperine…, dhe jo vetem kaq.. : nje veprimtari intensive agjenturore kryejne ethshem ne Shqiperi edhe disa sherbime te vendeve aleate te NATO-s..,, por kjo gje eshte teme tjeter….
Kur nderrohet qeveria nderrohet krejt administrata gjer te pastruesi i hales pra dhe shish nuk ben perjashtim dhe si i tille eshte ne sherbim te pushtetit dhe jo teshtetit
Pra dhe ti ke konflikt interesi kur mbron administraten
Shqiperia ka 30 vjet qe eshte han pa porta vetem per ty qenka ok
Zakonisht komentoj artikullin jo komentuesit ata qe komentojne komentuesit jane njerez qe kerkojne njohje online
Dhe mua nuk me interesojne …. prandaj po pate gje per te thene komento kundrejt artikullit jo te besh si llapaqenet e lagjes
Qirje Papis o Papiozoglous ose Gospodin Papiq, Papiev o Papicevski.
E kam per nder si analist i fushes dhe argumentit, t’Ju kujtoj qe raporti i SHISH miratohet ose eshte ne “tutelen” e CIA-s, e pikerisht mu per kete duhet konsideruar me shume seriozitet.
E dyta: SHISH ne vitet e fundit eshte nen nje lloj proçesi krehjeje (vetting-u), me qellimin e shnderrimit ne nje institucion te mirefillte Shteteror, institucion te paanshem ne raport me kembimin e koalicioneve ne pushtet….
Prandaj ajo qe kohe qe ju i referoheni ka mbetur pas qe kur Berisha e la pushtetin qeverises: tashme SHISH eshte nen nje proçes te shpejte shnderrimi e modernizimi, me njerez te rinj mbartes te nje mendesie te re e te nje profesionalizmi gjithnje e ne rritje…