Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shisnin ilaçet pa elementë sigurie, 2 të arrestuar në Lezhë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shisnin ilaçet pa elementë sigurie, 2 të arrestuar në Lezhë
AktualitetKronike

Shisnin ilaçet pa elementë sigurie, 2 të arrestuar në Lezhë

Published: December 21, 2023
Shpërndaje

Policia e Lezhës ka zbuluar dy raste të shitjes së ilaçeve dhe artikujve farmaceutikë, pa elemente sigurie. Në operacionin policor të koduar “Antidote”, u vunë në pranga një 34-vjeçar, ndërsa një tjetër u procedua penalisht, si edhe u sekuestruan 300 kuti me ilaçe jashtë kritereve, me vlerë rreth 10,000 euro dhe 200 artikuj ortopedikë dhe aksesorë parafarmaceutikë, pa dokumentet shoqëruese që kërkon ligji.

“Për njërin rast u arrestua një 34-vjeçar që kishte fshehur në 2 subjektet që kishte në pronësi (farmaci dhe magazinë të një marketi), 300 kuti me ilaçe jashtë kritereve, me vlerë rreth 10 000 euro. Për rastin tjetër u procedua penalisht administratori i një kompanie farmaceutike, pasi në automjetin e kompanisë, u gjetën 200 artikuj ortopedikë dhe aksesorë parafarmaceutikë, pa dokumentet shoqëruese që kërkon ligji”.

Njoftimi i Policisë Lezhë

- Publicitet -

Në kuadër të kontrolleve në subjekte ekonomike të ndryshme, për të cilat ka indicie se tregtohen mallra/produkte, në kundërshtim me ligjin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Antidote”, si rezultat i të cilit:

-u vu në pranga pronari i 2 prej bizneseve, shtetasi A. D., 34 vjeç, banues në Lezhë, pasi kishte fshehur në ambientet e farmacisë dhe në raftet me produkte ushqimore, në magazinën e një marketi, 300 kuti me ilaçe, një pjesë e të cilave nuk kishte elementin e autenticitetit në ambalazhe, ndërsa pjesa tjetër nuk kishte pullën e Agjencisë Shtetërore të Barnave.

-u procedua penalisht administratori i një kompanie farmaceutike, shtetasi S. I., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi në automjetin në pronësi të kësaj kompanie, u gjetën 200 artikuj ortopedikë dhe aksesorë parafarmaceutikë, pa elementin e autenticitetit në ambalazhe dhe pa fatura tatimore.

Policia sekuestroi si provë materiale, 300 kutitë me ilaçe dhe 200 artikujt.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E RËNDË: Video intime ku shfaqen persona të njohur në Tiranë po shpërndahen masivisht në WhatsApp
  • Kostoja e përuljes dhe korrupsionit
  • Rusët rindërtojnë fshehurazi bunkerin e “Dorës së Vdekur”: Çfarë është baza për sulme bërthamore
  • Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e deputetëve të PD për Avokatin e Popullit
  • Ndeshja San Marino – Shqipëri, njoftim i rëndësishëm për tifozët shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Detari on ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  2. Detari on ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  3. Dudumi on SPAK refuzon kërkesën për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
  4. Patriot on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  5. 1thundrak on Nuk ishte objekt hetimesh, ja si doli Vlora Hyseni në përgjimet e SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?