Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili u kap në flagrancë me doza kanabisi në afërsi të një shkolle në Kashar.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 20-vjeçarit, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis të ndarë në doza gati për shitje, të cilat janë sekuestruar.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 20-vjeçari e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të shkollave në Kashar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
p.k\dita
